Video/ Irritohen serbėt, deputeti Kamberi flet shqip nė Parlament dhe sulmon ministrin Vulin, pėrplaset me Daēiē

Emri:  -640-0-60226897c1e34.jpg

Shikime: 79

Madhėsia:  27.9 KB

Deputeti shqiptar nė Parlamentin serb ka shkaktuar njė pėrplasje jo tė vogėl gjatė diskutimit nė gjuhėn shqipe. Nė Parlament, Shaip Kamberi ka folur nė gjuhėn shqipe duke shkaktuar jo pak irritimin e parlamentarėve serb. Pėr tė sheshuar kontestimet, Daēiē ka kėrkuar qė tė lejohet qė tė flasė nė Parlament.

“Unė vetėm po kėrkoj nga ju qė tė na njoftoni me kohė nė mėnyrė qė tė sigurojmė pėrkthyes. Pėr momentin, ne nuk kemi pėrkthyes, prandaj do tė doja tė tėrhiqja vėmendjen tuaj”, tha Daēiē.

Kamberi u pėrgjigj se duhen vetėm dy pėrkthyes nė parlament, pėr gjuhėn hungareze dhe shqipe, si dhe se do tė ishte mirė pėr ta tė jetė vazhdimisht i pranishėm.

Daēiē paralajmėroi deputetėt disa herė qė tė mos ndėrhyjnė nė diskutimin e deputetit Kamberi.

“Ne jemi anėtarė tė Parlamentit Serb kėtu, i cili miratoi Ligjin mbi Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Pakicave Kombėtare." Ju lutemi respektoni atė tė drejtė. Nuk jam i sigurt se kjo e drejtė respektohet kudo, por ne do ta respektojmė atė ”, tha Daēiē.

Kamberi tha se nuk i vinte keq qė deputetėt nuk e kuptuan kur fliste shqip, por serbisht, tė cilėn siē tha ai e foli mirė.

Pėrfaqėsuesi i shqiptarėve nė Kuvendin e Serbisė, Shaip Kamberi njė ditė mė parė nė seancėn plenare ka mbajtur fjalimin e parė shqip tė bėrė nė Serbi.

Pavarėsisht ndėrhyrjeve tė vazhdueshme tė kryeparlamentarit serb Ivica Daciē, Kamberi vazhdoi tė flasė nė shqip ndaj vendimit tė Gjykatės sė Lartė nė Beograd qė ka refuzuar ta shpallė fajtor Ministrin Aleksandėr Vulin pėr diskriminim, fyerje dhe gjuhė tė urrejtjes ndaj shqiptarėve.

Kamberi pėrmes njė postimi nė Facebook, ka publikuar dhe fjalimin e plotė, ku thekson se me kėtė veprim Gjykata e kėtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.


FJALIMI I PARĖ SHQIP NĖ PARLAMENTIN E SERBISĖ SĖ PASLUFTĖS


Poštovani gra?ani Republike Srbije,
Dame i gospodo narodni poslanici,
Gospodine Presedni?e;
Dobar dan – Mirėdita


Sot ėshtė e njė ditė e veēantė. Ėshtė ditė e parė pasi qė njė Gjykatė e kėtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartė nė Beograd ka refuzuar ta shpallė fajtor Ministrin Aleksandėr Vulin pėr diskriminim, fyerje dhe gjuhė tė urrejtjes ndaj shqiptarėve.

Pėr gjykatėn e lartė nuk vlenė mė as vendimi i Gjykatės sė Apelit nė fund tė vitit 2018, e cila pati sanksionuar pėrdorimin e termit "“šiptar” si gjuhė urrejtje.

Nuk vlenė as mendimi i Komisioneres pėr Mbrojtjen e Barazisė, Brankica Jankoviq, qė e ka cilėsuar pėrdorimin e termit “šiptar” si nėnēmues, fyes dhe shkelje e Ligjit pėr Ndalimin e Diskriminimit.
Siē dihet, ish-zėdhėnėsi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotėm i Brendshėm i Aleksandėr Vuēiqit, pėrdor vazhdimisht terminologjinė fyese “šiptar” nė vend tė terminologjisė zyrtare dhe ligjore nė Serbi: “albanac”.

Tashmė me vendim tė gjykatės sė kėtij shteti, prej sot unė qenkam “šiptar” dhe jo Albanac.
Pra, njė ditė ėshtė zgjuar nga gjumi Aleksandėr Vulin dhe ka vendosur se kush jamė unė dhe si cilėsohet kombėsia ime, e kėtė e ka legalizuar gjykata e shtetit!

Njėjtė, si nė Gjermaninė e fundviteve 30, kur ministri Hermann Goering vendoste se kush ishin dhe si cilėsoheshin hebrenjtė dhe pastaj gjykatat e Gestaposė e legalizonte.

Duke e cilėsuar padinė e Kėshillit Kombėtar Shqiptar si tė pabazuar, Gjykata i ka dhėnė tashmė edhe fuqi juridike institucionalizimit tė gjuhės sė urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisė ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi, e atyre nė Serbi nė veēanti.

Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z.Lajcak, znj Vonder Leyen, a ėshtė kjo Serbia e juaj pro-evropiane?
Kjo nuk ka ndodhur as nė kohėn e regjimit tė Sllobodan Millosheviqit i cili vrau, dhunoi dhe dėboi shqiptarėt duke i quajtur Albanac.

Por, ja qė nėn heshtjen e botės demokratike, Serbia e Aleksandėr Vuciqit po kthehet nė kohėn e Aleksandar Rankoviqit, qė njihet si periudha e fundit e pėrdorimit zyrtar dhe publik tė termit “šiptar”.
Tė respektuar kolegė,

Vendimi i Gjykatės sė Lartė nė Beograd ėshtė edhe precedent tepėr i rrezikshėm pėr minoritetet nė Serbi, por edhe nė tėrė Ballkanin Perėndimor.
Ai krijon standard legjitimues pėr gjuhė tė urrejtjes ndaj minoriteteve jo vetėm nė Serbi, por edhe nė Ballkanin Perėndimor.

Si do tė reagonte shoqėria serbe sikur homologu kosovar i Aleksander Vulinit do tė zgjohej njė ditė nga gjumi dhe do tė vendoste se prej sot serbėt quhen me termin pezhorativ “shkije” dhe kėtė ta legalizonte gjykata nė Prishtine?



A kėtė po e do Vulini dhe Vuciqi pėr serbėt e Kosovės? Jo, kėtė urrejtje tė ndėrsjellė nuk do tė mund ta nxitni pėr ta mbajtur pushtetin e juaj duke e luajtur patriotin nė Serbi.
E ju vazhdoni tė fyeni publikisht dhe ligjėrisht minoritetet e shtetit tuaj. Kėshtu fyeni mė shumė shtetin tuaj.
z.Vulin dhe z.Vucic, ju rikujtojė se shqiptarėt janė quajtur edhe Arnaut nga Cubrilloviqi, por nuk janė nėnshtruar.
Nuk ju nėnshtrohemi as juve. Kot e keni! Madje, pas vendimit tė djeshėm tė gjykatės, unė jam edhe mė i bindur se Serbia e juaj e urrejtjes nuk do tė fitojė. Ballkani i paqes, bashkėjetesės dhe respektit tė ndėrsjellė nuk ka alternativė. Prandaj, rėnia e juaj nuk ka alternativė!

Nė kėtė rast pyetja ime pėr kryeministren Brnabic ėshtė se a do tė instalohet kjo gjuhė e urrrejtjes si standard nė qeverinė tuaj nė komunikim me pakicat dhe sidomos me shqiptarėt?

Gazeta Shqip