PËRGATITJA E LITURGJISË
E DIELA E 3 KRESH VITI B
MË 3-3-2024.
LEXIMI I UNGJILLIT: Gj. 2,13-25.
13 Ishin afër Pashkët e hebrenjve e Jezusi u ngjit në Jerusalem. 14 Në Tempull gjeti shitës qesh, delesh e pëllumbash dhe këmbyes të hollash duke ndenjur aty. 15 Atëherë punoi një frushkull konopësh dhe i dëboi nga Tempulli të gjithë së bashku me dele e me qe. Këmbyesve u derdhi të hollat dhe u rrëzoi tavolinat. 16 Shitësve të pëllumbave u tha: “Hiqini këta prej këndej e mos e bëni shtëpinë e Atit tim, shtëpi tregtie!” 17 Nxënësit e tij u kujtuan se është në Shkrimin e shenjtë: “Zelli për Shtëpinë tënde më bren!” 18 Atëherë ndërhynë judenjtë dhe e pyetën: “Ç’shenjë na jep duke vepruar kështu?” 19 Jezusi iu përgjigj: “Rrënojeni këtë Tempull e unë do ta rindërtoj për tri ditë!” 20 “Dyzet e gjashtë vjet zgjati ndërtimi i këtij Tempulli ‑ iu përgjigjën judenjtë ‑ e ti do ta ndërtosh për tri ditë?” 21 Porse Jezusi foli për tempullin e trupit të vet. 22 Kur u ringjall prej së vdekuri, atëherë u ra ndër mend nxënësve se këtë kishte dashur të thotë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë e fjalës që tha Jezusi. 23 Gjatë qëndrimit të Jezusit në Jerusalem në kohë të festës së Pashkëve, shumë besuan në Emrin e tij, kur panë shenjat që bëri. 24 Porse vetë Jezusi nuk kishte shumë besim në ta, sepse i njihte mirë të gjithë. 25 Nuk kishte nevojë t’i dëshmonte kush për njeriun: sepse ai e dinte mirë çka njeriu ndryn përbrenda.
LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA
ZEMËRIMI I PROFETIT.
Le ta vëmë veten në vendin e atyre që ishin dëshmitarë të këtij zemërimi të Jezusit: për një kohë të gjatë, në sheshin e tempullit, ka pasur tregtarë kafshësh; kur njerëzit vinin në pelegrinazh në Jeruzalem, ndonjëherë nga shumë larg, shpresonin të gjenin atje kafshët për t’i blerë dhe për t'i ofruar ato si flijime. Sa për këmbyesit e parave, ata që shkonin në pelegrinash, kishin nevojë për para: sepse monedhat e prera me figurën e perandoit romak nuk mund të përdoreshin për të blerë kafshët e fljimeve dhe gjëra të tjera në kohën e festës! Por jashtë shesin e Tempulllit përdoreshin vetëm monedha të okupatorit romak. Për këtë arsye, kur arrinin në Jeruzalem, ata që shkonin në pelerinash, kishin nevojë të këmbyenin atë para që u nevojitej, me monedhën hebraike dhe kjo gjë bëhej vetëm në shesin e Tempullit. Po pse bëhet merak?
Siç ndodhi shpesh, Jezusi më parë vepronte, pastaj shpjegonte: por njerëzit nuk e kuptonin mirë, ose aspak. Do ta kuptonin më vonë: "Kur u ringjall prej së vdekuri, atëherë u ra ndër mend nxënësve se këtë kishte dashur të thotë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë e fjalës që tha Jezusi ". (v 22). Dhe përsëri, jo të gjithë do ta kuptonin atë...
Tani për tani, dhuna e Jezuit është e papritur, fjalët e tij nuk janë të kuptueshme! Dhe qortimi i tij ndaj shitësve (" mos e bëni shtëpinë e Atit tim, shtëpi tregtie!”) sugjeron që ai mendon se ai është një profet; Jeremia kishte thënë: "Pse a shpellë cubash është bërë kjo Shtëpi, mbi të cilën është thirrur emri im ndër sytë tuaj?" (Jer 7,11). Më mirë, ai e merr veten plotësisht për Mesi: sepse profeti Zakaria kishte paralajmëruar: "Nuk do të ketë më tregtar në Shtëpinë e Zotit të Plotfuqishëm atë ditë" (nënkuptohet në ditën e ardhjes së Mesisë ( Za 14, 10). Dhe, ndoshta edhe më keq, kur flet për tempullin në Jeruzalem, ai guxon të thotë se Temçulli është: "Shtëpia e Atit tim".
Përballë këtij pretendimi, ekzistojnë dy qëndrime të mundshme: që të hapen veshët gjerë për të kuptuar (kjo është ajo që bëjnë dishepujt), ose përndryshe që të vendoset ky Mesi me pretendimet e tij, ky Mesi i rremë, në vend të tij (ky është qëndrimi i atyre që Gjoni i quan: "hebrenjtë", për ta ai nuk është asgjë ). Në të vërtetë, ata janë të gjithë hebrenj. Por disa prej tyre tashmë e kishin parë Jezusin në punë: dhe që nga Pagëzimi në brigjet e Jordanit, që nga festa e martesës në Kanë, ata kishin ndier disa herë se ua thoshte zemra që Jezusi ishte me të vërtetë Mesia; atëherë ata ishin të përgatitur të njihnin në qëndrimin e Jezusit një gjest profetik.
Madje, për të thënë të vërtetën, të gjithë e dinin që kafshët e flijuara nuk duhet të ishin aty: normalisht tregtarët e bagëtive duhet të kishin qenë në Luginën e Cedronit dhe në shpatet e Malit të Ullinjve. Gradualisht, ata iu afruan tempullit derisa u vendosën në esplanadë! Për këtë Jezusi i qorton ata, dhe me të drejtë.
Pastaj një frazë nga Psalmi 68/69 kthehet në kujtesën e dishepujve: “Zelli për Shtëpinë tënde më bren!”. Është ankesa e dikujt që përndiqet për shkak të besimit të tij: "Sepse për shkak tëndin e mbarta poshtërimin, turpi ma mbuloi fytyrën, u bëra i huaj për vëllezërit e mi, i panjohur për bijtë e nënës sime. Pse shkrihem në zell për Shtëpinë tënde, përbuzjet e atyre që ty të përqeshin, ranë mbi mua" (69,8-11). Psalmi flet në kohën e shkuar: " Shkrihem në zell për Shtëpinë tënde" (Zelli për shtëpinë tënde më ka ngrënë" në qoftë përkthehet fjalë për fjalën nga origjinali), ndërsa Gjoni e përsërit këtë frazë në të ardhmen: "Zelli për Shtëpinë tënde më bren" ( "Zelli për shtëpinë tënde do të më ha" në qoftë se përkthehet fjalë për fjalë (v. 17). Një mënyrë për të njoftuar përndjekjen që pret Jezusin dhe që tashmë po fillon diku tjetër! Ne jemi akoma në fillim të Ungjillit të Gjonit, por gjyqi i Jezusit është skicuar tashmë. Së shpejti ankesa e të përndjekurve për drejtësi do të vlejë plotësisht për të: "Dashuria e shtëpisë tënde do të jetë mundimi im".
SHKATËRRONI KËTË TEMPULL,
DHE PËR TRE DITË UNË DO TA RINDËRTOJ.
Ata që Gjoni i quan "Judenj", nuk kanë të njëjtën mirësi ndaj jezusit si dishepujt e tij. Për ta ai nuk është asgjë: një Galileas (dhe a mund të dalë diçka e mirë prej andej?). Dhe ai e lejon veten të kritikojë praktikat e zakonshme të Tempullit?!. Le të jemi të drejtë: ata nuk janë domosdoshmërisht në gabim, kur i kërkojnë atij të justifikojë veten ... "Ç’shenjë na jep duke vepruar kështu?" (v.18),
përgjigjja e Jezusit do të bëhet e ndritshme për besimtarët pas Ringjalljes: “Rrënojeni këtë Tempull e unë do ta rindërtoj për tri ditë!”. Për momentin, është keqkuptimi total: “Dyzet e gjashtë vjet zgjati ndërtimi i këtij Tempulli ‑ iu përgjigjën judenjtë ‑ e ti do ta ndërtosh për tri ditë?”; në logjikë të mirë, nuk mund të vërtetojmë se ata janë në gabim. Një njeri i vetëm natyrisht nuk mund të ndërmarrë një punë të tillë! Ai nuk mund ta bëjë atë për tre ditë, as për dyzet e gjashtë vjet, as gjatë gjithë jetës!
Ky tempull madhështor, i respektuar nga të gjithë, sepse është shenja e dukshme e pranisë së Zotit në mes të popullit të tij, ky tempull nuk pret asgjë nga marangozi i Nazaretit. Me fjalët e tij... "Për tre ditë..." ai vërteton që është paksa i shkurtër ...
Edhe pse ... për një hebre të mësuar me Shkrimet, “tre ditë” ishte një numër për të cilin flitej shpesh: zakonisht ishte një mënyrë simbolike për të thënë: "Zoti sigurisht do të ndërhyjë"; ne e lexojmë këtë në librin e Ozesë, për shembull (Os 6); megjithatë, librin e Osesë, hebrenjtë tanë e dinin atë për mend me siguri! Po, por ... profetët, ne e dimë që ata flasin në këtë mënyrë, në një mënyrë enigmatike, simbolike ... por ai, në sytë e tyre, nuk është profet!
I gjithë problemi është atje, sipas Gjonit: dhe nëse ai e vendosi këtë episod të tempullit në fillim të shërbesës publike të Jezusit. ndërsa tre Ungjijtë e tjerë e vendosin atë në të kundërtën në fund, ndoshta është për të na lajmëruar se ekzistojnë paragjykime që nuk lejojnë që Zoti të flasë qartë e lirisht. Dishepujt nuk i kishin këto paramendime, dhe për këtë ishin në gjendje ta shoqëronin Jezusin hap pas hapi dhe ta zbulonin atë pak nga pak; përkundrazi, kundërshtarët e Jezusit janë mbyllur në sigurinë e tyre; ata me të vërtetë e humbën mundësinë që ta pranonin këtë zbulim të jashtëzakonshëm, të cilin gjithsesi e prisnin me gjithë zemrën e tyre: tani e tutje, prania e Zotit nuk është në një konstruksion prej guri, por në zemrën e njerëzimit, në trupin e Një të Ringjalluri.
Krijoni Kontakt