“Po paguajmë në Sanatorium”/ Të afërmit e të sëmurëve flasin për mënyrën si po trajtohen

Emri:  -640-0-60229a51f3e85.jpg

Shikime: 682

Madhësia:  59.4 KB

Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.

“Kam mamin e shtruar, ka 10 ditë këtu. Kisha dhe nusen e vëllait këtu po më vdiq. Nuk e di jam shumë e ngarkuar dhe e lodhur. Sjell ushqimet nuk e di a i çojnë. Paguna për shërbimin? Mos më pyet se sa më ka vajtur. Paguan këtu> Paguaj për çdo gjë “

Arrestimet e 3 infermiereve dhe 2 sanitareve duket se nuk e kanë përmirësuar situatën në këtë spital.

"Kam babin këtu ka dy orë që më ka kërkuar ujë dhe endë ska ardhë njëri ta marrë. Nuk e di si është babi e shtruam mbrëmë askush nuk ka ardhë të na thotë si është gjendja e tij. “

"Unë kisha mamin por me vdiq këtu sot në orën 5 të mëngjesit. Erdha të marr sendet personale por askush nuk po mi jep. Spitali I shtetit nuk ka ujë, jo më gjë tjetër“

“Kam shtruar xhaxhin, të vinë të na thonë si është, nuk e dim si është. Ai nuk është në gjendje të flasë “

Në derën kryesorë të spitalit, qëndron një pirg I madh plehrash, ndërkohë që mjekët thonë që duhet të bëjmë shumë kujdes me higjenën.

Top Channel