PËRGATITJA E LITURGJISË
E DIELA 8 VITI C
MË 27-2-2022
PSALMI 92, 2-3. 13-14. 15-16
2 Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
3 Të shpallim dashurinë në mëngjes
e gjatë natës bësnikërinë tënde.
13 I drejti lulëzon si palma,
rritet porsi cedri i Libanit.
14 Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit
lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë.
15 Japin fruta edhe në pleqëri,
janë të kërthndeztë e plot shëndet,
16 për të shpallur se Zoti është i drejtë:
Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta!
LECTIO DIVINA-MEDITIMI- LUTJA.
DUKE PËRKUJTUAR SHKËMBIN E MASËS DHE TË MERIBËS.
“1 Mbarë bashkësia e bijve të Izraelit bëri çojën nga shkretëtira e Sinit, sipas urdhërit që Zoti u dha zemërimië më zemërimië dhe ngulë në Rafidim. Këtu nuk kishte ujë për të pirë populli. 2 Populli i kundërshtoi Moisiut dhe i tha: “Na jep ujë të pimë”! Moisiu u përgjigj: “Përse grindeni me mua? Përse po e tundoni Zotin”? 3 Në këtë vend populli hoqi keq për ujë dhe nynykatte kundër Moisiut: “Përse na bëre të dalim prej Egjiptit për të na vrarë ne, fëmijët tanë dhe bagëtitë tona”? 4Moisiu iu drejtua Zotit me këto fjalë: “Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë”. 5 Zoti i tha Moisiut: “Shko para popullit; merr me vete disa prej pleqve të Izraelit, merre në dorë shkopin, me të cilin e godite lumin dhe nisu! 6 Ja, unë do të qëndroj para teje përmbi qetën e Horebit. Ti bjeri shkëmbit e prej tij do të shpërthejë uji që populli të pijë”. Moisiu bëri ashtu ndër sy të pleqve të Izraelit. 7 Atë vend Moisiu e quajti: Masa dhe Meriba, për shkak të grindjes së bijve të Izraelit dhe pse e tunduan Zotin, kur thanë: “A është Zoti me ne apo nuk është?” (Dal. 17,1-7);
tani, me gjithë këto murmuritje, këto zhurma revolte, Zoti kishte qenë më i madh se populli i tij i zemëruar; ai kishte bërë që uji të rridhte nga një shkëmb. Tani e tutje, Populli i Zgjedhur e quajti Zotin "shkëmbi ynë", një mënyrë për të kujtuar besnikërinë e Zotit më të fortë se të gjitha dyshimet e popullit të tij.
Nga ky shkëmb, Izraeli nxori ujin e mbijetesës së tij... Por mbi të gjitha, gjatë shekujve, burimi i besimit të tij, i besnikërisë së tij... Është e njëjta gjë të thuash në fund të psalmit "Zoti është Shkëmbi im” ose në fillim të psalmit “Në mëngjes shpall dashurinë tënde, besnikërinë tënde, gjatë netëve”.
Përkujtimi i shkëmbit është kujtimi i përvojës së shkretëtirës dhe i besnikërisë së Zotit më i fortë se të gjitha revoltat...Dhe formula "dashuria jote dhe besnikëria jote" është gjithashtu përkujtuese i përvojës së shkretëtirës: kjo është shprehja e përdorur nga vetë Perëndia për t'u bërë të njohur popullit të tij:
“Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë,
i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë,
që qëndron besnik me mijëra brezni,
që e duron fajin, kundërshtimin dhe mëkatin” (Eks 34,6).
Shumë shpesh, kjo shprehje (ose një tjetër, ekuivalente) është përdorur në Bibël, dhe veçanërisht në Psalme, si një kujtesë e Besëlidhjes midis Perëndisë dhe popullit të tij:
"Zoti është i mirë e i mëshirshëm,
i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur.
Nuk zemërohet gjithherë
as s’e mban hidhërimin për jetë të jetës” (Ps. 103. 8-9).
Ky episod i Masës dhe Meribës (ose më mirë kjo sekuencë), kjo provë e shkretëtirës, ky dyshim i njerëzve, kjo ndërhyrje e Zotit, u përsërit shumë herë, kur populli kishte etje, por edhe kur uji nuk ishte i mirë ose kur populëli ishte i uritur. (le të kujtohet historia e manës dhe thëllëzave dhe ujërave të hidhura të Marës). Kjo gjë ndodhi aq shpesh saqë populli arriti të kuptojë se ishte gjë pothuajse e pashmangshme, po të mos kishte kujdes... Sepse njeriu tundohet të akuzojë Zotin për mashtrim sa herë që ndodh diçka e keqe, diçka që nuk shkon sipas dëshirës së tij. Dhe kështu, për të mbajtur këtë mësim kapital, u shkrua historia e Kopshtit të Edenit: një gjarpër, veçanërisht dinak, i bën burrin dhe gruan të besojnë se është Zoti ai që është dinak me ta. Ai insinuon: Zoti ju ndalon frutat më të mira me pretekstin se ai do t’ju ruajë nga rreziku, ai pretendon se këto fruta të jenë helmuese, kur është krejt e kundërta. Dhe burri dhe gruaja bien në kurth. Dhe ka qenë gjithmonë e njëjta histori që nga fillimi i botës.
Si mund të mbrohet populli një herë e mirë nga ky rrezik? Ky psalm na tregon mënyrën se si të mbrohet: mjafton të mbillet në tempull si një kedër dhe të këndojë në nder të Perëndisë:
"Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
Të shpallim dashurinë në mëngjes
e gjatë natës bësnikërinë tënde” (vv.2-3).
Nënkuptohet sepse ai "është i mirë e i mëshirshëm,
i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur”,
e për këtë e falënderojmë Zotin, i këndojmë emrit të tij”.
GJITHÇKA BËN NJERIU PËR ZOTIN, I KA DOBI NJERIUT DHE JO ZOTIT.
Sepse, në fakt, populli i Izraelit nuk priti shumë shekuj (e që t’ia mësojmë ne), për të kuptuar se këngët e tijvet për Zotin, ishin në dobi, për të mirën e tij!
Shën Agustini do të thotë:
“Çdo gjë që njeriu bën për Zotin
i bën dobi njeriut dhe jo Zotit”.
Të këndojmë për Zotin, me vendosmëri, të hapim sytë ndaj dashurisë dhe besnikërisë së tij, që nga mëngjesi dhe gjatë gjithë netëve, do të thotë të mbrohemi vetë nga mashtrimet e gjarprit.
Ndoshta duhet të shqarohet diçka këtu: psalmisti përdor shprehjen: “Sa mirë...”; është e njëjta fjalë "e mirë" (tov në hebraisht) që përdoret për të thënë "i mirë për t'u ngrënë"; pra duhet të jetë shijuar që të mund të flitet për të! Psalmi thotë pak më tej (në një varg që nuk lexohet këtë të diel):
"Njeriu i pamend nuk i di,
dhe i marri nuk do t’i kuptojë” (v. 7)
Por besimtari, ai e di: po ashtu është mirë që populli të këndojë dashurinë e Perëndisë dhe besnikërinë e tij. Sepse është e vërteta dhe vetëm ky besim i pamposhtur në dashurinë e Zotit, në planin e tij dashamirës, mund të ndriçojë jetën tonë në të gjitha rrethanat... ndërsa mosbesimi, dyshimi e shtrembëron plotësisht shikimin tonë. Të dyshosh për dinakërinë e Perëndisë është kurthi në të cilin nuk duhet të biem, një kurth vdekjeprurës.
Ai që mbron veten, që kujdeset për veten në këtë mënyrë është, thotë psalmi ynë, si një pemë që "ruan lëngun dhe gjelbërimin e saj": në Tokën e Shenjtë, kjo është një imazh shumë I kuptueshëm. Nëse kedrat e Libanit, palmat e oazeve të bëjnë të ëndërrosh, kjo është sepse këtu, problemi i ujit është vendimtar; uji është jetik dhe në vende, aq i pakët. Njerëzit e presin me padurim shiun më të vogël pranveror që bëhen peizazhet e shkretëtirës shumë të gjelbërta pranë Jeruzalemit. Për besimtarin, uji jetëdhënës është prania e Zotit të tij. Aq shumë sa që kur Jezusi flet më vonë për ujin e gjallë, ai vetëm po përsërit një imazh tashmë të njohur.
Është mirë që ne të ndërgjegjësohemi dhe të këndojmë se Zoti është Dashuri... por është mirë edhe për të tjerët që ne t’ u themi atyre... Ja çfarë do të thotë përsëritja e fjalës "shpall" në fillim dhe në fund të psalmit. Këtu kemi një "inkluzion-përfshirje": në fillim:
"Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
Të shpallim dashurinë në mëngjes
e gjatë natës bësnikërinë tënde”.
Dhe në fund:
"I drejti lulëzon si palma,
rritet porsi cedri i Libanit.
Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit
lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë”
Japin fruta edhe në pleqëri,
janë të kërthndeztë e plot shëndet,
për të shpallur se Zoti është i drejtë:
Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta! (vv. 13-16).
"Zoti është i drejtë!" Këtu, fjala "shpall" do të thotë: "Tregoju të tjerëve, jobesimtarëve"... Populli i Izraelit nuk e harron kurrë misionin e tij për të qenë dëshmitar të dashurisë së Zotit për të gjithë njerëzit.
Vërejtja e fundit: ky psalm ka një mbishkrim që në fillim: specifikon se është një psalm për ditën e Shabatit, ditën e vëçantë kur këndohet dashuria dhe besnikëria e Zotit. Është dita e mirë për ta bërë këtë, sigurisht. Në këtë ditë ose jo kurrë...Ne të krishterët mund ta bëjmë atë psalmin e së dielës; sepse e diela jonë e krishterë nuk bën asgjë tjetër: bën që të këndojmë dashurinë dhe besnikërinë e Perëndisë që janë shfaqur në mënyrë të plotë dhe përfundimtare në Jezu Krishtin.
Krijoni Kontakt