Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha bën deklaratën e fortë: Mamaja ime është detyruar t’i lirojë..



    Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se ka qenë në dijeni dhe se mamaja e saj ka qenë e detyruar të lironte të dënuarit!


    Sipas vajzës së mitur, nëna e saj Enkelejda Hoxha ka qenë e ndikuar nga disa persona të tjerë për dhënien e vendimeve, por vajza nuk e di se cilët janë këta persona që kanë ndikaur tek ajo.

    Vajza shton më tej se e ëma nuk ka shprehur shqetësime, por ajo vetë e ka bërë lidhjen e disa ngjarjeve në dhënien e vendimeve.

    “Mamaja ime ka 16 vite në Krujë dhe nuk ka në pronësi asnjë shtëpi apo makinë, është përpjekur të punojë me ndershmëri dhe pastërti. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë. Mamaja ime është shumë e ndershme dhe e pastër. Ajo ka pasur një arsye shumë të fortë për t’i liruar ata. Mund të jetë detyruar, ka qenë e detyruar. Nuk e di nga kush. Nuk më ka shprehur shqetësime, por kam bërë lidhjen e ngjarjeve dhe kam arritur në konkluzionin që ajo ka qenë e detyruar”, shprehet vajza e gjyqtares.

    Sot pritet që gjyqtarja Enkeleida Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabakun dhe 8 të arrestuarit e tjerë do të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzat, për të cilat SPAK i arrestoi.

    Së bashku me ta para gjykatës do dalë edhe mjeku Edvin Prifti i arrestuar pasi përgjimet tregojnë që ai u pagua nga sekretarja e gjykatës për të operuar të ëmën përballë shumës prej 2 mijë euro.

    Bazuar në përgjimet, SPAK thotë se gjyqtarja Enkelejda Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku, i cili sipas vëzhgimeve ambientale takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.

    Fotografimet e shumta e shfaqin çiftin teksa ata takohen njëkohësisht me kohën kur familjarët e të burgosurit Sajmir Petani përpiqen ta lirojnë nga burgu. Skema e përdorur pasohet me 7 kërkesa të dorëzuara nga i dënuari, dhe ndërsa asnjëra prej tyre nuk i bie gjyqtares Hoxha, sapo e fundit shorton Enkelejda Hoxhën i burgosuri heq dorë nga paditë e tjera.

    Këtë preference SPAK e cilëson si gjyqtarja e përzgjedhur qëllimisht për kërkesën që u pranua nga gjyqtarja Hoxha e cila vendosi gjashtë muaj ulje dënimi me negocimin e avokatit nga njëra anë dhe të Bledar Petanit dhe një tjetër ish të dënuari që në telefonata përmend se e njëjta gjë është zbatuar edhe me të.

    Rasti i dytë që e ekspozon gjyqtaren Hoxha lidhet sërish me tentativën për të liruar Gentian Nezajn, një i dënuar për drogë për të cilin gjatë bisedimeve kërkohen 15 mijë euro dhe të afërmit e tij të pakënaqur ndërsa flasin me njëri tjetrin shprehen se kjo shumë ja vlente për lirim të menjëhershëm dhe jo ulje dënimi.

    Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Mbetet në burg gjyqtarja/ Enkelejda Hoxha u arrestua nga SPAK

    Gjykata e Posaçme la në fuqi 12 masat e sigurisë ndërsa ashpërsoi qëndrimin për mjekun Edvin Prfiti, i cili nga pezullimi i të drejtës për të ushtruar profesionin, atij iu ashpërsua masa në “arrest me burg” me kërkesë të prokurorit të posaçëm Altin Dumani.

    Ai kërkoi “arrest me burg” me pretendimin se i kishte shtuar edhe veprën penale të “Pastrimit të parave” dhe më herët është vendosur masa në mungesë vetëm për “Korrupsion”.

    Pasi gjykata u tërhoq për të dëgjuar kërkesat e të gjithë avokatëve, por edhe të dyshuarve, mjeku hodhi akuza jashtë dyerve të gjykatës duke thënë se arrestimi i tij ishte i paramenduar dhe i paravendosur.

    Pavarësisht kësaj deklarate, ndaj tij u ashpërsua masa dhe në këtë mënyrë mjeku përfundoi në paraburgim së bashku me gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila është nën hetim për një çështje tjetër së bashku me avokatin Aldo Tabaku dhe një sërë të dyshuarish të tjerë që mendohen dhe dyshohen nga SPAK se janë të implikuar në një aferë korruptive teksa tentonin ti lehtësonin pozitën një të dënuari, i cili akuzohet për vrasje me paramendim dhe me vendimmarrjen e gjyqtares Enkelejda Hoxha, iu lehtësuan 6 muaj në burgim duke i mbetur në fuqi vetëm një vit burgim.

    Top Channel

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2015, 13:00
  2. Enkelejda Kondi
    Nga Albo në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 22:00
  3. Kuvendi miraton Deklaratën kundër referendumit në veri
    Nga Pika-Kufi.1-31 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 19-02-2012, 17:21
  4. Kuba do të lirojë 3 mijë të burgosur
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-12-2011, 09:53
  5. Cila eshte skuadra me e forte ?
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •