Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Papa Kristo Negovani -Martir i Kiashe Orthodokse Autoqefale te Shqiperise- Perse e harron KOASH?

    Papa Kristo Negovani
    Nga: Pirro Prifti, Revista Drini – 12 Shkurt 2020
    Pėrse harron KOASH?
    Papa Kristo Harallambi, qė njihet mė shumė si Papa Kristo Negovani (1875 – 12 shkurt 1905) ka qenė prift ortodoks shqiptar dhe veprimtar i lėvizjes kombėtare nė kapėrcyell tė shekujve XIX-XX.
    Lindi ne Negovan afėr Follorinės nė kohėn e Perandorisė Osmane, njė fshat qė, bashkė me Bellkamenin fqinjė, kishte qenė banuar nė mesin e shekullit tė nėntėmbėdhjetė nga shqiptarė tė Plikatit tė krahinės sė Kolonjės.

    Shkollėn e bėri nė Athinė, ku e dėrgoi i ati Harallamb Ēali, qė ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundėr synimeve shkombėtarizuese tė kishės e tė qarqeve shoviniste tė borgjezisė greke.
    Propagandoi idenė e bashkimit tė forcave patriotike nė luftėn kundėr lakmive tė shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartėt grekė.
    Vdekja e tė atit, tė cilin e vranė banditėt mė 1891, e shtrėngoi Kristo Negovanin tė braktisė studimet e tė punojė si mėsues nė njė shkollė fillore greke nė Leskovik pėr tė mbajtur familjen. Mė 1894 emigroi nė Braila tė Rumanisė, ku punoi tre vjet si marangoz. Po kėtu ra nė kontakt me lėvizjen kombėtare dhe mėsoi tė shkruajė shqip (me alfabetin e Stambollit). Mė 1897 u kthye nė fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punėn si mėsues. Shtėpinė e vet, Negovani e ktheu nė shkollė dhe u mėsoi shkrim e kėndim shqip mbi njėqind fėmijėve e tė rriturve. Ai edhe meshėn e mbante shqip, gjė qė nuk i pėlqeu aspak hierarkisė ortodokse greke.
    Shėn Papa Kristo Negovani
    Mė 10 shkurt 1905, Negovani mbajti njė shėrbesė kishtare shqip nė prani tė Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalė nga kisha, flitet se tha ato fjalė fatale, “Mos tė gjettė viti tjetėr ndėr tė gjallėt”. Pas dy ditėsh, tė shtunėn, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditė, qė e detyruan tridhjetėvjeēarin Negovani tė vetėdijshėm pėr fundin qė e priste, tė dilte jashtė shtėpisė nė mes tė natės pėr ta masakruar, pastaj me sėpatė bashkė me pesė tė tjerė, ndėr ta edhe i vėllai. Pėr tė marrė hak pėr kėtė akt qė hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarėve, komiti shqiptar Bajo Topulli (1868-1930) i zuri pritė dhe vrau Fotin, peshkopin e Korēės, nė shtator 1906.
    Tituj tė veprave
    Papa Kristo Negovani ėshtė autor proze e poezie, si dhe tekstesh shkollore, pėrkthimesh e pėrrallash. Veprat e tij u botuan nė revista tė kohės, sidomos nė Kalendari kombiar. Ndėr botimet e tij janė:
    Istori e dhiatėsė vietėrė, Bukuresht 1899;
    Vjershė shkresėtoreja, Sofje 1899; vjersha Prisheja e Hormovėsė, Sofje 1903; njė pėrmbledhje vjershash me 78 faqe ;
    Bėnjatė tė shėnjtorėvet dėrgimėtarė, Sofje 1906 (Bėma tė apostujve shenjtorė); – libri me 122 faqe dhe
    njė tjetėr me 16 faqe Istorishkronja e Plikatit, Selanik 1909, botuar pas vdekjes;
    Pėrshtatjet e fabulave tė Ezopit dhe tė La Fontenit dhe poezia e tij didaktike me frymė patriotike e edukative u drejtoheshin kryesisht fėmijėve. Ato paraqesin kryesisht interes historik dhe mund tė themi se nuk dallohen pėr ndonjė vlerė artistike tė veēantė;
    Vjershėshkresėtoreja (1899 – vargje);
    I drunjti kryq (1906 – vargje vepra nė dy pjesė) – Sofje 1906;
    Prishja e Hormovės (1904 – vjershė lirike);
    I vogėli Donat Argjendi (1908 – novelė pėr fėmijė) – Sofje 1904.
    Referimet
    Robert Elsie : Histori e Letėrsisė Shqiptare. Botim i dytė. Pėrktheu nga anglishtja : Abdyrrahim Myftia. Pejė : Dukagjini 2001, Fq. 211 – 212.
    https://en.m.wikipedia.org/wiki/Kristo_Negovani

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar pirro10 pėr postimin:

    SERAFIM DILO (15-02-2021)

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-04-2016, 13:40
  2. Papa Kristo Negovani
    Nga Labeati nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-03-2016, 21:02
  3. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-02-2014, 10:52
  4. Mund te Pagezohesh ne Kishen Orthodokse Autoqefale Shqipetare me emrin Gjon?
    Nga Ura e Cekajve nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 17-01-2014, 19:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •