Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Emri:  zgjoi-750x375.jpg

Shikime: 769

Madhësia:  22.8 KB

    Filmi artistik ‘Zgjoi’ i regjisores nga Kosova Blerta Basholli ka fituar tri çmime kryesore të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Sundance”.

    Ai rrëmbeu trofeun e regjisores më të mirë, përfshirë filmi më i mirë dhe çmimin e publikut.

    “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithe ne” – u shpreh Basholli përmes një video mesazhi.

    Filmi “Zgjoi” frymëzohet nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes.

    Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. Rolin e personazhit kryesor, Fahrijes e luan aktorja, Yllka Gashi. Filmi është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Osmani dekoron regjisoren Blerta Basholli për suksesin në festivalin “Sundance Film Festival”

    Pas suksesit të trefishtë të arritur në festivalin ndërkombëtar të filmit “Sundance Film Festival”, për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. e Presidentit, Vjosa Osmani e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave regjisoren Blerta Basholli.

    Osmani e përgëzoi Bashollin për suksesin e arritur në një prej festivaleve më prestigjioze ndërkombëtare si dhe për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në skenën ndërkombëtare të filmit.

    Ajo tha se “Puna që e keni bërë ju dhe kolegët tuaj ndër vite për tregimin e historisë së Kosovës përtej kufijve tanë është për t’u admiruar. Të gjithë në Kosovë krenohemi me të arriturat tuaja dhe ju falënderohemi për kontributin e veçantë që po e bëni drejt krijimit të një imazhi të ri për vendin tonë”.

    Osmani theksoi që mbështetja për komunitetin artistik do të zë një vëmendje të veçantë, dhe që puna, angazhimi dhe zelli i komunitetit artistik duhet të jetë referencë edhe për politikbërjen në vend./Njeshi/


    https://www.njeshi.com/osmani-dekoro...film-festival/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 08-03-2021 më 20:59

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    “Variety” shkruan për ‘Zgjoin’, filmin që Kosova përzgjodhi për në “Oscar 2022”

    Kosova ka zgjedhur fituesen e trefishtë të Sundance të Blerta Bashollit, “Hive”, si hyrjen e saj zyrtare për kategorinë ndërkombëtare të Oscar.

    Filmi fitoi Çmimin e Publikut, Çmimin e Regjisë dhe Çmimin e Jurisë së Madhe të Kinemasë Botërore në konkursin Dramatik të Kinemasë Botërore të Sundance në fillim të këtij viti, shkruan Variety për të njoftuar lexuesit e saj në lidhje me filmin.

    “Hive” është një dramë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrije (Yllka Gashi), e cila, si shumë nga gratë e tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Në mënyrë që të sigurojë familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh së bashku vejushat e tjera në komunitetin e saj për të filluar një biznes që shet një produkt ushqimor vendas. Gjetja e shërimit dhe ngushëllimit në shqyrtimin e një të ardhme pa burrat e tyre, por vullneti i tyre për të filluar të jetojnë në mënyrë të pavarur takohet me armiqësi. Burrat në fshat dënojnë përpjekjet e Fahrijes për të fuqizuar veten dhe gratë përreth saj, duke filluar një grindje që kërcënon sovranitetin e tyre të ri.

    Zeitgeist Films në bashkëpunim me Kino Lorber do të nxjerrin “Hive” ekskluzivisht në Film Forum në Nju Jork më 5 nëntor dhe filmi do të hapet në Los Angeles në Teatrin Mbretëror të Laemmle më 12 nëntor.

    Kjo është kandidatura e tetë e Oscar për Kosovën dhe vendi ende nuk ka siguruar një nominim.

    Për 94 Çmimet e Akademisë, afati i fundit për paraqitjet në kategorinë e veçorive ndërkombëtare është 1 nëntori. Një listë e shkurtër prej 15 finalistësh do të zbulohet më 21 dhjetor dhe pesë të nominuarit më 8 Shkurt 2022. Ceremonia e Oskarit do të zhvillohet në mars 27, 2022.

    Filmi “Another Round” fitoi kategorinë këtë vit.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/varie...ne-oscar-2022/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    “Zgjoi” edhe në Festivalin e Filmit në Romë

    Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, është dhënë premierë tashmë në shumë vende të botës.

    Filmi i cili ka fituar plot tri çmime të rëndësishme në Festivalin “Sundance” dhe është propozim i Kosovës në “Oscars 2022”, do të jetë pjesëmarrës tashmë edhe në Festivalin e Filmit në Romë.

    Ka qenë Ambasada e Kosovës në Itali, ajo e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se festivali romak do të jetë nikoqir i filmit shumë të suksesshëm vendor.

    Ky është njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Itali (pa ndërhyrje):

    “Me 18 tetor 2021, Festivali i Filmit në Romë do të jetë nikoqir i filmit Zgjoi i regjisores kosovare Blerta Basholli, e cila rrëfen historinë e vërtetë të Fahrijes, një grua nga Kosova, që mbeti e ve pas luftës në Kosovë.

    Filmi Zgjoi ka fituar tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shumë çmime në Festivale të tjera të filmit.

    Regjisorja Blerta Basholli rrëfen se frymëzimi i saj për filmin ishte jeta e zonjës Fahrije Hoti, e cila portretizon një histori të zakonshme, mirëpo shumë të gjallë dhe të fortë.

    Ky film rrëfen historinë e Fahrijes e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh. Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit. Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, mirëpo edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj.

    Në këtë film luajnë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Molikë Maxhuni”, shkruhet në njoftim.



    Gazeta EXPRESS

    https://www.gazetaexpress.com/zgjoi-...ilmit-ne-rome/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 17-10-2021 më 07:09

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    “Zgjoi” fitues i dyfishtë në Spanjë, Yllka Gashi lë pas yjet botërore

    Yllka Gashi me rolin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi” ka marrë Çmimin për aktoren më të mirë në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë, duke lënë prapa aktore që në sirtarët e tyre kanë trofetë kulmorë në kinematografi.

    Filmi, nën regji të Blerta Bashollit, ka marrë edhe çmimin “Fundos”. “Do ta përdor zërin tim sonte për të shprehur një ëndërr që unë si artiste kosovare dhe i gjithë populli im e kemi: që vendet tona të bukura, Spanja dhe Kosova, së shpejti të krijojnë lidhje diplomatike, që Spanja ta njohë Kosovën”, ka thënë Yllka Gashi e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të shtunënI pandalshëm është “Zgjoi” i Kosovës. Titulli i këtij filmi është në mesin e fituesve të festivalit spanjoll “Seminci” në kategoritë kryesore.

    Aktorja Yllka Gashi ka marrë Çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit. Kurse filmi, nën regji të Blerta Bashollit, ka marrë çmimin “Fundos”, që festivali e jep për temën më të mirë sociale që shpaloset si projekt filmik, dhe për filmin që konsiderohet si frymëzim për ndryshime. Me këtë çmim përveç “Zgjoit” është nderuar edhe filmi “Writing with fire”.

    “Valladolid International Film Festival” apo siç njihet ndryshe “Seminci” (Semana Internacional de Cine de Valladolid) është festivali i përvitshëm që mbahet në Valladolid të Spanjës. I themeluar në vitin 1956, “Seminci” ka arritur që të jetë një prej festivaleve kryesore ndërkombëtare dedikuar filmit në Spanjë.“Zgjoi” shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe të grave nga Krusha e Madhe. Tregon rrëfimin e një gruaje që me gjithë pengesat krijon një jetë të re për veten e saj dhe për gratë e tjera.Gashi, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ka thënë se është nder të jetë aty, pasi ekipi ka pasur mjaft vështirësi shkaku i vizave.

    “Si shtetas të Kosovës nuk mund të shkojmë në shumë vende të BE-së. Unë nuk e kisha këtë problem, por pjesa tjetër e ekipit e kishte prandaj u falënderohem organizatorëve të Festivalit që na e kanë bërë të mundur të jemi këtu”, ka thënë Gashi, e cila prej vitesh jeton në SHBA.Në ceremoni ajo ka shprehur edhe një dëshirë. “Do ta përdor zërin tim sonte për të shprehur një ëndërr që unë si artiste kosovare dhe i gjithë populli im e kam: që vendet tona të bukura, Spanja dhe Kosova, së shpejti të krijojnë lidhje diplomatike që Spanja ta njohë Kosovën”, ka thënë Gashi në ceremoninë përmbyllëse, duke shtuar se të dyja vendet ndajnë më shumë të përbashkëta sesa ato që krijojnë ndasi. Ka nënvizuar se artistët janë ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të vendeve të tyre dhe se kanë në dorë një mjet të veçantë që mund ta përdorin për të luftuar për ndryshim dhe për ta ngritur zërin.

    Ndër të tjera, gjatë ditës ajo ka treguar se u janë dashur dhjetë vjet për ta realizuar filmin.“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që mund të frymëzojë këdo në botë, sepse tregon historinë e dikujt që vuan dhe ka nevojë për mjete për të kaluar këtë situatë e për të arritur qëllimet. Është një histori e vërtetë. Dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra, të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime ta luaja këtë rol dhe të nderoja Fahrijen”, ka thënë ajo gjatë pranimit të çmimit, të shtunën.

    Gashi ka lënë pas aktore të njohura si Seidi Haarla, që portretizon një studente në filmin “Compartment number 6” nën regji të Juho Kurosmanen, që mori çmimin e publikut në Festivalin e Filmit në Cannes. Pastaj Maren Eggert që fitoi “Ariun e Argjendtë” në “Berlinale” për rolin e saj në “The Perfect Man”, nën regji të Maria Schrader. Kurse në vëmendje të jurisë ishte edhe aktorja Anamaria Vartolomei, për rolin e saj në “The Event” të Audrey Diwan, që fitoi “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia.Aktorja Yllka Gashi, regjisorja Blerta Basholli dhe producenti Yll Uka në konferencën për media në “Calderón Theater” në Valladolid, ku kanë shpalosur për media detaje për filmin “Zgjoi”.

    Drama e jashtëzakonshme e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, e të cilat luftojnë kundër patriarkatit, është filmi debutues i metrazhit të gjatë i regjisores Basholli. Me rastin e shfaqjes së filmit, në Spanjë ishte edhe regjisorja.E shoqëruar nga aktorja Yllka Gashi dhe producenti Yll Uka, para tri ditëve, në konferencën për media në “Calderón Theater”, ajo shpalosi më shumë detaje për filmin që tregon rrëfimin e grave që kanë mbetur të veja gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe nisin një biznes të tyre duke u përballur me shoqërinë patriarkale.“Para se të realizonim filmin, ne kemi kaluar shumë kohë me Fahrijen dhe me gratë e tjera në fshat. Çfarë ka ndodhur aty është shumë e vështirë, kanë humbur shumë njerëz, gratë kanë humbur familjarët e tyre, burrat, prindërit, fëmijët, miqtë…Ato po përpiqeshin të tejkalonin traumat dhe në të njëjtën kohë ato jetonin në një shoqëri patriarkale. Në jetën reale gjithçka ka qenë shumë më e vështirë se ajo që shihet në film, ishte shumë më e vështirë”, ka thënë Basholli.Kurse Yll Uka ka thënë se gjatë dekadës së fundit kanë punuar shumë për të mbështetur projekte të ndryshme.“Janë bërë shumë filma që po shënojnë suksese, po njihen dhe po marrin çmime nëpër festivale të ndryshme në gjithë botën. Në Kosovë ka shumë rrëfime interesante që duhet treguar, dhe kjo sikur ka hapur një derë. Për vitin e ardhshëm na është premtuar dyfishimi i buxhetit për filma, kështu që po jemi entuziastë”, ka thënë ai.

    Kurse Çmimin e publikut në garën kryesore e ka fituar filmi “Seis días corrientes” nën regji të Neus Ballús. Pas tij, vota më së shumti ka pasur “Zgjoi”. Çmimin kryesor “Espiga de Oro” në “Seminci” e ka fituar filmi “Last film show” nën regji të Pan Nalin.“Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit, e nisi mbarë me tri çmime qysh në premierë botërore në shkurt – Çmimin e jurisë, atë për regjinë më të mirë dhe Çmimin e audiencës – në “Sundance Film Festival”. Që nga ajo kohë aty ku nuk u shpërblye, mori kritika pozitive.

    Tash “sezoni i vjeshtës” që konsiderohet edhe koha më e mirë për promovim, e gjen në festivale të ndrydhe ndërkombëtare.Kandidati i Kosovës për “Oscar”, po ashtu, është përzgjedhur nga “European Film Awards” si një nga kandidatët për nominim për çmimet prestigjioze evropiane të kësaj akademie. Premiera kombëtare e filmit u dha më 24 gusht në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në kuadër të edicionit të 13-të të “PriFest”. “Zgjoi” ka nisur shfaqjen e tij në kinematë e vendit, kurse nga 5 nëntori do të shfaqet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Gazeta Blic

    https://gazetablic.com/zgjoi-fitues-...yjet-boterore/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 01-11-2021 më 11:42

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Shiten të gjitha biletat për filmin “Zgjoi” në Amerikë

    Interesim të madh për filmin kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po tregohet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në faqen zyrtare të “Zgjoit”, në rrjetin social Facebook, thuhet se pas dy ditë do të bëhet shfaqja e filmit në kinematë e Nju-Jorkut.

    “Në “Film Forum” janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi”.

    “Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje biletash edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet në njoftim.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/shite...oi-ne-amerike/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    ‘Zgjoi’ përfshihet në filmat më të mirë të vitit 2021 sipas kritikëve të radios ‘WBUR”

    Filmi “Zgjoi”, si njëri ndër më të suksesshmit në kinematografinë e Kosovës, është duke vazhduar suksesin e madh

    Së fundmi, regjisorja Blerta Basholli ka bërë të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021", sipas kritikëve të radios “WBUR”, e cila është e vendosur në Boston, Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit, transmeton KultPlus.

    ’Zgjoi’ është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes, e cila, si shumë nga të vejat në fshatin e saj patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen e tyre.

    Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt.” – thuhet në njoftimin e festivalit në Instagram.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/zgjoi-...e-radios-wbur/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    ‘Zgjoi’ vazhdon të marrë mbështetje, Deadline: Filmi ka një mundësi të mirë për të hyrë në listën e ngushtë të çmimeve Oscar

    Lista e ngushtë për kategorinë e filmave ndërkombëtarë të metrazhit të gjatë të Oscars pritet të martën, kështu që vrojtimi i ‘Deadline’ së titujve që kanë një mundësi të mirë për të arritur suksesin, është publikuar.

    Filma nga gjithsej 93 vende janë të pranueshëm në garë këtë vit, dhe më poshtë po shohim nga afër një përzgjedhje të tyre, transmeton KultPlus.

    Siç vazhdon të ndodhë çdo vit, kjo është një punë e fortë nga zëra të ndryshëm në mbarë botën. Temat variojnë nga ajo personale te ajo e guximshme, nga jeta e vërtetë në folklorike dhe mistike, dhe përfshijnë pamje humaniste – në disa raste dramatike, dhe në disa, komike.

    Fituesit e çmimeve nga festivalet, veçanërisht në Kanë këtë vit, përbëjnë një numër të hyrjeve, ndërsa Sundance gjithashtu ka një shfaqje të spikatur.

    Deadline, përmes ngjarjeve të ndryshme të Konkurentëve, si dhe intervistave të veçanta, ka folur me krijuesit e filmave pas shumë prej hyrjeve të përgjithshme. Secili titull në listën e mëposhtme është shqyrtuar nga kritikët e Deadline ndërsa ne kemi rritur vargun tonë të linjës ndërkombëtare të kritikëve.

    KultPlus ju sjell artikullin e plotë të tyre rreth filmit Zgjoi:

    Ky film debutues nga shkrimtarja-regjisorja Basholli fitoi Çmimet e Audiencës Botërore të Kinemasë, Regjisë dhe Jurisë së Madhe në Festivalin e Filmit Sundance 2021. Një lëshim i ‘Zeitgeist Films’ në bashkëpunim me Kino Lorber në Amerikën e Veriut, së fundmi siguroi mbështetjen e Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus të cilët hynë si producentë ekzekutivë.

    Kjo është historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre.

    Në “Deadline’s Contenders Film: International”, Basholli tha: “Unë mund të bëja shumë filma për jetën e [Fahrijes] dhe atë nëpër të cilën ajo kaloi gjatë luftës dhe pas luftës, por në fakt ishte karakteri dhe personaliteti i saj që me të vërtetë pati një ndikim të madh tek unë dhe mbi të gjithë ne.”

    Në rishikimin e Deadline, Stephanie Bunbury shkroi: “Goditjet dhe shkatërrimi janë në detaje dhe grupe, të cilat mbartin disa grushta të rënda”.

    Këtë lajm e ka publikuar “Deadline”, si dhe të njëjtin e ka shpërndarë vetë Basholli në profilin e saj në Instagram.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/zgjoi...cmimeve-oscar/

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    “Zgjoi” edhe në 18-të kinema të Amerikës, dhe 6-të kinema në Zelandën e Re

    Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Zgjoi”, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, që tashmë është edhe në listën e ngushtë të filmave “Oscar” po vazhdon prezantimin në rrjetin e kinemave, shkruan KultPlus.

    Sipas njoftimit të producentëve të këtij filmi, bëhet e ditur se filmi “Zgjoi” është gati për kinematë e Australisë dhe Zelandës së Re.

    “Filmit i është konfirmuar se do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe 6 të tjera në Zelandë të Re. Kjo, pos tjerash, është një mundësi që shqiptarët që jetojnë në këto vende të kenë mundësi të shohin rrëfimin për Fahrije Hotin nën interpretimin e aktores Yllka Gashi.

    Për më shumë detaje në lidhje me rezervimin e biletave për shfaqjen në Australi mund ta ndiqni këtë link: https://www.flicks.com.au/movie/hive/.

    E për në Zelandë të Re është linku në vijim: https://www.flicks.co.nz/movie/hive/”, thuhet nw kwtw njoftim.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/zgjoi...zelanden-e-re/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    ‘Zgjoi’ vazhdon aventurat nëpër botë, në muajin mars shfaqet në Angli dhe Gjermani

    Filmi “Zgjoi” dhe aventurat e tij në botë vetëm po shtohen dita ditës, shkruan KultPlus.

    Filmi që theu rekorde në arenën ndërkombëtare, do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe gjashtë të tjera në Zelandë të Re.

    Më pas, Blerta Basholli ka konfirmuar se filmi do të rikthehet në Evropë, ku gjatë muajit mars do të shfaqet në Angli dhe Gjermani.

    ‘Zgjoi’ përcjell Fahrije Hotin nga Krusha e Madhe (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi), e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/zgjoi...-dhe-gjermani/

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    KA KORRUR SUKSESE NËPËR BOTË…

    Qeveria e Kosovës jep rreth 100 mijë euro për filmin “Zgjoi”


    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, ku ndër të tjera janë ndarë mjetet financiare për mbështetjen e kampanjës së filmit “Zgjoi”.

    Me këtë rast, Qeveria ka ndarë shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit që është në garë për t’u nominuar në edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.

    “Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit. Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, thuhet në vendimet e Qeverisë.

    Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

    Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/01/qeveria-e-...-filmit-zgjoi/

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Cineuropa: A mund të bëjë ‘Zgjoi’ histori përsëri

    Portali evropian i filmit, ‘Cineuropa’, ka dedikuar së fundi një shkrim për filmin kosovar me regji të Blerta Basholli ‘Zgjoi’ i cili ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për çmimet Oscars, shkruan KultPlus.

    KultPlus ua sjell shkrimin e përkthyer në shqip.


    A mund të bëjë ‘Zgjoi’ histori përsëri ?

    ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli bëri histori kur u shfaq për herë të parë në Sundance në vitin 2021 dhe u bë filmi i parë që fitoi tre çmimet më të mira në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike: Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Regjisë dhe Çmimin e Publikut.

    Vetëm një vit më pas debutimi artistik i kineastes kosovare është filmi i parë nga vendi më i ri i Evropës që hyn në listën e ngushtë prej 15 titujsh që konkurrojnë për çmimin e Akademisë për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar të metrazhit të gjatë. Dhjetorin e kaluar, Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus hynë në film si producentë ekzekutivë me kompaninë e tyre Love & Squalor Pictures, duke i dhënë atij një shtysë vendimtare në fushatën e tij Oscar.

    ‘Zgjoi’ është një histori e paharrueshme, elokuente, prekëse për vullnetin e mbijetesës dhe fuqizimit përmes një vizioni të patundur, “thanë ata në një deklaratë të botuar fillimisht nga Deadline. “Portretizimi intim i luftës së një gruaje drejt pavarësisë në film na shtyn të kuptojmë mundësinë e ndryshimit dhe tregimi i fuqishëm i Blertës kap me mjeshtëri vetëvendosjen e individëve në mbarë botën për të kapërcyer shtypjen.”

    Bazuar në një histori të vërtetë, filmi ndjek Fahrijen (portretizuar nga Yllka Gashi), e cila, si shumë nga gratë e tjera në fshatin e saj, ka jetuar me shpresë të venitur dhe pikëllim në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh të vejat e tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet një produkt ushqimor vendas, pavarësisht rezistencës nga shoqëria thellësisht patriarkale.

    “Në vend që t’i dorëzohej dëshpërimit, Fahrije Hoti vendosi të fshijë lotët dhe të vazhdojë. Sa herë që e kishim të vështirë gjatë realizimit të filmit, mendoja për të. Ajo ka qenë dhe do të jetë gjithmonë modeli im për të vazhduar dhe për të mos u dorëzuar kurrë”, thotë Basholli.

    Regjisorja boshnjake Jasmila Žbanić, kujt Quo Vadis, Aida? [+] ishte në pesëshen finale të Oscars vitin e kaluar dhe së fundmi mori pjesë në çmimet EFA, duke thënë gjithashtu: “Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndron në faktin se regjisori, aktorja dhe i gjithë ekipi arrijnë të tregojnë të padukshmen, për të thënë të pathënën. Ashtu si një zgjua, filmi dridhet brenda jush për një kohë të gjatë pasi e keni parë atë.”

    Që nga triumfi i Sundance-it, Hive ka fituar më shumë se 15 çmime festivalesh, duke përfshirë në Varshavë, Hamburg, Montpellier, Berkshire, Osnabrück, Herceg Novi, Prishtinë dhe Cinedays Shkup, ndërsa Gashi mori çmimet e aktores më të mirë në Valladolid dhe Scottsdale. Ndërkohë, agjenti i saj ndërkombëtar i shitjeve, LevelK, e ka shitur atë pothuajse kudo në botë: nga Australia dhe Zelanda e Re në Kinë, Amerikën Latine dhe Karaibe, si dhe Kanada dhe SHBA, ku shpërndahet nga Zeitgeist Films në bashkëpunim me Kino Lorber. Të drejtat janë marrë gjithashtu në shumicën e territoreve evropiane, si dhe në Turqi dhe Izrael.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/cineu...stori-perseri/

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Dua Lipa: Zgjoi mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj

    Regjisorja e filmit ‘Zgjoi’, Blerta Basholli sapo ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku theksohen fjalët e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjithmonë ishte një përkrahëse e filmit Zgjoi dhe po vazhdon të mbetet e tillë, shkruan KultPlus.

    Më poshtë KultPlus ju sjell postimin e saj të plotë:

    “Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.

    Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”, ka thënë Lipa.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/dua-l...ksionin-e-saj/

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Dukagjin Lipa i uron shumë fat ekipit të ‘Zgjoit’ për Oscars: Shihemi në tapetin e kuq

    Dukagjin Lipa ka shprehur përkrahjen e tij për filmin shumë të sukesshëm kosovar, “Zgjoi”, i cili është duke pritur për një nominim në “Oscars”, shkruan KultPlus.

    Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Lipa, ka shprehur përkrahjen e tij duke i uruar shumë fat, Blerta Bashollit.

    “Koha e nominimeve për Oscars. Uroj fatin më të mirë për miken time Blerta Bashollin dhe gjithë ekipin e “Zgjoi”. Shihemi në tapetin e kuq”, shkroi ai.

    Anëtarët e jurisë së Akademisë së Filmit nga 27 janari kanë filluar votimet e tyre për nominimet e çmimeve ‘Oscars’ dhe do të vazhdojnë deri më 1 shkurt.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/dukag...tapetin-e-kuq/

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Los Angeles Times shkruan për 3 filma ndërkombëtarë që synojnë Oscarin, përfshin edhe “Zgjoin”

    Njëra ndër gazetat më prestigjioze në Amerikë, Los Angeles Times, ka shkruar për 3 filmat nga 15 kandidatët për çmimin ndërkombëtar të “Academy Awards”, në mesin e të cilave është edhe “Zgjoi”, përcjell KultPlus.

    Të përfshirë në listën e ngushtë të Oscarit këtë vit në kategorinë e filmave ndërkombëtarë janë edhe historitë e dilemave morale sikurse

    Të përfshira në listën e ngushtë të Oscar-it të këtij viti të pretendentëve ndërkombëtarë të filmave artistikë janë historitë e dilemave morale (“Një hero”), (“Liri më e madhe”), (“Qengji”) dhe (“Sheshi i lojërave”).

    Por mes 15 finalistëve ka edhe perspektiva unike për sipërmarrjen dhe fatin. Dhe mund të habiteni kur i gjeni ato histori në një kavanoz të shijshëm ajvari, në shkallë shkencore apo edhe midis përfitimeve të papritura të, besoni apo jo edhe në jashtëqitjen e tharë të jakut.

    “Zgjoi“

    Yllka Gashi në filmin “Zgjoi,” nga regjisorja Blerta Basholli.

    Gati dy dekada më parë, Fahrije Hoti filloi një biznes duke shitur një shije speci të kuq të njohur si ajvar dhe mjaltë në Kosovë. Burri i saj ishte zhdukur në luftën e Kosovës disa vite më parë dhe, si shumë nga të vejat në fshatin e saj të vogël, ajo po bëhej e dëshpëruar për të mbajtur familjen e saj. Betejat mizogjene me të cilat u përball nga burrat dhe madje edhe gratë e tjera në vendlindjen e saj kur filloi përpjekjet e saj janë frymëzimi për “Hive” të Blerta Bashollit, një dramë prekëse që është në prag të të qenit i pari i nominuar për Oskar për filmin ndërkombëtar të Kosovës, kur nominimet janë shpallur më 8 shkurt.

    Basholli thotë se Fahrija e vërtetë, e luajtur nga Yllka Gashi në film, ka kujtuar vështirësinë e saj fillestare në rritjen e bletëve. Në atë që do të ishte e tmerrshme për shumëkënd, bletët e thumbonin vazhdimisht sepse ajo nuk mund të qëndronte e qetë. Dhe, në një moment, ajo u pickua aq shumë sa përfundoi në spital.

    “Ajo tha: “Nëse nuk je i qetë me bletët, ato do të të thumbojnë, dhe e njëjta gjë është me të vejat”. Nëse nuk i kërkoni me qetësi t’ju bashkohen, ata do t’ju sulmojnë”, thotë Basholli. “Për mua, ky ishte një krahasim vërtet interesant.”

    Për Bashollin, rrugëtimi frymëzues i Fahrijes është gjithashtu një udhëtim universal.

    “Mendoj se të gjithë jemi ndjerë të vegjël në disa momente të jetës sonë, qoftë si adoleshente, qoftë sepse i përkasim një komuniteti të grave, apo i përkasim një kombësie, race, seksualiteti të caktuar,” thotë Basholli. “Ose ndoshta ishim të trembur dhe ndiheshim të vegjël. Pra, në këtë kuptim, me të vërtetë ndjeva sikur njerëzit do të lidhen me të dhe kjo është arsyeja pse doja ta përqendroja historinë tek ajo.”

    ..................


    Kultplus.com

    https://www.kultplus.com/filmi/los-a...rfshire-awake/

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    Shfaqet në Tiranë në 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës filmi “Zgjoi” .

    Veliaj: “Kur bëhemi bashkë si komb, arrijmë të japim më të mirën” .


    Pas 21 çmimeve nga mbarë bota, filmi me regji të Blerta Bashollit, “Zgjoi”, (në anglisht “Hive”), i cili ka thyer rekorde me çmime në shumë festivale dhe ishte në garë për t’u nominuar në “Oscars 2022”, u transmetua mbrëmë në Tulla Center në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në shfaqjen e filmit në një datë të shënuar për Kosovën, e cila dje festoi 14-vjetorin e Pavarësisë, u shpreh i lumtur dhe krenar që arti shqiptar po arrin majat më të larta të kinematografisë botërore.

    “Ne jemi një komb që na bashkon gjuha, jo fakti se një pjesë është në Kosovë, në Mal të Zi, Maqedoni, apo në Serbinë e jugut, ndaj jemi të destinuar që për të pasur sukses duhet të ‘grushtojmë’ përtej peshës sonë. E nëse këtë nuk arrijmë dot ta bëjmë kudo, fushat ku ne mund të ‘grushtojmë’ përtej peshës janë arti, kultura, filmi, libri, teatri, sporti. Nëse ka diçka që e kemi bërë mirë bashkë si komb, është që kemi kuptuar rëndësinë se çfarë do të thotë, pavarësisht se të vegjël, të ‘grushtojmë’ aty ku mundemi. Ndaj, e shoh të gjithë këtë javë si një mundësi për të treguar pikërisht këtë që ne dimë se përtej peshës sonë, në disa fusha ku nuk ka rëndësi numri i popullsisë, kilometrat katrore apo GDP-ja, të mbiperformojmë edhe përtej prishtmërive” u shpreh Veliaj.

    Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se, “Tirana festoi bashkë me Kosovën 14-vjetorin e Pavarësisë si shtet, duke filluar nga Bashkia që u mbulua e gjitha me flamurin e Kosovës dhe të gjithë aktivitetet e zhvilluara për të treguar se ky qytet është shumë krenar për simotrën dhe sivëllaun e vet në anën tjetër të kufirit”.

    Filmi, një bashkëproduksion zyrtar Kosovë-Zvicër, ku edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë, bazohet në një ngjarje të vërtetë në kohën e pasluftës së Kosovës. “Hive” rrëfehet mbijetesa e Fahrijes, e cila pas humbjes së bashkëshortit të saj gjatë luftës në Kosovë fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, drama e një gruaje kosovare gjatë luftës dhe ngadhënjimi i saj mbi vështirësitë e ringritjes së pasluftës, ku për gratë rëndonte dhe mentaliteti i papërgatitur i shoqërisë që sheh me sy të keq ambicien për ringritje.


