PËRGATITJA E LITURGJISË
E DIELA 4 E ARDHJES VITI C.
MË 19-12-2021.
LEXIMI I PARË: Mik. 5, 1-4.
Kështu thotë Zoti:
1 E ti, o Betlehem ‑ Efratë,
i vogël ndër qytetet princërore të Judës,
prej teje do të më dalë
ai që do ta sundojë Izraelin.
Zanafilla e tij prej kohëve të hershme,
prej ditëve të amshimit.
2 Prandaj Hyji do t’i dorëzojë
derisa të lindë
ajo që ka për të lindur.
Atëherë Teprica e vëllezërve të tij
do të kthehet ndër bijtë e Izraelit.
3 Ai do të ngrihet,
do të udhëheqë me fuqinë e Zotit,
me madhërinë e emrit të Zotit
Hyjit të vet.
Do të banojnë në qetësi
sepse Ai do të jetë i madh
skaj më skaj të vendit:
e Ai ‑ ai vetë do të jetë paqja!
LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA
KUR BËHET E VËSHTIRË TË SHPRESOHET.
Tashmë kemi parë shpesh se profetët përdorin dy lloje gjuhe: gjuhën e parë, paralajmërime për ata që e lëshojnë veten, që harrojnë Besëlidhjen me Zotin dhe kërkesat e saj: profeti është aty për t'i paralajmëruar ata se janë në proces të sajojnë vetë fatkeqësinë e tyre ... gjuhë e dytë, inkurajim për ata që përpiqen të qëndrojnë besnikë, por që mund të dekurajohen në kohën afatgjatë. Dhe është po aq e vështirë të dëgjohen inkurajimet kur nuk mund më të durohen qortimet, kur ianë merituar. Teksti që kemi përpara është padyshim i llojes së dytë, ai i inkurajimit. Mes rreshtave mund të hamendësojmë se jemi në kohë të vështira dhe se jemi shumë pranë dekurajimit; me siguri njerëzit ndihen të braktisur nga Zoti. Dhe më tej thotë: Të gjitha premtimet e lumturisë që na janë përsëritur me shekuj ishin vetëm fjalë të bukura. Mbreti ideal që na premtuan, nuk ka lindur ende! Nuk do të vijë kurrë ajo ditë.
Çfarë periudhë historike është kjo? Nuk është e qartë: profeti Mikea jetoi në shekullin e tetë në rajonin e Jeruzalemit, kur Perandoria Asiriane ishte shumë shqetësuese; dhe mbretërit e asaj kohe të vështirë mund t'i ngjajnin portretit ideal të Mbretit-Mesia që pritej; banorët e asaj mbretërie mund të besonin se ishin të braktisur. Prandaj ky tekst mund të jetë nga Mikea. Por, për shumë arsye të lidhur me gjuhen, stilin, fjalorin, shumë besojnë se ky tekst, në formën e tanishme, është shumë i vonuar dhe se do të ishte futur më vonë në librin e Mikesë.Në këtë kohë - aty, arsyeja e dekurajimit mundtë të ishte zhdukja e familjes mbretërore; që nga mërgimi në Babiloni, froni i Jeruzalemit nuk ekzistonte më, Davidi nuk kkishte më pasardhës; vendi qe pothuajse vazhdimisht nën dominimin e huaj. Ishte pikërisht në këtë kohë që ndjhej më urgjente nevoja për të kujtuar premtimet në lidhje me Mesinë.
Profeti, që ka shkruar leximin e parë të liturgjisë së sotme, (qoftë Mikea apo një tjetër nuk e ndryshon kuptimin) përgjigjet: ju mendoni se jeni të braktisur, por megjithatë, jini të sigurt se plani i Zotit do të realizohet. Mesia do të lindë,“në ditën kur do të lindë ajo që ka për të lindur atë”: kjo do të thotë se kjo gjë duhet të ndodhë, jo nga nevoja, por është e sigurt. Thjesht sepse Zoti e premtoi. "Ajo që do të lindë" do të thotë: ajo që është parashikuar për këtë në planin e Zotit. Dhe kështu, ne duhet të kuptojmë se koha e neglizhencës së dukshme që po jetohej në ato ditë ishte vetëm një moment në shpalosjen e historisë njerëzore.
Pse kjo këmbëngulje në Betlehem?:
“E ti, o Betlehem tokë e Judës, ti nuk je kurrsesi më i parëndësishmi ndër qytetet princërore të Judës, sepse prej teje do të dalë prijësi, që do ta udhëheqë popullin tim, Izraelin" (Mt. 2,6).
Ka dy arsye: së pari, dihet se Mesia duhet të jetë nga pasardhësit e Davidit. Tani ishte në Betlehem që profeti Samuel erdhi, me urdhër të Perëndisë, për të zgjedhur një mbret nga tetë bijtë e Isait. Pra, për veshët e mësuar, vetë emri i Betlehemit ngjallte premtimin e Mesisë.
ZOTI MBËSHTETET NË TË VEGJËLIT.
Së dyti, kontrasti synohet midis Jeruzalemit të madh e krenar dhe fshatit të përulur të Betlehemit: "më i parëndësishmi ndër qytetet princërore të Judës". Një profet nuk mund të mos e kuptojë këtë! Është në vogëlsi, dhe në dobësi që shfaqet fuqia e Zotit. Në mënyrën e tij të zakonshme, Perëndia i zgjedh të vegjëlit për të bërë gjëra të mëdha. Dhe sigurisht nuk është rastësisht që profeti ia shton emrin Ephrata atij të Betlehemit: sepse Ephrata do të thotë "frytdhënës"; ky emër ishte në fakt vetëm emri i një klani midis të gjithë atyre që ishin vendosur në zonën e Betlehemit; por këtej e tutje i gjithë Betlehemi do të quhet "frytdhënës".
Kjo profeci e Mikesë për lindjen e Mesisë në Betlehem ishte sigurisht e njohur për popullin hebre. Prova është se, në episodin e Tre Magëve (Mt 2, 6), Mateu na thotë se skribët i cituan mbretit Herod frazën e Mikesë për të udhëhequr rrugën e Magëve për në Betlehem. Por kush e kujtoi më vonë se Jezusi kishte lindur me të vërtetë në Betlehem? Për shumë nga bashkëkohësit e Jezusit, ai ishte nga Nazaret; për ta ishte e pamendueshme që ky Galileas të ishte Mesia. Ne kemi prova për këtë në Ungjillin e Gjonit: për shembull: kur disa filluan të bënin pyetje seriozisht për Jezusin, kur disa filluan të thonë se: "Ndoshta ai është Krishti?", moren këtë përgjigjë:
“Por të shohim... Krishti nuk mund të vijë nga Galilea,
Mikea e tha mirë…”.
Këtu citohet një fragment i ungjillit të Gjonit:
“Ndër njerëzit disa thoshin:
“Ky është me të vërtetë Profeti!”
Të tjerë thoshin: “Ky është Mesia!”
Prapë disa të tjerë thoshin:
“Vallë, a prej Galilesë do të dalë Mesia?
Po a nuk thotë Shkrimi i shenjtë
se Mesia vjen nga pasardhësit e Davidit,
mu nga Betlehemi, prej vendit nga ishte Davidi?”
(Gjn 7, 40-43).
Le të kthehemi te fjalët e Mikesë; ai merr fjalët e premtimit të famshëm, gjithmonë të njëjtë, të përsëritur gjatë shekujve që nga Davidi: një mbret do të lindë nga pasardhësit e Davidit; si një bari ai do të sjellë drejtësi dhe paqe. Dhe jo vetëm për Jerusalemin: profeti këmbëngul me kënaqësi në shtrirjen e paqes së premtuar: është i gjithë njerëzimi ai që shqetësohet në hapësirë dhe në kohë: në hapësirë "Ata do të jetojnë në siguri. , sepse tani e tutje fuqia e tij do të shtrihet në skajet e tokës "... në kohë që kur" origjina e tij shkon në kohët e lashta, në agimin e shekujve". Qëllimi dashamirës i Perëndisë është vërtet për të gjithë njerëzit në çdo kohë!
Krijoni Kontakt