Close
Faqja 8 prej 26 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 512
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 8 VITI C

    MË 27-2-2022

    PSALMI 92, 2-3. 13-14. 15-16


    2 Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
    ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
    3 Të shpallim dashurinë në mëngjes
    e gjatë natës bësnikërinë tënde.
    13 I drejti lulëzon si palma,
    rritet porsi cedri i Libanit.
    14 Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit
    lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë.
    15 Japin fruta edhe në pleqëri,
    janë të kërthndeztë e plot shëndet,
    16 për të shpallur se Zoti është i drejtë:
    Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta!



    LECTIO DIVINA-MEDITIMI- LUTJA.

    DUKE PËRKUJTUAR SHKËMBIN E MASËS DHE TË MERIBËS.


    “1 Mbarë bashkësia e bijve të Izraelit bëri çojën nga shkretëtira e Sinit, sipas urdhërit që Zoti u dha zemërimië më zemërimië dhe ngulë në Rafidim. Këtu nuk kishte ujë për të pirë populli. 2 Populli i kundërshtoi Moisiut dhe i tha: “Na jep ujë të pimë”! Moisiu u përgjigj: “Përse grindeni me mua? Përse po e tundoni Zotin”? 3 Në këtë vend populli hoqi keq për ujë dhe nynykatte kundër Moisiut: “Përse na bëre të dalim prej Egjiptit për të na vrarë ne, fëmijët tanë dhe bagëtitë tona”? 4Moisiu iu drejtua Zotit me këto fjalë: “Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë”. 5 Zoti i tha Moisiut: “Shko para popullit; merr me vete disa prej pleqve të Izraelit, merre në dorë shkopin, me të cilin e godite lumin dhe nisu! 6 Ja, unë do të qëndroj para teje përmbi qetën e Horebit. Ti bjeri shkëmbit e prej tij do të shpërthejë uji që populli të pijë”. Moisiu bëri ashtu ndër sy të pleqve të Izraelit. 7 Atë vend Moisiu e quajti: Masa dhe Meriba, për shkak të grindjes së bijve të Izraelit dhe pse e tunduan Zotin, kur thanë: “A është Zoti me ne apo nuk është?” (Dal. 17,1-7);
    tani, me gjithë këto murmuritje, këto zhurma revolte, Zoti kishte qenë më i madh se populli i tij i zemëruar; ai kishte bërë që uji të rridhte nga një shkëmb. Tani e tutje, Populli i Zgjedhur e quajti Zotin "shkëmbi ynë", një mënyrë për të kujtuar besnikërinë e Zotit më të fortë se të gjitha dyshimet e popullit të tij.
    Nga ky shkëmb, Izraeli nxori ujin e mbijetesës së tij... Por mbi të gjitha, gjatë shekujve, burimi i besimit të tij, i besnikërisë së tij... Është e njëjta gjë të thuash në fund të psalmit "Zoti është Shkëmbi im” ose në fillim të psalmit “Në mëngjes shpall dashurinë tënde, besnikërinë tënde, gjatë netëve”.
    Përkujtimi i shkëmbit është kujtimi i përvojës së shkretëtirës dhe i besnikërisë së Zotit më i fortë se të gjitha revoltat...Dhe formula "dashuria jote dhe besnikëria jote" është gjithashtu përkujtuese i përvojës së shkretëtirës: kjo është shprehja e përdorur nga vetë Perëndia për t'u bërë të njohur popullit të tij:
    “Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë,
    i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë,
    që qëndron besnik me mijëra brezni,
    që e duron fajin, kundërshtimin dhe mëkatin” (Eks 34,6).

    Shumë shpesh, kjo shprehje (ose një tjetër, ekuivalente) është përdorur në Bibël, dhe veçanërisht në Psalme, si një kujtesë e Besëlidhjes midis Perëndisë dhe popullit të tij:
    "Zoti është i mirë e i mëshirshëm,
    i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur.
    Nuk zemërohet gjithherë
    as s’e mban hidhërimin për jetë të jetës” (Ps. 103. 8-9).
    Ky episod i Masës dhe Meribës (ose më mirë kjo sekuencë), kjo provë e shkretëtirës, ky dyshim i njerëzve, kjo ndërhyrje e Zotit, u përsërit shumë herë, kur populli kishte etje, por edhe kur uji nuk ishte i mirë ose kur populëli ishte i uritur. (le të kujtohet historia e manës dhe thëllëzave dhe ujërave të hidhura të Marës). Kjo gjë ndodhi aq shpesh saqë populli arriti të kuptojë se ishte gjë pothuajse e pashmangshme, po të mos kishte kujdes... Sepse njeriu tundohet të akuzojë Zotin për mashtrim sa herë që ndodh diçka e keqe, diçka që nuk shkon sipas dëshirës së tij. Dhe kështu, për të mbajtur këtë mësim kapital, u shkrua historia e Kopshtit të Edenit: një gjarpër, veçanërisht dinak, i bën burrin dhe gruan të besojnë se është Zoti ai që është dinak me ta. Ai insinuon: Zoti ju ndalon frutat më të mira me pretekstin se ai do t’ju ruajë nga rreziku, ai pretendon se këto fruta të jenë helmuese, kur është krejt e kundërta. Dhe burri dhe gruaja bien në kurth. Dhe ka qenë gjithmonë e njëjta histori që nga fillimi i botës.
    Si mund të mbrohet populli një herë e mirë nga ky rrezik? Ky psalm na tregon mënyrën se si të mbrohet: mjafton të mbillet në tempull si një kedër dhe të këndojë në nder të Perëndisë:
    "Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
    ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
    Të shpallim dashurinë në mëngjes
    e gjatë natës bësnikërinë tënde” (vv.2-3).
    Nënkuptohet sepse ai "është i mirë e i mëshirshëm,
    i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur”,
    e për këtë e falënderojmë Zotin, i këndojmë emrit të tij”.



    GJITHÇKA BËN NJERIU PËR ZOTIN, I KA DOBI NJERIUT DHE JO ZOTIT.

    Sepse, në fakt, populli i Izraelit nuk priti shumë shekuj (e që t’ia mësojmë ne), për të kuptuar se këngët e tijvet për Zotin, ishin në dobi, për të mirën e tij!
    Shën Agustini do të thotë:
    “Çdo gjë që njeriu bën për Zotin
    i bën dobi njeriut dhe jo Zotit”.
    Të këndojmë për Zotin, me vendosmëri, të hapim sytë ndaj dashurisë dhe besnikërisë së tij, që nga mëngjesi dhe gjatë gjithë netëve, do të thotë të mbrohemi vetë nga mashtrimet e gjarprit.
    Ndoshta duhet të shqarohet diçka këtu: psalmisti përdor shprehjen: “Sa mirë...”; është e njëjta fjalë "e mirë" (tov në hebraisht) që përdoret për të thënë "i mirë për t'u ngrënë"; pra duhet të jetë shijuar që të mund të flitet për të! Psalmi thotë pak më tej (në një varg që nuk lexohet këtë të diel):
    "Njeriu i pamend nuk i di,
    dhe i marri nuk do t’i kuptojë” (v. 7)
    Por besimtari, ai e di: po ashtu është mirë që populli të këndojë dashurinë e Perëndisë dhe besnikërinë e tij. Sepse është e vërteta dhe vetëm ky besim i pamposhtur në dashurinë e Zotit, në planin e tij dashamirës, mund të ndriçojë jetën tonë në të gjitha rrethanat... ndërsa mosbesimi, dyshimi e shtrembëron plotësisht shikimin tonë. Të dyshosh për dinakërinë e Perëndisë është kurthi në të cilin nuk duhet të biem, një kurth vdekjeprurës.
    Ai që mbron veten, që kujdeset për veten në këtë mënyrë është, thotë psalmi ynë, si një pemë që "ruan lëngun dhe gjelbërimin e saj": në Tokën e Shenjtë, kjo është një imazh shumë I kuptueshëm. Nëse kedrat e Libanit, palmat e oazeve të bëjnë të ëndërrosh, kjo është sepse këtu, problemi i ujit është vendimtar; uji është jetik dhe në vende, aq i pakët. Njerëzit e presin me padurim shiun më të vogël pranveror që bëhen peizazhet e shkretëtirës shumë të gjelbërta pranë Jeruzalemit. Për besimtarin, uji jetëdhënës është prania e Zotit të tij. Aq shumë sa që kur Jezusi flet më vonë për ujin e gjallë, ai vetëm po përsërit një imazh tashmë të njohur.
    Është mirë që ne të ndërgjegjësohemi dhe të këndojmë se Zoti është Dashuri... por është mirë edhe për të tjerët që ne t’ u themi atyre... Ja çfarë do të thotë përsëritja e fjalës "shpall" në fillim dhe në fund të psalmit. Këtu kemi një "inkluzion-përfshirje": në fillim:
    "Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
    ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
    Të shpallim dashurinë në mëngjes
    e gjatë natës bësnikërinë tënde”.
    Dhe në fund:
    "I drejti lulëzon si palma,
    rritet porsi cedri i Libanit.
    Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit
    lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë”
    Japin fruta edhe në pleqëri,
    janë të kërthndeztë e plot shëndet,
    për të shpallur se Zoti është i drejtë:
    Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta! (vv. 13-16).
    "Zoti është i drejtë!" Këtu, fjala "shpall" do të thotë: "Tregoju të tjerëve, jobesimtarëve"... Populli i Izraelit nuk e harron kurrë misionin e tij për të qenë dëshmitar të dashurisë së Zotit për të gjithë njerëzit.
    Vërejtja e fundit: ky psalm ka një mbishkrim që në fillim: specifikon se është një psalm për ditën e Shabatit, ditën e vëçantë kur këndohet dashuria dhe besnikëria e Zotit. Është dita e mirë për ta bërë këtë, sigurisht. Në këtë ditë ose jo kurrë...Ne të krishterët mund ta bëjmë atë psalmin e së dielës; sepse e diela jonë e krishterë nuk bën asgjë tjetër: bën që të këndojmë dashurinë dhe besnikërinë e Perëndisë që janë shfaqur në mënyrë të plotë dhe përfundimtare në Jezu Krishtin.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 8 Ord VITI C

    MË 27-2-2022.

    UNGJILLI: Lk, 6, 39-45.


    39 U tha edhe shëmbëlltyrën:
    “A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? A thua s’do të bien të dy në gropë?
    40 Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.
    41 Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd?
    42 Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishtën, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.”
    43 Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë. 44 Çdo pemë njihet prej frytit të saj. Nuk mblidhen fiq nga murrizi as nuk vilet rrush nga ferra.
    45 Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra”.


    LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA.

    KASHTA DHE TRARI


    Luka ka mbledhur këtu disa udhëzime nga Jezusi, të cilat u ngjajnë paralajmërimeve në lidhje me marrëdhëniet brenda komunitetit të krishterë. Çuditërisht, ne gjejmë të njëjtat rekomandime në Ungjijtë e Mateut dhe Gjonit, por ato janë të shpërndara dhe të theksuara në kontekste shumë të ndryshme. Nëse Luka i bashkoi këtu, ishte sepse ai pa një lidhje mes tyre; prandaj është kjo lidhje që ne do të kërkojmë. Kjo na bën të dallojmë dy pjesë në këtë tekst: pjesa e parë, një reflektim mbi shikimin; pjesa e dytë, metafora e pemës dhe e frutave.
    Pjesa e parë zhvillon temën e vështrimit. Fillon me një vëzhgim: një i verbër nuk mund të drejtojë një të verbër tjetër, siç e dimë mirë. Do të thotë, kini kujdes: kur e vini veten si udhërrëfyes, mbani mend se jeni të verbër që nga lindja. Historia e vogël e kashtës dhe e traut shkon plotësisht në të njëjtin drejtim: me një tra në sy, njeriu është sigurisht dhe me të vërtetë i verbër; nuk bëhet fjalë për pretendim për të kuruar verbërinë e të tjerëve. Midis këtyre dy vërejtjeve, Luka ndërhyri një fjali që në pamje të parë duket paksa enigmatike: “Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet”. Ky formacion për të cilin flet Jezusi, është në një farë mënyre shërimi i të verbërve që jemi ne. Është në të vërtetë i njëjti Lluka që vuri në dukje se dishepujt e Emaus-it filluan të shihnin qartë vetëm kur "Jezusi hapi mendjet e tyre për të kuptuar Shkrimet" (Lk 24,45).
    Ndërsa Jezusi erdhi në botë për të hapur sytë e të verbërve, nga ana tjetër dishepujt e tij, të shëruar prej tij nga verbëria e tyre, kanë misionin për të sjellë dritën e zbulesës në botë. Ajo që profeti Isaia tha për shërbëtorin e Perëndisë, në ato që quhen këngët e shërbëtorit, është e vërtetë për Jezu Krishtin, por edhe për dishepujt e tij: "
    6 Unë, Zoti, të thirra në drejtësi
    e për dore të kam marrë;
    të kam trajtuar e caktuar besëlidhje të popullit
    edhe dritë për të gjithë popujt:
    7 që t’ua hapësh sytë të verbërve,
    që t’i nxjerrësh të burgosurit nga burgu,
    prej shtëpisë së burgut ata që rrinë në terr” (Is. 42,6-7).
    Mision madhështor me të cilin dishepujt do të mund të përballen vetëm nëse kthehen përgjithmonë nën dritën e mësuesit dhe e lejojnë veten të shërohen prej tij nga verbëria e tyre.
    Më pas Luka kalon te metafora e pemës dhe e frutave, gjë që sugjeron se jemi gjithmonë në të njëjtin regjistër: dishepulli i vërtetë, ai që e lejon veten të ndriçohet nga Jezu Krishti, jep fryte të mira; ai që nuk e lejon veten të ndriçohet nga Jezu Krishti mbetet i verbër dhe jep fryte të këqija. Çfarë fruti është? Natyrisht, duke qenë se ky pasazh i vogël ndjek një zhvillim të tërë të Jezusit mbi dashurinë e ndërsjellë, ne kuptojmë se frytet përcaktojnë sjelljen tonë; kryefjala e përgjithshme është "Ji i mëshirshëm siç është i mëshirshëm Ati juaj".



    NJIHET PEMA NGA FRUTAT E VETA.

    Bashkëkohësit e Jezusit e kuptonin shumë mirë këtë gjuhë, ata e dinin se Ati pret prej nesh fryte drejtësie dhe mëshire, fryte me vepra ose me fjalë: "Goja i qet çka i ka zemra” ( Ajo që thotë goja është ajo që del nga zemra", na thotë Luka. Ashtu si para tij, Ben Sira tha tashmë:
    “Si u punua një pemë e dëftojnë fruta,
    kështu edhe fjala e zbulon mendimin e njeriut.
    Para se të këtë folur askënd mos lavdëro:
    sepse të folurit është prova e njeriut” (Sir. 27, 7-8).
    Është fruti që shfaq cilësinë e pemës; kështu fjala i bën të njohura ndjenjat. Mos lavdëroni dikë para se të ketë folur, atëherë ne mund ta gjykojmë atë. (Ky ishte teksti i leximit tonë të parë).
    Më në fund, me pak fjali, Luka sapo ka shpallur të gjithë misterin e krishterë: i formuar nga Jezu Krishti, i krishteri transformohet në të gjithë qenien e tij: vështrimi, sjellja, fjalimi i tij. Të njëjtin mësim e gjejmë disa herë në Besòlidhjen e Re; për shembull, në letrën drejtuar Filipianëve: “ Bëni gjithçka pa murmurim e pa vonesë, që të jeni pa të meta dhe të pastër, fëmijë të panjollë të Hyjit në mes të kësaj breznie të prishur e dinake, në të cilën ndriçoni porsi pishtarë në botë, duke e mbajtur lart Fjalën e Jetës që të mund të mburrem në Ditën e Krishtit se nuk kam vrapuar kot dhe nuk jam munduar kot” (Fi 2,14-16). Ose përsëri në letrën drejtuar Efesianëve: “Po, dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë. Jetoni porsi bij të dritës. Fryti i dritës është: mirësia, drejtësia, e vërteta ‑ vendosni të bëni çka i pëlqen Hyjit” (Ef 5,8-9).
    Faza e parë e formimit, A Betarja në një farë mënyre, konsiston në të mësuarit për t'i parë të tjerët ashtu siç i shikon Zoti: një vështrim që nuk gjykon, nuk dënon, që nuk gëzohet t’ia gjejë një grimcë në sy tjetrit! Përveç kësaj, kashta në Besëlidhjen e Vjetër është imazhi i diçkaje të vogël. Le të kujtojmë Psalmin 1: Kashtën e rrëmben era, nuk llogaritet... Pikërisht, të mos numërojmë të metat e të tjerëve: Zoti nuk i numëron. "Dishepulli i formuar mirë do të jetë si mësuesi i tij," na thotë Jezusi; kjo fjali vjen pas gjithë fjalimit për mëshirën e Zotit dhe për thirrjen tonë për t'u bërë si ai. Ashtu si babai, si bijtë... Programi është ambicioz: duajeni armiqtë tuaj, jini të mëshirshëm, mos gjykoni, mos dënoni... dhe gjithmonë, në mënyrë implicite, ekziston ky pohim "Ati juaj është i mëshirshëm" dhe ju, ju jeni thirrur të jeni imazhi i tij në botë. Si të dëshmojmë për një Perëndi të dashurisë në botë? Nëse nuk jemi në imazhin e tij?
    Një mësim i fundit nga ky tekst: "Ajo që thotë goja është ajo që del nga zemra," na thotë Jezusi. Pra, një mënyrë e mirë për të zbuluar zemrën e Perëndisë dhe për të përsosur formimin tonë, për t'u bërë gjithnjë e më shumë në shëmbëlltyrën e tij, është të zhytemi në Fjalën e tij!

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.


    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E ll e PASHKHËS VITI C

    MË 24 PRILLIT 2022


    LEXIMI I PARË: Vap 5,12-16
    .

    12 Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull...
    Të gjithë besimtarët si me marrëveshje
    e kishin zakon të bashkohen në Tremen e Salomonit.
    13 Prej të tjerëve askush s’kishte guxim të bashkohet me ta,
    porse megjithatë populli u jepte nderim.
    14 Dhe kështu, gjithnjë shtohej numri i burrave e i grave
    që besonin në Zotërinë,
    15 kështu që i nxirrnin në tregje të sëmurët
    dhe i vinin në vigje e në shtroja
    në mënyrë që, duke kaluar Pjetri aty pari,
    së paku hija e tij t’i binte ndonjërit prej tyre.
    16 Po edhe një turmë e madhe njerëzish
    ngarendte nga qytetet përreth Jerusalemit:
    sillnin të sëmurë e nga ata
    që i kishin pushtuar shpirtrat e ndytë
    dhe të gjithë shëroheshin.


    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.


    KOMUNITETI I PARË I KRISHTER.


    Ky përshkrim i një komuniteti ideal na duket pothuajse shumë i mirë! Pas njëzet shekujsh, shumë bashkësi tona të krishtera nuk i përngjajnë ndonjëherë asaj të Jeruzalemit... Në librin e Veprave të Apostujve, ka katër përshkrime të vogla të ngjashme me atë që lexohet sot: Secili është një përmbledhje e shkurtër të jetës së krishterë në fillim të Kishës: është një gjë e vogël, por e mjaftueshme për të bërë që ne ëndërrojmë e të mendojmë që edhe bashkësitë tona të mund të jetojnë në të njejtlën mënyrë. Le të mos nxjerrim përfundimin nga këta katër dëshmi se gjithçka ishte e përkryer në jetën e të krishterëve të parë; do të kemi mundësinë që gjatë të dielave të kohës së Pashkëve, të shohim se kanë hasur në vështirësi të të gjitha llojeve; dhe ata ishin burra, të krishterët tanë të parë, jo njerëz të përsosur. Pse Luka, autori i Veprave të Apostujve, e zbukuroi librin e tij me këto piktura shumë të bukura? Duke ruajtur mundësisht sukseset e komuniteteve të para, ai ndoshta dëshiron të na inkurajojë të ecim përpara në të njëjtin drejtim: sepse një bashkësi vëllazërore është një kusht i domosdoshëm për shpalljen e Lajmit të Mirë; por e vetmja gjë që ka rëndësi është shpallja e Lajmit të Mirë. Dhe ajo që e goditi Lukën, ishte se asgjë nuk mund ta pengonte zhvillimin e Kishës së sapolindur: përhapja e Lajmit të Mirë u zhvillua në mënyrë të papërmbajtshme. Jezusi i kishte paralajmëruar: «Do të jeni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në gjithë Judenë dhe Samarinë dhe deri në skajet e tokës. (Vap 1,8). Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur gradualisht.
    Për momentin, ne jemi ende në Jeruzalem: kjo do të thotë se ringjallja e Krishtit është ende afër në kohë; më saktë, jemi në tempullin e Jeruzalemit, nën tremen e Solomonit; i gjithë muri lindor i Tempullit kufizohej me një vend shumë të gjerë të mbuluar: tremja e Salomonit; ishte një vend kalimi dhe takimi, i arritshëm për të gjithë, sepse nuk ishte një pjesë e rezervuara për hebrenjtë. Kjo vërejtje e Lukës: "Të gjithë besimtarët me një zemër qëndronin nën tremen e Solomonit" është shumë zbuluese: dëshmon se, fillimisht, pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, apostujt nuk pushuan menjëherë së frekuentuari tempullin: ata ishin hebrenj dhe ata mbeteshin të tillë! Besimi i tyre hebre ishte edhe më i fortë pas gjithë këtyre ngjarjeve: pasi, në sytë e tyre, premtimet e Besëlidhjes së Vjetër përfundimisht janë përmbushur. Hendeku midis të krishterëve dhe hebrenjve që nuk e njinin Jezusin si Mesinë, do të zgjerohet gradualisht. Por ne mund ta ndiejmë tashmë në tekstin e sotëm fillimin e kësaj ndarjeje: “Të gjithë besimtarët (domethënë dishepujt e Krishtit), me një zemër, qëndronin nën tremen e Solomonit. Askush tjetër nuk guxonte të bashkohej me ta”. Kjo do të thotë se ata të krishterët tashmë ishin një grup i veçantë brenda popullit hebre.


    DUKE E NDJEKUR JEZUSIN!

    Në pjesën e dytë të tekstit të kësaj të diele, Luka bën qartë një paralele me fillimet e predikimit të Jezusit disa vite më parë. Për Apostujt, ai shkruan: “Turma erdhi gjithashtu me vrap nga qytetet afër Jeruzalemit, duke sjellë njerëz që ishin të sëmurë ose të munduar nga shpirtra të ndytë. Dhe të gjithë u shëruan. I njëjti Luka shkroi në Ungjillin e tij për Jezusin: “Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që ishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme, vinin tek ai e Jezusi i shëronte duke vënë duart mbi secilin prej tyre. Prej shumëkujt dilnin djajtë e thoshin: “Ti je Biri i Hyjit!” Jezusi u kërcënohej dhe ua ndalonte të flisnin, sepse e dinin se ai ishte Mesia" (Lk 4,40-41).
    Tani, kur profeti Isaia foli për ardhjen e Mesisë, tha: “Vetë do të vijë e do t’ju shëlbojë! Atëherë sytë do t’u çelen të verbërve, veshët e të shurdhërve do të dëgjojnë; atëherë i shqepti do të kërcejë si dreri gjuha e të pagojit do të shpërthejë në hare, se në shkretëtirë do të burojnë ujërat, përrenjtë do të rrjedhin nëpër shkretëtirë (35,5-6).
    Dhe kur dishepujt e Gjon Pagëzuesit erdhën për ta pyetur Jezusin, nësë ishte ai Mesia, Jezusi u tha:
    “Shkoni e tregojini Gjonit çka patë e çka dëgjuat: ‘të verbërit po fitojnë dritën e syve’, të shqeptët po ecin drejt, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen e ‘skamnorëve u shpallet Ungjilli’. I lumi ai që nuk do ta bjerrë besimin në mua!” (Lk 7,22-23).
    Duke këmbëngulur në shërimet e bëra nga Pjetri dhe Apostujt, Luka dëshiron të na thotë: me të vërtetë vepra shpëtimtare e Jezusit vazhdon; apostujt e morën përsipër.
    Pra, ne e kuptojmë cili është qëllimi i Lukës; ai shkruan historinë e Apostujve me qëllimin specifik për t'i thënë komunitetit të tij: ju takon juve të merrni përsipër përgjegjësinë që u takon Apostujve tani: Krishti po mbështet tek ju! Falë kësaj dëshmie të apostujve, “gjithnjë e më shumë, turma burrash dhe grash, duke u bërë besimtarë, u lidhën me Zotin. Ata shkonin pas Zotit, jo pas apostujve...por pas Zotit, PËRMES apostujve. Ungjillizimi botëror nuk ndodh vetvetiu! Ose, e thënë ndryshe, ungjillëzimi ka nevojë për ungjillëzues! Luka na thotë edhe një herë: “Dëgjuesve të mirë u mjaftojnë pak fjalë!"
    Duke i rilexuar pak më nga afër këto vargje, vërehet një gjë: Shën Luka nuk ua atribuon fillimisht këta konvertime të shumta mrekullive të kryera nga apostujt: “Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull... Të gjithë besimtarët si me marrëveshje e kishin zakon të bashkohen në tremen e Salomonit. Prej të tjerëve askush s’kishte guxim të bashkohet me ta, porse megjithatë populli u jepte nderim: Dhe kështu, gjithnjë shtohej numri i burrave e i grave që besonin në Zotërinë” (vv 12-14).
    Si rezultat, ne mund të pyesim veten: ditën kur mund të themi për komunitetet tona famullitare "se kanë të njëjtën zemër", ndoshta atë ditë, gjithnjë e më shumë burra dhe gra do t'i bashkohen Zotit...? Kjo është me të vërtetë dëshira e Zotit: “Nëse e doni njëri‑tjetrin, të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi” (Gj. 13,35).
    Kjo nuk është përtej fuqive tona: të krishterët e parë ishin burra dhe gra si ne! Në pasazhe të tjera të librit të Veprave të Apostujve kemi prova të shumta për këtë: por mosmarrëveshjet dhe tundimet e tjera nuk munguan!

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E 2 E PASHKËVE VITI C

    MË 24 – 4-2022


    PSALM:118), 2-4, 22-24, 25-27a


    2 2 Le të thotë tashti Izraeli, sepse është i mirë, e amshuar është dashuria e tij! 3 Le të thotë tani shtëpia e Aronit, e amshuar është dashuria e tij! 4 Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, e amshuar është dashuria e tij
    22 Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, erdhi e u bë guri i këndit; 23 Zoti e bëri këtë gjë: sa mrekulli për sytë tanë! 24 Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: të galdojmë e të gëzojmë në të!
    25 Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, deh, o Zot, jepe të mbarën! 26 Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit. 27 Hyji është Zot, ai na ndriçoi: rendituni të gëzuar në reshtin kremtor me rrema në dorë deri në ballë të lterit!


    LECTIO DIVINA – MEDITIMI - LUTJA

    Ne e kemi kënduar tashmë këtë psalm 118 gjatë natës së Pashkëve dhe vetë ditën e Pashkëve. Dhe çdo të dielë të zakonshme, është një prej psalmëve të Orës së Mesme në Liturgjinë e Orëve. Nuk është çudi: për hebrenjtë, ky psalm ka të bëjë me Mesinë; për ne të krishterët, kur kremtojmë Ngjalljen e Krishtit, ne njohim në të Mesinë që pritet nga e gjithë Besëlidhje e Vjetër, mbretin e vërtetë, pushtuesin e vdekjes. Prandaj është në këtë nivel të dyfishtë të pritjes hebraike dhe besimit të krishterë që propozohet të lutet sot ky psalm.


    KUPTIMI I KËTIJ PSALMI NË BESIMIN E HEBRENJVE.

    Është një psalm lavdërimi: fillon gjithashtu me fjalën “Alleluia” që do të thotë “Le të lavdëojmë Zotin” dhe kjo fjalë e jep tonin atij nga fillimi e deri në fund; pastaj, ai ka njëzet e nëntë vargje dhe në këtë grup prej njëzet e nëntë vargjesh, ka më shumë se tridhjetë herë fjala "ZOT" (katër shkronjat e famshme të emrit të Hyjit në hebraisht) ose të paktën Yah, që është rrokja e parë... dhe këto janë gjithashtu fraza lavdërimi për madhështinë e Zotit, dashurinë e Zotit, veprën e Zotit për popullin e tij... Një litani e vërtetë!
    Ky psalm lavdërimi këndohet për të shoqëruar një flijim falënderimi gjatë festës së Çadrave, gjatë asaj feste shumë të rëndësishme që zgjat tetë ditë në vjeshtë. Filloj duke treguar se si zhvillohej festa e Çadrave: riti më i dukshëm për të huajt zhvillohej jashtë Tempullit: gjatë gjithë kësaj jave, besimtarët jetonin - madje edhe në qytet - në kasollet të bëra me degë të pemëve, që quhen "Çadra" ose "Tabernakuj", (nga kjo fjalë vjen emri i kësaj feste) në kujtim të Çadrave të shkretëtirës dhe gjithashtu të mbrojtjes së hijes së Zotit, gjatë Eksodit; brenda tempullit zhvilloheshin rite të tjera: festime të të gjitha llojeve (pika dhe qëllime të përbashkët e të cilave ishte rinovimi i Besëlidhjes), gjatë të cilave secili pelegrin tundte degët e pemëve në shenjë feste. Më saktësisht, duhet të thuhet se nuk ishte një degë, por një buqetë e vogël e lidhur me kujdes; buqeta quhej "loulav" dhe përbëhet nga një palmë, një degë boronice, një degë shelgu dhe qitroni (një pemë që prodhon një fryt të vogël të ngjashëm më një limon). Së fundi, gjatë disa riteve, bëhej një procesion i madh rreth altarit duke valëvitur këto buqeta dhe duke kënduar psalme të ndërthurura me "Hosanna", një fjalë që do të thotë "Le të na ruajtë Zoti" ose "Le të na shpëtojë Zoti". Ka gjithashtu rite të libacionit të ujit dhe një ndriçim i madh i Tempullit në mbrëmjen e ditës së fundit: Shën Gjoni aludon për këtë.
    Ishte një festë që jetohejm me shumë entuziazëm dhe gëzim sepse paralajmëronte ardhjen e Mesisë: të gjithë besimtarët falënderonin për shpëtimin e arritur tashmë dhe mirëpritnin shpëtimin që do të vijë, i cili nuk do të vonojë (Mesia). Ky është kuptimi i thirrjes "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit".
    Në vargjet e pakta të përzgjedhura për liturgjinë e kësaj të diele, nuk gjejmë të gjithë elementët e festës së Çadrave, por strofa që lerxohen, na japin një ide të qartë të gëzimit të besimtarëve që merrnin pjesë në atë festë: "Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: të galdojmë e të gëzojmë në të!…(v. 24) Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, e amshuar është dashuria e tij (v. 24).
    Këtë mirësi të Zotit, populli i Izraelit e ka përjetuar gjatë gjithë historisë së tij. Për ta thënë këtë, psalmi tregon historinë e një mbreti që sapo është përballur me një luftë të pamëshirshme dhe që ka arritur fitoren; dhe ky mbret vjen për të falënderuar Hyjin e tij që e ka mbështetur. Ai thotë për shembull: "Më shtytën, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, por më ndihmoi ndihma e Zotit" (v.13) "Më rrethuan të gjithë paganët, i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit" (v.10) dhe përsëri: “S’do të vdes, të jetoj dua, do t’i kumtoj veprat e Zotit! ” (v.17). Prandaj është një individ që flet këtu, një mbret që u shpëtoi mrekullisht të gjitha sulmeve të vendeve që e sulmuan; por, në realitet, ne e dimë se duhet të lexojmë midis rreshtave: është historia e popullit të Izraelit, pra është gjithë Popull i Zgjedhur që lutet dhe është në gëzim. Shumë herë gjatë historisë së tij i është afruar asgjësimit; por sa herë që Zoti e shpëtonte, ai këndonte në këtë festë të madhe Çadrash: "S’do të vdes, të jetoj dua, do t’i kumtoj veprat e Zotit!". Ky rol i dëshmitarit për veprat e Zotit është thirrja e duhur e Izraelit; dhe pikërisht në vetëdijen e kësaj thirrjeje, ai mori forcën për t'i mbijetuar të gjitha sprovave të tij gjatë historisë.



    KUPTIMI I KËTIJ PSALMI PËR NE TË KRISHTERËT

    Para së gjithash, vëmë re marrëdhënien midis festës hebraike të Çadrave dhe hyrjes triumfale të Jezusit në Jerusalem, të cilën e përkujtuam të dielën e Larit.
    Por mbi të gjitha, gëzimi që shprehet në këtë psalm, i përshtatet të Ngjallurit në mëngjesin e Pashkëve! Ai, Jezusi i Ringjallur, është ky mbret fitimtar: ungjilltarët, secili në mënyrën e vet, na e paraqitën atë si mbretin e vërtetë: për të përmendur, për shembull, vetëm një prej tyre, Mateun, shohim se ai e ndërtoi episodin e vizitës së Magëve në një mënyrë të tillë që të bënte të kuptohej se mbreti i vërtetë nuk ishte ai që thonë historianët (domethënë Herodi) por fëmija i Betlehemit... Përndryshe Gjoni, në historinë e Pasionit, na e paraqet Jezusin si Mbretin e vërtetë të Judenjve. ...
    Duke medituar mbi misterin e Mesisë të hedhur poshtë, të përbuzur, të kryqëzuar, apostujt zbuluan një kuptim të ri në këtë psalm: Jezusi është ky gur themeli, i hedhur poshtë nga ndërtuesit dhe që bëhet guri kryesor... I refuzuar nga populli i tij, ai është bërë guri i themelit të Izraelit të ri.
    Ai është me të vërtetë "ai që vjen në emër të Zotit" siç thotë psalmi: vetë kjo shprehje u përdor në hyrjen e tij solemne në Jerusalem.
    Së fundi, kujtojmë se ky psalm u këndua në Jeruzalem me rastin e një flijimi falënderimi; Jezusi, nga ana tjetër, sapo ka kryer sakrificën e falënderimit më të jashtëzakonshëm! Ai është Izraeli i ri që falënderon Perëndinë Atin e tij: kjo është edhe ajo që e karakterizon Jezusin: i gjithë qëndrimi i tij ndaj Atit të tij është vetëm një falënderim dhe është pikërisht flijimi i tij që përuron Besëlidhjen e re midis Zotit dhe njerëzimit: atë në të cilën njerëzimi mund të japë vetëm një përgjigje dashurie ndaj dashurisë së Atit.

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E 2 E PASHKEVE VITI C

    MË 24 – 4- 2022.


    UNGJILLI: Gj 20,19-31


    19 Në mbrëmjen e po asaj dite ‑ të parën ditë të javës ‑ ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!”
    20 Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë.
    21 Pastaj u tha prapë:
    “Paqja me ju!

    Siç më dërgoi mua Ati,
    ashtu unë po ju dërgoj ju.”
    22 Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha:
    “Merrni Shpirtin Shenjt!
    23 Atyre që jua falni mëkatet,
    u falen,
    e atyre që nuk jua falni,
    nuk u falen.”
    24 Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve ‑ ai që quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi.
    25 I thanë, pra, nxënësit e tjerë:
    “E pamë Zotërinë!”
    Toma u përgjigj:
    “Pa e parë në duart e tij vritiën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj”.

    26 Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 27 Pastaj i tha Tomës:
    “Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!”
    28 Toma iu përgjigj:
    “Zotëria im dhe Hyji im!”
    29 Jezusi i tha:
    “Pse po më sheh, po beson.
    Lum ata që nuk panë e besojnë!”
    30 Jezusi bëri ndër sy të nxënësve [të vet] edhe shumë mrekulli të tjera, të cilat nuk u shënuan në këtë libër.
    31 Këto u shkruan që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjit, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    DITA E KRIJIMIT TË RI.

    [B][/Kjo është hera e parë që Jezusi i Ngjallur takohet me dishepujt e tij. Ata ende i mbajnë mend fjalët e fundit që ai tha në kryq: “Gjithçka u krye!”(Gj 19,30). Kështu përfundon historia e Pasionit në Ungjillin e Shën Gjonit. Më duket se kjo shprehje: "Gjithçka u krye", domethënë "Plani i Zotit u realizua" në atë moment bëhet i qartë për Gjonin dhe është në këtë frymë që ai e jeton këtë takim të parë me të Ngjallurin.
    Me të vërtetë, jo rastësisht ky takim ndodh në Jeruzalem, qytetin e krijuar për paqen, siç tregon emri i tij (Yerushalaim: në këtë emër, është fjala hebraike "shalom") dhe Jezusi shpall dhe jep paqen atje; ai thotë: "Shalom" dhe për shkak se ai është Hyji, dhe më në fund njihet si i tillë, Fjala e tij është efektive, krijuese. Me të vërtetë, paqja e tij u përmbush...
    Të thuash këtë sot a nuk është një gjë e pavetëdijshme? Një utopi? Përkundrazi, është më urgjente se kurrë të besosh në të! Por paqja nuk vjen me një valë të një shkop magjik! Kërkon zemra të gatshme për ta mirëpritur.
    Gjoni sigurisht i kujton të gjitha premtimet e profetëve. Për shembull Isaia tha: “ Sepse na lindi një foshnjë, fituam një djalë. Në krahun e tij u vu shenja e mbretërisë. Për emër do të quhet: Këshilltar i mrekullueshëm, Hyj i fortë, Atë i amshueshëm, Princ i Paqes...” (Is 9,5);
    ose përsëri Jeremia profetizoi: "Sepse unë e di mirë synimin që e kam me ju ‑ është fjala e Zotit ‑ synime paqeje e jo mjerimi: synoj t’ju jap pasardhësi dhe shpresë." (Jr 29,11).
    Dhe dishepujt po gëzohen: Gjoni kujton fjalët e Krishtit në mbrëmjen e fundit:
    “Kështu edhe ju: tani jeni të trishtuar, por unë prapë do të vij t’ju shoh e zemra juaj do të galdojë dhe askush s’do t’jua marrë gëzimin tuaj” (Gj 16,22).
    Pastaj ishte "mbrëmja e ditës së parë të javës": në kohën e Jezusit, në Izrael, kjo ditë e parë e javës, domethënë e diela, ishte një ditë si të tjerat, një ditë pune si të tjerat. .. nga ana tjetër, dita e shtatë, e shtuna ishte një ditë pushimi, lutjeje, feste, e shtunë. Tani, ishte të nesërmen e Shabatit që Jezusi u ringjall dhe disa herë radhazi u shfaq i gjallë apostujve të tij pas ringjalljes së tij, çdo herë në ditën e parë të javës: aq sa për të krishterët, dita e parë e javës, e diela, mori një kuptim të veçantë. Kjo "ditë e parë e javës" u duket atyre si dita e parë e kohëve të reja: ndërsa java shtatëditore e Judenjve kujtonte shtatë ditët e Krijimit, kjo javë e re që filloi me Ngjalljen e Jezusit, u kuptua nga të krishterët si fillimi i krijimit të ri, dhe I besëlidhjes së re.
    Kështu që kur Gjoni shkruan: “Ishte mbrëmja e ditës së parë të javës”, nuk është vetëm një saktësi materiale që ai na jep: është më shumë si një shikim me më vemendje; kur ai shkruan ungjillin e tij, tashmë janë rreth pesëdhjetë vjet që kanë ndodhur faktet... pesëdhjetë vjet gjathë së cileve të krishterët mblidhen çdo të diel për të festuar ringjalljen e Jezusit. Kuptohet pse mblidheshin çdo të dielë, por “a e kuptojmë edhe ne pse mblidhemi çdo të diel? Dhe pra, duhet të kemi para sysh se fjala "e diela" në gjuhët europiane që vijnë nga latinishtja "dies dominica" që do të thotë "Dita e Zotit". Çdo të diel lajmërojmë se më në fund ka ardhur Dita e Zotit, Dita e Krijimit të Ri. "Qëllimi dashamirës" i Zotit është përmbushur.


    "UNË JU DËRGOJ"

    Pikërisht në këtë ditë, ditën e parë të javës, Krishti u jep Spirtin e tij dishepujve të tij, siç kishte thënë profeti Ezekiel: "Unë do të vendos Shpirtin tim brenda jush". Jezusi "hukati mbi ta" mbi dishepujt e tij dhe tha: "Merrni Shpirtin Shenjt"; Gjoni e mori me qëllim fjalën nga libri i Zanafillës (Zan 2,7): ndërsa Perëndia i dha njeriut Shpirtin e jetës, Jezusi përuron krijimin e ri duke i dhënë njeriut Shpirtin e vet. Duke i bërë jehonë kësaj gjëjeje, lutja e katërt eukaristike falënderon për dhuratën e Shpirtit, "dhurata e parë që u jepet besimtarëve".
    Në Bibël, Shpirti Shenjt jepet gjithmonë për një mision, dhe në të vërtetë, Jezusi erdhi për t'u besuar dishepujve të tij misionin e tyre: "Ashtu siç më ka dërguar mua Ati, ashtu unë ju dërgoj juve". Pilatit, tre ditë më parë, Jezusi i tha: "E unë linda dhe erdha në botë për të dëshmuar të vërtetën. Kush e do të vërtetën, ai e dëgjon fjalën time”(Gj 18,37)
    dhe Pilati kishte bërë pyetjen: "Çfarë është e vërteta?”
    Jezusi u beson dishepujve të tij misionin për t'i shpallur botës këtë të vërtetën, të vetmen që u nevojitet njerëzve për të jetuar: "Perëndia është Ati, ai është Dashuri, ai është falje dhe mëshirë".
    “Une ju dërgoj”: kujtojmë se dishepujt ishin të kyçur: ai u tha atyre “Unë ju dërgoj”, domethënë nuk ka më asnjë arsye për të mbetur të mbyllur! Misioni është urgjent, bota po vdes duke mos ditur të vërtetën; bota është, siç tha Jezusi, "e ruajtur në mëkatin e saj", domethënë në largimin e saj nga Perëndia. Në fund të fundit, nuk ka mision tjetër përveç pajtimit të njerëzve me Zotin: gjithçka tjetër rrjedh nga kjo.
    “ Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen” (v.17).
    Mund të përkthenim: “Shkoni dhe lajmëroni se mëkatet janë falur, me të vërtetë janë falur. Bëhuni ambasadorë të pajtimit universal. Dhe, nëse nuk shkoni, ky Lajm i Pajtimit nuk do të shpallet: Ati ju beson këtë mision urgjent dhe të domosdoshëm'.
    “Sikurse më ka dërguar Ati...”: ne kemi këtu, nga vetë goja e Jezu Krishtit, një përmbledhje të të gjithë misionit të tij; është sikur të na thotë: ‘Ati më ka dërguar të shpall pajtimin universal, të shpall se mëkatet janë falur. Që Zoti nuk i merr parasysh mëkatet e njerëzve ... lajmëroni vetëm një gjë: se Zoti është Dashuri dhe Falje. Nga ana juaj, unë ju dërgoj për të njëjtin mision. Mëkati i parë, ai që është rrënja e të gjithë të tjerëve, është mosbesimi në dashurinë e Perëndisë; ti, pra, unë po të dërgoj, shko dhe shpallu të gjithëve dashurinë e Perëndisë’. Mbetet shprehja: “Atyre që nuk jua falni, nuk u falen“:
    të qëndrosh në mëkat do të thotë të jetosh jashtë dashurisë së Perëndisë. Nga ju varet, thotë Jezusi, që vëllezërit tuaj ta njohin dashurinë e Perëndisë dhe ta jetojnë atë... Plani i Zotit do të realizohet përfundimisht vetëm kur ju, nga ana juaj, të keni kryer misionin tuaj... "Ashtu si Ati më dërgoi mua, unë ju dërgoj juve”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 22-04-2022 më 08:37

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 3 E PASHKËS- VITI C

    MË 1 – 5 – 2022.

    LEXIMI I PARË: Vap 5, 27b-32. 40b-41


    27 Posa i sollën, i qitën para Këshillit të Lartë. Kryeprifti i pyeti:
    28 “Po a nuk ju kemi urdhëruar zyrtarisht që të mos mësoni më në atë Emër? Dhe, ja, ju e keni mbushur mbarë Jerusalemin me mësimin tuaj dhe doni ta ngarkoni mbi ne gjakun e atij njeriu.”

    29 Pjetri dhe apostuj u përgjigjën:“Duhet më tepër të dëgjohet Hyji se sa njerëzit.
    30 Hyji i etërve tanë e ngjalli Jezusin të cilin ju e vratë duke e gozhduar në kryq. 31 Ky është ai, që Hyji me të djathtën e vet e lartësoi dhe e bëri Prijës e Shëlbues për t’i dhuruar Izraelit hirin e kthimit e faljen e mëkateve. 32 Për këto ngjarje jemi dëshmitarë ne dhe Shpirti Shenjt, të cilin ua dha Hyji atyre që i nënshtrohen.”
    40 I thirrën apostujt, i rrahën me frushkull, i urdhëruan që të mos flasin më në Emër të Jezusit dhe i lëshuan.
    41 Apostujt e lanë Këshillin plot gëzim pse qenë çmuar të denjë të durojnë ndonjë fyerje për nder të emrit të Jezusit.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    Apostujt sapo u fshikulluan për shkak se kishin folur hapur për Jezusin, u liruan dhe, Shën Luka na thotë se ndërsa dilnin nga gjykata: “Apostujt e lanë Këshillin plot gëzim pse qenë çmuar të denjë të durojnë ndonjë fyerje për nder të emrit të Jezusit” (v. 41). Sikur të ishin dekoruar - dekoruar me titullin "martirë". Ndoshta atëherë ata menduan përsëri te fjalët e Jezusit: "Lum ju kur njerëzit ju urrejnë, kur ju refuzojnë dhe kur fyejnë dhe përçmojnë emrin tuaj si të turpshëm, për shkak të Birit të Perëndisë. Gëzohuni atë ditë dhe hidhuni nga gëzimi, sepse ja, shpërblimi juaj është i madh në qiell; është me të vërtetë në të njëjtën mënyrë që etërit e tyre i trajtuan profetët (Lk 6,22-23).
    Ndoshta atëherë ata menduan përsëri te fjalët e Jezusit: “T’ju bjerë ndër mend fjala që ju thashë: nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij. Nëse mua më salvuan edhe ju do t’ju salvojnë; nëse fjalën time e mbajtën, edhe tuajën do ta mbajnë” (Jn 15,20).
    Ja, çfarë ndodhi? Kjo nuk është hera e parë që apostujt Pjetër dhe Gjon dalin përpara Sinedrit, domethënë gjykatës së Jeruzalemit, që dënoi Jezusin disa javë më parë; tashmë, një herë, pas shërimit të njeriut të çalë te Dera e Bukur, një mrekulli që kishte bërë bujë të madhe në qytet, ata u arrestuan, u burgosën për një natë, pastaj u morën në pyetje dhe u ndaluan të flisnin në emtin e Jezusit; por më në fund u liruan. Sapo u liruan, ata kishin rifilluar të predikonin dhe të bënin mrekulli. Kështu ata u arrestuan për herë të dytë, u futën në burg... por ata u liruan gjatë natës nga një Engjëll i Zotit. Sigurisht, ky çlirim i mrekullueshëm i galvanizoi energjitë e tyre! Dhe ata filluan të predikonin përsëri. Dhe ja ku jemi me leximin e kësaj të diele. Për këtë arsye ata u arrestuan sërish dhe sillen para gjykatës. Kryeprifti i pyeti ata, e kjo gjë na jep përgjigjen shumë të bukur të Pjetrit: “Duhet më tepër të dëgjohet Hyji se sa njerëzit" (v.29). Dhe Pjetri i drejtoi gjykatës me një përmbledhje të shkurtër të fjalimeve të tij të mëparshme; ai u tha diçka të tillë: ka dy logjika, logjika e Zotit dhe ajo e njerëzve; logjika e njerëzve (nënkuptohet e jotja, o gjykatë çifute), konsiston në thënien: një kriminel ne e shtypim atë dhe pas vdekjes së tij, nuk do t'i bëjmë atij asnjë publicitet! Jezusi, në sytë e autoriteteve fetare, ishte një mashtrues, ai duhej të ishte i shtypur, ka kuptim! Madje është detyrë ta pengojmë atë të indoktrinojë një popull shumë të prirur për t'i besuar ndonjë të ashtuquajturi Mesia. I dënuar, i ekzekutuar, i varur në Kryq, ai është i mallkuar; edhe nga Zoti është i mallkuar. Ishte e shkruar në ligj.
    Por ja, logjika e Zotit është diçka tjetër: po, ju e ekzekutuat, e varët në kryq... Por, përkundër të gjitha gjasave, jo vetëm që nuk është i mallkuar nga Zoti, por përkundrazi, ai u lartësua nga Zoti, ai u bë Kreu, Shpëtimtari: "Është ai që Zoti, me të djathtën e tij, e ka ngritur duke e bërë Princ dhe Shpëtimtar, për t'i dhënë Izraelit kthimin dhe faljen e mëkateve”. Kjo fjali e fundit është një gjë e madhe për veshët hebrenj: nëse konvertimi dhe falja e mëkateve i sillen Izraelit, kjo do të thotë se premtimet janë përmbushur.



    GAMALIELI.

    Kjo siguri e Apostujve, të cilët asgjë nuk duket se i hesht, vetëm mund t'i zemërojë gjykatësit; dhe shumë prej tyre shohin vetëm një zgjidhje: dhe vendosin t'i shtypin Apostujt siç u shtyp Jezusi; Këtu hyn në lojë një njeri i jashtëzakonshëm, Gamalieli, arsyetimi i të cilit duhet të jetë model për ne kur gjendemi përballë nismave që nuk na pëlqejnë. Gamalieli tha: “Tashti në këtë rast unë po ju them: ikni nga këta njerëz e lërini të shkojnë! Sepse, në qoftë ajo nismë ose vepër vjen prej njerëzisht, do të mbarojë; porse, në qoftë se vërtet vjen prej Hyjit, s’do të mund ta asgjësoni. Vëriani mendjen të mos bini në luftë kundër Hyjit!”. Ata ia pranuan këshillën (Vap.5,38-39).
    Fatkeqësisht, leximi liturgjik i kësaj të diele nuk e ruan episodin e Gamalielit: kalon drejtpërdrejt nga fjalët e Pjetrit te vendimi i gjykatës; apostujt nuk dënohen me vdekje siç do të donin disa, thjesht fshikullohen dhe lirohen. Por le të gjejmë kohë për të lexuar vargjet që mungojnë. Prandaj Pjetri sapo tha: “ Për këto ngjarje jemi dëshmitarë ne dhe Shpirti Shenjt, të cilin ua dha Hyji atyre që i nënshtrohen” (v. 32) (duke nënkuptuar, ju, në këtë moment, nuk po i bindeni Perëndisë). Luc thotë: «Të acaruar nga këto fjalë, ata planifikuan t'i vrisnin. Por një njeri u ngrit në Sinedrin; ai ishte një farise me emrin Gamaliel, mësues i ligjit, i vlerësuar nga gjithë populli”; (në kllapa, ai ishte mësuesi i Saulit të Tarsisit, Shën Palit të ardhshëm; krh Vap. 22,3); Gamalieli urdhëron të nxirren për një çast Pjetrin dhe Gjonin dhe u drejtua gjykatësve të tjerë; në thelb, arsyetimi i tij është si vijon: një nga dy gjërat, ose puna e tyre vjen nga Zoti... ose jo sepse ata janë mashtrues; dhe ja fundi i fjalës së tij: “Tashti në këtë rast unë po ju them: ikni nga këta njerëz e lërini të shkojnë! Sepse, në qoftë ajo nismë ose vepër vjen prej njerëzisht, do të mbarojë; porse, në qoftë se vërtet vjen prej Hyjit, s’do të mund ta asgjësoni. Vëriani mendjen të mos bini në luftë kundër Hyjit!” (Vap 5, 38-39).
    Nëse Gamalieli do të fliste sot, pa dyshim ai do të pranonte se Kisha është me të vërtetë një ndërmarrje e Perëndisë: për dy mijë vjet, ajo i ka rezistuar çdo gjëje, madje edhe dobësive dhe pamjaftueshmërive tona!

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 3 E PASHKËS VITI C

    MË 1- 5- 2022

    PSALMI: 30, 3-4, 5-6ab, 6cd.12, 13


    Psalmi 30 është shumë i shkurtër, ka vetëm trembëdhjetë vargje (nga të cilat vetëm tetë ruhen nga liturgjia e kësaj të diele); këtu do ta lexojmë të plotë, do ta kuptojmë shumë më mirë.
    Por para se ta lexojmë, le të kujtojmë historinë që e ngjalli: duhet të imagjinohet dikush që ka rënë në fund të një pusi: bërtiste, lutej, thërriste për ndihmë... madje jepte argumente për ndihmë (si unë do të jem më shumë i dobishëm për ju të gjallë sesa të vdekur!); me sa duket ka njerëz që nuk janë të pakënaqur kur e shohin atë në pusin dhe e tallin... por ai vazhdoi të thërriste për ndihmë: dikujt përfundimisht do t'i vijë keq...
    Ai kishte të drejtë që bërtiste: dikush i dëgjoi thirrjet e tij, dikush erdhi ta shpëtonte, e nxorri që andej, siç thonë ata. Ky “dikush”, duhet shkruar me shkronjë të madhe, është vetë Zoti. Pasi në fund, ai kthehet në dritë dhe disi në jetë, njeriu ynë shpërthen nga gëzimi!
    Ky psalm thotë saktësisht se:
    2 Të madhëroj, o Zot, pse më shpëtove e nuk lejove të ngihen armiqtë e mi mbi mua.
    3 O Zot, Hyji im, unë të thirra e ti më shërove,
    4 ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga Nëntoka, më ktheve në jetë që të mos zbres në varr.
    5 Këndoni Zotit ju, o besimtarët e tij, falenderojeni Emrin e shenjtë të tij!
    6 Sepse një çast zgjat hidhërimi i tij e tërë jetën dashamirësia e tij! Mbrëmja vjen me lot, e mëngjesi plot hare!
    7 Kur nuk më mungonte gjë, thosha: “Askurrë s’do të trandem”!
    8 Më ke vënë, o Zot, në majën e malit të sigurt, porse, posa ma fsheh fytyrën tënde, frikësohem.
    9 Atëherë ty, o Zot, të lëshoja kushtrimin, i lutesha Hyjit tim.
    10 Ç’dobi nga gjaku im në qoftë se zbres në shkatërrim? A thua do të të lavdërojë pluhuri, e do ta kumtojë besnikërinë tënde?
    11 Më dëgjoi Zoti e pati mëshirë për mua, Zoti u bë ndihmëtari im.
    12 Ti vajin ma ktheve në valle, ma zhveshe grathoren time e më ngjeshe me hare,
    13 që shpirti im të të këndojë e të mos pushojë: “O Zot, Hyji im, do të të lavdëroj për amshim”!



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    Vargu i parë jep tonin e falënderimit: "Të madhëroj, o Zot, pse më shpëtove" (v. 2). Por para kësaj, ishte rënia e tmerrshme në një pus dhe tallja e njerëzve që e përqëshnin. Kjo është ajo që frymëzon vargjet e tipit: “ Ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga Nëntoka, më ktheve në jetë që të mos zbres në varr... nuk lejove të ngihen armiqtë e mi mbi mua... më nxore nga humnera dhe më ktheve në jetë që të mos zbres në varr... më kurseve të qeshurën e armikut”.
    Fatkeqësia jonë nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte me të. Deri atëherë ai ishte i sigurt në jetë; me sa duket ka lindur nën një yll me fat:
    “ Kur nuk më mungonte gjë, thosha:
    “Askurrë s’do të trandem”!
    Më ke vënë, o Zot, në majën e malit të sigurt,
    porse, posa ma fsheh fytyrën tënde, frikësohem (v. 7-8)
    Por fatkeqësia ka ardhur, dhe bashkë me të, shembja e të gjitha sigurive, ankthit, lutjes së tij; dhe së fundi përfundimi: çlirimi.
    E gjithë kjo, nga fillimi e deri në fund, është historia e Izraelit. Sepse ka, si gjithmonë në psalmet, dy nivele leximi: historia që na tregohet është ajo e një individi që ra në një pus; në realitet është i gjithë populli që flet, ose më mirë këndon, që shpërthen nga gëzimi në kthimin nga mërgimi në Babiloni... ashtu siç kishin kënduar, kërcyer, shpërthyer nga gëzimi pasi kaluan Detin e Kuq. Mërgimi në Babiloni është gjithashtu një rënie e vdekshme në një gropë pa fund, në një humnerë... dhe shumë njerëz menduan se Izraeli nuk do të shërohej. Brenda vetë popullit mund të sundonte dëshpërimi... Dhe kishin armiq jo të pakënaqur, që qeshën shumë me këtë rënie...
    E megjithatë, deri atëherë, Izraeli mund të ishte i sigurt në jetë: "Kur nuk më mungonte gjë, thosha: “Askurrë s’do të trandem”!
    Më ke vënë, o Zot, në majën e malit të sigurt,
    porse, posa ma fsheh fytyrën tënde, frikësohem"...
    Por ndoshta ky është një nga çelësat e problemit: Gjatë mërgimit në Babiloni, kishin mjaft kohë për të medituar mbi shkaqet e ndryshme të mundshme të kësaj fatkeqësie dhe me të drejtë pyesnin veten nëse fatkeqësia e njerëzve nuk kishte qenë pasojë e këtij qëndrimi.
    Gjatë gjithë kësaj periudhe sprove, populli, i mbështetur nga priftërinjtë e tij, profetët e tyre, mbajti shpresën, pavarësisht gjithçkaje dhe forcën për të thirrur për ndihmë: “Të klitha, o Zot, iu luta Perëndisë tim... Dëgjo, Zot, ki mëshirë për mua! O Zot, më eja në ndihmë!...”. Në lutjen e tij, ai nuk ngurroi të përdorte të gjitha argumentet, p.sh.: “do të arrish mirë kur të vdes unë”... sepse, kur të u shkrua ky psalm, Israelitët ende nuk besuan në Ringjallje: imagjinonin se të vdekurit ishin në një vend hije, ("sheol") ku asgjë nuk ndodhte. Kështu ai i tha Zotit: “Çfarë do të të bënte gjaku im nëse do të zbrisja në varr? ". Gjak" këtu do të thotë "jetë". Kur psalmisti thotë: “Çfarë fitim do të kisha ti nga gjaku im i derdhur , nëse do të zbres në varr? A mundet pluhuri të të falënderojë dhe të shpallë besnikërinë tënde? », pra duhet kuptuar: meqenëse nuk ka asgjë pas vdekjes, unë nuk do t'ju bëj më lutje, as oferta e as kurban.
    Dhe Zoti e dëgjoi këtë lutje, ndodhi mrekullia: Zoti e shpëtoi popullin e tij:
    “O Zot, Hyji im, unë të thirra e ti më shërove, Ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga Nëntoka, më ktheve në jetë që të mos zbres në varr. Këndoni Zotit ju, o besimtarët e tij"(v.3-5). Ashtu si në tekstet e tjera biblike, në vizionin e Ezekielit për kockat e thata, për shembull, shpëtimi i popullit dhe kthimi nga mërgimi përshkruhen në terma të ringjalljes, në një kohë kur askush nuk mendon për mundësinë e ringjalljes së individit. Më vonë, kur besimi biblik ka bërë hapin vendimtar dhe ka mirëpritur zbulimin e besimit në ringjallje, këto tekste do të rilexohen dhe një thellësi e re do të zbulohet në to.
    “Ti e ndryshove zinë time në një valle, rrobat e mia funerale në një stoli gëzimi. Në kohën e kompozimit të psalmit, ai ishte vetëm një imazh. Por tani, për të gjithë ata që besojnë në ringjalljen, çifutët dhe të krishterët, kjo fjali e fundit ka marrë një kuptim të ri: në mënyrë të papërmbajtshme, të bën të duash të këndosh "Haleluja"... sepse ky është vetë kuptimi i fjalës "Aleluia” në traditën hebraike! Në komentet e rabinëve për Aleluia, ekziston ky tekst i vogël i jashtëzakonshëm që duhet t'ia përsërisim vetes sa herë, nga ana jonë, këndojmë Aleluia:
    “Hyji na ka sjellë nga robëria në liri, nga pikëllimi në gëzim, nga zia në festë, nga errësira në dritën e ndritshme, nga robëria në shëlbim. Prandaj le të këndojmë Aleluja para tij! ».

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA lll e PASHKËS VITI C

    MË 1-5-2022.

    UNGJILLI: Gj, 21, 1-19.


    1 Pastaj Jezusi prapë iu dëftua nxënësve në breg të detit të Tiberiadit. U dëftua kështu: 2 Ishin bashkë Simon‑Pjetri, Toma, që quhet Binjak, Natanaeli, nga Kana e Galilesë, bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë prej nxënësve të tij.
    3 U tha Simon‑Pjetri: “Po shkoj të gjuaj peshk.”
    “Po vijmë edhe ne me ty!” ‑ i thanë ata.
    U nisën, pra, e hynë në lundër, por atë natë nuk zunë asgjë.
    4 Kur zbardhi drita, ja, Jezusi në breg. Nxënësit nuk e dinin se ishte Jezusi.
    5 Jezusi u tha:
    “Djelmosha, a keni ndopak peshk?”
    “Jo!” ‑ u përgjigjën ata.
    6 Ai u tha:
    “Qitni rrjetën në anën e djathtë të lundrës e do të gjeni!”
    Ata e hodhën e nuk mund ta nxirrnin, aq u ngarkua me peshk.
    7 Atëherë ai nxënësi, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: “Është Zotëria!” Simon‑Pjetri, si dëgjoi se është Zotëria, u mbështoll me petkun e sipërm ‑ sepse ishte i zhveshur ‑ dhe u hodh në det. 8 Nxënësit e tjerë erdhën me lundër duke hequr rrjetën me peshk, sepse nuk ishin larg bregut ‑ reth dyqind kutë.
    9 Si dolën në tokë, panë zjarrin me prush e mbi të peshk, dhe bukë.
    10 Jezusi u tha:
    “Bini ndonjë nga peshqit që zutë tani!”
    11 Atëherë Simon‑Pjetri hipi në lundër, e nxori në tokë rrjetën plot me peshk: njëqind e pesëdhjetë e tre peshq të mëdhenj. Dhe, megjithëse ishin aq shumë, prapë nuk u shqye rrjeta. 12 Jezusi u tha: “Ejani e hani!” Askush prej nxënësve nuk pati guxim ta pyesë: “Kush je ti?”, sepse e dinin mirë se ishte Zotëria.
    13 Jezusi u afrua, mori bukën e ua dha. Po ashtu edhe peshkun.
    14 Ishte kjo hera e tretë që Jezusi iu dëftua nxënësve të vet pasi u ngjall së vdekuri.
    15 Pasi hëngrën mëngjesin, Jezusi e pyeti Simon‑Pjetrin:
    “Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta?”
    “Po, Zotëri ‑ iu përgjigj ‑ Ti e di se të dua!”
    “Kulloti qengjat e mi! ‑ i tha Jezusi.
    16 Prapë e pyeti të dytën herë:
    “Simon Gjoni, a më do ti mua?”
    “Po, Zotëri, ti e di se të dua!” ‑ iu përgjigj Pjetri.
    “Kulloti delet e mia!” ‑ vijoi Jezusi.
    17 I tha për të tretën herë:
    “Simon Gjoni, a më do?”
    Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:
    ‘A më do?’ dhe iu përgjigj:
    “Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!”
    I tha Jezusi:
    “Kulloti delet e mia!”
    18 Përnjëmend, përnjëmend po të them:
    kur ti ishe më i ri
    e ngjeshje vetveten
    dhe shkoje kah doje;
    porse kur të plakesh,
    Do t’i hapësh duart
    e një tjetër do të të ngjeshë
    e do të të çojë, ku ti nuk dëshiron.”
    19 I tha këto fjalë për t’i lajmëruar se me ç’vdekje do ta lavdëronte Hyjin. Pastaj i tha: “Më ndiq mua!”



    LECTIO DIVINA - MEDITIMI - LUTJA.


    Gjoni specifikon se atje (në breg të detit të Tiberiadit) ishin shtatë dishepuj (v. 2): pasi shtatë kishat e Apokalipsit të Gjonit përfaqësojnë të gjithë Kishën, mund të mendohet se shtatë dishepujt e evokuar këtu përfaqësojnë dishepujt e të gjitha kohërave, kjo do të thotë të thuhet përsëri këtu që 7 dishepuj përfaqësojnë të gjithë Kishën.
    Pyetja e parë për këtë tekst: kur zbarkojnë në breg, dishepujt gjejnë një zjarr prushi me peshk të vendosur mbi të dhe bukë; dhe përkundër kësaj, Jezusi u thotë atyre që të sjellin disa peshq që sapo i kanë kapur. A mund të mendojmë se peshqit e përgatitur nga Jezusi nuk mjaftonin për të gjithë? Nuk është e sigurt se mund të jemi të kënaqur me këtë shpjegim aritmetik. Ndoshta më mirë duhet të nxjerrim nga kjo se në veprën e ungjillizimit të simbolizuar nga peshkimi (meqë Jezusi e quajti Pjetrin "peshkatar i njerëzve"), Jezusi na paraprin (ky është kuptimi i peshkut të vendosur tashmë në zjarr përpara mbërritjes së dishepujve) por në të njëjtën kohë ai kërkon bashkëpunimin tonë.
    Një surprizë tjetër e këtij teksti: dialogu mes Jezusit dhe Pjetrit! Fatkeqësisht, përkthimi ynë nuk mund të llogarisë hollësinë e fjalorit grek. Në shqip, ne kemi vetëm një folje: "të duash". Greqishtja përdor dy folje të ndryshme: folja e parë, "agapao", do të thotë dashuri e pa rezervë, e plotë dhe e pakushtëzuar. Folja e dytë "phileo" shpreh dashurinë për miqtë, një dashuri e butë, por jo totale. Dy herët e para, Jezusi e pyet Pjetrin: "Simon...a më do mua?" me foljen “agapaô”, domethënë a më do me këtë dashuri totale dhe të pakushtëzuar me të cilën të dua vetë? (Gj 21,15).
    Megjithatë, Pjetri, veçanërisht, pas përvojës së trishuar të mohimit të tij të trefishtë në natën e Pasionit, nuk përgjigjet me të njëjtën folje, por me foljen phileo sepse ai e do Jezusin, në një mënyrë njerëzore, dhe jo në një mënyrë hyjnore, jo me një dashuri totale, pakushtëzuar.
    Herën e tretë, Jezusi përsërit pyetjen e tij, por me foljen "phileô". Papa Benedikti XVI komentoi: “Atëherë Simoni e kupton se dashuria e tij e varfër, e vetmja për të cilën ai është i aftë, është e mjaftueshme për Jezusin … Dikush mund të thotë se Jezusi e përshtati veten me Pjetrin, në vend të Pjetrit me Jezusin! Është pikërisht kjo përshtatje hyjnore që i jep shpresë dishepullit, i cili ka njohur vuajtjen e pabesisë. Nga kjo lind besimi që do t'i mundësojë të ndjekë Krishtin deri në fund”.
    Jezusi çdo herë mbështetet në këtë angazhim, këtë aderim të Pjetrit për t'i besuar atij misionin e bariut të komunitetit: "Kulloti delet e mia!”

    Marrëdhënia jonë me Krishtin ka kuptim dhe është e vërtetë vetëm nëse realizohet në një mision shërbimi ndaj të tjerëve. Jezusi e specifikon qartë: “delet e mia”. Pjetri ftohet të ndajë shërbimin e Krishtit; ai nuk bëhet pronar i tufës; por kujdesi i tij për tufën e Krishtit do të jetë provë e dashurisë së tij për vetë Krishtin.
    Pse Jezusit këmbënguli shumë mbi këto fjalë: "A më do mua më shumë se këta?". Kjo nuk duhet të kuptohet si një lloj certifikate e sjelljes së mirë, të tipit: “Meqë më do më shumë se të tjerët, të besoj detyrën”; përkundrazi, duhet kuptuar: “Pikërisht sepse po të besoj këtë detyrë, do të duhet të më duash më shumë! Ndoshta është si një kujtesë e qetë për ata që janë në pushtet? Autoriteti që na është besuar, në çdo fushë, është para së gjithash një kërkesë: pranimi i një ngarkese baritore nënkupton shumë dashuri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 29-04-2022 më 04:47

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E 4 E PASHKËS – VITI C

    MË 8 – 5 – 2022


    LEXIMI I 1; Vap. 13,14.43-52.


    3 Nga Pafi, ku hipën në barkë, Pali e shokët e tij, arritën në Pergë të Pamfilisë. Gjoni u nda prej tyre dhe ktheu në Jerusalem. 14 Ata u nisën nga Perga e arritën në Antiokinë e Pisidisë. Të shtunën hynë në sinagogë dhe u ulën.
    43 Kur u shpërndanë prej sinagogës, shumë judenj dhe proselitë të përshpirtshëm shkuan pas Palit e Barnabës, të cilët i porositnin dhe i nxitnin të qëndrojnë në hirin e Hyjit.
    44 Të shtunën e ardhshme ngarendi pothuajse mbarë qyteti për të dëgjuar fjalën e Zotit. 45 Judenjtë, kur panë të gjithë atë shumicë populli, i kapi smira, zunë t’u kundërshtojnë me të shara fjalëve të Palit. 46 Atëherë Pali e Barnaba u thanë plot guxim: “Më së pari është dashur t’u shpallet juve fjala e Hyjit. Por, pasi ju e përbuzni dhe veten nuk e çmoni të denjë për jetën e pasosur, atëherë ne po u drejtohemi paganëve. 47 Sepse kështu na ka urdhëruar Zotëria:
    ‘Të kam caktuar të jesh dritë për paganët,
    që ta çosh shëlbimin deri në skajin e tokës.’
    48 Paganët, kur i dëgjuan këto, gëzoheshin dhe e madhëronin fjalën e Zotit dhe të gjithë ata që e ndienin veten të caktuar për jetën e pasosur, u bënë besimtarë. 49 E fjala e Zotit hapej nëpër mbarë atë krahinë.
    50 Por hebrenjtë ngacmuan disa gra në shenjë që besonin në Hyjin dhe krerët e qytetit e shkaktuan një salvim kundër Palit e Barnabës dhe i dëbuan prej vendit të tyre. 51 Ata atëherë e shkundën pluhurin e këmbëve të veta si dëshmi kundër tyre dhe shkuan për Ikon. 52 Ndërkaq nxënësit mbusheshin me gëzim dhe me Shpirt Shenjt.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    PALI DHE BARNABA NË AZINË E VOGË
    L

    Jemi në sinagogën e Antiokisë në Pisidia (në mes të Azisë së Vogël, d.m.th. në Turqinë e sotme perëndimore) të shtunën në mëngjes për kremtimin e Shabat-it. Publiku është më i përzier nga sa mendojmë spontanisht: për të marrë një imazh, mund të themi se ka tre rrathë koncentrikë; në qendër janë së pari, natyrisht, çifutët nga lindja; rrethi i dytë është i përbërë nga prozelitët: domethënë johebrenjtë që nga lindja, të cilët janë tërhequr nga feja hebraike deri në atë pikë sa të konvertohen dhe të pranojnë të gjitha praktikat e saj, përfshirë rrethprerjen. Luka i quan ata "të konvertuar në Judaizëm".
    Rrethi i tretë është i përbërë nga "ata që e druajnë Zotin"; Luka këtu i quan "paganë", por ata nuk janë më paganë, pasi edhe ata janë tërhequr nga feja hebraike dhe shkojnë në sinagogë të shtunën në mëngjes për shabat; prandaj ata i njohin Shkrimet Judaike. Por ata nuk shkuan deri në rrethprerjen dhe të gjitha praktikat hebraike.
    Në fillim, plani i Palit është i qartë: mezi mbërriti në qytet, ai synon të shkojë në sinagogë sa më shpejt të jetë e mundur për t'iu drejtuar vëllezërve të tij hebrenj; ai do t'u flasë atyre për Jezusin e Nazaretit; për të, kjo është qasja që është padyshim e nevojshme. Apostujt, të cilët janë të gjithë hebrenj, të mos harrohet kjo gjë, e konsiderojnë Krishtin si Mesinë që pritet nga të gjithë hebrenjtë: ata presin një përmbushje; në logjikën e tyre, një çifut që lexon Shkrimet dhe zbulon Jezusin e Nazaretit, bëhet padyshim i krishterë: prandaj Pali dhe Barnaba natyrshëm filluan duke u përpjekur të mbledhin hebrenjtë e tjerë që donin të informohen për zbulimin e planit të shëlbimit të përbushur nga Jezusi... dhe për këtë Pali synon të vizitojë sinagogat: në idenë e tij, kur i gjithë populli hebre do të konvertohet, do të bëhet i krishter, do të ndërmerret konvertimi i paganëve.
    Sepse, në sytë e Palit, ashtu si të të gjithë bashkëkohësve të tij, plani i Zotit përbëhej nga dy faza: së pari zgjedhja e popullit të zgjedhur, të cilit Zoti iu zbulua misterin e mbretërisë qiellore (kjo është ajo që quhet "zgjedhja e 'Izraelit') dhe më pas ishte ky popull i zgjedhur që do t'u shpallte shpëtimin e Perëndisë popujve të tjerë, johebrenjve; për të shprehur këtë "logjikë të zgjedhjes" në planin e Zotit, profeti Isaia tha: "Unë të kam bërë dritën e kombeve, që shpëtimi im të arrijë deri në skajet e tokës". Për më tepër, në fillim, vetë Jezusi u kishte dhënë këtë udhëzim apostujve të tij: "Mos merrni rrugën e johebrenjve... shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit" (Mt 10,5).



    NJË NDËRRIM I MADH U BË NË ANTIOKINË E PISIDISË.


    Kështu, të shtunën e parë, Pali dhe Barnaba shkojnë në sinagogën e Antiokisë së Pisidisë; dhe ata marrin një pritje mjaft të favorshme; papritmas, ata mund të shpresojnë se disa do të bëhen të krishterë nga ana e tyre. Të shtunën tjetër (d.m.th. të shtunën e ardhshme) ata fillojnë të flasin përsëri në sinagogë dhe, me sa duket, shumë njerëz janë mbledhur për t'i dëgjuar; por këtë herë suksesi i tyre fillon të mërzit njerëzit me ndikim! Luka thotë: «Judenjtë, kur panë të gjithë atë shumicë populli, i kapi smira, zunë t’u kundërshtojnë me të shara fjalëve të Palit" (v. 45). Aty lind një problem i vogël fjalori, sepse Luka këtu i quan "Judenjtë" ata që i kundërvihen Palit; në realitet, ka Judenjtë që do të bëhen të krishterë (si vetë Pali), dhe Judenjtë që absolutisht do të refuzojnë ta njohin Jezusin si Mesinë (këta janë ata që Luka i quan "Jedenjtë" këtu).
    Në të kundërt, Luka vëren se "paganët" (d.m.th., ata që e druajnë Hyjin) duken të prirur më mirë. Ai thotë: "Paganët, kur i dëgjuan këto, gëzoheshin dhe e madhëronin fjalën e Zotit dhe të gjithë ata që e ndienin veten të caktuar për jetën e pasosur, u bënë besimtarë. E fjala e Zotit hapej nëpër mbarë atë krahinë!" (vv.47-48).
    Pastaj u bë një ndërrim të madh në jetën e Palit; sepse aty, në Antiokinë e Pisidisë, ai do të vendosë të modifikojë planet e tij; kështu lind problemi: nga njëra anë, vetëm disa Judenjtë pranojnë t'i ndjekin Palin dhe Barnabën, dhe shpresa për konvertimin e të gjithë popullit hebre në krishterim duhet të braktiset. Nga ana tjetër, refuzimi i shumicës së Judenjve nuk duhet të pengojë ose të vonojë shpalljen e Mesisë tek paganët. Kështu Pali kujton se Isaia kishte parashikuar tashmë se një Tepricë e vogël të Izraelit do të shpëtonte të gjithë "Popullin e zgjedhur" dhe njerëzimin mbarë. Konkretisht, Pali e kupton se është kjo Tepricë e vogël që do të marrë mbi veten misionin për të shpëtuar të gjitha kombet, që deri në atë moment ishte misioni i veçantë të popullit hebre. Pali dhe Barnaba dhe ata që duan t'i ndjekin, do të jenë kjo Tepricë e vogël.
    Kjo është pikërisht ajo që Pali dhe Barnaba thanë në Antioki: “Pali e Barnaba u thanë plot guxim: “Më së pari është dashur t’u shpallet juve fjala e Hyjit. Por, pasi ju e përbuzni dhe veten nuk e çmoni të denjë për jetën e pasosur, atëherë ne po u drejtohemi paganëve. Sepse kështu na ka urdhëruar Zotëria:
    ‘Të kam caktuar të jesh dritë për paganët,
    që ta çosh shëlbimin deri në skajin e tokës’ " (vv. 46-47).
    Dhe kështu, që atëherë e tutje, ata e kthejnë energjinë e tyre misionare tek "ata që e druajnë Zotin" dhe më pas te johebrenjtë.
    Me vendosmëri, në Antiokinë e Pisidisë, sapo është bërë një pikë kthese vendimtare në jetën e të krishterëve të parë!

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA E 4 E PASHKEVE VITI C.

    MË 8-5-2022.

    PSALMI 100, 1-3.5.


    2 Toka mbarë le t’i brohoritë Zotit,
    shërbejini Zotit me hare,
    dilni para tij me brohoritje!
    3 Dijeni mirë se vetëm Zoti është Hyj:
    Ai na krijoi e atij i përkasim:
    jemi populli i tij dhe delet e kullosës së tij.
    4 Hyni nëpër dyert e tija duke i dhënë lavd,
    hyni në treme të tija e këndoni himne,
    lavdërojeni e madhërojeni Emrin e tij!
    5 Sepse i mirë është Zoti,
    e amshuar dashuria e tij,
    nga breznia në brezni besnikëria e tij.



    LECTIO DIVINA – MEDITII – LUTJA.

    “DILNI PARA TIJ ME BROHORITJE”.

    Nëse me kureshtjen t'i referohemi tekstit të Biblës tonë për këtë psalm, do të shohim se përdorimi i tij në liturgji është specifikuar, gjë që nuk ndodh për të gjithë psalme tjerë: për këtë psalm na thuhet se është kompozuar veçanërisht. për të shoqëruar një flijim falënderimi. Quhet "psalm për todah": edhe sot në hebraisht, fjala “faleminderit” përkthehet me fjalën "todah".
    Në të vërtetë, nga vargjet e para, mund të shohim se është bërë që të këndohet në një festë në Tempull! “Gëzuar...Shërbejeni...Ejani tek ai me këngë gëzimi!...". Jemi në mes të një liturgjie, kjo është e qartë! Siç gjejmë në hyrje të kishave tona libra këngësh për të gjitha llojet e rrethanave, libri i psalmeve është përmbledhur nga himnet që këndoheshin në tempullin e Jeruzalemit, pas Mërgimit në Babiloni, dhe përfshin gjithashtu psalme të ndryshme të përshtatura për lloje të ndryshme festimesh.
    Prandaj, ky psalm i veçantë u krijua për një flijim falënderimi; dhe, në Izrael, kur besimtarët falënderojnë, e bëjnë për Besëlidhjen; edhe kjo gjë është shumë e qartë. Psalmi është shumë i shkurtër, por çdo rresht evokon një ngjarje të historisë së Izraelit, të gjithë besimin e Izraelit! Pothuajse çdo fjalë që ai thotë, është një kujtim i Besëlidhjes. Nuk duhet të harrojmë kurrë se qendra e traditës së Izraelit, kujtimi që transmetohet brez pas brezi, është: “Perëndia na liroi dhe bëri një Besëlidhje me ne”; kjo fjali është qendra e besimit dhe të lutjes së këtij populli. Ose, më saktë, ajo që e bën Izraelin një popull, është ky besim i përbashkët. Zgjedhja, çlirimi, Besëlidhja, e gjithë Bibla është aty.
    “Brohoritni”: fjala që përdoret këtu është fjala që përdoret për një brohoritje të veçantë, ajo që i rezervohet mbretit të ri, në ditën e kurorëzimit të tij... Një mënyrë për të thënë: “Mbreti i vërtetë të Izraelit është vetë Zoti!”.
    "Toka mbarë le t’i brohoritë Zotit", është teksti për këngën liturgjike; por në tekstin hebraik, fjala Zoti shprehet me katër shkronja: YHVH: Izraeli është populli të cilit Hyji ia ka zbuluar EMRIN e tij. Ishte gjatë vizionit të madh të Moisiut, kur Zoti iu shfaq atij në shkurret që digjej (Eksodi 3): Moisiu zbuloi atje madhështinë e Zotit, të Gjithë-Tjetrit dhe afërsinë dhe dembshurinë e Tij për mjerimin dhe vuajtjet e Popullit gjatë robërisë së tij në Egjipt . Emri që Zoti i shpalli më pas Moisiut, thotë gjithçka: ato katër shkronjat e famshme YHVH (tetragrami), të cilat ne as nuk dimë t'i shqiptojmë, të cilat as ne nuk dimë t'i përkthejmë: ato na thonë qartë se Zoti nuk është absolutisht si ne e që mendimet e Tij nuk janë mendimet tona. Dhe në të njëjtën kohë Moisiu pati zbulimin e kësaj afërsie totale nga ana e Zotit: “Pashë, po, pashë mjerimin e popullit tim... Dëgjova britmat e tyre... Unë i di vuajtjet e tyre...”
    “Toka mbarë”: këtu flitet për misionin e Popullit të Zgjedhur për të ardhmen: Izraeli tashmë e parashikon ditën kur i gjithë njerëzimi do të arrijë të shpallë Zotin e tij! Me vendosmëri të gjitha leximet e kësaj të diele të thirrjeve, na kujtojnë se Zoti është i padurueshëm, dhe dëshiron që sa më shpejt shpëtimi i tij t'i shpallet mbarë njerëzimit... Pyetja që ndoshta mund t'i bëjmë vetes është: "A jemi edhe ne të padurueshëm si ai? Në çdo rast, është shumë e rëndësishme të theksohet se populli i Izraelit ka zbuluar se zgjedhja e tij ishte një thirrje në shërbim të të gjithëve. Në psalme, në veçanti, ne gjejmë vazhdimisht të lidhura dy temat: tema e zgjedhjes së Izraelit dhe tema e universalizimit të shpëtimit të planifikuar nga Zoti.
    "Dijeni mirë se vetëm Zoti është Hyj": me këto fjalë shpallet besimi i Izraelit: Është i ashtuquajtur “Shema Israel”: "Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde!".
    "Shërbejini Zotit me hare": në kujtesën e Izraelit, Egjipti, vendi i skllavërisë së tij, do të quhet "shtëpia e skllavërisë"... Që tani e tutje, populli i zgjedhur do të mësojë të shërbej: “Shërbimi" është një gjë, është një zgjedhje që vetëm një njeri i lirë mund të bëjë. Mund të themi se periudha e Eksodit ishte për popullin hebre koha e kalimit "nga robëria në shërbim", e për pasojat nga skllavëria në lirinë e plotë.



    “AI NA BËRI DHE NE JEMI TË TIJT”

    "Ai na bëri dhe ne jemi të Tij": kjo formulë nuk është në radhë të parë një kujtesë e krijimit, është një kujtesë e çlirimit nga robëria në Egjipti: Izraelitët nuk harrojnë se kishin jetuar 400 vjet në skllavëri në Egjipt e që Zoti, duke i çliruar nga skllavëria, i bëri përsëri njerëz të lirë. Zoti, më eksperiencen katërdjethevjetore në shkrëtëtirë, bëri që këta skllevër të bëheshin një popull, një popull i lirë. Dhe, gjatë gjithë kalimit të Sinait, nën udhëheqjen e Moisiut, ky popull mësoi të jetonte në Besëlidhjen e propozuar nga Zoti. Aq sa shprehja “Ai na bëri dhe ne jemi të Tij” është bërë një formulë e zakonshme e Aleancës.
    Artikulli i parë i besimit të Izraelit nuk është "Unë besoj në Zotin Krijues", por "Unë besoj në Zotin çlirimtar". Bibla, siç e dimë mirë, nuk u shkrua sipas radhës në të cilën e lexojmë ne sot: Bibla nuk ka pasur fillim duke rrëfyer Krijimin e pastaj, me radhë të dytë, duke treguar historinë e jetës së Popullit të Zgjedhur, sikur të ishte një raport. Reflektimi mbi Krijimin erdhi vetëm më pas. Populli me parë ka përjetuar eksperiencën e një Hyji që në mirësinë e vet, e shikoi mjerimin e vuajtjet e tij në Egjipt dhe pati dëmshurinë për të dhe e çliroi nga çdo skllaveri. Me parë Populli i zgjedhur ka pasur eksperiencen e një Zoti Çlirimentar, dhe vetëm më vonë, duke medituar mbi historinë e vet, kuptoi se kjo punë çlirimentare nuk filloi me çlirimin nga Egjipt, por me të vërtetë që prej krijimit e botës në provaninë e Tij, kishte pasur kujdes për krijesat e veta e veçanërist për njeriun. Në Bibël, reflektimi mbi Krijimin frymëzohet nga besimi në Zotin që çliron. Kjo është ajo që e bën një nga veçoritë më të mëdha të Izraelit.
    “Ne, populli i tij”: kjo është një formulë shumë tipike për besimin hebre; në vetvete është një kujtim i Besëlidhjes; sepse Zoti, duke propozuar Besëlidhjen, kishte premtuar: “Ti do të jesh populli im dhe unë do të jem Perëndia yt”.
    “Ne, populli i tij, kopeja e tij”: ky imazh është padyshim më tregues në tokën e Izraelit sesa në rajonet tona! Tufa është pasuria e pronarit, krenaria e tij, por edhe objekti i shqetësimit dhe i gjithë kujdesit të tij. Është për nevojat e tufës që bariu nomad lëviz çadrën e tij në shkretëtirë, sipas nevojave të barit për ushqim të kafshëve; kështu Perëndia lëvizi me popullin e tij gjatë gjithë ecjes së tij në shkretëtirën e Sinait.
    “E përjetshme është dashuria e tij”: kjo frazë është gjithashtu një refren i Besëlidhjes, një refren që ne e njohim mirë, sepse gjendet në psalme të tjera. Këtu ajo shoqërohet me vargun e mëposhtëm me një formulë tjetër tradicionale: "Nga breznia në brezni besnikëria e tij”. "Dashuria dhe besnikëria" janë dy fjalë që në Biblën shkojnë shpesh së bashku: Ky bashkim është një nga mënyrat e vetme për të folur për Zotin siç Ai është, duke pasur kujdes që të mos flasim për natyrën e Tij, por për diçka tjetër, duke ndryshuar mesaxhin biblik.

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 4 E PASHKËS VITI C.

    MË 8 -5- 2022


    UNGJILLI: Gj. 10, 27-30.


    27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim;
    unë i njoh dhe ato vijnë pas meje.
    28 Unë u jap jetën e pasosur,
    kurrë nuk do të sharrojnë:
    askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime.
    29 Ati im që m’i dha,
    është më i madh se të gjithë
    dhe askush s’mund t’i rrëmbejë
    nga dora e Atit.
    30 Unë dhe Ati jemi një”.




    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.


    NËSE JE KRISHTI, THUAJE!


    Ne nuk mund të imagjinojmë se sa shpërthyese ishin ato pak fjali të Jezusit të raportuara këtu; çifutët reaguan shumë ashpër. Pasi po të lexojmë edhe disa rreshta, Shën Gjoni na thotë: “Hebrenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë".
    Çfarë tha ai që ishte kaq e jashtëzakonshme? Në realitet, nuk e mori ai iniciativën e këtij fjalimi; është vetëm një përgjigje për një pyetje. Shën Gjoni na tregon se ai ishte në tempullin e Jeruzalemit, nën kolonadën që quhej "Portiku i Solomonit" dhe se hebrenjtë, të vendosur ta vënë në rrëzë të murit, formuan një rreth rreth tij dhe e pyetën: Sa kohë do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj hapur”; është një lloj ultimatumi, si "po apo jo? A je ti Krishti (që do të thotë Mesia)? Na thuaje të vërtetën një herë e përghithmonë”.
    Në vend që të përgjigjet “po, unë jam Mesia", Jezusi flet për delet e tij, por është e njëjta gjë! Sepse populli i Izraelit me dëshirë e krahasoi veten me një tufë: "Dijeni mirë se vetëm Zoti është Hyj:
    Ai na krijoi e atij i përkasim:
    jemi populli i tij dhe delet e kullosës së tij" (Ps 100,3).
    Kjo është një formulë që del disa herë në psalme. Në veçanti në psalmin e kësaj të diele: tufë shumë shpesh e mposhtur keq, e keqtrajtuar ose e keqdrejtuar nga mbretërit që kishin pasuar njëri-tjetrin në fronin e Davidit... por hebrenjtë e kohës së Jezusit e dinin mirë se Mesia do të ishte një bari i vëmendshëm dhe i përkushtuar. Pra, fare natyrshëm, Jezusi për të pohuar se ai është me të vërtetë Mesia, huazon fjalorin e zakonshëm për bariun dhe delet. Dhe këtë e kuptuan shumë mirë bashkëbiseduesit e tij.
    Por Jezusi i çon ata shumë më tej; duke folur për delet e tij, ai guxon të pohojë: "Unë u jap jetën e pasosur,
    kurrë nuk do të sharrojnë:
    askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime" (v. 28)...
    Është një formulë shumë e guximshme: kush mund të japë jetën e përjetshme?
    Sa i përket shprehjes “askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime”, ishte e zakonshme në Besdëlidhjen e Vjetër; te Jeremia, për shembull, lexojmë:
    “Pse a nuk mund të sillem me ju si ky vorbar, o shtëpia e Izraelit? ‑ tha Zoti. Ja, ju jeni në duart e mia, o shtëpia e Izraelit, si deltina në dorën e vegsharit! (Jr 18,6).
    Po, ashtu si argjila është në dorën e poçarit, kështu besimtarët e Besilidhjes, shtëpia e Izraelit, janë në dorën e Jezusit!
    Dhe përsëri në librin e Qohelet (Predikuesit) lexojmë:
    “E njëmend, përsiata mbi të gjitha këto
    e hetova se si të drejtët e të urtët
    dhe veprat e tyre janë në dorë të Hyjit (Ko 9,1).
    Dhe në fund, në Librin e Ligjit të Përtërirë:
    “E shihni tani se jam i Vetmi,
    unë jam Zot e tjetër s’ka!
    Unë vras e unë kthej në jetë;
    unë godas e unë shëroj:
    s’shpëton kush prej dorës sime!
    am unë që shkaktoj vdekjen dhe jetën,
    nëse kam goditur, jam unë që shëroj
    dhe askush nuk më çliron nga dora ime” (Dt 32,39),
    dhe pak më tej, në të njejtin librin:
    "Me të vërtetë i do Ai popujt;
    të gjithë shenjtërit janë në dorë të tij
    e kush të shkojë te këmbët e tija
    e mëson fjalën e tij.
    Të gjithë shenjtorët janë në dorën tuaj (Dt 33,3).
    Kjo është ajo që Jezusi u referohet kundërshtarëve të tij, pasi ai menjëherë shton:

    “Askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime”...
    dhe
    "Askush nuk mund t'i marrë asgjë nga dora e Atit".
    Prandaj ai bashkon qartë dy formula: "dora ime" dhe "dora e Atit" janë në të njëjtën bazë.
    Por Jezusi nuk ndalet me kaq; përkundrazi, ai këmbëngul dhe tregon, siç do të thoshim sot:
    “Unë dhe Ati jemi NJË”.
    Është edhe më e guximshme sesa të thuash “po, unë jam me të vërtetë Krishti, domethënë Mesia”:
    ai pretendon rreptësisht se është i barabartë me Perëndinë, se është vetë Zoti.
    Për bashkëbiseduesit e tij, kjo ishte intelektualisht e papranueshme. Për besimtarët hebrenjtë ishte me të vërtetë një blasfemi!




    ERDHI NDËR TË VET, DHE TË TIJTË NUK E PRANUAN.


    Sepse ata prisnin një Mesia që do të ishte vetëm një burrë, nuk e imagjinonin që ai mund të ishte Zot: sepse besimi në një Zot të vetëm u konfirmua me aq forcë në Izrael saqë ishte praktikisht e pamundur për judenjtë e devotshëm të besonin ndryshëm! Ata që recitonin çdo ditë “Besoj-men” e fesë së Besëlidhjes së Vjetër, e besimit hebre: "Shema Izrael", "Dëgjo Izraelin, Zoti, Perëndia ynë, është Zoti i vetëm" nuk mund të duronin të dëgjonin Jezusin të pohonte:
    "Ati dhe unë jemi NJË".
    Kjo ndoshta shpjegon pse kundërshtimi më i ashpër ndaj Jezusit erdhi nga udhëheqësit fetarë. Reagimi i tyre është i menjëhershëm; ndërsa përgatiten ta vrasin me gurë, thonë: ““Nuk duam të të vrasim me gurë
    për shkak të ndonjë vepre të mirë,
    por për shkak të blasfemisë:
    pse ti, duke qenë njeri, e bën veten Hyj” (v.33)
    Edhe një herë, Jezusi ndeshet me moskuptimin e atyre që, megjithatë, e prisnin Mesinë me entuziazëm më të madh, por, kur Mesia erdhi, nuk e kanë pranuar sepse ai nuk ishte si ata e endërronin.
    Këtu gjejmë një temë të ripërsëritur shpesh herë në meditimin e Gjonit mbi Jezusin:
    "Erdhi ndër të vetët,
    e të tijtë nuk e pranuan“ (Gj. 1,11).
    Ai erdhi në shtëpinë e tij dhe njerëzit e tij nuk e pritnin dhe nuk e pranuan. I gjithë misteri i personit të Krishtit është aty.
    E megjithatë, Jezusi nuk ka humbur gjithçka; Jezusi pësoi keqkuptim, madje edhe urrejtje, ai u persekutua, u eliminua, por disa besuan në të; i njëjti Gjon e thotë mirë në Prologun e Ungjillit:
    “ Erdhi ndër të vetët,
    e të tijtë nuk e pranuan",
    por atyre që e pranuan,
    atyre që besojnë në emrin e tij,
    u dha fuqi të bëhen fëmijë të Zotit. (Gjoni 1,11-12).
    Dhe ne e dimë mirë se është falë këtyre që shpallja e Ungjillit vazhdoi të përhapet. Nga kjo Tepricë e vogël lindin njerëzit besimtarë:
    “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim;
    Unë i njoh ata dhe ata më ndjekin.
    Unë u jap atyre jetën e pasosur".
    Megjithë kundërshtimin që has Jezusi këtu, pavarësisht nga përfundimi tragjik tashmë i parashikueshëm, atje është padiskutim një gjuhë e fitores:
    "Askush nuk do t'i rrëmbejë ata nga dora ime"...
    "Askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim”.
    Dëgjojmë këtu një jehonë të një fjalie tjetër të Jezusit të transmetuar nga i njëjti ungjilltar:
    “Guxim, unë e kam pushtuar botën”.
    Dishepujt e Jezusit, gjatë historisë, duhet të mbështeten në këtë siguri.

    "Askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 06-05-2022 më 02:57

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    DIELA E 5 E PASHKËS VITI C

    MË 15 MAJ 2022.



    LEXIMI I PARË: Vap. 14, 21b-27.



    21 Pasi e kumtuan Lajmin e gëzueshëm në atë qytet, dhe, pasi bënë një numër të madh nxënësish, kthyen në Listër, në Ikon e në Antioki.
    22 I përforconin zemrat e nxënësve në qendresë të fesë, sepse ‑ thoshin ‑ na duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit.
    23 Pasi luteshin e agjëronin, secilës kishë i emëronin udhëheqësin dhe ia porositnin Zotit, në të cilin kishin besuar.
    24 Atëherë kaluan nëpër Pisidi e erdhën në Pamfili.
    25 Pasi e predikuan fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
    26 Aty hipën në barkë e udhëtuan për Antioki, prej nga patën qenë dërguar të porositur hirit të Hyjit për veprën që kryen.
    27 Kur arritën, bashkuan Kishën dhe treguan gjithçka Hyji bëri me anë të tyre dhe se si Hyji ua hapi paganëve derën e fesë.
    28 Këtu qëndruan për një kohë të gjatë bashkë me nxënës.


    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    Kjo ndodh gjatë udhëtimit të parë misionar të Shën Palit, në rrugën e kthimit. Le të përkujtomë fillimin e këtij misioni të parë: nga Antiokia e Sirisë, Pali dhe Barnaba u nisën me varkë për në bregun jugor të asaj që ne sot e quajmë Turqi, duke kaluar përmes Qipros. Pastaj ata u ndalën në Antioki të Pisidisë, në Ikon (Konia sot), në Listër dhe Derbë. Kudo, siç e pamë të dielën e kaluar, gjërat ndodhin në të njëjtën mënyrë: Pali dhe Barnaba u drejtoheshin fillimisht hebrenjve dhe merrnin një pritje jo të mirë": edhe entuziazëm nga ana e disave që konvertoheshin, edhe refuzim të dhunshëm nga ana e të tjerëve që ishin me vendosmëri në opozitë dhe që përfundonin duke u larguar dhunshëm nga grupi i i Apostujve. Dhe pikërisht në Antiokinë e Pisidisë Barnaba dhe Pali vendosën të flasin jo vetëm me hebrenjtë, por edhe me ata që quheshin "të frikësuar nga Zoti", domethënë praktikues të fesë hebraike, por të pa integruar ende duke marrë edhe rrethprerjen, prandaj duke folur qartë, ende paganë. Është për këtë arsye që Pali thotë se "Perëndia u ka hapur johebrenjve derën e besimit".
    Sot, në këtë pjesë të Veprave të Apostuive që lexohet në Liturgjinë e fjalës, ne i gjejmë ata, Barnabën dhe Palin, në rrugën e kthimit: ata përsërisin të njëjtin udhëtim në drejtim të kundërt dhe rivizitojnë komunitetet që kanë themeluar së fundi: edhe ato bashkësi me siguri tashmë po përballen me persekutim pasi Luka specifikon: "Pali dhe Barnaba, pasi bënë një numër të madh nxënësish, kthyen në Listër, në Ikon e në Antioki. I përforconin zemrat e nxënësve në qendresë të fesë, sepse ‑ thoshin ‑ na duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit" (v 21-22). Jezusi, tashmë, kishte përdorur shprehje të ngjashme për veten e tij: për shembull, "Biri i njeriut i duhet të vuajë shumë e të përbuzet prej kësaj breznie" (Lk 17, 25) ... ose përsëri duke iu drejtuar dishepujve të Emaus: “O të pamend e të ngadalshëm që të besoni gjithçka paralajmëruan profetët! Po a nuk u desh që Mesia t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet?” (Lk. 24, 25-26). Natyrisht, kjo «duhet» nuk thotë një kërkesë që do të vinte nga Perëndia: Perëndia nuk na imponon sprova ose vuajtje të mëparshme; kjo formulë "është e nevojshme" thotë një domosdoshmëri për fat të keq, për shkak të ngurtësisë së zemrës së njerëzve, domethënë konkretisht për kundërshtimin e pashmangshëm me të cilin ballafaqohen profetët e vërtetë për sa kohë që bota nuk kthehet në dashuri, drejtësi, ndarje të të mirave.
    Prandaj Pali dhe Barnaba shqetësohen për forcimin e besimit dhe guximit të besimtarëve të rinj; ata gjithashtu duhet të kujdesen për organizimin e duhur të komuniteteve; dhe këtu mund të vërehen dy gjëra: para së gjithash, ata emërojnë zyrtarisht udhëheqësit në çdo bashkësinë, ata që i quajnë “pleqtë”; është fjala greke “presbuteros” (nga e cila vjen fjala shqiptare “prift”).
    Vërejtje e dytë: Luka thotë mirë: "Pasi luteshin e agjëronin, secilës kishe i emëronin udhëheqësin dhe ia porositnin Zotit, në të cilin kishin besuar. Ata caktuan pleq... pastaj pasi u lutën dhe agjëruan, ia besuan Zotit ata njerëz që kishin besuar tek Ai" (v.23). Janë pikërisht këta Pleq që sapo kanë emëruar në krye të komuniteteve. Luka këmbëngul këtu për rëndësinë e lutjes dhe të agjërimit: ekuilibri mes tyre duhet të jetë mbajtur mirë; për këtë Barnaba dhe Pali kujdesen për organizimin e bashkësive, por nuk mbështeteshin vetëm tek ai: lutja dhe agjërimi janë gjithashtu të rëndësishme! Në të njëjtën mënyrë, një ipeshkëv i Amerikës Latine, në Kongresin Eukaristik të Lourdes, në 1981, tha: "Një ungjillëzues që nuk lutet më, së shpejti nuk do të ungjillëzojë më"; fjali e vogël, ndoshta jo e tepërt për ne që jemi kaq të preokupuar me organizimin...?
    Luka na thotë përsëri se e gjithë kjo ndodh me mirëbesim: “Ata (Barnaba dhe Pali) ia besuan këta njerëz Zotit”; u kanë dhënë përgjegjësi: tani u takon atyre të “kryejnë punën” duke pasur besim në ndihmën e Zotit, që i shoqëron e që do të jetë gjithmonë me ta. Apostujt janë të bindur mirë për këtë; ata tashmë po e përjetojnë vetë këtë gjë: misioni që ata marrin përsipër nuk është vetëm puna e tyre; mjafton të përsëritet teksti: “Ata morën varkën për në Antioki të Sirisë, prej nga ishin nisur; ishte aty që atyre bashkësja e krishtere iu dorëzua hirin e Perëndisë për punën që sapo kishin kryer”. Atyre iu dorëzua hiri ti Zotit dhe nga ana tjetër ata sapo iu kanë dorëzuar hirin e Zotit udhëheqësve që kanë caktuar për komunitetet e reja.
    Luka vazhdon: «Kur mbërritën, u treguan anëtarëve të komunitetit të Antiokisë së Sirisë gjithçka që Perëndia kishte bërë me ta. Krahasimi është interesant: Luka flet edhe për "punën që Apostujt sapo kanë kryer", edhe për "atë që Perëndia kishte bërë me ta"; nuk mund të thuhet më qartë se misioni që Zoti u beson besimtarëve, është një punë e kryer bashkë nga dy subjekte: është puna e Zotit që i është besuar njeriut, por është edhe puna e njeriut e mbështetur, e shoqëruar, e frymëzuar vazhdimisht nga Zoti. Nëse do të kujtonim vazhdimisht se ungjillizimi është kryesisht vepër e Perëndisë, ndoshta do të ishim më të qetë?

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 5 PAS PASHKËS VITI C

    MË 15 – 05 – 2022.


    PSALMI 145, 8-13.



    Zoti është vetë butësia e mëshirë,
    i ngadalshëm në zemërim dhe plot dashuri.
    Zoti është i mire për të gjithë,
    i dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta.
    Le të lavdërojnë, o Zot, të gjitha veprat e tua
    e le të bekojmë shenjtërit e tu.
    Le ta tregojnë lavdinë e Mbrtërisë sate,
    le të kuvendin për pushtetin tënd.
    Për ta shpallur njerëzve gjithëpushtetësinë tënde,
    dhe lavdinë e madhërisë së Mbretërisë sate.
    Mbretëria jote është
    Mbretëri e amshueshme,
    pushteti yt prej breznie në brezni.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.



    Psalmi 145 që ka zgjedhur liturgjia për këtë të dielë të pestë të Pashkëve, në fakt ka njëzet e një vargje, ndërsa në liturgjnë të kësaj të diele lexohen vetëm gjashtë prej tyre... Sigurisht, është pak zhgënjyes fakti që i dëgjojmë vetëm gjashtë vargje, një pjesë të vogël, por mund të pyesim edhe pse këto gjashtë vargje saktësisht dhe, pastaj, kur e kuptojmë këtë, kjo mund të bëhet shumë interesante.
    Njëzet e një vargje, sa shkronja të alfabetit hebraik!; ne tashmë e dimë se kjo nuk është rastësi: për më tepër, ky psalm është vërtet alfabetik në kuptimin që është ajo që quhet akrostik; çdo varg fillon me të vërtetë me një nga shkronjat e alfabetit hebraik, sipas rendit alfabetik... Tani e dimë mirë këtë: përballë një psalmi alfabetik, ne e dimë paraprakisht se është një psalm falënderimi për Besëlidhjen: një mënyrë për të thënë: “e gjithë jeta jonë, nga A e deri në Z (në hebraisht nga aleph në tav) është zhytur në Besëlidhje, në butësinë e Perëndisë.
    Por pse ky psalm 145 sot? Dhe pse jo i gjithë psalmi, por pikërisht këto gjashtë vargje?
    Vërejtje e parë: ky psalm figuron në lutjen çifute çdo mëngjes: për çifutin besimtar, mëngjesi (agimi i ditës së re) ngjall në mënyrë të papërmbajtshme agimin e DITËS përfundimtare, atë të botës që do të vijë, atë të krijimit të përtërirë. Ne e shohim menjëherë rezonancën që merr për ne të krishterët, në këtë kohë të Pashkëve... besimi ynë është pikërisht se Dita e Mbretërimit përfundimtar të Zotit është përuruar tashmë para syve tanë nga Ngjallja e Krishtit.
    Nëse shkojmë pak më tej në spiritualitetin hebre, Talmudi (domethënë mësimi i rabinëve të shekujve të parë të erës sonë), pohon se kushdo që e reciton këtë psalm tri herë në ditë, "mund të jetë i sigurt se është një bir i botës që do të vijë. Megjithatë, për ne të krishterët, edhe një herë, bota që do të vijë për të cilën flet besimi hebre, është pikërisht krijimi i rinovuar nga Jezu Krishti.
    Nëse i shikojmë pak më afër gjashtë vargjet specifike që janë përzgjedhur për sot, më duket së pari se kemi këtu një përmbledhje të Zbulesës që është edhe shumë e plotë dhe shumë koncize... dhe, së dyti, që rezonon në mënyrë të përsosur me thekset e kohës së Pashkëve dhe në veçanti me leximet e tjera të kësaj të diele...
    Vargu i parë i dëgjuar sot, është: "Zoti është butësi dhe mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot dashuri". Kjo është përmbledhja më e mirë që mund të bëhet e gjithë zbulesës biblike: pasi është emri që Perëndia i dha vetë Moisiut:
    “Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë, i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë"(Dal. 34,6).
    Vargu i dytë:
    "Zoti është i mire për të gjithë, i dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta" (v. 9).
    Butësia dhe dhembshuria e Zotit, nga i cili Populli i Zgjedhur pati zbulesën e parë, janë PËR TË GJITHË! Dhe ky është një zbulim i jashtëzakonshëm për njerëzimin... një zbulim që e kemi pasur nëpërmjet Popullit të Zgjedhur... Është një temë që e kemi hasur tashmë disa herë në Besëlidhjen e Vjetër: Zoti e do njerëzimin mbarë, të gjithë njerëzit dhe planin e tij të dashurisë,
    “Zoti është i mire për të gjithë, i dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta”, siç thotë Pali, ka të bëjë me të gjithë njerëzimin" (Ef. 1,3-14).
    Sot dëgjojmë një rezonancë të veçantë në librin e Veprave të Apostujve që lexojmë gjatë gjithë kohës së Pashkëve: në veçanti, tregimi i librit të Veprave të Apostujve i propozuar për lexim të parë në të njëjtën meshën për këtë të dielë të pestë të Pashkëve me të drejtë këmbëngul në fakti se shpallja e dashurisë se Zotit nuk është e rezervuar për hebrenjtë, por u propozohet të gjitha kombeve pagane sic thotë Shen Luka... meqë ra fjala, prandaj jemi edhe ne besimtarë, me shumë se dy mije vjet më vonë, edhe pse nuk jemi me origjinë çifute.
    Një veçori tjetër e këtij psalmi dhe veçanërisht e vargjeve që lexohen sot: ai këmbëngul në mbretërimin e Perëndisë:
    "Le ta tregojnë lavdinë e Mbretërisë sate, le të kuvendin për pushtetin tënd. Për ta shpallur njerëzve gjithëpushtetësinë tënde, dhe lavdinë e madhërisë së Mbretërisë sate.
    Mbretëria jote është Mbretëri e amshueshme, pushteti yt prej breznie në brezni" (v. 11-13).
    Katër herë fjala “mbretërim”, (pa folur për fjalën “pushteti”)… dy herë fjala “veprat”.
    Ne e dimë mirë se fjala "vepra" në Bibël është gjithmonë një referencë për çlirimin nga Egjipti: Zoti e liroi popullin e tij... Unë nuk duhet të them "Zoti e ka liruar" sikur të ishte në të kaluarën... besimi i çifutëve thotë: "Zoti e çliron popullin e tij sot, dhe ajo ndodh, është një pasojë e çlirimit të parë".
    Dhe, sigurisht, çlirimi përfundimtar është fitorja mbi vdekjen. Prandaj, ky psalm këndohet veçanërisht për kohën e Pashkëve; I Ngjalluri i mëngjesit të Pashkëve përjeton në mishin e tij mbretërimin e Perëndisë.
    Nëse guxojmë t'i referohemi tekstit të plotë të këtij psalmi, do të shohim se ka një marrëdhënie shumë të madhe midis këtij teksti dhe atij të Atit tonë: për shembull, Ati ynë i drejtohet Perëndisë si një Atë. : "Ati ynë...na jep...na fal...na çliro nga e keqja..."...një baba që është Perëndia i butësisë dhe i mëshirës për të cilin flet ky psalm... DHE që është një Mbret (ardhte mbretëria jote ... Rastësisht, ky krahasim nuk është për t'u habitur kur dimë se të gjitha fjalitë e mbledhura nga Jezusi në “Ati ynë” ishin tashmë pjesë e kohës së tij, lutjet e zakonshme të judenjve!
    Po kthehem te psalmi ynë: me siguri, kur populli i Izraelit kompozoi këtë psalm, kjo këmbëngulje për mbretërimin e Perëndisë, ose mbi perandorinë e tij, ishte një mënyrë për të thënë: kurrë nuk do t'u besojmë idhujve: mbreti ynë i vetëm, i vetmi ynë Zot është Zoti, Zoti i dashurisë... "Perëndia i butësisë dhe i mëshirës, i ngadalshëm në zemërim dhe plot dashuri"...
    Kur ata që besojnë në Krishtin, thonë këtë psalm me radhë, ata e dinë se për çfarë po flasin, nëse mund të them kështu: për Jezu Krishtin, mbreti shërbëtor, mbreti i përulur i Mundimeve DHE triumfues mbi vdekjen me anë të Ringjalljes; ata zbuluan praninë e Mbretit të universit: "Kush më ka parë mua, ka parë Atin", u tha Jezusi apostujve të tij.

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 5 E PASHKËS VITI C

    MË 15-5-2022.


    UNGJILLI: Gj, 13,31-35
    .

    31 Pasi Juda doli përjshta, Jezusi tha:
    “Tani u lavdërua Biri i njeriut!
    Edhe Hyji u lavdërua në të!
    32 [Nëse Hyji u lavdërua në të]
    edhe Hyji do ta lavdërojë atë në vetvete.
    Po, madje menjëherë do ta lavdërojë!
    33 Fëmijëzit e mi!
    Edhe pak kohë jam me ju!
    Do të më kërkoni,
    por, siç u thashë judenjve,
    tani po ju them edhe juve:
    ‘ku unë po shkoj,
    ju nuk mund të vini.’
    34 Po ju jap një urdhër të ri:
    Duajeni njëri‑tjetrin!
    Sikurse unë ju desha ju,
    duajeni edhe ju njëri‑tjetrin!
    35 Nëse e doni njëri‑tjetrin,
    të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi.”
    Jezusi paralajmëron mohimin e Pjetrit.




    LECTIO DIVINA – MEDITIMI - LUTJA


    Fjalitë e para të këtij teksti janë si një lloj variacioni i fjalës "lavdi":
    "Pasi Juda doli përjshta, Jezusi tha:
    “Tani u lavdërua Biri i njeriut!
    Edhe Hyji u lavdërua në të!
    [Nëse Hyji u lavdërua në të]
    edhe Hyji do ta lavdërojë atë në vetvete.
    Po, madje menjëherë do ta lavdërojë!”(V. 31’32),
    e gjithë kjo na duket paksa e ndërlikuar, por në fakt është një mënyrë të foluri shumë çifute:
    thotë reciprociteti i marrëdhënieve midis Atit dhe Birit, ose më mirë bashkimi i tyre themelor:
    "Kush më ka parë mua, ka parë Atin"(14, 8).
    Është gjithashtu një frazë tjetër që e ruajti Shën Gjoni:
    “Unë dhe Ati jemi një” (10, 30).
    Këtu, të thuash se “Biri i njeriut është lavdëruar, ose se Perëndia është lavdëruar në të”, do të thotë se Biri është pasqyrimi i Atit; kalimthi, vëmë re edhe një herë përpjekjen që duhet të bëjmë për të kuptuar fjalorin e Jezusit dhe të bashkëkohësve të tij.
    Por le t’i kthehemi tekstit: sipas Jezusit, pikërisht në momentin kur Juda largohet natën e tradhtisë, ai, Jezusi, e përmbushi thirrjen e vet për të qenë pashqyrimi i Atit. Por Gjoni nuk e kuptoi menjëherë. Le të kthehemi te gjendja shpirtërore e apostujve në kohën e largimit të Judës dhe në orët që pasuan: ata së pari dëshmuan të pafuqishëm Mundimin dhe Vdekjen e Krishtit; ata e përjetuan këtë varg ngjarjesh si një moment tmerri; por më pas, Gjoni kuptoi se ishte në të vërtetë ora e lavdisë së Jezusit, sepse aty Biri zbuloi se deri ku shkon dashuria e Atit.
    Dhe për shkak se Biri i tradhtuar, i braktisur nga të gjithë, i persekutuar nga të gjithë, këmbëngul, i vetëm kundër të gjithëve, duke mos qenë gjë tjetër veçse dashuri, dashamirësi, falje, ai i zbulon botës se deri ku shkon dashuria e Atit, domethënë deri në pafundësi, ajo është pa kufi: dhe më pas, dhe kjo është pjesa e dytë e tekstit tonë, ata që sodisin këtë mister të dashurisë së çmendur të Perëndisë, bëhen të aftë të duan si ai deri në rradhët e tyre. Sepse Jezusi i lidh mirë këto dy gjëra: ai thotë "tani do t'i zbuloj botës se deri ku shkon dashuria e Atit" dhe "tani po ju jap një urdhër të ri, që të të duani në të njëjtën mënyrë". (Kuptohet që tani kjo gjë do të jetë e mundur për ne sepse ne do të marrim dashurinë e Jezusit nga vetë Jezusi).
    Le të ndalemi pak në këtë: në fakt, risia nuk është urdhërimi për të dashur, Jezusi nuk e shpik atë: urdhërimi për të dashur ekziston vërtet në mësimet e rabinëve të kohës së tij. Ajo që është e re është që të duam si ai, por jo vetëm sipas mënyrës së tij, domethënë deri në atë pikë sa të jesh gati për të dhënë jetën, duke refuzuar çdo pushtet, çdo dominim, çdo dhunë; ajo që është e re është edhe më shumë se kaq, është të duash vërtet si ai, domethënë të jesh plotësisht i udhëhequr nga Shpirti i tij; dhe kështu ne tani kuptojmë frazën e famshme "Ajo që do t'u tregojë të gjithë njerëzve se jeni dishepujt e mi, është dashuria që do të keni për njëri-tjetrin". Shumë më tepër se një urdhër, është një vëzhgim: nëse jemi vërtet dishepuj të tij, është vetë Shpirti i tij që dikton sjelljen tonë. Për ta thënë ndryshe, Zoti e di nëse dashuria e përditshme është e vështirë, është pothuajse një mrekulli! E po, nëse kemi sukses në këtë në komunitetet tona të krishtera, bota do të detyrohet të pranojë këtë dëshmi: se Shpirti e Krishtit po vepron në ne!
    Prandaj ne jemi të ftuar së pari në një akt besimi! Të besojmë se Shpirti i tij të dashurisë banon në ne, se burimet e tij të dashurisë banojnë në ne: se ne tani e tutje kemi aftësi të padyshimta për dashuri, sepse ato janë të tijat... dhe më pas bëhet e mundur që ne të duam "si ai sepse ai është Shpirti i tij që vepron në ne”.
    A nuk është e gjithë kjo paksa e mirë? Ne e dimë nga përvoja se nuk është e vetëkuptueshme të duam ata që na rrethojnë: ka njerëz me të cilët shkon vetë, siç thonë ata; ka të tjere me të cilet është shumë e vështirë... pa permendur ata per të cilët kemi një alergji të vërtetë...apo më keq akoma ata që kane vepruar ndaj nesh në mënyrë të pafalshme. Jezusi sigurisht nuk i shpërfill të gjitha këto kur u jep këtë urdhër dishepujve të tij; por nuk duhet të ngatërrojmë dashurinë dhe ndjeshmërinë: Jezusi sapo ka treguar me vepra se më çfarë dashurie duhet ta duam njëri-tjetrin; le të kujtojmë kontekstin: ndodh gjatë vaktit të tij të fundit me dishepujt e tij. Jezusi filloi duke larë këmbët e tyre, për habinë e tyre të madhe: ai, Zoti dhe Mjeshtri, u bë shërbëtori i tyre. Dhe përfundoi duke thënë: “Ky është shembulli që ju dhashë; atë që kam bërë për ty, bëje edhe ti”. Pra, kjo është dashuri "siç" na donte... dhe, në fund të fundit, nëse e mendojmë, është e mundur të vihemi në shërbim të njëri-tjetrit, edhe të atyre për të cilët nuk ndihemi mirë. Megjithatë, besnikëria jonë ndaj këtij urdhërimi është jetike, na thotë ai, pasi në këtë mënyrë do të gjykohen bashkësitë tona: sipas tij, gjëja më e rëndësishme nuk është cilësia e fjalimeve tona, e teologjisë ose e njohurive tona, as bukuria e ceremonive tona; është cilësia e dashurisë që i ofrojmë njëri-tjetrit... (Megjithatë është e rrallë që ne të kemi idenë për të gjykuar historinë e Kishës me këtë kriter).
    Ndërkohë, nuk duhet ta harrojmë kurrë atë thirrjen fitimtare nga Jezusi në mbrëmjen e fundit: “Tani Biri i njeriut është lavdëruar (d.m.th., u shfaq si Perëndi) dhe Perëndia është lavdëruar në të. Në Jezusin, njerëzimi sillet në lavdinë e Perëndisë, në praninë e Perëndisë, në jetën e Perëndisë, nëpërmjet ngjarjes së Mundimit-Vdekjes-Ringjalljes. Dhe për shkak se ata janë sjellë tani në lavdinë e Perëndisë, dishepujt e Jezu Krishtit mund të jetojnë jetën e tyre nën shenjën e dashurisë... meqenëse Perëndia është dashuri dhe prania e tij, tani rrezaton nëpërmjet tyre. Ndoshta mjafton të besojmë në të, për ta lënë të veprojë tek ne.

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 6 E PASHKËS VITI C

    MË 22-5-2022.

    LEXIMI I PARË: Vap, 15,1-2.22-29


    1 Ndërkaq zbritën disa prej Judesë dhe filluan t’i mësojnë vëllezërit: “Po nuk u rrethpretë sipas zakonit të Moisiut, nuk mund të shëlboheni”.
    2 U bë një grindje dhe një rragatje jo e vogël ndërmjet tyre dhe Palit e Barnabës. U përfundua që Pali, Barnaba e disa tjerë prej tyre të shkojnë në Jerusalem tek apostujt e pleqtë për ta sqaruar çështjen.
    22 Atëherë apostujt e pleqtë në përkim me mbarë Kishën, përfunduan që t’i zgjedhin disa njerëz prej tyre e t’i dërgojnë bashkë me Palin e Barnabën, në Antioki. U caktuan: Juda që quhet Barsabë dhe Sila, njerëz me rëndësi në vëllezër.
    23 Me anë të tyre u dërguan këtë letër:
    “Apostujt dhe pleqtë,
    vëllezërit, vëllezërve të kthyer prej paganëve,
    në Antioki, në Siri e në Cilici,
    përshëndetje!
    24 Pasi morëm vesh se disa prej tanëve ‑ por pa lejen tonë ‑ [erdhën] ju trazuan me disa fjalë dhe jua shqetësuan shpirtin,
    25 ne, prandaj, caktuam, në përkim të plotë të të gjithëve, të zgjedhim disa njerëz e t’i dërgojmë ndër ju bashkë me të dashurit tanë Barnabën e Palin,
    26 njerëz që ia kanë kushtuar jetën e vet Zotit tonë Jezu Krishtit.
    27 Po ju dërgojmë, pra, Judën e Silën, të cilët do t’jua kumtojnë gojarisht po të njëjtën gjë.
    28 Përfunduam, pra, që Shpirti Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përmbi ato që janë të nevojshme:
    29 të ruheni prej mishit të flijuar idhujve, prej gjakut, prej mishit të bagëtisë së furur ose të mbytur në ujë dhe nga fëlligështia. Bëni mirë nëse do të ruheni nga këto. Shëndet e të fala”.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    “KONCILI” I JERUSALEMIT.


    Ajo që unë e quaj "Koncili i Jeruzalemit" është një takim në nivel të lart që u organizua për të zgjidhur një krizë serioze që helmoi për një kohë të gjatë jetën e komuniteteve të para të krishtera.
    Që në fillim, në Antiokinë e Sirisë, kishte të krishterë me origjinë çifute dhe të krishterë me origjinë pagane; por pak nga pak, bashkëjetesa mes tyre u bë gjithnjë më e vështirë: mënyra e tyre të jetesës ishte shumë e ndryshme. Jo vetëm që të krishterët me origjinë hebreje synetoheshin dhe i konsideronin ata që nuk synetoheshin si paganë; por gjë akoma më serioze, gjithçka i vinte në kundërshtim në jetën e përditshme, për shkak të të gjitha praktikave hebraike, të cilave të krishterët me origjinë pagane nuk kishin dëshirë t'i zbatonin: rregulla të shumta pastrimi, dhe mbi të gjitha rregulla shumë të rrepta për ushqimin.
    Dhe tani një ditë disa të krishterë me origjinë çifute erdhën shprehimisht nga Jeruzalemi për të ndezur grindjen duke shpjeguar se vetëm hebrenjtë duhet të pranohen në pagëzimin e krishterë; konkretisht, paganëve u kërkohet që së pari të bëhen hebrenj, (përfshirë rrethprerjen) përpara se të bëhen të krishterë.
    Pas këtij sherri fshihen të paktën tre çështje: së pari, a duhet të synohet uniformiteti? Për të jetuar unitet, bashkim, a duhet të kemi të njëjtat ide, të njëjtat rite, të njëjtat praktika?
    Çështja e dytë është çështja e besnikërisë: të gjithë këta të krishterë, me të gjitha origjinat, duan t'i qëndrojnë besnikë Jezu Krishtit, kjo është e qartë!... Por, konkretisht, nga çfarë konsiston besnikëria ndaj Jezu Krishtit? Vetë Jezu Krishti ishte hebre dhe i rrethprerë: a do të thotë kjo se për t'u bërë i krishterë një pagan duhet së pari të bëhet një çifut si ai?
    Një pyetje tjetër besnikërie: Zoti i besoi Izraelit misionin për të qenë dëshmitar i tij në mes të njerëzimit. A duhet, pra, dikush të jetë pjesë e Izraelit për të hyrë në komunitetin e krishterë? Kjo është ajo që unë e quaj "logjika e zgjedhjes". Përfundim: njeriu duhet të jetë fillimisht hebre përpara se të bëhet i krishterë. Konkretisht, kjo do të thotë se mund të pranohen të pagëzohen paganët, por me kusht që ata së pari t'i përmbahen fesë hebraike dhe të jenë rrethprerë.
    Së fundi, ka një çështje e tretë, edhe më serioze: shpëtimin e jep Zoti pa kushte, po apo jo? Të thuash "Nëse nuk pranon të jesh rrethprerë, nuk mund të shpëtohesh" do të thotë se Vetë Zoti nuk mund të shpëtojë johebrenjtë...do të thotë që ne të vendosim në vend të Perëndisë se kush mund të shpëtohet ose jo... Por megjithatë vetë Jezusi tha: "Ai që beson dhe pagëzohet do të shpëtohet".



    AI QË BESON DHE ËSHTË PAGËZUAR DO TË SHPETOHET.

    Është ky argument që fiton gjithçka. Kjo do të thotë se “logjika e zgjedhjeve” është e vjetëruar. Ne kemi hyrë në një fazë të re në historinë njerëzore: profeti Joel tha: "Çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë". Gjithë mishi, domethënë të gjithë njerëzit dhe jo vetëm judenjtë.
    Konkretisht, Apostujt marrin një vendim të dyfishtë: të krishterët me origjinë çifute nuk duhet të imponojnë rrethprerjen dhe praktikat hebraike ndaj të krishterëve me origjinë pagane; por nga ana tjetër, të krishterët me origjinë pagane, nga respekti për vëllezërit e tyre me origjinë hebreje, do të përmbahen nga ajo që mund të shqetësojë jetën e përbashkët, veçanërisht për ushqimin.
    Kjo do të thotë gjithashtu se të jesh besnik ndaj Jezu Krishtit nuk do të thotë domosdoshmërisht të riprodhosh një model fiks. E thënë ndryshe, besnikëria nuk është përsëritje: kur studiojmë historinë e Kishës, mrekullohemi pikërisht me aftësinë e përshtatjes që ajo dinte të përdorte për t'i qëndruar besnike Zotit të saj përmes luhatjeve të historisë!
    Është shumë interesante të theksohet se komunitetit të krishterë i vendosen vetëm rregullat të cilat lejojnë ruajtjen e bashkimit vëllazëror. Kjo është padyshim mënyra më e mirë për të qenë vërtet besnikë ndaj Jezu Krishtit: ai që tha:
    "Nëse e doni njëri‑tjetrin,
    të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi” (Gj 13,35).
    Këto pyetje rreth rrethprerjes dhe praktikave të ligjit judaik mund të duken nga një epokë tjetër: a janë ende aktuale për ne sot?
    Po, sepse pyetja themelore rreth hirit është vërtet ende aktuale; ne gjithmonë kemi nevojë të dëgjojmë gjthënjë se hiri është falas: ky është vetë kuptimi i kësaj fjale! Kjo do të thotë se Zoti nuk bën kurrë llogari me ne!

  16. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 6 E PASHKËS VITI C

    MË 22-5-2022


    PSALMI: 67, 2-3. 5. 7-8.


    Hyji pastë mëshirë për ne e na bekoftë,
    bëftë të ndriçojë fytyra e tij mbi ne,
    3 që në tokë të njihet udha e tij,
    në të gjitha kombet shpëtimi i tij.
    5 Le të galdojnë e le brohorisin popujt,
    sepse popujt i gjykon me drejtësi,
    sepse kombet mbi tokë ti i sundon.
    7 Toka e dha frytin e vet:
    na bekoftë Hyji, Hyji ynë!
    8 Na bekoftë Hyji!
    Frikë e paçin mbarë skajet e botës!




    LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA.

    Përpara se të lexojmë psalmin e kësaj të diele, duhet të imagjinojmë situatën nga e cila frymëzohet. Këtu besimtarët marrin pjesë në një festë të madhe në tempullin e Jeruzalemit: në fund të ceremonisë, priftërinjtë bekojnë të pranishmit në mënyrë shumë solemne. Dhe besimtarët përgjigjen:
    "Të lavdërofshin mbarë popujt, o Hyj,
    mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!" (v.6).
    Kjo është arsyeja pse ky psalm paraqitet si një alternim midis frazave të priftërinjve dhe përgjigjeve të Asamblesë që ngjajnë si me refren. Frazat e priftërinjve i drejtohen herë kuvendit, herë Zotit: kjo na ngatërron gjithmonë pak, por është shumë e zakonshme në Bibël.
    Fraza e parë e bekimit të priftërinjve
    ("Hyji pastë mëshirë për ne e na bekoftë,
    bëftë të ndriçojë fytyra e tij mbi ne")
    përfshin saktësisht një tekst shumë të famshëm nga libri i Numrave: "Zoti foli me Moisiun e tha:
    “Thuaju Aronit dhe bijve të tij:
    Kështu bekoni bijtë e Izraelit e thoni:
    Zoti të të bekoftë e të të ruajtë!
    Të të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet e pastë mëshirë për ty!
    E sjelltë Zoti fytyrën e vet drejt teje e ta dhëntë paqen!"(Nr. 6,22-26).
    Ky është leximi i parë më 1 janar të çdo viti. Për një 1 janar, ditë urimesh, ky është teksti ideal! Nuk mund të formulohen dëshira më të bukura lumturie.
    Dhe në thelb, kjo është një bekim; një bekim është ky, që shpreh dëshirat e lumturisë! (Është zgjedhja e kësaj formule bekimi për leximin e 1 janarit që na mundëson kuptimin e fjalës "bekim").
    Unë thashë "urime lumturie"; dhe vërtet, bekimet janë gjithmonë formula në mënyrën dëshirore:
    “Zoti të bekoftë, Zoti të ruajtë...”.
    Le të kujtohet një histori të vogël: një grua e re, ishte e sëmurë në spital; të dielën, kur një mik prift shkoi tek ajo për t'i dhënë kungimin, ai e kreu ritin si është parashikuar dhe, për këtë arsye, në fund i tha: "Zoti të bekoftë" dhe ajo, pa u menduar dhe pa u përmbajtur (por, në spitali, kemi justifikime!) iu përgjigj duke qeshur: “Po çfarë tjetër mund të bëjë Ai!“ Spontaniteti i bekuar: zonja jonë e vogël bëri një zbulim të madh atë ditë: është e vërtetë: Zoti di vetëm të na bekojë, vetëm të na dojë, vetëm të na përmbushë në çdo moment. Dhe kur prifti (qoftë në tempullin në Jeruzalem, në spital, ose në kishat tona), kur prifti thotë: "Zoti ju bekoftë", kjo padyshim nuk do të thotë se Zoti nuk mund të na bekojë! Dëshira është në anën tonë, nëse guxoj të them kështu: dmth ajo që dëshirohet është që të hyjmë në këtë bekim të Zotit që na ofrohet vazhdimisht...
    Dhe, kur prifti thotë: “Zoti qoftë me ty”, është e njëjta gjë: Zoti është gjithmonë me ne... por kjo folje në mënyrën dëshirore “qoftë”, thotë lirinë tonë: jemi ne që nuk jemi gjithmonë me të. Në të njëjtën mënyrë, kur prifti thotë “Zoti të faltë”, ne e dimë mirë se Zoti na fal vazhdimisht: neve na takon të pranojmë faljen, të hyjmë në pajtimin që ai na ofron.
    Nga ana e Zotit, nëse mund të themi kështu, dëshirat e lumturisë ndaj nesh janë të përhershme. E dihet shprehja e Jeremisë: “ Sepse unë e di mirë synimin që e kam me ju ‑ është fjala e Zotit ‑ synime paqeje e jo mjerimi: synoj t’ju jap pasardhësi dhe shpresë (Jr 29, 11). Meqenëse Zoti është Dashuri, të gjitha mendimet që ai ka për ne, janë vetëm dëshira për lumturi.
    Një mënyrë tjetër për të kuptuar se çfarë është një bekim në kuptimin biblik: po kthehem te teksti i librit të Numrave që kemi përkujtuar më parë dhe i cili është kaq i ngjashëm me psalmin tonë: "Zoti të bekoftë dhe të ruajtë...”;
    fjalia e parë e të njëjtit teksti thoshte: "Zoti foli me Moisiun e tha: “Thuaju Aronit dhe bijve të tij:
    Kështu bekoni bijtë e Izraelit e thoni: Zoti të të bekoftë e të të ruajtë! Të të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet e pastë mëshirë për ty! E sjelltë Zoti fytyrën e vet drejt teje e ta dhëntë paqen!"
    dhe fjalia e fundit është "Kështu ata le ta thërrasin emrin tim mbi bijtë e Izraelit e unë do t’i bekoj” (Nr. 6,22-27).
    Kur priftërinjtë bekojnë Izraelin në emër të Zotit, Bibla thotë: "Ata le ta thërrasin emrin tim mbi bijtë e Izraelit" dhe për të qenë akoma më besnik ndaj tekstit biblik, duhet thënë: "Ata e VËNË EMRIN e Zotit mbi bijtë e Izraelit” dhe përgjigja e Zotit është: "E UNË DO T' I BEKOJ".
    Kjo shprehje: "Ata (priftërinj) e VËNË EMRIN E ZOTIT mbi bijtë e Izraelit" është edhe për ne një përkufizim i fjalës "bekim". Ne e dimë mirë se, në Bibël, emri është personi. Pra, të jesh “nën emrin e Zotit” do të thotë të jesh nën provaninë e tij, nën mbrojtjen e tij, të JETOSH në praninë e tij, në dritën e tij, në dashurinë e tij. Edhe një herë e gjithë kjo na ofrohet në çdo moment. Por ne ende duhet të pajtohemi me të. Kjo është arsyeja pse çdo formulë bekimi parashikon gjithmonë përgjigjen e besimtarëve. Kur prifti na bekon në fund të meshës, për shembull, ne përgjigjemi "Amen": kjo është marrëveshja jonë, pëlqimi ynë.
    Në këtë psalm, përgjigja e besimtarëve është ky refren: “Të dhënçin lavdi mbarë popujt, o Hyj, mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!
    Unë shoh një mësim të shkëlqyer të universalizmit këtu! Sapo hyn në bekimin e Zotit, Poipulli i Zgjedhur disi i bën jehonë bekimit që merr për veten e vet. Dhe ajeti i fundit është një sintezë e këtyre dy aspekteve: "Zoti na bekoftë (nënkuptohet se ne jemi Populli i tij i Zgjedhur) DHE e adhuroftë Zotin e gjithë toka".
    Kjo do të thotë se populli i Izraelit nuk e harron thirrjen e tij, misionin e tij në shërbim të mbarë njerëzimit. Ai e di se nga besnikëria e tij ndaj bekimit të marrë falas, me zgjedhjen e Zotit, varet zbulimi i dashurisë dhe bekimit të Zotit për të gjithë njerëzit.

  17. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 6 E PASHKËS VITI C.

    MË 22-5-2022


    UNGJILLI: Gj. 14,23-29.


    23 Jezusi iu përgjigj:
    “Nëse ndokush më do,
    ai do të ma mbajë fjalën,
    Ati im do ta dojë,
    tek ai do të vijmë
    dhe tek ai do të banojmë.
    24 Kush nuk më do,
    nuk i mban fjalët e mia.
    E fjala që po dëgjoni, nuk është imja,
    por është e Atij, që më dërgoi, ‑ e Atit.
    25 Këto fjalë jua thashë
    ndërsa banova me ju.
    26 E Shpirti Shenjt ‑ Mbrojtës,
    të cilin do t’jua dërgojë Ati në Emër tim,
    Ai do t’jua mësojë të gjitha
    dhe do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë.

    27 Po ju lë paqen,
    po ju jap paqen time!
    Nuk po jua jap siç e jep bota.
    Mos t’ju shqetësohet zemra
    as të mos ju trembet.
    28 Ju dëgjuat se ju thashë:
    ‘Po shkoj dhe do të kthehem tek ju’.
    Po të më donit, do të galdonit
    se po shkoj tek Ati,
    sepse Ati është më i madh se unë.
    29 Ju thashë tani
    ‑ para se të ndodhë,
    që të besoni kur të ndodhë.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI - LUTJA

    Jemi në orët e fundit të jetës së Jezusit, pak para Pasionit: ora është serioze... mund ta marrim me mend ankthin e çasteve të fundit; e lexojmë nëpër rreshta, pasi Jezusi u tha disa herë dishepujve fjalë qetësuese: “ Mos u mërzitni dhe mos u trembni”. Në fillim të këtij kapitulli, tashmë, ai kishte thënë: “Mos t’ju shqetësohet zemra!” (v.1). Ky fjalim i gjatë i Jezusit u ndërpre nga disa pyetje nga apostujt: pyetje që shprehnin ankthin e tyre, moskuptimin e tyre.
    Por, çuditërisht, ai, përkundrazi, mbetet shumë i qetë: këtu, si gjatë gjithë mundimit, Gjoni na e përshkruan Jezusin si sovranisht të lirë; është ai që i qetëson dishepujt e tij dhe jo e kundërta! Ai vetë shpall atë që do të ndodhë:
    “Ju thashë tani
    ‑ para se të ndodhë,
    që të besoni kur të ndodhë” (v. 29).
    Ai jo vetëm e di se çfarë do të ndodhë, por ai e pranon atë; ai nuk bën asgjë për të shpëtuar. Ai u njofton atyre largimin e tij, por e paraqet si kusht dhe fillimin e një pranie të re: “ ‘Po shkoj dhe do të kthehem tek ju’” (v 28).
    Ky “largim” do të interpretohet më vonë, pas Ringjalljes, si Pashka e Jezusit; i njëjti Gjon thotë në kapitullin 13: "Ishte para festës së Pashkëve. Jezusi, duke ditur se i erdhi koha të kalojë prej kësaj bote tek Ati, pasi i deshi të vetët ‑ ata që ishin në botë ‑ i deshi deri në pikën e fundit" (v. 1). Gjoni e përdor këtë fjalë vullnetarisht, sepse ne e dimë se Pashka do të thotë "kalim": me këtë, Gjoni dëshiron të bëjë lidhjen midis mundimit të Jezusit dhe çlirimit nga Egjipti që u rijetua në çdo festë hebraike të Pashkës. Dhe kështu, duke qenë se bëhet fjalë për çlirim, ky largim nuk duhet t'i zhytë apostujt në trishtim:
    “ ‘Po shkoj dhe do të kthehem tek ju’.
    Po të më donit, do të galdonit
    se po shkoj tek Ati,
    sepse Ati është më i madh se unë" (v.28).
    Fjali mahnitëse për dishepujt: ata shohin zotërinë e tyre, atë që e kanë ndjekur prej disa muajsh, të bëhet një njeri i përndjekur nga autoritetet fetare: domethënë përgjegjësit, ata të cilëve u besohet për gjërat e Zotit, që është me të vërtetë e gjithë jeta kur dikush është hebre.
    Janë këto autoritete që, pikërisht në emër të Zotit, janë kundërshtarët më të këqij të Jezusit. Dhe ata kanë arsye të forta, duhet thënë: për shekuj, zbulimi i madh i Popullit të Zgjedhur, dhe me zbulimin e vetë Zotit, është se Zoti është unik!: “Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde!" (Dt. 6,4-5).
    Dhe të gjithë profetët kanë luftuar për ta mbajtur atë besim në mënyrë të trashë dhe të hollë. Dhe ky Zot unik, ai është edhe Zoti i afërt me njeriun, ashtu edhe Zoti Gjithë-Tjetri, i Shenjtë. Jezusi, ai predikon një Zot të afërt me njeriun, dhe veçanërisht me të vegjlit... Por ai pretendon se është vetë Zot: në sytë e hebrenjve, është një blasfemi e karakterizuar, është të ofendosh Zotin unik, për të gjithë. Në tekstin tonë të kësaj të diele, Jezusi këmbëngul në lidhjen që e bashkon me Atin e tij: emëruar pesë herë në këto rreshta! Dhe shkon deri aty sa flet në shumës:
    “Nëse ndokush më do,
    ai do të ma mbajë fjalën,
    Ati im do ta dojë,
    tek ai do të vijmë
    dhe tek ai do të banojmë” (v.23).
    Dhe nuk është hera e parë që ai thotë një gjë të tillë: pak më parë, Filipit që e pyeti: "Na trego Atin",
    ai u përgjigj: "Kush më ka parë mua, ka parë Atin" (Gjoni 14,9). Këtu ai përsëri thotë: "Kush nuk më do, nuk i mban fjalët e mia. E fjala që po dëgjoni, nuk është imja, por është e Atij, që më dërgoi, ‑ e Atit" (v.24).
    Me fjalë të tjera, ai është dërguar nga Ati, ai është fjala e Atit. Dhe tani e tutje, është Shpirti Shenjt që do ta bëjë të kuptueshme këtë fjalë dhe do ta mbajë në kujtesën e dishepujve. Çelësi i këtij teksti është ndoshta në fjalën “fjalë”: fjala kthehet këtu disa herë dhe nëse i referohemi asaj që paraprin, nuk ka asnjë dyshim; kjo fjalë që duhet mbajtur absolutisht, është “urdhërimi i dashurisë”: “Duajeni njëri-tjetrin”, që do të thotë “vëni veten në shërbim të njëri-tjetrit”; dhe për t'u kuptuar, vetë Jezusi dha një shembull shumë konkret duke larë këmbët dishepujve të tij.
    Prandaj, të jesh besnik ndaj fjalës së tij do të thotë thjesht të vësh veten në shërbim të të tjerëve.
    Dhe, së fundi, teksti i sotëm: “Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën" (v.23), mund të përkthehet: Nëse dikush më do, do të vihet në shërbim të vëllezërve të tij... Ai që nuk më do mua. nuk do ta vë veten në shërbim të të tjerëve... Në të kundërt, nëse e kuptoj mirë, ai që nuk e vë veten në shërbim të të tjerëve, nuk është besnik ndaj fjalës së Krishtit!
    Dhe, befas, ne e kuptojmë më mirë rolin e Shpirtit Shenjt: është ai që na mëson të duam, ai na kujton urdhërimin e dashurisë. Por pse Jezusi e quan atë "Avokat"? Ne e dimë mirë se nuk kemi nevojë për një mbrojtës kundër Zotit! Shpirti Shenjt është "Mbrojtësi" ynë, sepse vërtet na mbron, por kundër vetvetes... Sepse fatkeqësia jonë më e madhe është të harrojmë se thelbësore është të duam njëri-tjetrin, të vëmë veten në shërbim të njëri-tjetrit.

    Konkretisht, ne e pamë Mbrojtësin në punë në komunitetin e parë në kohën e atij që quhet Koncili i parë i Jeruzalemit (i cili ishte objekt i leximit tonë të parë): ju kujtoni vështirësitë e bashkëjetesës midis të krishterëve me origjinë hebreje dhe të krishterëve të origjinë pagane. Është e qartë se Shpirti i dashurisë i frymëzoi dishepujt e Krishtit vullnetin për të ruajtur unitetin me çdo kusht.

  18. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 7 E PASHKËS VITI C.

    MË 29-5-2022.


    LEXIMI I PARË: Vap. 7,55-60.


    54 Kur i dëgjuan këto fjalë, griheshin në zemrat e tyre dhe kërcëllonin me dhëmbë kundër tij.
    55 Por Shtjefni, plot me Shpirt Shenjt, i drejtoi sytë kah qielli, pa lavdinë e Hyjit e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit
    56 dhe tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit”.
    57 Atëherë ata lëshuan një britmë të madhe, i mbyllën veshët dhe u vërsulën të gjithë së bashku kundër tij.
    58 E qitën jashtë qytetit dhe e vranë me gurë. Dëshmitarët i ulën petkat te këmbët e një djaloshi që quhej Saul.
    59 Dhe ndërsa po e mbytnin me gurë, Shtjefni lutej e thoshte: “O Jezus Zot, merre shpirtin tim!” 60 Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të madh: “O Zot, mos ua merr këtë për mëkat!” Posa i tha këto fjalë, ndërroi jetë.



    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    SHTJEFNI, PËRBALLË ME AKUZUESIT E TIJ.


    Shtjefni u denoncua tamam si Jezusi dhe për të njëjtat arsye. Asgjë për t'u habitur! Ajo që kishte qenë një gjë skandaloze për armiqtë e Jezusit, ishte po aq skandaloze për ata të Shtjefnit. Prandaj edhe ai do të dënohet. Ndërkohë, ai tërhiqet zvarrë përpara Sinedrit ku kryeprifti e pyet, Shtjefni përgjigjet me një fjalim të tërë mbi temën: ju thoni se besoni në planin e Perëndisë që zgjodhi popullin tonë për t'u përgatitur për ardhjen e Mesisë në botë. Ju besoni në Abrahamin, ju besoni në Moisiun... Pse nuk besoni më kur hyjmë me Jezusin në fazën e fundit?
    Ju duhet të imagjinoni përmasat e këtij fjalimi të Shtjefnit: ai pretendon se sheh Birin e njeriut (dhe për të, nuk ka dyshim se është Jezusi) duke qëndruar në të djathtën e Perëndisë. Tani, për hebrenjtë, fjalët si "Biri i njeriut", "qëndrimi në të djathtën e Perëndisë" janë fjalë shumë të forta: prova, për më tepër, është se ato shprehje nënshkruajnë dënimin me vdekje për këdo që guxon të thotë gjëra të tilla. . Ashtu si disa kohë më parë, deklarata të të njëjtit lloj provokuan dënimin e Jezusit. Në Ungjillin e Lukës, ai u kishte thënë gjykatësve të tij: "Por pas këtij momenti, Biri i njeriut do të rrijë në të djathtën e Hyjit të gjithëpushtetshëm” (Lk. 22, 69). Dhe ai kishte tërbuar gjykatësit.
    Dhe, për t'i bërë gjërat edhe më të keqija, Shtjefni i akuzon gjykatësit e tij se "i rezistojnë Shpirtit Shenjt" (Vap. 7,52). E kjo padyshim nuk është për t'i bërë ata të lumtur! Ne kemi pasur tashmë shumë raste për të parë se autoritetet fetare të Izraelit në kohën e Jezusit (dhe po aq mirë në kohën e Shtjefnit, ata janë të njëjtë) ishin njerëz shumë të mirë, të etur për të bërë mirë. Ata në asnjë mënyrë nuk ishin të vetëdijshëm se "i rezistonin Shpirtit Shenjt", siç thoshtë Shtjefni!
    Për shekuj dihej se plani i Perëndisë ishte të derdhte Shpirtin e tij mbi të gjithë njerëzit. Moisiu tashmë e dëshironte këtë : jo vetëm që nuk donte të ruante monopolin e intimitetit me Zotin, por përkundrazi, kishte pasur këtë frazë që kishte mbetur e famshme: “Po a ke smirë për mua? Eh, po të ishte e mundur që i tërë populli të profetizojë e Zoti t’ia jepte Shpirtin e vet”! (Nr, 11,29). Dhe profetët kishin konfirmuar se ishte me të vërtetë projekti i Perëndisë: të gjithë judenjtë kishin parasysh profecinë e Joelit, për shembull:
    "E pas këtyre:
    Do ta ndikoj Shpirtin tim mbi çdo njeri
    e do të bëhen profetë bijtë e bijat tuaja,
    pleqtë tuaj ëndrra do të shohin,
    djelmoshat tuaj do të kenë vegime" (Jl 3,1),
    apo edhe atë të 'Ezekieli: "
    "Shpirtin tim do ta fus në ju
    e do të bëj që të ecni urdhërimeve të mia
    e t’i zbatoni e t’i vini në veprim gjyqet e mia” (Ez 36,27).
    Në kapitullin e mëparshëm të librit të Veprave të Apostujve, në kohën e zgjedhjes së dhjakonëve, një prej të cilëve ishte Shtjefni, Luka na tha se Shtjefni, pikërisht, ishte:
    "Njeri plot fe e Shpirt Shenjt" (Vap. 6,5).
    Këtu, Luka e përsërit këtë: ai thotë:
    “Por Shtjefni, plot me Shpirt Shenjt,
    i drejtoi sytë kah qielli,
    pa lavdinë e Hyjit
    e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit
    dhe tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur
    dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit" (v.55-56).
    I drejtoi sytë kah qielli...pa lavdinë...po e shoh...Luka përdor tre folje të fjalorit të shikimit. Luka na thotë në mënyrë indirekte se është prania e Shpirtit në të ajo që i hap sytë Shtjefnit; dhe pastaj ai mund të shohë atë që të tjerët nuk e shohin. Dhe çfarë sheh ai që nuk shohin të tjerët, akuzuesit e tij?



    “JA, PO E SHOH QIELLIN E HAPUR”

    Ai sheh "qiellin e hapur": kjo do të thotë se shpëtimi ka ardhur; nuk ka më asnjë kufi, asnjë ndarje midis qiellit dhe tokës: Besëlidhja midis Zotit dhe njerëzimit është rivendosur, hendeku midis Zotit dhe njerëzimit është kapërcyer. Kujtojmë frazën e Isaias: "Ah, sikur ti t’i shqyeje qiejt e të zbritje, para fytyrës sate malet do të dridheshin "(Is 63,19).
    Jezusi është në këmbë: i Ngjalluri nuk është më i shtrirë në vdekje, është drejt, në këmbë, në të djathtën e Hyjit. Fjala "në këmbë" ishte shumë simbolike në ditët e para të Kishës: aq sa pozicioni "në këmbë" u bë pozicioni i privilegjuar i liturgjisë; ai që lutet paraqitet gjithmonë në këmbë. Për të njëjtën arsye, disa epishkëvinj të shekujve të parë i ftuan besimtarët të qëndrojnë në këmbë gjatë gjithë meshës së së dielës: sepse ishte dita kur kujtojmë ringjalljen e Jezusit.
    “Zakoni për të mos përkulur gjunjët gjatë ditës së Zotit është një simbol i ringjalljes me të cilën jemi çliruar, falë Krishtit, nga mëkatet dhe nga vdekja. (Shën Ireneu, Traktati mbi Pashkën, shekulli i dytë). “Ne lutemi në këmbë ditën e parë të javës, por nuk e dinë të gjithë pse. Nuk është vetëm sepse, të ringjallur me Krishtin dhe duke pasur nevojë, "kërkojmë gjërat nga lart" (Kol 3,1), sepse ne, duke qëndruar në këmbë kur lutemi në këtë ditë të kushtuar Ringjalljes, përkujtojmë hirin që na është dhënë, sepse ajo ditë duket se është në një farë mënyre imazhi i shekullit të ardhshëm...” (Shën Vasili, Traktat mbi Shpirtin e Shenjtë).
    Jezusi është "në të djathtën e Perëndisë": mbretërit qëndronin në të djathtën e Perëndisë; prandaj, zbatimi i kësaj shprehjeje për Jezusin është një mënyrë për të thënë se ai ishte Mesia. Gjyqtarët që e dëgjonin këtë fjali në gojën e Shtjefnit nuk gaboheshin.
    Të thuash se ai është "Biri i njeriut" është po aq serioze. Fraza "Biri i njeriut" ishte një nga titujt e Mesisë. Me pak fjalë, Shtjefni sapo tha se Jezusi, ky njeri i përbuzur, i eliminuar, i refuzuar nga autoritetet fetare ishte në lavdinë e Zotit. Kjo do të thotë se Shtjefni i akuzonte ata se kishin kryer jo vetëm një shkelje të drejtësisë, por edhe më keq, një sakrilegj!
    Ky vizion që Shtjefni kishte për lavdinë e Krishtit, do t'i japë atij forcën për të përballuar të njëjtin fat si zotëria e tij: Luka grumbullon detajet e ngjashmërisë midis momenteve të fundit të Shtjefnit dhe atyre të Jezusit. Shtjefni tërhiqej zvarrë jashtë qytetit, ashtu si Kalvari ishte jashtë Jeruzalemit; ndërsa e goditnin me gurë, lutej: dhe spontanisht përsërit të njëjtin psalm si Jezusi:
    “Në duar të tua po e porosis shpirtin tim,
    më shpërble, o Zot, Hyji besnik” (Ps 31,6);
    Dhe së fundi, ai vdes duke falur xhelatët e tij.
    Jezusi kishte thënë:
    “Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!” (Lk 23, 34)
    e Shtjefni, në momentin e vdekjes, tha nga ana e tij:
    “O Jezus Zot, merre shpirtin tim!” Zot, mos ua mbaj këtë mëkat" (dhe në të vërtetë është i njëjti autor, Luka, i cili e vëren atë).
    Dhe Luka, për të cilin shpesh thuhet se është ungjilltari i mëshirës, na tregon frytshmërinë e kësaj faljeje: një nga përfituesit e faljes së Shtjefnit ishte Sauli i Tarsisit, një nga kundërshtarët më të këqij të krishterimit të sapolindur. Ai së shpejti do të konvertohet për t'u bërë dëshmitar dhe martir nga ana e tij.

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 7 E PASHKËS VITI C.

    MË 29-5-2022


    PSALMI, 97, 1-2b,6-7c,9.


    1 Zoti mbretëron! Le të galdojë toka,
    le të gëzohen ishujt e shumtë!
    2 Re e errësirë janë përreth tij,
    e Drejta e Drejtësia themeli i fronit të tij.
    6 Qiejt e shpallin drejtësinë e tij,
    të gjithë popujt e shohin lavdinë e tij.
    7 I mbuloftë turpi të gjithë idhujtarët,
    të gjithë që mburren në trupore idhujsh!
    Adhurojeni Atë të gjithë ju, o engjëjt e tij!
    9 Sepse ti je, o Zot,
    i Tejetlarti mbi mbarë dheun,
    ti je tejet i lartë mbi të gjithë zotat.



    LECTIO DIVINA- MEDITIMI – LUTJA.

    ZOTI MBRETËRON.


    Natyrisht, sot, në dritën e ringjalljes së Krishtit, kur themi "Zoti është mbret", kuptojmë se flitet për Jezu Krishtin. Por ky psalm u krijua fillimisht për të kremtuar Hyjin e Izraelit. Prandaj, ju sugjeroj që ta meditojmë këtë psalm siç është përpiluar.
    “Zoti është mbret!". Nga fjalët e para të këtij psalmi, ne e dimë se ai u krijua për të nderuar Javeh si Mbretin e vetëm, Mbretin para të cilit të gjitha mbretëritë e tokës duhet të përkulin kokat e tyre! Javeh është i vetmi Hyj, i vetmi Zot, i vetmi mbret... Nëse psalmet dhe profetët këmbëngulin kaq shumë, hamendësojmë se nuk ishte e vetëkuptueshme! Lufta kundër idhujtarisë ishte lufta e madhe e besimit të Izraelit. Kemi dëgjuar këtu: "Adhurojeni Atë të gjithë ju, o engjëjt e tij!" dhe përsëri: "Ti je tejet i lartë mbi të gjithë zotat".
    Le të jemi të qartë: këto fjali nuk janë një pranim të ekzistencës së perëndive të tjerë, madje edhe më të ulët!... Në kohën kur u shkrua ky psalm, njerëzit e Biblës luftonin kundër çdo gjurme politeizmi: "Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është Zoti i vetëm”; ky është neni i parë i besimit hebre. Frazat si "në gjunjë përpara tij, të gjithë perënditë" ose "ti dominon nga lart të gjithë perënditë" janë krejtësisht të qarta në mentalitetin biblik: vetëm një qenie në botë meritonte të gjunjëzoheshin njerëzit para tij, ishte Javeh, Zoti i Izraelit, i vetmi Zot. Të gjitha genufleksionet që dikush mund të bënte para hyjnive tjerët përveç Zotit, nuk ishin gjë tjetër veçse idhujtari.
    Kjo është me të vërtetë arsyeja pse Jezusi u dënua dhe u ekzekutua: ai guxoi të pretendonte se ishte vetë Zoti; prandaj ai ishte një blasfemues dhe çdo blasfemues duhej të hiqej nga Populli i Zgjedhur; i zgjedhur pikërisht për t'i shpallur botës Zotin e vetëm.
    Duhet thënë se të gjithë popujt përreth ishin politeistë. Edhe reforma fetare e faraonit Akhenaten rreth vitit 1350 p.e.s. nuk vendosi një monoteizëm të rreptë: Akhenateni kurrë nuk parashikoi një zot të vetëm që do të qeveriste të gjithë universin. Prandaj, Populli i Zgjedhur ka qenë përgjithmonë gjatë historisë biblike, në kontakt me popujt politeistë, idhujtarë. Dhe besimi i tij u lëkund më shumë se një herë... Atëherë profetët e krahasuan Izraelin me një grua jobesnike; e quanin tradhti bashkëshortore, prostitutë... por në të njëjtën kohë, çdo herë, i siguronin Popullin e Zgjedhur për faljen e Zotit.
    Një gjurmë tjetër në Bibël e kësaj lufte kundër idhujtarisë ishin të gjitha burimet që kishin në dispozicion shkrimtarët për të pohuar se Zoti është Unik. Për mua, shembulli më i mrekullueshëm është kapitulli i parë i Biblës, tregimi i parë i Krijimit në kapitullin e parë të Zanafillës. Ky tekst u shkrua nga priftërinjtë gjatë Mërgimit në Babiloni, pra në shekullin e gjashtë para Krishtit. Në atë kohë, në Babiloni, besohej se qielli ishte populluar nga perëndi, rivalë mes tyre, dhe, për më tepër, edhe ata perendi që kanë vendosur ta bëjnë njeriun, kanë si qëllim që ta bëjnë atë skllav të tyre: lumturia e njeriut është shqetësimi i tyre më i vogël. Ata imagjinojnë se krijimi ishte bërë nga mbetjet e kufomës së një hyjnie monstruoze dhe se vetë njeriu ishte një përzierje: ai është i vdekshëm, por në të mbetet një tepricë hyjnore, që vjen nga kufoma e një hyjnie të keqe.



    LE TË GALDOJË TOKA!

    Prandaj, priftërinjtë e Izraelit do të dallohen fort nga këto paraqitje që janë në antipodet e projektit të Perëndisë. Për të filluar, ata priftërinj të besimit izraelit mësojnë se Krijimi është vetëm i mirë: asnjë përzierje monstruoze nga kufoma e një perëndie të ligë të mposhtur; kjo është arsyeja pse në tregimin e krijimit në librin e Zanafillës përsëritet ky refren: "dhe Zoti e pa që ishte mirë". Pastaj, për të pohuar qartë se ekziston vetëm një zot, pa mëdyshje e mundur, në mënyrë që populli të mos tundohet të nderojë diellin si zot, apo hënën si perëndeshë, nuk do t'i emërtohen as dielli dhe as hëna: teksti thotë:
    “ Hyji bëri dy dritëdhënës të mëdhenj: dritëdhënësin më të madh që të sundojë ditën e dritëdhënësin më të vogël që të sundojë natën dhe yjet. Hyji i vendosi në kupën e qiellit që të ndriçojnë mbi tokë, që ta sundojnë ditën dhe natën e ta ndajnë dritën prej errësirës. Hyji pa se ishte gjë e mirë” (Zan. 1,16-18). Ato janë reduktuar në funksionin e tyre utilitar: shkurt dy llamba. Këtu ata janë kthyer në vendin e tyre, si thuhet! Dhe së fundi dhe mbi të gjitha, Zoti e krijon njeriun sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së tij dhe e bën atë mbret të krijimit: besimi i një njeriu të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit, kishte nevojë për një zbulesë që njerëzit e kësaj kohe të guxonin të besonin këtë!
    Por le të rikthehemi te psalmi ynë: ai vë në dukje një gjë tjetër shumë interesante, është përqasja e dy pjesëve të rreshtit të parë: “Zoti është mbret! Le të galdojë toka!” Që do të thotë se mbretëria e Perëndisë shtrihet në të gjithë tokën dhe kjo për lumturinë dhe ngazëllimin e gjithë tokës! Edhe një herë ndeshemi me atë universalizëm kaq të rëndësishëm në besimin biblik. Vargjet që sapo dëgjuam janë shumë të shënuara nga kjo; për shembull: “Gëzim për ishujt pa numër!... Të gjithë popujt e kanë parë lavdinë e tij”. Në vargje të tjera është nocioni i zgjedhjes së Izraelit që ripohohet edhe një herë: “Për Sionin që dëgjon, gëzim i madh! Qytetet e Judës gëzohen përpara gjykimeve të tua, o Zot! Këto dy aspekte të zgjedhjes së Izraelit dhe shpëtimit të të gjithë njerëzimit janë gjithmonë të lidhura në tekstet e vona biblike, domethënë që nga momenti kur njerëzit besuan vërtet në një Zot. Nëse ai është i vetmi Zot, ai është edhe Zoti I gjithë njerëzimit, ata që quhen në këtë psalm ishujt pa numër.
    Një dimension tjetër shumë i pranishëm, gjithashtu, është gëzimi: ai shpërthen në këtë psalm, por guxoj të them se e gjithë Bibla është një libër gëzimi, sepse shpall në një mijë mënyra se projekti i Zotit është lumturia e njerëzve. Dhe është pikërisht sepse projekti i Zotit për njerëzimin është një projekt gëzimi dhe ngazëllimi që besimtarët si Stjefni, për të cilin na foli leximi i parë, kanë mundur të vdesin me besim duke thënë: "Në duart e tua, Zot, unë dorëzoj shpirtin tim".
    Në vargjet e tjera të këtij psalmi, një mënyrë tjetër për të shpallur madhështinë unike të Zotit konsiston në përshkrimin e përmbysjeve të mëdha kozmike kur Zoti shfaqet: zjarri, vetëtima, reja, errësira, tërmetet; (shembull vargjet 3-5:
    “3 Zjarri shkon përpara tij
    dhe i djeg armiqtë e tij përreth.
    4 Vetëtimat e tija e shndritin botën,
    sheh toka e dridhet!
    5 Para fytyrës së Zotit si dylli shkrihen malet,
    para fytyrës së Zotit të mbarë botës!”
    Kur në Biblën lexojmë diçka të këtij lloji, është gjithmonë për një vesh hebre një kujtim i takimit të madh të Moisiut me Zotin në malin Sinai.

  20. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përgatitja e liturgjisë së festave të urdhëruara. Komente postohen disa ditë përpara festave.

    PËRGATITJA E LITURGJISË

    E DIELA 7 E PASHKLS VITI C

    MË 29-5-2022.


    UNGJILLI: Gj. 17,20-26.


    20 Nuk po të lutem vetëm për këta,
    por edhe për të gjithë ata,
    që, për shkak të fjalës së tyre,
    do të besojnë në mua:
    21 që të gjithë të jenë një.
    Sikurse ti, Atë, që je në mua
    dhe unë në ty,
    ashtu edhe ata të jenë në ne,
    që ta kuptojë bota se ti më dërgove.
    22 Edhe unë ua dhashë lavdinë
    që ti ma dhe
    që të jenë një
    sikurse ne jemi një
    23 ‑ unë në ta e ti në mua,
    që të jenë plotësisht një,
    që bota ta dijë se ti më dërgove
    dhe se i deshe ata siç më deshe mua.
    24 Atë,
    dua që ata, të cilët m’i dhe,
    të jenë aty ku jam unë,
    bashkë me mua,
    që të kundrojnë lavdinë time,
    lavdinë që ti ma dhe,
    sepse më deshe
    para se të krijohej bota.
    25 Atë i drejtë!
    Bota nuk të njohu
    e unë të njoha.
    Edhe këta e kuptuan
    se ti më dërgove.
    26 Këtyre ua dëftova Emrin tënd
    dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj,
    që dashuria me të cilën ti më deshe mua,
    të jetë në ta
    ‑ dhe unë në ta”.


    LECTIO DIVINA – MEDITIMI – LUTJA.

    QË BOTA TË BESOJË.


    Këtë të dielë lexojmë çfarë u tha Jezusi apostujve në darkën e fundit disa orë para vdekjes së tij. Fjalimi i fundit që mund të lexojmë në kapitullin 17 tani merr formën e një lutje: ai lutet para tyre; kjo do të thotë se ai i sjell ata në intimitetin e tij; ai i bën ata të ndajnë dëshirat e tij më të thella.
    Por për kë dhe për cfarë flet më shumë në lutjen e tij? Ai flet për botën; ajo që ai dëshiron me gjithë fuqinë e tij është që bota të besojë:
    "që të gjithë të jenë një.
    Sikurse ti, Atë, që je në mua
    dhe unë në ty,
    ashtu edhe ata të jenë në ne
    që ta kuptojë bota se ti më dërgove" (v. 21).

    Pak më vonë ai përsërit:
    “që të jenë një
    sikurse ne jemi një
    ‑ unë në ta e ti në mua,
    që të jenë plotësisht një,
    që bota ta dijë se ti më dërgove
    dhe se i deshe ata siç më deshe mua (v.22-23).
    Dhe pse është kaq e rëndësishme që bota ta njohë Jezusin si atë të dërguar nga Ati?* Sepse vetëm atëherë bota do ta kuptojë se sa shumë e do Ati. Dërgimi i Birit të tij është prova më e bukur e dashurisë që Perëndia mund t'i japë botës: Të dijë bota se ti më dërgove dhe se i deshe ata ashtu si më deshe mua. Është në të vërtetë i njëjti Shën Gjoni që ia tregon fjalinë e Jezusit Nikodemit:
    "Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën
    sa që dha një të vetmin Birin e vet
    kështu që, secili që beson në të,
    të mos birret,
    por të ketë jetën e pasosur (Gj 3,16).
    Duke i rilexuar këto rreshta, habitemi nga këmbëngulja e Jezusit për fjalët dashuri dhe unitet; edhe një herë, ne duhet të pranojmë se historia e Zotit me njerëzit është një aventurë e madhe, një histori dashurie. Zoti është Dashuri, ai i do njerëzit dhe dërgon Birin e tij t'u tregojë atyre me gojë! Ja çfarë do t'i thotë Jezusi disa orë më vonë Pilatit, gjatë marrjes në pyetje: “Kam lindur, kam ardhur në botë për këtë: të dëshmoj të vërtetën"(Gj 18,37).
    Në momentin e largimit, të kalimit nga kjo botë tek Ati i tij, siç thotë Gjoni, Jezusi ua transmeton dëshminë dishepujve të tij dhe nëpërmjet tyre të gjithë dishepujve të të gjitha kohërave: "Unë nuk lutem vetëm për ata që janë atje, por edhe për ata që falë fjalës së tyre do të besojnë tek unë”. Që tani e tutje, atyre u është besuar dëshmia; Jezusi e tha këtë pak çaste më parë:
    “Sikurse ti më dërgove në botë,
    po ashtu edhe unë i dërgova në botë (Gj. 17,18).
    Ai do t'ua përsërisë në mbrëmjen e Pashkëve:
    ““Paqja me ju!
    Siç më dërgoi mua Ati,
    ashtu unë po ju dërgoj ju” (Gj. 20, 21).
    Ashtu si të gjithë ata para tyre, gjatë historisë biblike, që janë zgjedhur nga Zoti, edhe këta janë zgjedhur për një mision; dhe ky mision është gjithmonë i njëjtë për të gjithë profetët e të gjitha kohërave: të shpallin se Zoti i do njerëzit. Duke ndjekur Jezu Krishtin, çdo i krishterë mund të thotë ose duhet të jetë në gjendje të thotë: “Kam lindur, kam ardhur në botë për këtë: të dëshmoj të vërtetën. Kjo e vërtetë është dashuria e pakufishme e Perëndisë për njerëzimin, ose, nëse preferohet, ky i famshëm "qëllim dashamirës" për të cilin flet letra drejtuar Efesianëve.


    DRAMA E REFUZIMIT (MOS PRANIMIT) TË JEZUSIT.

    Por, ja, ka ende një gjë të çuditshme në gjithë këtë: mund të pyesim veten pse ky mesazh është kaq shqetësues sa Jezusi e pagoi me jetën e tij, si shumë profetë përpara tij dhe apostujt e tij më pas. Jezusi e trajton pikërisht këtë pyetje në fjalitë e fundit të tekstit tonë këtë të diel; tha:
    “Atë i drejtë!
    Bota nuk të njohu" (v. 25).
    Për të shpjegimi është aty, është drama e refuzimit. Pikërisht ky refuzim i dashurisë së Zotit është rrënja e fatkeqësisë së njerëzimit, tashmë të medituar në librin e Zanafillës . Dhe profeti Isaia vuri në dukje: "Kau e njeh të zotin
    edhe gomari grazhdin e pronarit të vet,
    kurse Izraeli nuk njeh,
    populli im nuk merr vesh”(Is 1,3).
    Kështu thotë Shën Gjoni në prologun e Ungjillit të tij:
    “Ishte në botë
    e bota u krijua prej Saj,
    e bota nuk e njohi.
    Erdhi ndër të vetët,
    e të tijtë nuk e pranuan (Gj. 1,10-11).
    Ashtu si Jezusi, dishepujt do ta përjetojnë këtë mosmirënjohje, këtë dramë refuzimi nga ata të cilëve do t'u shpallnin megjithatë lajmin më të mirë që ekziston. Bota është objekt i dashurisë së Zotit dhe profetëve të tij, por edhe dhe në të njëjtën kohë vendi i refuzimit të kësaj dashurie. Jezusi e shprehu këtë dramë disa herë: nga njëra anë, që Zoti e deshi aq botën sa dha Birin e tij të vetëmlindurin... e që Zoti e dërgoi Birin e tij në botë, jo për të gjykuar botën, por që bota të shpëtohet nëpërmjet atij. (3.16...17; 12.47).
    Nga ana tjetër, “Nëse bota ka urrejtje ndaj teje, dije se e ka pasur fillimisht kundër meje... Por guxim! Unë jam pushtuesi i botës. (15.18; 16.33).
    Është mbi këtë thirrje fitoreje që ne duhet të qëndrojmë: ne e dimë se kënga e dashurisë së Zotit për njerëzimin do të dëgjohet përfundimisht. Pikërisht në momentin kur Jezusi bën këtë lutje madhështore, kur kështu ia beson veten Atit të tij përpara dishepujve të tij, ai e di mirë se tashmë është dëgjuar; ai që tha:
    “O Atë, të falënderoj sepse më ke dëgjuar.
    E dija shumë mirë se ti gjithmonë më dëgjon…” (Gj 11, 41-42).
    Vetëm për të shpejtuar ditën që ai këmbëngul aq shumë në urdhrin e unitetit që u jep të dërguarve të tij:
    "Le të jenë edhe ata një në ne,
    që bota të besojë se ti më dërgove".
    Deri në ditën kur engjëlli do t'i bjerë borisë për të shpallur:
    "U vendos mbi rruzull Mbretëria e Zotit tonë dhe e Krishtit të tij!
    Dhe do të mbretërojë në shekuj të shekujve!" (Ap 11,15)

Faqja 8 prej 26 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2021, 09:44
  2. Zbukurimet E Festave *-*
    Nga alketi83 në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-01-2011, 23:54
  3. Atmosfera e Festave!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 09:25
  4. Si te ruajme linjat pak dite para festave.
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 23:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •