F.A.: E DIELA 22 Ord. VITI A
PËRGATITJA E LITURGJISË
E DIELA 22 Ord. VITI A
MË 3-9-2023.
UNGJILLI: Mt. 16,21-27.
21 Që atëherë Jezusi filloi t’u dëftojë nxënësve të vet se i duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjve e të skribëve, se do ta vrisnin e të tretën ditë do të ngjallej. 22 Atëherë Pjetri e ndau veças e filloi ta qortojë: “Mos e thashtë Zoti, Zotëri! Ty s’do të të ndodhë një gjë e tillë!” 23 Jezusi u kthye e i tha Pjetrit: “Shporru meje, he djallë! Je shkandull për mua, sepse nuk i ke në mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve!” 24 Atëherë Jezusi u tha nxënësve të vet: “Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje! 25 Sepse, kush do ta ruajë jetën e vet, do ta bjerrë, kurse ai që e bjerr për shkak timin, do ta gjejë. 26 Ç’dobi ka njeriu nëse e fiton mbarë botën, por humb jetën? E çka mund të japë njeriu si shkëmbim për jetën e vet? 27 Do të vijë, për të vërtetë, Biri i njeriut në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e vet dhe atëherë do t’i paguajë të gjithë sipas veprave të tyre. 28 Përnjëmend po ju them: Disa nga këta këtu të pranishëm nuk kanë për të vdekur derisa ta shohin Birin e njeriut duke ardhur me mbretërinë e vet”.
LECTIO DIVINA – MEDITIM - LUTJE.
Na kujtohet sigurisht ajo që dëgjuam në Ungjillin e dielës së kaluar: Jezusi i kishte pyetur dishepujt e tij: "Kush jam unë për ju?" dhe Pjetri në emër të të gjithëve ishte përgjigjur: "Ti je Mesia".
Jezusi jo vetëm që kishte miratuar fjalët e tij, por kishte shtuar dy premtime që sigurisht e mbushën Pjetrin me krenari: ai i tha: "Unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve dhe çfarëdo që të lidhësh ose të zgjidhësh në tokë, do të jetë i lidhur ose i zgjidhur në qiell". Pastaj shtoi:
“20 Atëherë i urdhëroi nxënësit që të mos i tregojnë askujt se është ai Mesia”. Pse Jezusi ua dha këtë urdhër dishepujve? Për shkak se si dishepujt ashtu edhe gjithë njerëzit kishin në mendje një Mesia që nuk ishte vetem pak i ndryshëm nga Mesia i Hyjit, por që ishte absolutisht e kundërt e Mesisë së Hyjit. Në Ungjillin e sotëm do të dëgjojmë arsyetimin e Pjetrit, i cili nuk arsyeton keq, ai arsyeton sipas njerëzve, pra si do të kishim arsyetuar edhe ne.
Ne duhet ta kemi parasysh këtë sepse është e rëndësishme të mos shkëputemi shumë shpejt dhe shumë lehtë nga Pjetri, sepse Mesia që dëshiron Pjetri, është ai që u pëlqen të gjithëve, madje edhe neve, është Mesia që përmbush dëshirat tona, është Mesia që bën atë që ne i kërkojmë… do të na zhgënjejë!
Të gjithë ne sigurisht kemi takuar disa njerëz të zhgënjyer, sepse ata nuk kishin marrë atë që prisnin me lutjet ndaj Jezusit: hiret, sukseset profesionale, shërimet nga sëmundjet. Për këtë arsye, edhe shumë e kanë braktisur besimin, sepse thonë: "Ç'dobi ka të besoj, nëse ai nuk ma jep atë që kërkoj prej tij?"
Kur dikush i beson këto shqetësime, unë thjesht them: "Ti je njeri i devotshëm, por ke një Mesi i gabuar: “A ka mesitë tjerë që mund të të japin këto gjëra?".
Prandaj ka pasur nevojë që Jezusi të qartësojë identitetin e tij, sepse ai nuk dëshiron të ndiqet për arsye të gabuara, ai nuk dëshiron të ushqejë pritshmëri të rreme.
Identiteti i tij është i vështirë për t'u kuptuar dhe akoma më i vështirë për t'u pranuar. Sot ai do të na paraqesë diçka që është esenciale për të kuptuar identitetin e tij dhe nuk do të habitet apo zemërohet me rezistencën e Pjetrit dhe tonën, për vështirësitë në pranimin e propozimit të tij për Mesinë.
