Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    E rrahën shokët për Politikë! 57-vjeçari baba i tre fëmijëve, ndërron jetë te Trauma

    Emri:  mallakas.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  23.0 KB

    Pelivan Sinorrapaj nga Ballsh, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare në spitalin e Traumës në Tiranë.


    Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në këtë spital, pasi më datë 29 janar në mbrëmje Pelivan Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë, ku këta të fundit e kanë dhunuar.

    Pasi kaluan disa orë duke konsumuar alkool 57-vjeçari me tre shokët Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç, u konfliktuan për politikë sipas dëshmitarëve.

    Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku Pelivan Sinorrapaj u godit dhe u gjakos dhe u la në mes të rrugës.

    Mësohet se viktima është baba i tre fëmijëve, ndërsa policia ndaloi autorët ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani, ata do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen.

    Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: E rrahën shokët për Politikë! 57-vjeçari baba i tre fëmijëve, ndërron jetë te Trauma

    Shokët e rrahën pas sherrit banal/ Vdes 57 vjeçari nga Ballshi, dyshime se konflikti ishte për politikë. Djali: Dua drejtësi

    Një 57 vjeçar nga Ballshi, Pelivan Sinarrapaj, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës, pasi ishte rrahur brutalisht nga tre persona të tjerë.


    Pas sherrit, ai u la i plagosur në rrugë. Dyshimet paraprake janë që ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal. Shkak është bërë nje debat politik mes tyre, ndërsa mësohet se të tre autorët ishin duke konsumuar alkool në një lokal.

    Ndërkaq, djali i viktimës, nuk e pranon faktin se sherri ka nisur për shkaqe politike. Ai shton se kërkon drejtësi për babain e tij.

    Autorët e vënë në pranga për këtë ngjarje janë, Fitim Zekaj 42 vjeç. Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç. Të tre autorët së bashku me viktimën ishin ulur në një lokal, ku më pas në gjendje të dehur kanë prodhur edhe këtë ngjarje të rëndë.

    Këtë të dielë, pritet që Pelivan Sinarrapaj, të përcillet për në banesën e fundit.

    Ndërkaq, materialet lidhur me ngjarjen i kanë kaluar prokurorisë, për të zbardhur të gjithë shkaqet e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë autorët.

    Top Channel

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: E rrahën shokët për Politikë! 57-vjeçari baba i tre fëmijëve, ndërron jetë te Trauma

    Ku ka harritur degjenerimi mendor, te vrasesh "shokun" per nje klase te felliqur politike ketu e 30 vjet. Nje tregues i qarte i nje shoqerie te rrenuar nga cfare do lloje aspekt , qofte ai kulturore, human , arsimor apo dhe politik. Nje shoqeri qe mbizoteron ligji i xhungles..

    Ngushellime familjes!

Tema të Ngjashme

  1. Marsejë, ndërron jetë 23-vjeçari shkodran që u masakrua në burg
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-12-2017, 10:18
  2. Amy Winehouse ndërron jetë
    Nga Jack Watson në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-07-2011, 22:55
  3. 13 vjeçari bëhet baba në Britani
    Nga Çaushi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 21:51
  4. RISI: 13-vjeçari bëhet baba !
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 20-10-2007, 16:32
  5. Trauma e nje jete ne mergim
    Nga bani në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 21:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •