Emri:  arben-Spahiu-600x375.jpg

Shikime: 868

Madhėsia:  58.9 KB

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore tė nxjerra nga Arkivi Qėndror i Shtetit nė Tiranė, (fondi i ish-Komitetit Qėndror tė PPSH-sė), tė cilat i pėrkasin vitit 1989, ku ndodhet njė korrespodencė e ministrit tė Punėve tė Jashtėme tė asaj kohe, Reiz Malile, me vartėsit e tij diplomatė dhe familjen e artistit virtuoz nga Peshkopia, violinistit, Arben Spahiu qė ishte diplomuar nė Konservatorin e Vjenės. Raporti i diplomatit Pertef Hasanmataj: “Gjatė qėndrimit nė Budapest kur kanė dalė pėr tė blerė diēka nėpėr dyqane, Arben Spahiu ėshtė shkėputur dhe ka hyrė nė njė dyqan vetėm pėr tė blerė partitura pėr violin. Kur shokėt i kanė thėnė, se nuk ka kohė se do na niset avioni, ai ėshtė pėrgjigjur; shkoni ju se po tė vonohem do tė marrė taksi pėr tė kapur avionin e pėr t’u nisur pėr nė Shqipėri”.

Nga Dashnor Kaloēi

Familja Papavrami (Jolanda dhe Robert), e cila ne vitin 1986 vendosi dhe qėndroi nė Francė ku studionte prej vitesh djali i tyre i vogėl, Tedi, nuk do tė ishte precedenti i vetėm kur nxėnėsit e studentėt artistė shqiptarė qė ishin me studime jashtė Shqipėrisė, vendosnin tė mos ktheheshin mė nė atdheun e tyre. Gjendje e vėshtirė ekonomike e familjeve qė ata kishin lėnė nė vendlindjen e tyre, situata gjithnjė e nė pėrkeqėsim, si dhe perspektiva e zymtė qė ata shihnin pėr tė ardhmen e karrierės sė tyre artistike e profesionale, u bė shkas apo i detyroi disa artistė tė njohur qė nė vitet ’80-tė studionin nėpėr konservatorė e shkolla arti nė vėnde tė ndryshme tė Europės, apo qė udhėtonin jashtė pėr aktivitete kulturore e artistike, tė mos ktheheshin mė nė Shqipėri.

Pas Papavramėve, diku aty nga viti 1988, njė tjetėr artiste e njohur shqiptare, Elvira Liēaj Dones, e cila asokohe punonte nė Kinostudjon “Shqipėria e Re”, dhe ndodhej jashtė pė arsye shėrbimi, vendosi tė mos kthehej mė nė Shqipėri. Njė vit mė vonė, mė 1989-ėn, njė tjetėr violinist shqiptar, Arben Fadil Spahiu, (qė kishte studiuar prej vitesh nė Austri ku dhe ishte diplomuar nė Konservatorin e Vienės), po ashtu vendosi qė tė mos kthehej mė nė atdhe?!

Arbeni, apo “Voci”, (siē e thėrrisnin ndonjėherė shokėt e tij tė klasės gjatė viteve tė Liceut Artistik “Jordan Misja”, nė Tiranė pėr shkak tė dialektit tė tij dibran), sė bashku me Tedi Papavramin dhe Klodiana Skėnderin, konsideroheshin si nxėnėsit mė tė talentuar qė kishte nxjerrė “shkolla shqiptare e violinės” qė nga krijimi i saj. Gjė e cila e detyroi shtetin shqiptar tė asaj kohe, qė t’i dėrgonte ata pėr studime tė mėtejshme jashtė shtetit (me bursa shtetėrore), ku ata dhe qėndruan pėr vite me rradhė duke perfeksionuar mė tej talentin e tyre.

Por nga kėta tė tre violinist virtuozė, vetėm Klodiana Skėnderi i’u pėrmbajt “kontratės” dhe u kthye nė Shqipėri pas studimeve, pasi Tedi Papavrami dhe Arben Spahiu, vendosėn dhe qėndruan jashtė pėr tė vazhduar mė tej studimet, karrierėn dhe jetėn e tyre larg atdheut. Duke bėrė kėshtu realitet ėndrrėn e tyre pėr tė punuar dhe kontribuar nė orkestrat mė nė zė tė metropoleve europiane, gjė e cila nuk do tė kalonte lehtė pėr ta personalisht dhe pėr familjet qė ata kishin lėnė nė Shqipėri, qė do tė pėrballeshin me lloj lloj problemesh me regjimin komunist nė fuqi.

Ndėrsa me historinė e ngjarjes sė Tedi Papavramit dhe familjes sė tij jemi njohur nė kapitujt paraardhės tė kėtij libri, me ngjarjen e arratisjes sė Arben Spahiut, i cili prej mė shumė se dy dekadash punon si koncert-maestro nė Opera-n e Mynihut, na njohin me detaje dhe hollėsira kėto dokumente arkivore qė publikohen pėr herė tė parė dhe tė plota nė faqet e kėtij libri.

Letra e ministrit tė Punėve tė Jashtėme, Reiz Malile, pėr Komitetin Ekzekutiv tė rrethit Peshkopisė

Tiranė, mė 4 Dhjetor 1989

KRYETARIT TĖ KOMITETIT EKZEKUTIV TĖ K.P.

P E SH K O P I

(Shokut Ali Kaza)

Qytetari Fadil Spahiu mė ka drejtuar njė letėr dhe mė kėrkon tė mėsojė pėr fatin e djalit tė tij, Arben Spahiu, sepse nga Ministria e Arsimit dhe Komiteti i Kulturės dhe Arteve nuk i ėshtė dhėnė pėrgjigje. Lutem qė i mėsipėrmi tė thėrritet nga ana juaj ose ndonjė shok ose kėdo qė tė caktoni ju, t’i thuhet se letrėn M.P.J. e ka marrė dhe se kthimi i djalit tė tij nė Atdhe dhe pranė, familjes, ėshtė nė dorėn tė vet djalit tė tij.

Reiz Malile

Letra e babait tė violinistit Arben Spahiu, pėr ministrin, Reiz Malile

SHOKU MINISTĖR

Para sė gjithash ju kėrkoj ndjesė pėr shqetėsimin qė mund t’ju krijojė letra ime. Nė pamundėsi pėr t’ju takuar personalisht, jam i detyruar t’ju shkruaj pėr njė problem me shumė rėndėsi, qė ka krijuar njė gjėndje tė padėshiruar nė familjen time.

Unė qė po ju shkruaj jam Fadil Spahiu, punėtor, anėtar i PPSH-sė, me banim nė Peshkopi, babai i Arben Spahiut, i cili, nėn kujdesin e Partisė e tė shtetit, pėr gjashtė vjet me rradhė studioi nė Konservatorin e Vienės pėr violin. Siē mund tė jeni nė dijeni, djali im nė fund tė muajit Gusht, mbasi mbaroi pushimet u nis pėr Tiranė me qėllim qė tė fillonte punė atje ku kishte nevojė atdheu.

Mė datė 1 Shtator 1989, njoftohemi se Arbeni, nė bazė tė dokumenteve tė pėrpiluara nga Komiteti i Kulturės dhe i Arteve, u nis pėr nė Vienė me qėllim qė tė merrte pjesė nė njė konkurs ndėrkombėtar nė Itali. Ne si prind me shumė emocione prisnim tė mėsonim rezultatin e kėtij konkursi dhe nė tė njėjtėn kohė kthimin e Arbenit, i cili gjithnjė mendonte dhe ishte optimist pėr tė dhėnė kontributin e tij nė okestrėn simfonike tė shtetit, mbasi thoshte se nė tė gjitha mundėsitė qė orkestra jonė tė konkurojė me orkestrat mė tė mira tė Europės.

Por pas njė muaji e gjysėm, krejt papritmas lindi enigma pėr Arbenin. Ministria e Arsimit na njofton pėrse Arbeni nuk paraqitej nė detyrė. Ky njoftim na shqetėsoi dhe na tronditi pa masė, nuk po kuptonim asgjė. Pyesnim njėri tjetrin; si ka mundėsi qė Arbenin e kėrkojnė nga ne, kur dihej se nuk ishte kthyer akoma nga jashtė?

Shoku Ministėr:

Si prind dhe si shtetas, jam shumė i shqetėsuar pėr fatin e jetės sė djalit tim. Jam interesuar nė Ministrinė e Arsimit dhe nė Komitetin e Kulturės dhe tė Arteve. Mė vjen shumė ēudi mbasi tė gjithė ngrenė supet dhe mė thojn tė mos mėrzitem, tė mos shqetėsohem!

Si mund tė fle i qetė kur asnjeri nuk mė spiegon se ku ndodhet djali, ēfarė i ka ndodhur dhe kur do kthehet? Jam i detyruar t’ju kujtoj se kemi 15 vjet qė Arbenin e presim dhe e pėrcjellim me lot nė sy, tė malluar pėr tė, mbasi ėshtė larguar nga shtėpia qysh nė moshėn 7 vjeē, ėshtė rritur larg nesh nėpėr konvikte duke qenė nėn kujdesin atnor tė Partisė.

Pėr aq kohė sa rrinte me ne, periudhėn e pushimeve verore, kemi bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr edukimin dhe me ndjenjėn e dashurisė pėr Atdheun, Partinė, e Socializmin. Familjarisht dhe nė veēanti Arbeni i jemi borxhli Partisė e shtetit pėr ēfarė ka bėrė e bėn pėr ne. Duke mos qenė nė gjėndje t’i jap pėrgjigje kėsaj enigma, pėr jetėn e djalit tim, mendova t’u drejtohem juve shoku ministėr, duke qėnė i bindur se vetėm ju i keni tė gjitha mundėsitė pėr ta kėrkuar e gjetur atė.

Jam i bindur gjithashtu se kjo ēėshtje nuk ėshtė vetėm shqetėsim prindėror por edhe shqetėsim shtetėror. Mbetem me shpresė dhe optimist se pyetjes sime se ēfarė bėhet me fatin e jetėn e djalit tim, do t’i ktheni pėrgjigje sa mė shpejt.

Me respekte e konsideratė

Fadil Spahiu

Peshkopi mė 11.11.1989

Kėrkesa e Komitetit tė Kulturės dhe Arteve pėr pasaportėn e Arben Spahiut

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPĖRISĖ

KOMITETI I KULTURĖS DHE I ARTEVE

ZYRA E MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ

Kėrkesė pėr pasaportė e viza

MINISTRISĖ SĖ PUNĖVE TĖ BRĖNDSHME

Degės sė Vizave

MINISTRISĖ SĖ PUNĖVE TĖ JASHTME

Degės Konsullore

TIRANĖ

Komiteti i Kulturės dhe Arteve nė zbatim tė shkresės sė Kėshillit tė Ministrave Nr.2343/1 datė 26.08.1989, ka miratuar tė shkojė nė Itali, pėr tė marrė pjesė nė konkursin ndėrkombėtar tė violinės “Rodolfo Lipicer”, studenti ynė i violinės nė Austri Arben Spahiu. Shpenzimet e qėndrimit nė Gorizia tė Italisė, ku do tė zhvillohet konkursi, si dhe tė udhėtimit Vjenė-Gorizia e kthim merr pėrsipėr shkollėn ku ka studiuar Arbeni, prandaj ai do tė kalojė nėpėrmjet Vjenės. Koha e qėndrimit jashtė shtetit tė jetė deri 20 ditė. Lutemi tė pajiset me pasaportė e vizat pėrkatėse.

KRYETARI

Alfred Uēi

Letra e diplomatit shqiptar, Hasanmataj, pėr Ministrinė e Jashtme

I n f o r m a c i o n

Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave Nr. 2343/1 datė 26.08.1989, dhe me shkresėn e Komitetit tė Kulturės dhe tė Arteve Nr. 2634 datė 28.8.1989, ėshtė miratuar qė violinist Arben Spahiu tė marrė pjesė nė konkursin ndėrkombėtar tė violinės “Rodolfo Lipicer” nė Gorizia tė Italisė.

Pėr t’u pėrgatitur nga profesori i tij nė Vienė, Arbeni fillimisht do shkonte nė Austri dhe prej andej nė Itali. Me qė nuk u bė e mundur pėr t’ė siguruar vizėn italiane nė Shqipėri pėr arsye kohe, u ra dakord me ambasadėn tonė nė Vienė qė tė bėheshin pėrpjekje atje pėr t’a siguruar atė.

Kėshtu mė datėn 1 Shtator 1989, me avionin hungarez “MALEV” Arben Spahiu u nis pėr nė Vienė. Mė datėn 7.9.1989, shoku Ėngjėll Kolaneci, njofton se me gjithė pėrpjekjet e ndėrhyrjet e Ambasadės sonė pranė Konsullatės italiane nė Vienė, pėr tė marrė vizė pėr Arbenin pėr nė Itali, ajo nuk u sigurua.

Nė kėto kushte po kėto ditė, Arben Spahiu sė bashku me shokėt Dritan Hysi (mjek) Alfred Papuēiu dhe Fatos Reka (qė pėrcillnin fėmijėt e tyre nė Budapest), u nisėn me mikrobuzin e ambasadės sonė nė Vienė pėr nė Budapest, me shofer Petrit Pashollin. Ky grup kur erdhi nė Budapest nė ambasadėn tone, gjeti edhe shokė tė tjerė qė prisnin tė niseshin pėr Shqipėri me avion, si Pirro Andonin, Stefanaq Pollon, Androkli Kostallarin etj.

Mbasi u qėndruan rreth njė orė nė ambasadėn tonė nė Budapest, tė gjithė shokėt me pėrjashtim tė Arben Spahiut, u nisėn pėr nė aeroportin e Budapestit pėr tė ardhur nė Shqipėri, tė shoqėruar nga shokėt Ēlirim Muzha dhe Adem Haxhi. Po kėtė ditė u nis pėr Shqipėri edhe punonjėsi i ambasadės sonė nė Budapest, Nasho Gjikopulli.

Nga tė thėnat e shokut Dritan Hysi, del se gjatė udhėtimit me mikrobuz nga Viena nė Budapest, ėshtė ndaluar disa herė si nė Gjerė etj, dhe ka rėnė nė sy veēimi i Arben Spahiut nga shokėt e tjerė bashkėudhėtar, me pretekstin pėr tė blerė disa partitura pėr violinė.

Ndėrsa gjatė qėndrimit nė Budapest, kur kanė dalė pėr tė blerė diēka nėpėr dyqane, Arben Spahiu ėshtė shkėputur dhe ka hyrė nė njė dyqan vetėm pėr tė blerė partitura pėr violin. Kur shokėt i kanė thėnė se nuk ka kohė se do na niset avioni, ai ėshtė pėrgjigjur; shkoni ju, se po tė vonohem do tė marrė taksi pėr tė kapur avionin e pėr t’u nisur pėr nė Shqipėri.

Pertef Hasanmataj

Tiranė, mė 26.10.1989

Ky shkrim ėshtė marrė nga libri “Shkrimtarėt dhe artistėt nėn diktatin komunist”, i gazetarit Dashnor Kaloēi, qė pritet tė dalė sė shpejti.