    Lexo.al

    https://newslexo.al/2022/02/shfaqet-...m-me-te-miren/

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: ”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

    “Një manifest feminist” – Filmi “Zgjoi” – në shtypin gjerman

    Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit hyri javën e kaluar për të herë të parë në programin e kinemave gjermane. Ja çfarë shkruajnë kritikët e kulturës:

    Filmi i Blerta Basholli “Zgjoi” nisi javën e kaluar shfaqjen në programin zyrtar të kinemave gjermane. Filmi kosovar,i cili këtë vit bëri histori duke qenë filmi i parë që hyri në listën e shkurtër të nominimeve Oscar,është nderuar me një mori çmimesh. Rishtazi regjisorja Blerta Basholli u nderua me çmimin e të drejtave të njeriut, Horizonte, në Festivalin e Pesë Liqeneve në Mynih.

    Annett Scheffel në Sueddeutsche Zeitung shkruan në një koment për filmin “Zgjoi”. “Tepër e madhe është dhimbja, tepër të ngurta rolet. E kaluara rëndon në debutimin mbresëlënës të regjisores Blerta Basholi, që rrëfen gjendjen e shokut që ka mpirë Kosovën e pasluftës. Një fshat i tërë është kapur pas shpresës që çdo gjë do të bëhet si më parë. Mendërisht lufta nuk ka përfunduar. Në mes të kësaj jete të ngurtësuar, nëna e re Fahrije, i shoqi i të cilës prej vitesh është në kërkim, guxon të hedhë vështrimin përpara. Bashkë me disa gra të tjera ajo themelon një sipërmarrje të vogël, që i trondit strukturat patriarkale. Një dramë e heshtur dhe prekëse me një protagoniste të paepur.

    ”Simon Rayß nga “Tagesspiegel”: Në “Hive”, edhe gjestet më të vogla zhvillojnë efekte të fuqishme. Yllka Gashi, në Kosovë një yll televizioni, sjell një Farhije të përqendruar dhe të tërhequr. Figura e saj mbetet qendra e forcës, nga jashtë ajo duket si e patundshme. Por kur është vetëm në dush, atë e godet dhimbja. Basholli lë hapësirë të mjaftueshme që edhe gratë e tjera të fshatit të fitojnë profil. Grupi vepron pa filtra dhe me energji aq të madhe, kështu që “Hive” që në fillim zhvillon një intensitet të jashtëzakonshëm. Këtë mbresë e përforcon edhe inskenimi preciz i Bashollit. Madje ajo lejon edhe disa momente humori të lehtë, të cilat shumë shpejt i prish realiteti, në formën e ndonjë sharjeje që burrat u bënë vejushave në rrugë, ose në formën e një tulle që thyen xhamin e pasëm të makinës së Fahrijes. Në një farë mënyre, “Hive” është një film plotësues i “Quo Vadis, Aida?”: Ndërsa regjisorja e tij Jasmila Žbanic vë në qendër tmerrin historik të Srebrenicës së Bosnjës, “Hive”, i cili ka fituar tre çmime në Festivalin Sundance, merret me pasojat e tmerreve të luftës në Kosovë. Por filmi i Bashollit është edhe një manifest feminist për ballafaqimin e diferencuar me traditën dhe rendin patriarkal.

    Bert Rehbandl në Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Beteja e Fahrijes është beteja e shumë grave nga Bangladeshi në Burkina Faso. Në të njëjtën kohë, historia më e fundit e Kosovës është përfshirë me mençuri në skenar. (…) Fakti që “Zgjoi” u sjell grave të Krushës së Madhe më shumë gjallëri sa për të kaluar një krizë mjalti, e bën filmin e Blerta Bashollit një manifest shprese, që mund të shërbejë edhe për ta ndihmuar një shtet në periferi të Evropës për ta nxjerrë në qendër të vëmendjes së vendeve të pasura.” (DW)


    Gazeta Blic

    https://gazetablic.com/nje-manifest-...typin-gjerman/

Tema të Ngjashme

  1. Bujar Alimani, 3 çmime në Festivalin e Filmit në Greqi
    Nga Albo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-11-2022, 20:31
  2. 20 vite më parë Kavaja zgjoi Shqipërinë nga letargjia!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 04:46
  3. Festivali i filmit, Sundance - USA, 2006
    Nga Fiori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2006, 06:06
  4. Vajza e Kerrit në Prishtinë për Festivalin e Filmit
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 10:04
  5. Blerta nga Tirana.
    Nga Eliza_usa në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 16-12-2002, 15:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •