Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Sa persona kanë dalë deri më tani në zgjedhje?


    Emri:  vota-zgjedhje-kqz-600x347.jpg

Shikime: 476

Madhësia:  18.6 KB

    Sipas KQZ-së mbi 480 mijë persona kanë dalë në votime deri në ora 15:00, raporton Gazeta Express.

    Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të KQZ-së.

    Sipas Komisionit të Zgjedhjeve, në votime kanë dalë deri në mes të ditës saktësisht 480 mijë e 889 persona.

    Kjo i bie 32,25% e votuesve në nivel të Kosovës.

    Emri:  Capture-80.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  19.8 KB
    GazetaExpress
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    “Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, ka thënë Daka.

    Numri i votuesve live

    GazetaExpress

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Hera e parë që KQZ monitoron procesin zgjedhor në të gjithë Kosovën, gazetari i “News24”: Deri më tani asnjë incident

    Sot mbahen zgjedhjet e katërta në Kosovë për krijimin e qeverisë së re. Gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Prishtina, deklaroi se deri më tani nuk raportohet asnjë incident.

    Sipas Stafës kjo është hera e parë që KQZ-ja merret me organizmin dhe monitorimin e të gjithë territorit të Kosovës.

    Pasi më herët ka qenë vendim i OSBE/ ODHIR që të merrej me Mitrovicën, për shkak të pranisë së madhe të serbëve. Kujtojmë se që prej 2014 e deri në 2021 këto janë të katërtat zgjedhje, ndërsa qeveria është ngritur përmes koalicionit.



    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Numërohet shumica e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje. Ndjekin PDK dhe LDK

    KOSOVA

    Tashmë në Kosovë janë numëruar mbi 617 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.03% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.55% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.32% të votave, shkruan Express.

    Aktualisht AAK ka 7.5% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%. Nisma aktualisht ka 2.76% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

    Këto zgjedhje janë të parakohshme në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti në dhjetor. Edhe vitin e kaluar Vetëvendosje ishte në qeveri për vetëm disa muaj pasi koalicioni me LDK u prish. Tashmë Vetëvendosje synon që ta marrë e vetme qeverinë teksa në paktin parazgjedhor është lënë që kryeministër të jetë Albin Kurti e Presidente Vjosa Osmani.

    Emri:  Screenshot_4-18.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  40.9 KB

    (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Hoxhaj: PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, uroi Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe bëri të ditur se partia e tij, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

    “PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kemi dallime të mëdha në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe në të cilat qëndron PDK-ja. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që do të jemi faktor i stabilitetit si parti në opozitë ”, u shprej Hoxhaj gjatë një konference për mediat.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    VIDEO/ Këngë dhe valle, simpatizantët e Vetëvendosjes fillojnë festën mes acarit në Prishtinë

    KOSOVA

    Simpatizantët e Vetëvendosjes nuk presin më dhe kanë filluar festën e parakohshme diktuar dhe nga rezultatet e para.

    Vetëvendosje rezulton fituese deri tani e zgjedhjeve të parakohshme, dhe simpatizantët kanë filluar festën duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta bashkë me pandeminë në Prishtinë.

    Në pamjet e siguruara nga gazetarja e News24, Marsela Karapanço duket se simpatizantët ia kanë marrë këngës dhe valles.



    (BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    “Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Kosovë”, DW: Dy partitë tradicionale PDK dhe LDK vijnë më pas…

    Emri:  Kurti1.jpg

Shikime: 264

Madhësia:  21.6 KB

    Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident dhe në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën për 120 vende sa numëron parlamenti i Kosovës. 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave 10 nga to për serbët e Kosovës. 888 qendrat e votimit ishin të hapura në të gjithë territorin e Kosovës që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes kur edhe u mbyllën. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se i gjitho procesi ka kaluar jashtëzakonisht mirë, pavarësisht sfidave të shumta.

    Pjesëmarrje më e lartë në votime u regjistrua në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku thuhet se dalja në votime ishte mbi 60%.

    Për shkak të pandemisë më shumë se 140 ekipe mobile të KQZ-së, kanë vizituar shumë familje kosovare, duke iu ofruar mundësinë që të votojnë edhe personave të prekur me COVID-19, që janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

    Fitore e bindshme e LVV

    Me të përfunduar orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, shumë institute dhe organizata joqeveritare publikuan sondazhe, apo exit pooll-e, duke paraqitur përqindje të partive dhe ulseve të fituara në kuvend. Këto informacione janë jo zyrtare, ndërsa nga të gjitha matjet e tyre e shpallin fituese Lëvizjen Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurt. Dy partitë që tradicionalisht herë njëra dhe herë tjetra ishin në pushtet që nga përfundimi i luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK dhe Partia Demokratike e Kosovës, PDK thuhet se kanë shënuar rënje bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të shkuara. Sipas rezltateve të paraqitura nga organizata të ndryshme, PDK zë vendin e dytë ndërsa LDK të tretin, por rezultati është shumë i ngushtë mes tyre.

    Liderit të lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, nuk ju lejua që të garojë në këto zgjedhje, sepse kishte problem me ligjin për shkak të një dënimi të shkallës së prerë. Ai ishte dënuar me kusht për shkak të hudhjes së gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës në vitin 2015. Sidoqoftë, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve KQZ akoma nuk ka dalë me rezultatet preliminare të zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave akoma po vazhdon.

    Vëzhgimi i zgjedhjeve

    Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. KQZ-ja kësaj radhe ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. 30 mijë vëzhgues ishin akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar këtë proces zgjedhor. Në zgjedhje garuan 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

    Gjatë ditës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë ndjekën siç thonë “me vëmendje procesin zgjedhor”.

    “Nënvizojmë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, të besueshme dhe përfshirëse. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit”, thuhej në deklaratën për media.

    Bashkimi Evropian ka dërguar në Kosovë një mision të ekspertëve të zgjedhjeve që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë edhe fazën e ankimimit. BE-ja thotë se do ti qëndrojë besnik fuqishëm partneritetit me Kosovën.

    “Jemi të gatshëm që të angazhohemi me anëtarët e zgjedhur të Kuvendit. Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosovës, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë.

    Partitë kryesore politike që garuan në këto zgjedhje, kishin emrat e tyre që synonin postin e kryeministrit, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj për kryeministër Albin Kurtin, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mundi të garojë në listën zgjedhore për shkak që KQZ nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin. LDK, garoi për kryeministër me kandidatin Avdullah Hoti, kryeministër aktual në detyrë. PDK, garoi me Enver Hoxhajn që tashmë udhëheqë partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit i cili në Gjykatën Speciale po përballet me akuzat për krime lufte. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe ajo synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj. Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet ta propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në tre raunde, atëherë vendi serish shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    DW

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Veton Surroi: Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, përmbysi konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet

    Publicisti nga Kosova, Veton Surroi i ka cilësuar zgjedhjet e sotme si një revolucion zgjedhor dhe përmbysje të elitave politike në pushtet.

    Sipas tij, mandate i LVV është i paprecedentë pasi është kundër kapjes së shtetit.

    Ai thekson se tashmë LVV dhe partitë që morën votën e qytetarëve kanë para një sfidë dhe shans për të ndërtuar koncensusin e ri për Kosovën si shtet funksional dhe anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

    Vetëvendosja është drejt fitores në Kosovë, madje rrezikon që të marrë qeverinë të vetme ndërsa partitë e tjera tradicionale PDK, LDK e AAK ndodhen shumë më poshtë me vota.

    STATUSI NGA VETON SURROI
    • Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet.
    • LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
    • LVV së bashku me partitë e tjera të spektrit politik që morën votën e qytetarit të Kosovës janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

    Balkanweb

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Unë e votoj Vetëvendosjen!

    1. Nëse e votoni LDK-në, e votoni një parti të kapur nga Isa Mustafa me 5 shokë e shoqe të tij.
    Të gjithë të tjerët aty janë të përjashtuar dhe të nënçmuar.

    Është parti tagrambledhëse, që para luftës shtëpinë e mbante me paret e popullit, e pas luftës me paret e vjedhura nga buxheti i Kosovës.

    Është parti dembele, që nuk punon asgjë, merret me thashetheme, me intriga, shahen, fjalosen me kundërshtarët dhe....LDK nuk ka Rini.
    Isa Mustafa është thjesht një intrigant.

    2. Nëse e votoni PDK-në, e votoni një parti që qe 21 vjet i mban Institucionet e vendit si prona private. PDK i ka në duar edhe gjykatat edhe administratën, prandaj gjithmonë 'i fiton' zgjedhjet, edhe atëherë kur i humb.

    3. Nëse e votoni AAK-në, është njësoj sikur ta hidhni shurupin e trëndafilit në det.

    Ramush Haradinaj është mosmirënjohës, e natyra nuk njeh njeri më të lig sesa njeriu i tillë.
    Goethe kurrë nuk ka parë njeri të mençur e mosmirënjohës.

    E vetmja gjë që i intereson Ramush Haradinajt janë paret.

    4. Nëse ia do të mirën vetes, e voton Vetëvendosjen.
    Albin Kurti është i vetmi kandidat për kryeministër
    i pakorruptuar kombëtarisht dhe materialisht.

    Rinia e Vetëvendosjes e ka për obligim ta sfidojë korrupcionin 21 vjeçar të PDK-së dhe korrupcionin 30-të vjeçar të LDK-së.

    5. Nëse Kosova nuk ndryshon dhe nuk çlirohet nga korrupcioni dhe nga krimi i organizuar,
    nëse vazhdon kështu, që katër rajone dhe disa familje mafioze të vendosin se si të bëjnë pazare me tokën, me ujin, me pasurinë dhe me buxhetin e Kosovës, atëherë shtet nuk do të ketë, ashtu siç nuk ka sot.

    P.S. Unë do t'ia bëj si Martin Lutheri, anipse dyshoj shumë se në këtë vend të stërkequr nga krimi i vjetër dhe nga hajnia, mund të bëhet mirë, shpejt qysh ma do zemra mua;
    anipse mendoj se nevojitet shumë kohë për t'u çliruar vendi nga këta armiq të shtetit,
    megjithatë do ta mbjell një pemë të mollës.

    Nga: Kimete Berisha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Disa ndryshime midis Shtetit te Kosoves dhe Paçavures Shqiperi : Votohet ne menyre te qete,numerohet votat dhe ne darke dalin rezultatet,plus edhe shqiptaret e Kosoves qe jetojne jashte kane te drejten e votes.

    Shqiperia e Sali Berishes,Ilir Metes,Fatos Nanos e Edi Rames dhe kérmave te tjere edhe mbas 30 vjetesh nuk kane aritur as edhe nje minimum te tille. Nuk ka as vote te ndershme,as vote te qete,as numurim votash ne kohe te shkurter dhe shqiptaret qe jetojne jashte nuk kane te drejte te votes !

    Imagjinoni sa mbrapa jemi edhe perballe Kosoves. Hashim Thaçi eshte si eshte por kurre nuk mundet te krahasohet me Sali Berishen, qe ishte i pari qe jo vetem shkaterroj zgjedhjet dhe çdo forme demokracie zgjedhore por ariti deri aty qe kete forme mostroze t'ja trashegoje edhe socialisteve.


    Sa per Albinin dhe LVV urime,besoj dhe shpresoj qe do te vendosi nje standart te ri qeverisje dhe t'ju mesoj shqiptareve qe mundet te behet politike edhe pa vjedhur.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (15-02-2021)

  12. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Tani armiku i Albinit mund të jetë vetëm kryeministri Kurti

    Albin Kurti vendosi ti kthejë zgjedhjet e 14 shkurtit në referendum dhe e fitoi atë. Triumfi i tij nuk ishte ai i një njeriu të vetëm kundër të tjerëve, por humbja e përbashkët e të gjithë atyre që iu kundërvunë një vullneti të gjërë popullor për ndryshim. Në këtë kuptim, simboli i kësaj të diele të Shën Valentinit ka një rezonancë shumë më të madhe se ai i një rotacioni të thjeshtë pushteti, i rikthimit të drejtësisë dhe mirë qeverisjes, apo i fillimit të ç’kapjes së shtetit.

    Ai është njëkohësisht një test dhe një shpresë, për gjithë rajonin tonë, që nga Tirana e në mbarë vendet e atij që për konvencion jemi mësuar ta quajmë si Ballkani perendimor. Dhe kjo për disa arsye…

    Të mësuar me rotacione që nuk pjellin ndryshim, rrallë kemi parë që një elitë që ka zënë rrënjë, që ka krijuar përreth saj klientelën financiare, ka uzurpuar një pjesë të mirë të shoqërisë civile dhe mediave, të arrijë të përmbyset me zgjedhje. Natyrisht ka ndodhur dikur në Beograd, kur opozita e kohës me në krye Zoran Xhinxhiqin hodhi poshtë pushtetin e Millosheviçit. Ngjau edhe tani së fundi në Podgoricë, kur një koalicion laraman partish e nxori në opozitë vllazërinë e përjetshme të Gjukanoviçit.

    Por të dyja rastet, sado të suksesshme të kenë rezultuar, kanë qenë në thelb lëvizje anti.

    Risia e Vetëvendosjes është se ajo mbart me vete një alternativë dhe një projekt. Ajo ka një koherencë ideore, një këndvështrim për botën, një propozim për shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, që e ka shpënë në një rritje galopante në katër palë zgjedhje, duke e çuar progresivisht nga 13% në 2014, në fitoren e shumicës sot.

    Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë tejet kritike me dogmën neoliberale të tranzicionit postkomunist, që krijoi një kastë të pasanikësh të kamur padrejtësisht, përmes privatizimeve të egra, krijimit të monopoleve dhe konkurencës fiktive. Ajo e ka luftuar këtë model, që edhe në Kosovë ashtu si në të gjithë rajonin, ka prodhuar shumë papunësi, pabarazi dhe emigrim masiv drejt shteteve më të pasura që aplikojnë politika më sociale.

    Pikërisht për këtë qasje, një grup prej 77 intelektualësh të së majtës botërore, me në krye Slavoi Zhizhekun, bënin thirrje për të votuar këtë herë Vetëvendosjen, si një alternativë ndaj paradigmës neoliberale përballë të cilës duhet të rreshtohen të gjithë ata që përbëjnë frontin kundër saj.

    Modeli që mbron VV, ai që Kurti e lexoi në progarmin e qeverisë së parë, për “kthimin e sensit të barazisë në shoqëri”, është një refren i padëgjuar në këto anë. Po ashtu zotimet për të qenë një kabinet për mbrojtjen e punëtorit dhe mos lejimin e shfrytëzimit të orëve të tij të punës, tingëllojnë si herezi në një mjedis ku kryeministrat e tjerë i ftojnë investitorët që të derdhin paratë në një vend ku nuk ka sindikata.

    Edhe zotimi për shkrirjen e agjensisë së privatizimit për të krijuar Fondin Sovran, që do të menaxhojë pasuritë e Kosovës, apo krijimi i Bankës Zhvillimore që do të financojë sektorët produktivë të ekonomisë, që nxisin punësimin, janë praktika të patestuara më parë.

    Ato së bashku premtojnë një shoqëri më të ndershme, më të drejtë, më pak të polarizuar, shkurt më të mirë dhe më të jetueshme.

    Pra, rëndësia e referendumit, apo e revolucionit me votë që prodhuan zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është vetëm tek zotimet standarte që premtojnë kudo opozitat, ato për çrrënjosjen e korrupsionit, largimin e hajnave, apo mbylljen e kapitullit të klanit pronto. Ai nuk është as thjeshtë ndëshkimi i një klase politike të pa aftë e të prapambetur, që i mbush boshllëqet e saj me servilizmin proverbial ndaj të huajve. Ai nuk mund të reduktohet as me largimin e atyre që udhëhiqnin sipas parimit: “ju votoni, ne vendosim”.

    Jo dhe jo. Thelbi i tij është se ai propozon zëvendësimin e një modeli shoqëror, me një të ndryshëm. Prandaj ajo që është duke ndodhur në Prishtinë nuk ka rëndësi vetëm për Kosovën. Ai është një test për gjithë Ballkanin perendimor. Ai vlen si një provë për të parë nëse shteti i vërtetë social mundet ti japi fund eksperimetit shkatërrimtar neoliberal që po kopjohet kudo njësoj, që pas rënies së komunizmit. Ai ka rëndësi për të kuptuar nëse rotacioni i prodhuar nga zgjedhjet gjen dot forcën për të ndryshuar dhe politikat.

    Në këtë sens, ajo që po ndodh këto ditë është e pa precedent. Më shumë sesa për të sotmen ajo ka vlerë si një perspektivë për të ardhmen e të gjithëve ne.

    Prandaj kundërshtarët realë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes nuk janë, as kasta e vjetër që ai i ka mundur, as ata që do e luftojnë me ç’do mjet, madje as liderët e tjerë të rajonit, që po e vëzhgojnë me çudi dhe frikë, rritjen e pa imagjinueshme që ka realizuar, duke besuar në qëllime dhe mjete krejt të ndryshme nga të tyret.

    Armiku Albinit mund të jetë kryeministri Kurti.

    Rreziku i vërtetë i tij do të jetë tradhëtimi i revolucionit të arritur me votë, në emër të sirenave që ftojnë çdo kënd për të menduar vetëm për jetëgjatësinë e pushtetit.

    Askush sot nuk mund të vërë bast, nëse në rastin e Kosovës, profecia e Orruellit se të gjitha revolucionet përfundojnë në një dështim, do të përgënjeshtrohet. Askush nuk mund të dalë garant se as ne, nuk do të përjetojmë para syve tanë, lëngatën e turmave të frikësuara nga tradhëtia e liderit, të cilën e përshkruan aq bukur Malaparte.

    Por edhe pa këto këto siguri absolute, sërish, ajo që po ndodh këto ditë është e pa krahasueshme. Qoftë edhe vetëm si mirazh, apo qoftë edhe vetëm si ftesë, që na bën të ëndërrojmë dhe të diskutojmë për një shoqëri të ndryshme, fitorja e Vetëvendosjes ka vlera historike. Prandaj le ta shijojmë këtë datë që na dëshmoi se shpresa për ndryshim nuk ka vdekur. Por bashkë me të, të nesërmen e festës, le të përgatitemi të jemi edhe gardianë të vlerave dhe parimeve që na sollën deri tek ajo, duke e mbrojtur atë me çdo kusht, madje dhe nga vetë Albini po qe e nevojshme.

    Andi Bushati
    ©Lapsi.al

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 14 shkurt 2021 - Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të ardhmen e tyre

    Të fitosh zgjedhje është e lehtë. Të qeverisësh një popull është e vështirë. Ajo që e bën të vështirë qeverisjen është se të duhet të bësh kompromise. A është në gjendje Albin Kurti të bëjë kompromise për të mirën e popullit të Kosovës? A është ai në gjendje që të vërë interesat e popullit të tij para kapriçove të tij personale politike?

    Partnerët ndërkombëtare dhe gjithë fqinjët do t'i japin të paktën një tre-mujor kohë për të parë se çfarë toni e drejtimi do t'i japi qeverisë së tij. Nëse Albini i rikthehet zakonit të revolucionarit të pandreqshëm, qeveria e tij do të marri fund para se të fillojë punën e saj. Por nëse Albini ka vënë mend nga gabimet e të kaluarës, dhe i peshon fjalët para se ti nxjerri nga goja, dhe punon për të ngritur ura bashkëpunimi dhe jo ura ndarëse, qeveria e tij mund të jetë qeveria për të cilën Kosova ka nevojë.

    A e kaloi moshën e adoleshencës politike Albin Kurti?

    Përgjigjen e kësaj pyetje do ta marrim brenda 3 muajsh në pushtet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-02-2021 më 03:50

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    220

    Fitorja e Albin Kurtit në kurriz të Burgosjes së Drejtuesve të UÇK

    Pavarësisht se fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e ditës së Shën Valentinit me 14 Mars ishte absolute në raport me partitë e tjera të shqiptarëve të Kosovës, kjo fitore duket qartë se është në kurriz të burgosjes së liderëve të UÇK të cilët, janë ulur gabimisht me urdhër të gjykatës së Hagës, në karriket ku duhet të ishin të pandehur politikanët dhe ushtarakët serbë të cilët ushtruan genocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më e rënda është se Akoma sot qeveria serbe nuk ka kërkuar të falur për ngjarjet tragjike dhe genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës.
    E parë në retrospective fitorja e Albin Kurtit është si `fitoret` e Pirros së Epirit, pra me shumë humbje për politikën e Kosovës. Përse?
    Sepse kjo fitore përmbledh luftën e ashpër midis grupimeve politike kosovare për pushtet (një luftë e heshtur e cila ka filluar që herët mbasi Tito konfirmoi si Krahinë Autonome Kosovës, me universitetin përkatës dhe flamurin shqiptar), dhe u ashpërsua pas viteve `80 dhe `90, njëkohësisht me luftën për pavarësi të Krahinës Autonome të Kosovës. Kjo luftë e heshtur midis dy rrymave kryesore njëra paqësore e cila kërkonte pavarësinë nëprmjet bisedimeve dhe zbatimit të ligjit të pushtuesit, dhe tjetra ajo e të rinjve që kërkonte luftë kundër okupatorit serb.
    Njëra e drejtuar nga Rugova, dhe tjetra me drejtues të ndryshëm luftarakë si Adem Demaçi (ndërsa Albin Kurti punonte në këtë zyrë), por më në fund të drejtuar nga drejtuesi politik Thaçi. Në këtë përplasje ndikuan shumë edhe problemet me minoritetet që zinin rreth 10% të popullsisë së Kosovës.
    Pavarësisht kësaj, Albin Kurti si i ri luftarak u dallua për herë të parë në tetor të `97, si lider i protestive studentore, dhe në `98 i u bashkua UÇK, dhe është arrestuar disa herë dhe hera e fundit u lirua në 2001 për shkak të presionit ndërkombëtar, por mbeti jashtë partive politike deri në 2007 kur formoi Vetvendosjen, duke kritikuar korrupsionin e madh, madje ka qënë edhe kundër UNMIK. Albin Kurti ka qënë anëtar i Parlamentit Kosovar pas 2010 për tre legjislatura rresht. Është arrestuar nga policia rumune e UN në 2007 në protesta kundër planit Ahtisari. Në 2017 fitoi 32 vende në Parlament ( 200.000 vota), dhe në 2019 pas dorëheqjes së Haradinajt në zgjedhje fitoi 26.7% dhe u bë Kryeministër deri në 3 qershor 2020 sepse u zgjodh Abdullah Hoti, dhe tani më 14 shkurt 2021 fitoi zgjedhjet me 47.6% (378,550 vota), dhe u bë partia kryesore duke u bërë gjithashtu Kryeministër për herë të dytë.
    Kurti ka deklaruar se ` shqiptarët e Kosovës nuk janë pro unifikimit territorial dhe politik me Shqipërinë dhe në vënd të kësaj kërkojnë integrim më Shqipërinë dhe BE nëpërmjet suksesit të shtetit të Kosovës`…
    Kurti ka deklaruar se prioritet ka luftën kundër korrupsionit, dialogun me minoritet në Kosovë dhe BE si prioritetin kryesor, duke vendosur në vënd të fundit bisedimet me Serbinë.
    Aktualisht Kosova është njohur si shtet nga 98 vënde në raport me 198 vënde që ka OKB (në total 113 vënde e njohën Kosovën si shtet por 15 vënde e anulluan njohjen) https://en.ëikipedia.org/ëiki/Albin_Kurti.
    Këtu mund të spjegohet se fitorja plebishitare e Kurtit, përveç simpatisë ndaj tij që ka populli i Kosovës si njeri i `pa njollë` përsa i përket korrupsionit, një patriot i vërtetë, por edhe në një farë mënyre radikalist i majtë, përsa i përket dëshirës për të zgjidhur problemet gjë që e ka treguar burgosja disa herë madje dhe hedhja e bombave tymuese në Parlament; ka patur si aleat të fuqishëm rënien gjithashtu spektakolare të dy partive të mëdha tradicionalisht të kundërta për nga strategjite dhe taktikat për njohjen dhe ecurinë e shtetit të Kosovës: LDK (e cila mori 13% të votave, dhe PDK 17.8% të votave).
    Nëse LDK humbi simpatinë e shqiptarëve të Kosovës pavarësisht se ajo u krijua nga Rugova pacifisti, dhe u vazhdua nga Bujar Bukoshi i cili krijoi FARK. Humbja e simpatisë ka ardhur qoftë nga taktikat paqësore jo produktive që ndoqi Rugova dhe partia e tij, por dhe pjesmarrja jo aktive në luftën kundër Serbisë, por dhe nga se NATO përkrahu UÇK, si dhe nga kontradiktat për miratimin e Rezolutës 1244 në OKB, si dhe në negociatat në Rambuillet në pranverën e 1999 ku Thaci ishte kryenegociator dhe Rugova si zëvëndës i tij. Edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovë me 17 shkurt 2008, LDK nuk pati asnjëherë shumicën në votime.
    Një shkak tjetër i armiqësisë LDK UÇK ka qënë edhe se kush ishte udhëheqës i luftës për pavarësi të Kosovës ibrahim Rugova apo Adem Jashari. Të dy palët arritën t`ju ngrenë përmendore druesit pacifist Rugova dhe Heroit Adem Jashari i cili luftoi me armë në dorë për liri.
    Një shkak tjetër ishte konflikti i ashpër me UÇK ku LDK akuzoidrejtuesit e UÇK për vrasjen disa anëtarëve të FARK-ut dhe simpatizantëve të tyre si drejtuesin e FARK, Tahir Zemaj, i cili u vra në 2003 së bashku me nipin e tij Hasan në Pejë, dhe po në 2003 u vranë dhe Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj pjestarë të FARK-ut. Gjithashtu u akuzuan Drejtues të UÇK PËR edhe për vrasjen e Bardhyl Ajetit gazetar i Bota Sot, Bekim Kastrati në 2001, si dhe armiqësia midis Familjeve Haradinaj-Musaj që u bë dhe emblematike si armiqësi midis UÇK (PDK) dhe FARK (LDK) https://en.ëikipedia.org/ëiki/Armed_...blic_of_Kosovo.
    Humbja e PDK në votimet e fundit ishte dhe më e rënda që nuk pritej, dhe këtu ndikuan jo vetëm korrupsioni gjatë qeverisjes së PDK në pushtet por edhe akuzat e përsëritura kundër drejtuesve të UÇK që pas çlirimit të Kosovës në 1999 nga ana e shtetit serb. Por akuzat më të rënda u formuluan për vrasjet e pas luftës në Kosovë .
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ngritur në 2015 por e transferuar në Hagë në 2019, ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 8 tw tjerwve, se janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme pas luftës (sipas tyre).
    Duket qartë se Serbia dhe BE nuk kanë qënë dakort që UCK të drejtonte Kosovën për shkak sepse në krye të shtetit të Kosovës ishin drejtuesit e Forcave të armatosura. Për këtë arësye Serbia në mënyrë të parreshtur ka akuzuar nëpërmjet Prokurorëve të Hagës, drejtuesit e UÇK për genocid, dhe kjo ka kaluar në heshtje nga BE e cila duhej të vinte përballë Serbisë akuzën për Genocid dhe jo ndaj luftëtarëve të Kosovës të cilët luftuan me aq sa mundën për liri.
    Duke qënë se akuzat kundër luftëtarëve të UÇK nga ana e Serbisë për `krime` gjatë luftës nuk pati shumë sukses edhe në opinionin ndërkombëtar, sepse është absurde fakti të akuzosh luftëtarët që duan lirinë e vëndit të tyre dhe të mos akuzosh pushtuesit faktikë të këtij vëndi-Serbinë.
    Për këtë arësye u aktivizua akuza e vrasjeve të pas luftës duke aktivizuar individë qoftë nga minoritetet, qoftë ish spiunë të Serbisë qoftë duke shfrytëzuar armiqësine midis FARK- dhe UÇK. Në këtë pikpamje drejtuesit e UÇK u vunë në shënjestër , e cila gjatë gjithë kohës duke u shfrytëzuar dhe pakënaqësia e viteve të drejtimit të PDK për shkak të korrupsionit dhe keqmanaxhimit në drejtimin e vëndit, nuk patën mundësi të drejtonin si duhet apo edhe të mbroheshin si duhet sepse goditja ndaj tyre erdhi nga vetë individë shqiptarë apo minoritarë në Kosovë të cilat mendohet se janë nxitur edhe nga vetë shteti serb.
    Madje për këtë arësye me presionin serb në 2010 Këshilli i Europës akuzoi guerriljet e UÇK për vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politikë etnikë shqiptarë dhe nga minoritetet në Kosovë (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Kosovo_Liberation_Army).
    Ky presion i madh mbi UÇK dhe pjesën politike të PDK shkaktoi humbjen e rëndë të klasës politike të vjetër, dhe lindjen e një Partie të re hibride të drejtuar nga një ish anëtar i UCK si Albin Kurti dhe nga një ish anëtare e LDK Vjollca Osmani.
    Fitorja e Albin Kurtit jep shpresa për një të ardhme më të mirë të Kosovës e cila do të shihet në ditët e ardhme, por ka akoma rezerva në këto drejtime, për sa i përket drejtimit të shtetit të Kosovës:
    - Mungesa e përparësisë në bisedimet më Serbinë
    - Mungesa e dëshirës nga ana e të dy drejtuesve politikë që fituan zgjedhjet e `Shën Valentinit` si Kurti dhe Osmani, për të bashkëpunuar ngushtë me Shqipërinë si vëndi amë,
    - E kaluara `radikaliste` e Albin Kurtit në zgjidhjen e problemve,
    - Mungesa e dëshirës për të mbrojtur luftën e UÇK dhe popullit të Kosovës kundër pushtuesit serb
    - Dyshimet se armiqësia e vjetër e dy rrymave politike njëra properëndimore dhe tjetra pacifiste me ngjyrime pro-turko-islamiste, mund të vazhdojë nëpër ulluqe të tjera, gjë që mund të dëmtojë edhe lidhjet ndërkombëtare por mund të dëmtojë seriozisht edhe marëdhëniet me Shqipërinë, politikanët e të cilës gjithashtu janë të ndarë përsa i përket problemeve politike dhe mënyrës së zgjidhjes së tyre në Kosovë.
    Le të shpresojmë se popullariteti pragmatist i Kurtit dhe feminiteti politik i Osmanit do të qetësojnë Kosovën dhe do ta drejtojnë atë drejt BE.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2016, 04:48
  2. Thirrje te gjithe shqiptareve jasht atdheut te tyre te votojne Juliana Pashen
    Nga flor1 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 28-05-2010, 04:18
  3. Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 06:42
  4. Si e parashikoni të ardhmen e Kosovës?
    Nga imprint në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-07-2007, 10:41
  5. Takim ne kongresin amerikan per te ardhmen e Kosoves
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2003, 01:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •