Emri:  Screenshot-2021-02-10-at-8.49.08-AM.jpg

Shikime: 2223

Madhėsia:  29.2 KB

Sot ėshtė 140 vjetori i vdekjes sė njė prej shkrimtarve mė tė mėdhenj rus, Dostojevskit. Ka shumė analiza pėr penėn e tij, por mė e thella dhe e goditura edhe pse koncize, mbetet kjo e nobelistit Herman Hesse.
Duhet ta lexojmė Dostojevskin kur jemi pėrtokė, kur kemi vuajtur deri nė kufi tė sė arsyeshmes dhe e gjithė jeta na dhemb si njė plagė e vetme djegėse dhe pėrvėluese, kur frymojmė dėshpėrimin dhe kemi vdekur nga njėmijė vdekje tė pangushėllueshme.
Atėherė, nė momentin kur ndodhemi tė vetmuar dhe tė mpirė nė mes tė ndyrėsisė- kthejmė vėshtrimin nga jeta e nuk ja kuptojmė shkėlqimin e saj tė pashpirt dhe tė egėr dhe as nuk duam mė tja dimė, ja, pikėrisht atėherė, jemi tė pjekur pėr muzikėn e kėtij shkrimtari tė tmerrshėm dhe tė mrekullueshėm.
Atėherė, nė fakt, nuk jemi mė spektatorė, nuk jemi mė gjyqtarė ose shijues, por jemi tė mjerė nė mes tė gjithė djajėve tė tjerė tė mjerė nė romanet e tij, vuajmė vuajtjet e tyre, tė magjepsur dhe tė shtangur ne shikojmė vorbullėn e jetės, gurin e mullirit tė palodhur nga bluarja e vdekjes.Dhe nė atė momente ne ndjejmė muzikėn e Dostojevskit, ngushėllimin dhe dashurinė e tij, dhe vetėm atėherė ne provojmė ndjesinė e mrekullueshme tė botės sė tij poetike, tė tmerrshme dhe shpesh deri nė mizore.
Dy fuqi tė pushtojnė nė librat e tij, i pari ėshtė dėshpėrimi, pranimi i sė keqes, i tė pėsuarit, i mos kundėrshtuarit tė mizorisė gjakėsore dhe problematike tė natyrės njerėzore. Nga kjo vdekje duhet vdekur, ky ferr duhet pėrshkruar nėse do qė edhe zėri tjetėr i mjeshtrit, ai zėri qiellor tė mbrrij deri tek ne.
Sinqeriteti i lakuriqtė me tė cilin rrėfehet jeta jonė njerėzore ėshtė njė gjė e mjerė, e pasigurtė dhe ndoshta e dėshpėruar, njė fillim i pashmangshėm.. Duhet ti dorėzohemi dhimbjes, ti braktisemi vdekjes, buzėqeshja cinike e ferrit tė realiteit lakuriq dhe tė ashpėr duhet tė ngrijnė sytė tanė, para se tė jetė nė gradė tė presė thellėsinė dhe vėrtetėsinė e asaj tjetrės, pikės ose fuqisė sė dytė.
Pika e parė (fuqia) i thotė po vdekjes, jo shpresės, heq dorė nga tė gjitha zbukurimet, tė gjitha eufemizmat konceptuale dhe poetike me tė cilat jemi mėsuar
tė maskohemi nga rreziqet dhe brutalitetet e ekzistencės njerėzore nga ana e disa shkrimtarė tė kėndshėm
Por e dyta na tregon njė element tė ndryshėm nga vdekja, njė tjetėr realitet, njė tjetėr thelb: domethėnė ndėrgjegjen e njeriut. Megjithėse, e gjithė jeta njerėzore, luftė dhe dhimje, poshtėrsi dhe mizori ka edhe dicka tjetėr, ndėrgjegjen, domethėnė aftėsinė e qėnėsishme tė njeriut pėr tju kundėrvėnė Zotit. Vėrtet ndėrgjegjja gjithashtu na ēon pėrmes dhimbjes dhe terrorit tė vdekjes , nė mjerim dhe faj, por ama na nxjerr nga vetmia e padurueshme e absurdit, na vė nė kontakt me sensin e gjėrave, me thelbin e tyre, me pėrjetėsinė. […] Kėto dy mesazhe i ndjeva tek Dostojevski, kur isha njė lexues i mirė i librave tė tij, domethėnė nė orėt kur dhimbja dhe dėshpėrimi mė kishin pėrgatitur ta kuptoja. Eshtė njė artist qė mė bėri tė ndjej diēka tė ngjashme, njė muzikant qė nuk jam i gatshėm ta dua dhe ta dėgjoj nė ēdo kohė, ashtu siē nuk do tė doja gjithmonė ta lexoja Dostojevskin. Eshtė Beethoven. Ai ka atė njohuri tė lumturisė, menēurisė dhe harmonisė, tė cilat, megjithatė, nuk hasen pėrgjatė shtigjeve tė lehta, por shkėlqejnė herė pas here nė rrugėn qė shkon buzė humnerės, dhe nuk arrihen duke buzėqeshur, por vetėm me lot dhe tė rraskapitur nga dhimbja .
Pėrktheu: Brizida Gjikondi/bota.al