PËRGATITJA E LITURGJISË
E DIELA E PARA E ARDHJES- VITI B
MË 3-12-2023.
LEXIMI I PARË: Is. 63, 16b-17, ; 64, 1.2b-7
16b: Por Ti, o Zot, je Ati ynë, Shpëtimtari ynë: i amshueshëm është emri yt.
17: Pse na bën të endemi, o Zot, larg prej udhëve të tua, o Zot? Pse na e ngurove zemrën që të most të druam? Ktheu për dashuri ndaj shërbëtorëve të tu, për dashuri të fiseve të pronës sate! 19,b: Oh, sikur t`i shqyeje qiejtë dhe të zbrisje!
64, 1 Sikurse zjarri që i djeg krandet, dhe ujin e bën të vlojë ‑ që armiqtë e tu t’i bësh ta njohin emrin tënd. Para fytyrës sate paganët do të dridhen
2 kur të bësh mrekulli që ne nuk i shpresonim.
2b: Ti zbrite dhe para fytyrës sate mallet u dridhën!
3 Qysh se ka zënë jeta fill, nuk u ndie, kurrë me veshë nuk u dëgjua, askurrë syri nuk e pa, se një Zot, përveç Teje, të ketë vëpruar ndonjë gjë të tillë për ata që shpresojnë në Të.
4 U ndihmon atyre që me gëzim zbatojnë të drejtën, edhe atyre që në udhët e tua, të kujtojnë. Ja, ti u hidhërove sepse ne mëkatuam; në udhët e dikurshme do të gjëjmë shpëtim.
5 Të gjithë ne kemi qenë porsi i papastri, si petk i ndytë të gjitha drejtësitë tona, të gjithë u vyshkëm porsi gjethi, të të këqijat tona na tresin si era. 6 S’ është asnjë që e thërret emtinn tend, që të zgjohet e të mbështetet në ty, sepse e hshehe prej nesh fytzrën tënde dhe na lëshove në dorë të keqbërësisë sonë.
7 Megjithatë , Ati ynë je ti, o Zot, ne jemi argjilë e ti je vorbëtari ynë, të gjithë jemi vepër e duarve të tua.
LECTIO DIVINA - MEDITIM – LUTJE.
KUR IZRAELI E QUAJTI ZOTIN “ATI YNË”.
Katekizmi i fëmijëve të vëgjel hebre dhe i fëmijëve të krishterë kanë të paktën një pikë të përbashkët: të dy pohojnë se Zoti është Atë! Ky tekst i Isaisë ndoshta u shkrua pesëqind vjet para Krishtit, që do të thotë se është afërshisht dy mijë e pesëqind vjeç; ai është shumë i qartë në mësimin e tij për Hyjin që e quan: "Atë" dy herë: në tekst siç na është propozuar nga liturgjia, formohet këtu ajo figurë letrare që quhet "përfshirje"; rreshti i parë dhe i fundit janë identikë dhe kornizojnë tërë tekstin; rreshti i parë: "Ti je, o Zot, Ati ynë" ... rreshti i fundit: "Zot, je ti Ati ynë". Imazhi i poçarit vijon: "Ati ynë je ti, o Zot, jemi argjilë e ti je vorbëtari ynë, të gjithë jemi vepër e duarve të tua, të gjithë jemi vepër e dorës sate".
Imazh shumë interesant, ai i poçarit, i cili thotë qartë se në ç'kuptim Zoti është Ati: nuk është fjala për një atësi trupore të ngjashme me atësinë njerëzore; poçari nuk është babai biologjik i objektit që krijon; ai është krijuesi, kjo është krejt tjetër gjë.
Dhe atje, edhe një herë, Izraeli dallohet nga popujt fqinjë; sepse, si thuhet pak më parë, nuk u prit fare që Besëlidhja e re ta quante Zotin "Atë". Por të jemi plotësisht të sinqertë, as Besëlidhja e vjetër nuk e pritëm, as populli hebre; popujt e tjerë gjithashtu e thërrasin zotin e tyre si Atin e tyre; për shembull, në shekullin e katërmbëdhjetë para Krishtit, në Ugarit (në Siri, në veri të Palestinës), Perëndia suprem quhej "El, baba mbret".
Por titulli "babai", tek popujt të tjerë, ka dy kuptime: së pari, një ndjenjë autoriteti; së dyti, një ndjenjë e atësisë biologjike; Bibla ka ruajtur kuptimin e parë të autoritetit, por gjithmonë ka refuzuar ta shohë Zotin si një baba biologjik në mënyrën njerëzore. Zoti është Gjithë-Tjetri, edhe në këtë nivel.
Për këtë arsye, për më tepër, gjendet mjaft rrallë, dhe vetëm me vonesë, në Besëlidhjet e Vjetër pophime të llojit: "Zoti është Ati ynë"; për shumë kohë, duke përdorur këtë shprehje, do të kishte rrezikuar një keqkuptim duke imagjinuar Zotin si një baba në mënyrën njerëzore, si tek popujt fqinjë.
Në të kundërt, gjendhet më herët dhe më shpesh titulli "bir": ai përdoret për të gjithë anëtarët e popullit të Izraelit; është padyshim më pak e paqartë: nuk ka rrezik të mendosh për këtë zhvendosje të një populli të tërë në aspektin e seksualitetit. Për shembull, nga libri i Eksodit, në një tekst ndoshta shumë të vjetër, mund të lexojmë "Kështu thotë Zoti: djali im i parëlindur është Izraeli" (Dal. 4,22; i parëlinduri do të thotë këtu "i dashur”, “djali i preferuar ”). E kjo padyshim sjell ndërmend zgjedhjen e Izraelit.
Faza e dytë, që nga Davidi mbreti quhet "bir i Zotit"; dihet formula e Psalmit 2, të shqiptuar në ditën e kurorëzimit të një mbreti të ri: "Ti je biri im, sot të kam lindur".
Atëherë, pak nga pak, do të kuptohet se secili prej nesh mund ta konsiderojë veten bir të Zotit, domethënë objektin e dashurisë së tij ... Lutja "Ati ynë" vjen nga shumë larg; aq larg sa që i gjejmë praktikisht të gjitha frazat e Atit tonë në lutjet hebraike që lexoheshin në sinagoga shumë përpara se të lindte Jezusi.
KUR IZRAELI E QUAJTI ZOTIN “ÇLIRIMENTARIN TONË”.
Titulli tjetër që i është dhënë Zotit nga Isaia është ai i "Shëlbuesit", që do të thotë "çliruesi"; sa herë që takojmë fjalët "Shëlbues", "Shëlbim", duhet të mendojmë për "Çlirimtar", "Çlirim"; Zoti i Besëlidhjes së Vjetër është ai që dëshiron se njeriu të jetë i lirë: i lirë nga çdo skllavëri njerëzore dhe gjithashtu nga çdo idhujtari, sepse kjo është skllavëria më e keqe.
Për të kuptuar më mirë, Isaia përdor një fjalë shumë specifike këtu, Go'el; është një term ligjor që ne e përkthejmë me fjalët "Shëlbues" dhe "Çlirues".
Shpesh herë në Besëlidhjen e Vjetër, Zoti quhet "Shëlbuesi", "shëlbuesi" i popullit të tij. Për shembull, ne e njohim profesionin e famshëm të besimit të Jobit: “Unë e di se Shëlbuesi im (çliruesi im) është gjallë".
Sigurisht, kur përdoret në këtë kontekst termi "shëlbimi", duke nënvizuar që është vetë Zoti shëlbuesi, nuk merret në konsideratë një transaksion tregtar; por pohohen dy gjëra: së pari, Zoti është i afërmi i njerëzve të tij; së dyti, Zoti dëshiron që çdo njeri të jetë i lirë.
Kur Shën Pali, në letrat e tij, insiston aq shumë në lirinë e fëmijëve të Zotit, ai është djali dhe nxenësi i largët shpirtëror i Isaisë.
Krijoni Kontakt