Për fat, Ai na merr neve dhe i mori Pjetrin dhe dishepujt e tij ashtu siç ishin. Ata duhej të bënin një rrugë të gjatë për të kuptuar identitetin e tij dhe ai do të jetë shumë i durueshëm edhe me ne. Ai e kupton se ne luftojmë për ta pranuar këtë të vërtetë.
Dëgjojmë se si e paraqet pa mëdyshje fatin e tij; është hera e parë që ai e bën këtë dhe ai dëshiron të jetë shumë i qartë:
“21 Që atëherë Jezusi filloi t’u dëftojë nxënësve të vet se i duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë prej anës së pleqve, të kryepriftërinjve e të skribëve, se do ta vrisnin e të tretën ditë do të ngjallej”. “Që atëherë Jezusi filloi t’u dëftojë nxënësve të vet se i duhej të shkonte në Jerusalem”.
Pjetri duhet të ketë menduar e ndoshta thënë: "Erdhi koha! Më në fund Jezusi e ka vendosur: do të shkojmë në Jeruzalem! Jezusi merr pushtetin dhe më në fund fillon mbretëria e Zotit e shpallur nga profetët, një mbretëri të cilën ne do të jemi ata që do të qeverisim, do të jemi personazhe me rëndësi. Më në fund diçka e bukur fillon në botë”.
Jezusi thotë: "Unë duhet të shkoj në Jerusalem". Ai thotë: “Duhet” jo sepse ka marrë urdhra nga dikush, madje as nga Ati Qiellor; Jezusi merr urdhra nga identiteti i tij si bir i Zotit. Ai është imazhi i përsosur i Atit, ai pasqyron fytyrën e Atit që është dashuri dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse Ai shkon në Jerusalem. Identiteti i tij e shtyn të shkojë në Jeruzalem! Jerusalemi është kryeqyteti i pushtetit politik dhe fetar. Ne e dallojmë pushtetin nga autoriteti:
- autoriteti është një shërbim që i bëhet komunitetit, është shërbimi i atyre që drejtojnë një vend, një komunitet;
- pushteti është sundimi i atyre që aspirojnë t'u imponohen të tjerëve, t'u shërbehen nga të tjerët, të mendojnë për të gjithë, të vendosin gjithçka që duan dhe çfarë u jep atyre prestigj.
Lakimi, dëshira e zjarrtë e atyre gjërave na çon në atë botë të vdekjes që ne të gjithë e njohim: botën e dhunës, luftërave, abuzimeve, padrejtësive…
Jezusi duhet t'i japë fund kësaj bote të qeverisur nga logjika e pushtetit të më të fortit mbi më të dobëtin dhe propozon një botë të re. Kush është ai që e kundërshton botën e re? E kundërshtojnë mbrojtësit e botës së vjetër, ata që mbajnë pushtetin: Jezusi i rendit dhe thotë: "Janë ata që do të më bëjnë të vuaj shumë".
1 - Grupi i parë: të moshuarit.
Ata janë ruajtës të traditës dhe të mentalitetit që rrënjosin te njerëzit që në moshë të vogël, një mentalitet që çon përpara kriteret e botës së vjetër.
Kush është i drejti dhe i bekuar nga Perëndia sipas traditës?
Ai është ai që posedon pasuri, sepse pasuria është shenjë se njeriu është mbushur me të mira nga Zoti, është ai që arrin pozitat e prestigjit, që është i suksesshëm; "Ai është një njeri i bekuar nga Zoti - thonë të moshuarit - sepse do të thotë se ai u ka qëndruar besnik urdhërimeve që ne mësojmë me traditat tona".
I bekuar nga Zoti është ai para të cilit të gjithë duhet të përkulen, ai është ai që zë vendet e para në sinagoga, vendet e para në banket.
Me të moshuarit, me ata që duan të përjetësojnë këtë imazh të njeriut sipas kritereve tradicionale, Jezusi mund të hynte vetëm në konflikt dhe në mënyrë të pashmangshme të vuante më të keqen. Qengjat mund ta kenë më të keqen vetëm nëse duhet të merren me ujqër.
2 - Grupi i dytë: priftërinjtë
Janë ata që kryejnë detyrën në tempull, kujdestarët e fesë.
Feja e praktikuar në tempull ishte një fe e krijuar mbi një marrëdhënie tregtare me Zotin: Atij i ofroheshin flijime, temjan, olokauste, këngë, liturgji dhe Ai duhej bekonte ata që kryenin të gjitha këto ceremoni të imponuara nga priftërinjtë.
Jezusi e anuloi këtë marrëdhënie pagane me Perëndinë përgjithmonë.
Zoti i Jezusit nuk do asnjë sakrificë, ai i do në mënyrë krejtësisht falas, plot falënderime, të gjithë fëmijët e tij, madje edhe ata që e shpërfillin, madje edhe ata që nuk duan të kenë asgjë me të.
Ai i do ata sepse nuk ka asgjë për të merituar, ka vetëm për të lënë veten të përfshihet në këtë dashuri, është një çështje për të pranuar këtë falas dhe për ta derdhur këtë dashuri falas mbi vëllain.
Por çfarë është feja e pastër dhe e patëmetë? Jakobi na e thotë këtë në kapitullin e parë të letrës së tij:
" 26 Në qoftë se ndokush e mban veten për besimtar e nuk i vë fre gjuhës së vet, por e gënjen zemrën e vet, besimi i tij është i kotë. 27 Besimi i pastër dhe i patëmetë para Hyjit Atë është ky: kujdesi për bonjakë dhe për gra të veja në vështirësitë e tyre dhe ruajtja e pastër e vetvetes nga kjo botë!” (Jk. 1, 26-27).
Feja e pastër dhe e panjollë është të ndihmosh jetimët dhe të vejat dhe ta mbash zemrën të shkëputur nga të mirat e kësaj bote”. Është përmbysja e religjonit tradicional.
3 - Grupi i tretë: skribët
Ata janë rojet e Fjalës së Zotit, të cilën e kanë përvetësuar, e interpretojnë sipas mënyrës së tyre dhe askush nuk duhet të devijojë nga interpretimet e tyre.
Problemi është se ata kanë harruar mesazhin e profetëve që kishin paraqitur Zotin si një Hyji e dashurisë, si një Atë që i do të gjithë bijtë e vet. Hyji Atë i përngjan një burri që e do gruan e tij pa kushte, edhe nëse ajo e tradhton atë.
Nga ana tjetër, skribët paraqitën një imazh të shpërfytyruar të fytyrës së Zotit: Për ta Hyji është një Zot ligjvënës, një gjykatës të ashpër dhe rigoroz, që ndëshkon dhe dënon ata që guxojnë të shkelin urdhrat e tij.
Jezusi duhet të merret me këto grupe dhe pushtetin e tyre. Cili do të jetë fati i tij? Vetë Jezusi thotë: "Unë do të vritem". Këta kundërshtarë të botës së re do të kenë fituar, është fati i qengjit mes ujqërve.
Por Jezusi vazhdon: "Nuk do të përfundojë kështu: vdekja nuk do të jetë fati i fundit i jetës sime, është rruga që duhet të eci, rruga që do t'u propozoj të gjithë atyre që duan të më ndjekin".
Që në fillim, të krishterët janë quajtur: "Ata të rrugës", domethënë ata që ndjekin një rrugë të ndryshme nga njerëzit e tjerë, një rrugë të ndjekur nga Mesia i tyre. Kjo rrugë ka për qëllim dhuratën e jetës, por fati përfundimtar i atyre që japin jetë, nuk është vdekja, por hyrja në plotësinë e jetës.
Jezusi thotë: "Unë do të ringjallem ditën e tretë". Çfarë do të thotë dita e tretë?
Jezusi nuk po bën një parashikim kronologjik se do të ishin tre ditë pas vdekjes së tij, jo!
Jezusi i referohej profecisë së Hozesë, i cili gjithmonë shpallte ndërhyrjen e Zotit, Perëndisë që nuk i lë kurrë besnikët e tij në mëshirën e vdekjes.
Dita e tretë do të thotë "menjëherë pas".
Nëse ky fat përfundimtar i atyre që duan deri në dorëzimin e jetës së tyre, nuk shihet, njeriu nuk mund të ndjekë Jezusin në rrugën që Ai po gjurmon.
Ky premtim që Ai bën për fatin përfundimtar është misterioz sepse nuk mund të verifikohet, askush nuk e ka pasur ndonjëherë përvojën se çfarë do të thotë të ringjallesh, domethënë të mos kthehesh prej këtu, por të hysh në lavdinë e Atit; prandaj i gjithë ky propozim i një udhëtimi pas tij bëhet vetëm në besimin që i është vendosur Jezusit.
Ky është besim, do të thotë "Unë nuk mund të shoh, të verifikoj fatin përfundimtar, por besoj në Fjalën tënde dhe vendos jetën time në propozimin tënd".
Në këtë pikë, megjithatë, nëse nuk jemi pak të trembur, do të thotë se nuk e kemi kuptuar se ku po shkon Jezusi dhe ku dëshiron të na çojë. Nga ana tjetër, Pietër e ka kuptuar shumë mirë, le të dëgjojmë si reagon:
“22 Atëherë Pjetri e ndau veças e filloi ta qortojë: “Mos e thashtë Zoti, Zotëri! Ty s’do të të ndodhë një gjë e tillë!”
Pjetri e kuptoi shumë mirë se ku dëshiron të shkojë Jezusi dhe nuk është dakord: ungjilltari thotë se ka filluar ta qortojë Jezusin.
Folja qortoj nuk e jep mirë foljen greke “epitiman”: këtë folje e përdorin ungjilltarët kur Jezusi i dëbon demonët: nuk i qorton... i kërcënon!
Jezusi kryen një ekzorcizëm për të dëbuar djallin nga këta njerëz: këtu është sikur Pjetri donte të dëbonte demonin nga Jezusin sepse vetëm djalli mund t'i kishte futur disa ide në mendjen e tij: është si do t’i kishte thënë atij: "Ti je heretik, ki kujdes!”
Në fakt Pjetri, në përkthimin tonë thotë: “Zoti të ruajtë!”. Është një përkthim që nuk na jep mirë mendimin e Pjetrit!
“Ileos ohi” do të thotë: “Zoti të faltë për marrëzitë që the! E që djalli t’i futi në gojë".
Dhe pastaj e merr mënjanë për të qenë mësuesi i tij, për t'i shpjeguar se ndoshta edhe mësimi që ai u dha apostujve dhe bashkëfshatarëve të tij të Nazaretit kishte shpërfillur premtimet e profetëve.
Pjetri i thotë: “Po si mund të flasësh për një person të drejtë, sii je ti, që përfundon keq? Zoti i mbron të zgjedhurit e tij dhe Zoti është i fortë, ai është i fuqishëm".
Dhe sigurisht ai filloi t'i kujtonte Shkrimet, sepse Pjetri mund të mos e dinte pjesën tjetër të Biblës, por ai i dinte përmendësh profecitë në lidhje me lavdinë e Mesisë dhe lavdinë e Izraelit.
Çfarë thotë Psalmi 72 për Mesinë?
“8 Do të sundojë prej detit në det, prej Lumit e deri në skajin e botës.
9 Para tij do të bien përmbys banorët e shkretëtirës, kundërshtarët e tij do të lëpijnë dheun.
10 Mbretërit e Tarsisit edhe të ishujve dhurata do të sjellin, mbretërit e arabëve e të Sabës do të lajnë të dhjetat, 11 të gjithë mbretërit para tij përmbys do të bien e popujt mbarë do t’i shërbejnë”.
Pastaj ndoshta Pjetri ia ka përkujtuar Jezusit një pjesë të Isaisë qëp flet për këtë:
6 Mori gamilesh do të të mbulojnë, gamile njëgungëshe nga Madiani e Efa. Të gjithë do të vijnë nga Saba, ar e kem do të sjellin e do t’i këndojnë lavde Zotit.
7 Të gjitha grigjat e Cedarit, do të grumbullohen për ty, deshtë e Nabajotit, do të jenë në shërbim tënd; do të ngjiten si fli e pëlqyeshme mbi lterin tim dhe do ta lavdëroj Shtëpinë e Lavdisë sime” (Is. 60, 6-7).
Një tufë devesh që do të pushtojë Izraelin, Jeruzalemin: ata do të vijnë nga Madiani, nga Efa, nga Saba, do të sjellin ar dhe temjan, do të shpallin lavditë e Zotit, mbretër të huaj do të jenë në shërbim të Mesisë”.
Pastaj Pjetri I ka përkujtuar Jezusit premtimet e Moisiut në kapitullin 28 të Ligjit të Përtërirë:
“10 Të gjithë popujt do të shohin se mbi ty ka qenë thirrur emri i Zotit e do të kenë frikë prej teje. 11 Zoti do të të mbushë me një mijë të mirat, me frytin e kraharorit tënd, me frytin e bagëtive të tua, me frytin e tokës sate për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tu se do të ta japë… 23 Krye do të të bëjë Zoti e jo bisht, gjithmonë do të jesh lart e jo poshtë, në qoftë se do t’i dëgjosh urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd, që unë sot po t’i parashtroj t’i kryesh e t’i zbatosh” (Dt. 28,10-11.13). Të gjithë popujt e tokës do të kenë frikë nga Izraeli. Izraeli do të vendoset nga Zoti në krye, kurrë në pjesën e pasme, do të jetë gjithmonë në krye, kurrë në fund.
Të gjithë i mbanin mend shumë mirë këto profeci, Pjetri duhet të jetë habitur që Jezusi nuk i mbajti në mendje, ai u përpoq të kryente një ekzorcizëm, për të liruar Jezusin nga demoni.
Le të dëgjojmë tani se cila është përgjigjja që Jezusi i jep atij:
“23 Jezusi u kthye e i tha Pjetrit: “Shporru meje, he djallë! Je shkandull për mua, sepse nuk i ke në mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve!”
"Jezusi u kthye" do të thotë se Ai po vazhdonte me shpejtësi në rrugën e tij dhe sigurisht nuk ishte Pjetri ai që do ta kishte shpërqendruar atë nga rruga e tij. Duke iu kthyer Pjetrit, ai thotë:
“Mos më dilni përpara, tashmë e di ku duhet të shkoj, më ndiqni” dhe shton: “Satani”.
"Satan" në hebraisht nuk është emër i përveçëm, është emër i përgjithshëm, tregon kundërshtarin, tregon atë që të çon në rrugët e vdekjes. Pjetri është mishërimi i kësaj force të ligë që na largon nga Zoti i jetës.
Jezusi thotë: "Ti je një skandal"
Fjala skandal do të thotë pengesë, një vësdhtirësi, një ngalëz që mund të ndërhyjnë; Pjetri, i cili ishte guri i ndërtimit të tempullit të Zotit, tani bëhet një "gur skandali" sepse ndjek mendimet që janë ato të njerëzve.
Jezusi i thotë: "Nuk jam unë ai që i kam idetë e sugjeruara nga i ligu, je ti që ndjek atë që sugjeron Satani"
Vëmë re se Pjetri as nuk e imagjinon se është Satani: ai është absolutisht i bindur se ka të drejtë, ai është absolutisht i bindur se po kërkon të mirën e Jezusit dhe atë që dëshiron Zoti: ai ngatërron mendimet, arsyeshmëritë e njerëzve me mendimet e Zotit.
Le të përpiqemi të verifikojmë se, ashtu si Pjetri, edhe ne i përkasim grupit që ndjek Jezusin. Ne e dëgjojmë Ungjillin, jemi të bindur se jemi dishepujt e tij, që mendojmë ashtu siç mendon ai... por a jemi vërtet kaq të sigurt?
Edhe ne mund të jemi Satani pa e ditur, si Pjetri: domethënë mund të kultivojmë projekte që diktohen nga kriteret e njerëzve dhe jo nga mendimet e Zotit... jemi vërtet të sigurt që mendojmë, se gjykojmë veten sipas Zotit dhe jo sipas njerëzve kur bëjmë zgjedhjet tona?
A jemi vërtet të sigurt, ndonjëherë, se nuk jemi një skandal, domethënë pengesa për mbretërinë e Perëndisë?
Mjafton të shfletojmë faqet e historisë së Kishës për të kuptuar se, me gjithë mirëbesim, shumë herë ne të krishterët kemi arsyetuar sipas kritereve të njerëzve: kemi justifikuar atë që njerëzit e justifikojnë e pranojnë dhe kemi justifikuar edhe atë që Ungjilli nuk e justifikon.
Le të dëgjojmë tani propozimin që Jezusi u bën atyre që duan ta ndjekin:
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të tij: “Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje!”(v. 24).
Nuk është vetëm Pjetri që mendon sipas njerëzve dhe jo sipas Zotit, të gjithë dishepujt mendonin si ai dhe pikërisht atyre u drejtohet Jezusi tani, çdo dishepulli, pra edhe neve... çfarë thotë? "Nëse dikush dëshiron të vijë pas meje"
Është një propozim që bën, nuk imponon asgjë, sepse në dashuri nuk mund të ketë imponim përndryshe do të ishte dhunë.
Jezusi do njerëz që e kanë kuptuar lirisht se është mirë ta ndjekin atë, është mirë të bashkosh jetën me të tijën; propozimet që Ai bën tani nuk mund të modifikohen, ato mund të pranohen ose refuzohen.
Jezusi nuk zemërohet, ai e kupton nëse bëjmë zgjedhje të tjera sepse forca e të ligut është e fortë brenda nesh, tërheqja në vetvete na kushtëzon, kështu që ai ka shumë durim për t'u dashuruar me të, ai dëshiron të përfshijë në jetën e tij sepse ai do që ne të jemi të lumtur dhe ai ka shumë durim, ai di të presë.
Cilat janë propozimet e tij?
Ai u paraqet tre imperativa. Por në realitet nuk janë urdhra, ato janë udhëzimë për jetën e atyre që kanë zgjedhur ta duan Jezusin, sepse të jetosh do të thotë të duash dhe kështu Jezusi nuk bën gjë tjetër veçse paraqet këtë jetë që është e tija.
1 – Propozimi i parë: "…le ta mohojë vetveten" (v. 24).
Çfarë do të thotë? Një farë predikimi nisi nga kjo kërkesë e parë për të kënduar lavdinë e sacrificës, të dhimbjes që i ofrohet Zotit: për t'i pëlqyer Atij ishte e nevojshme të bëhet agjërimi, të durohet dhimbja, të bëhen vepra pendestare...Por duhet të jetë e qartë:
Zoti nuk do dhimbjen tone: ai do vetëm gëzimin tonë, ai nuk di çfarë të bëjë me dhimbjen. Ai do që të jemi të lumtur!
Nga ky interpretim i gabuar lindi imazhi i një besimi të trishtuar, imazhi i një të kristeri armikut të gëzimit... një vegim i rremë ky!
Jezusi nuk i kërkon dishepullit të heqë dorë nga gëzimi, në fakt e vetmja gjë që Zoti dëshiron është që ne të jemi të lumtur.
Ai paralajmëron: “Kini kujdes sepse nëse ndiqni rrugën që ju ofron arsyeshmëria e kësaj bote, do të mund të gjeni kënaqësi, por nuk do të arrini gëzimin”.
Çfarë ju sugjeron arsyeshmëria e kësaj bote?
Rruga e gabuar e ofruar nga kjo botë, nuk të çon në gëzim dhe, meqë të dua, të paralajmëroj: "Nuk do ta gjesh lumturinë nëse e ndjek".
Arsyetimi i botës të thotë: kur bën diçka, mendo për avantazhet e tua, mendo për veten, duhet të jesh në qendër të interesave”.
Problemi është se Zoti na ka programuar që të mos jetojmë kështu dhe kushdo që jeton kështu, do të jetë gjithmonë në konflikt me veten e tij. Prandaj deri kur do të përjetojmë këtë konflikt të brendshëm, nuk mund të jemi të lumtur. Të drejtë, sepse Zoti na ka bërë të drejtë, do të jenë të lumtur.
Vetëm ata që hyjnë në këtë dinamikë dashurie mund të jenë të lumtur dhe prandaj ja propozimi që bën Jezusi: “Harro vetveten, mos mendo më për veten, bëje të lumtur vëllanë tënd, duaje Zotin dhe të afermin, por jo për të fituar merita për në parajsë. Duke vepruar për këtë qëllim, do të ishe ende duke menduar për veten: Duaje edhe armikun tënd, dhe vetëm sepse është mirë të duash: është natyra jote si fëmijë i Zotit që shfaqet pikërisht në dashuri”!
2 - Imperativi i dytë: "…le ta marrë kryqin e vet" (v.24).
Ja një frazë tjetër e famshme, shumë e cituar dhe të keqkuptuar.
Është interpretuar si një nxitje për dorëheqje: "Mbaje kryqin tënd". Kur dikush nuk ndihet mirë, është sëmurë, kur diçka e bën të vuajë, thotë: "Ky është kryqi që më dërgoi Zoti"...! Është gjëra më e keqe që mund të thuhet: Zoti nuk dërgon asnjë kryq: kryqet e jetës duhen duruar, nuk kishte nevojë të vinte Jezusi për të na thënë këtë. Fraza e Jezusi: “Merre kryqin tënde” nuk ka të bëjë me durimin e “kryqeve”, ka të bëjë me zgjedhjen që Ai bëri për të përfunduar në Kryq.
Pse përfundoi në Kryq? Sepse ai sfidoi fuqitë e kësaj bote, që donin të përjetësonin botën e vjetër, botën e luftërave, atë botë që bën që të vuanin fëmijët e Zotit, atë botë skllav të padrejtësive, të paragjykimeve dhe të dhunës... Kjo nuk është bota që Zoti e programoi në krijimin e tij. Dhe kur Jezusi vendosi të prezantonte një botë të re, bota e vjetër reagoi.
Jezusi na thotë: “Bëj zgjedhjen time, me fjalë dhe me jetën tënde, trego se i përket një bote të re, duke punuar me zell që të fitojë mbi çdo gjë të keqe…Por të paralajmëroj dhe le ta kesh parasysh që këtë zgjedhje tënde do ta paguash”.
Atëherë, nëse zgjedhim të jemi në dispozicion për t'i shërbyer kujtdo që ka nevojë dhe nuk përfitojmë nga çdo mundësi për të shijuar “jetën”, nuk do të konsiderohemi persona të suksesshëm. Nuk janë ata që sillen kështu e që bëjnë këto zgjedhje kundër rrymës, ata që bëjnë emër, që bëhen të famshëm…Nëse do të heqesh dorë nga hakmarrja ndaj atyre që të kanë bërë keq e të kanë lënduar, do të konsiderohesh i dobët nga njerëzit e mençur sipas kësaj bote: do të konsiderohesh i paaftë për të pohuar veten dhe i paaftë për të ruajtur drejtat e veta.
Nëse kultivojmë ato vlera që shoqëria ka lënë mënjanë, do të konsiderohemi retrogradë: nëse më pas marrim në mënyrë aktive anën në favor të më të paktit, nëse marrim përsipër të denoncojmë, të luftojmë padrejtësitë, atëherë mund t'i paguajmë shtrenjtë edhe zgjedhjen tonë.
Gjithsesi do të ishim në gjendjen në të cilën ishte Jezusi kur e vunë Kryqin mbi supe dhe duke kaluar mes njerëzve, mori ofendime të ashpra sepse bota nuk e kupton këtë propozim që ai ka bërë për një botë të re”.
Ata që zgjedhin këtë botë të re, duhet të dinë se në çfarë po hyjnë!
3 - Imperativi tretë: "…le të vijë pas meje".
Për të ndjekur dikë, duhet ta mbajmë gjithmonë një sy, të mos e humbasim nga sytë. Është njësoj si ta kemi navigatorin satelitor gjithmonë në harmoni me vendin ku po shkojmë. Por nëse bateria e tij shkarkohet, ne shkojmë menjëherë jashtë rrugës: ajo duhet të rikarikohet menjëherë.
Si e rimbushet ky navigator satelitor që na lejon të shohim gjithmonë se ku po shkon Ai, Jezusi? Në çdo moment të jetës time, shoh se si duhet të eci sepse e di se si Ai lëvizi. Navigatori satelitor quhet lutje, që do të thotë të qëndrosh gjithmonë në kontakt me Fjalën e Ungjillit që na mban gjithmonë në sy jetën e dhënë nga Jezusi i Nazaretit.
Në fund të jetës së tij, Jezusi na prezantoi jetën e tij të dashurisë kur tha: “A doni të dini se kush jam unë? Ja, kjo bukë jam unë, u bëra bukë për ty, haje këtë bukë, asimiloje gjithë historinë time të dashurisë”. Eukaristia është kjo gjë dhe vetëm kjo gjë!
Për të përfunduar tani, Jezusi bën katër argumente të mençura që Ai nuk i shpiku, Ai shkoi t'i nxjerrë nga mençuria biblike, veçanërisht nga Psalmi 49, le t'i dëgjojmë:
25 Sepse, kush do ta ruajë jetën e vet, do ta bjerrë, kurse ai që e bjerr për shkak timin, do ta gjejë. 26 Ç’dobi ka njeriu nëse e fiton mbarë botën, por humb jetën? E çka mund të japë njeriu si shkëmbim për jetën e vet? 27 Do të vijë, për të vërtetë, Biri i njeriut në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e vet dhe atëherë do t’i paguajë të gjithë sipas veprave të tyre.
Propozimi që Jezusi u bëri dishepujve është paradoksal: është e pashmangshme që ata të mbeten të hutuar, duke hezituar: "A shkojmë pas tij apo jo?".
Ja pra, që Jezusi u jep atyre katër argumente mendjemprehtë, sepse ai dëshiron t'i bindë ata të bëjnë zgjedhjen e duhur, atë që Ai propozon. Dhe sigurisht ai po na i bën këto argumente edhe neve, sepse edhe ne mbetemi mjaft të pavendosur në zgjedhjen që duhet të bëjmë.
1 - I pari nga këto argumente: "Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta bjerrë, kurse ai që e bjerr për shkak timin, do ta gjejë” (v.25). Çfarë do të thotë ai, Jezusi?
Mendo! Ti sheh që në çdo moment jeta jote ikën, që jeta jote nuk është aq e gjatë në fund të fundit. Do të doje ta mbash, por ajo të ik. Si mund ta shpëtosh jetën?
Bota të jep sugjerimet e saj dhe të thotë: "Jeta është e shkurtër, shijoje atë i shtrirë në trikline".
Çfarë shohim në dyshemetë e triklineve romake?
Le të shohim “Carpe Diem” ku është skeleti i vdekjes, nuk ishte për t'ju bërë të reflektoni mbi kuptimin e jetës apo për t'ju trishtuar, ishte për të thënë: "Ju jeni në triklinium, këtu hani dhe pini, shijoni jetën sepse jeta është e shkurtër, Carpe Diem!"
Ky është sugjerimi që ju jep bota dhe është shumë aktual.
Jezusi ju jep sugjerimin e tij: "Nëse doni që diçka të mbetet prej jush, jepni jetën tuaj, jepeni nga dashuria sepse vetëm jeta e dhënë, që kalon në një tjetër, është ajo që mbetet, sepse ajo bëhet dashuri, dashuria është hyjnore dhe hyjnore nuk është i prekur nga vdekja biologjike. (Nderrimi i organeve).
"Reflekto" thotë Jezusi!
2 - Arsyetimi i dytë: “Çfarë përparësie ka njeriu nëse fiton gjithë botën, por pastaj humb jetën?”.
E humbet, iku jeta dhe ka fituar gjithë botën. Çfarë bëni me të në fund të gjithë kësaj bote? Çfarë do të thotë Jezusi?
Mbretëritë e kësaj bote… duke pohuar veten në fushën e dijes, e parasë, e pushtetit, e kënaqësive… nëse e humb jetën tënde, ekzistencën tënde kështu, të gjitha këta fitime të tua, të gjitha sukseset e tua janë kalimtare, nuk kanë substancë sepse pas vdekjes nga të gjitha këtojëra nuk ngelen asgjë.
3 - Arsyetimi i tretë: “E çka mund të japë njeriu si shkëmbim për jetën e vet?” (v. 26).jetës së tij?”
Nëse e lini të shkojë sipas kritereve të kësaj bote, në fund çfarë jepni në këmbim për ta rikthyer këtë jetë? Nuk mund të jepni asgjë!
Pra, a ia vlen të mashtroni veten se kjo jetë është e përjetshme, duke harruar se është kalimtare?
Kur dritat e vëmendjes që kanë verbuar skenën e kësaj bote shuhen, kur vezullimet mashtruese të idhujve shuhen, ata idhuj që kanë magjepsur dhe joshur kaq shumë njerëz, dhe drita e vërtetë, ajo e Zotit, do të shkëlqejë, atëherë shfaqet vlera e një jete!
Jezusi ju fton të reflektoni: "Kini kujdes, në “doganë” e jetës kërkohen të gjitha të mirat e grumbulluara: çmimet, gradat, titujt e nderit: në parajsë futet vetëm personi, jeta juaj, kështu që nëse është jetuar nga dashuria është një jetë e ruajtur, përndryshe është tretur!”
4 - Arsyetimi i fundit që Bën Jezusi: "Do të vijë, për të vërtetë, Biri i njeriut në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e vet dhe atëherë do t’i paguajë të gjithë sipas veprave të tij” (v. 27).
Le të jemi të kujdesshëm për atë që thotë teksti, sepse ne mendojmë se gjithkujt do të jepet sipas veprave të tij: domethënë ai do të dënohet nëse e ka jetuar jetën e tij keq; por këtu nuk thuhet: “Atij do të jepet sipas veprave të tij”. Këtu thuhet se ajo që ka bërë, do të gjykohet sipas veprës së tij, sipas veprës së Zotit.
Cila është kjo vepër e Zotit?
Është kryevepra e tij: Është Jezusi i Nazaretit, imazhi i përsosur i birit të vërtetë të Perëndisë që pasqyron në mënyrë të përsosur imazhin e Atit.
Kjo kryevepër është vënë para syve tanë dhe në fund jeta jonë do të konsiderohet e suksesshme ose e dështuar bazuar në ngjashmërinë më të madhe ose më të vogël me këtë kryevepër.
Shpresoj se Zoti ka arritur të na bindë të paktën me këto katër arsyetime të mençura të fundit që na ka bërë.
Krijoni Kontakt