Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,410
    Postimet në Bllog
    17

    Dëbora mbulon Shqipërinë, meteorollogjia: Temperaturat shkojnë në -15 gradë.

    Bora mbulon Shqipërinë, meteorollogjia: Temperaturat shkojnë në -15 gradë. Problematike ngricat, ja deri kur do të vijojë i ftohti siberian

    Emri:  Porja.png

Shikime: 190

Madhësia:  372.1 KB

    Teksa i gjithë vendi ynë u zbardh nga dëbora, duket se këto ditë shkurti do të jenë me temperatura të ulëta, deri në -15 gradë celsius. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ meteorologia Lajda Porja pohoi se i gjithë territori i vendit është në vlera negative të temperaturave për shkak të të ftohtit siberian, ku më shumë problematike paraqitet situata në pjesën verilindore, ku termometri shënon -12 deri në -13 gradë celsius.

    “Reshjet e dëborës përfshinë gjithë territorin shqiptar. Problematike situata paraqitet në zonat lindore, verilindja, ku trashësia e dëborës është deri në 70 cm. Parashikohet që këto reshje dëbore të ketë sërish në këto zona. Do kemi spostim të reshjeve të borës vetëm në zonat veriore dhe juglindore. Pritet që kryefjala e kësaj fjale të jenë temperaturat termike. Temperaturat pritet që të kenë rënie. Vlora shënon -1 dhe Saranda 0 gradë. Në Tiranë temperaturat janë -5. Në zonat verilindore pritet që temperaturat të ulen më tej. Në disa zona termometri do të shënojë -15 gradë.”, tha Porja.



    Sipas saj, dita e nesërme, megjithëse do të sjellë diell, mëngjesi do të jetë me temperatura ekstremisht të ulëta. Kjo situatë do të jetë deri në datën 23 shkurt. “Problematike në zonat malore mbeten ngricat në akset rrugore. Nga dita e hënë deri nga mesi i javës do të jenë 24 orë në vlerat negative, kjo do të bëjë që të kemi ngrirje të akseve rrugore. Ky acar pritet të qëndrojë deri në fund të javës tjetër. Do të kemi më pas afrim drejt vlerave normale të dimrit. Tirana do të ketë vlera negative mëngjeseve.”, përfundoi Porja.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-02-2021 më 10:43

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,410
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dëbora mbulon Shqipërinë, meteorologia: Temperaturat shkojnë në -15 gradë.

    Moti i acartë – Ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

    Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër njofton bllokimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në territorin grek, pët shkak të kushteve të këqija të motit.

    Përmes një njoftimi për mediat, Policia Kufitare e Kakavijës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmirësim të kushteve të motit.


    “Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.

    Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit”,- njoftojnë autoritetet e Policisë Kufitare Kakavijë.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,410
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dëbora mbulon Shqipërinë, meteorologia: Temperaturat shkojnë në -15 gradë.

    Vendi i mbuluar nga bora – MM: Cilat janë zonat më problematike

    Ministria e Mbrojtjes informon qytetarët se cilat janë zonat më problematike në vend, nisur nga moti i keq dhe reshjet e shumta të dëborës.

    Në një postim në “Facebook”, MM bën me dije se akset e bllokuara rrugore Milot-Lezhë dhe Elbasan- Librazhd janë hapur me vështirësi në orët e para të mëngjesit, pas një pune të organizuar.


    Ministria e Mbrojtjes gjithashtu është ndalur tek zona e Nënshkodrës. Ajo njofton se aktualisht janë angazhuar trupat dhe mjetet e FA për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.

    MM u bën thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme, sidomos në akset me prani të theksuar të ngricave.

    Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

    I gjithë territori i vendit tonë ditën e sotme është mbizotëruar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit kemi pasur problematika në disa akse rrugore.
    Ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica në rrugë.
    Ditën e djeshme si rezultat i reshjeve të borës është bllokuar aksi rrugor Milot-Lezhë. Situata ishte shumë e vështirë pasi 2 kamionë ishin përplasur me njëri-tjetrin dhe ishte e pamundur qarkullimi i mjeteve.
    Është organizuar puna me forca dhe mjete si dhe batanije dhe karburant për automjetet e bllokuara në këtë aks rrugor. Pas një pune të gjatë aksi rrugor është hapur me vështirësi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka filluar qarkullimi i mjeteve.
    Si pasojë e reshjeve të borës, ditën e djeshme ka pasur bllokim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së shtetit dhe firma kontraktore të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës. Nga informacioni i marrë sot në mëngjes aksi rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
    Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
    Aktualisht trupat dhe mjetet e FA janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.
    Një borëpastruese e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale të Drenovës është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë-Kapshticë.
    Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme, sidomos në akset me prani të theksuar të ngricave.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,410
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dëbora mbulon Shqipërinë, meteorologia: Temperaturat shkojnë në -15 gradë.

    Bllokimi nga bora – Pagesa për Rrugën e Kombit, qytetari vë në siklet Ramën

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një foto nga rruga e Kombit, e mbuluar nga dëbora në dy pjesët anësore të saj, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën.

    Rama shprehet se autoritetet janë në gatishmëri të plotë, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit.


    Megjithatë, ndjekësit kanë rezervat e tyre, dhe duket se nuk u ka pëlqyer ky koment.

    “Çfarë pune?! Paguaj 10 euro për Rrugën e Kombit sa herë kaloj e kthehem. Për këtë ditë e paguaj”, – shkruan një qytetar me emrin Amarildo Metushi.

    Nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Ramës, ndonëse përngjan si lojë fjalësh.

    “Amarildo Metushi, nuk e paguan vetëm për këtë ditë e paguan për çdo ditë dhe ka shumë rëndësi që shërbimi të bëhet njësoj si në Europë, kështu që kur ta paguash më tej do jesh shumë i qartë që po paguan për veten tënde!” – shkruan kreu i qeverisë, që duket se ka provokuar zemërim tek mjaft ndjekës të tjerë.

    Emri:  Screenshot_16.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  42.3 KB

    MAPO

Tema të Ngjashme

  1. Qyteti i Peshkopise, Debora 16 prill 2014
    Nga PeshkopiaSot në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2014, 05:13
  2. Temperaturat e ulëta favorizojnë zhvillimin e tumoreve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-12-2013, 08:46
  3. Dëbora
    Nga myvela në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 29-03-2011, 17:22
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 12:18
  5. 30 grade prane vdekjes
    Nga Shpirta në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 15:47

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •