Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Udhëzime për një përpari të mundshëm në jetën shpirtërore.

    GJITHÇKA ZOTI E BËN PËR TË MIREN TONË.


    Ai që e gjen veten në shkretim,
    le të mendojë se si Zoti,
    që të bëjë shumë përparime në jetën shpirtrore,
    e ka lënë atë vetëm në forcat e tij natyrore,
    në mënyrë që të rezistojë sikur të ishte vetëm
    përballë trazirave dhe tundimeve të armikut [...]

    Ne nuk besojmë se kështu gjithçka është humbur
    sepse Zoti fshihet vetë, si burri i Këngës së Këngëve
    që "fshihet pas hardhisë dhe gëzohet kur kërkohet nga nusja".
    Por të jemi të sigurt,
    Zoti nuk do të na lërë kurrë pa hirin e mjaftueshëm.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Udhëzime për një përpari të mundshëm në jetën shpirtërore.

    SHEN KATARINA NGA SIENA


    [Shën] Katerina u lut, iu lut Zotit që mos ta braktiste,

    protestoi që ajo dëshironte të vdiste më tepër sesa të mëkatonte.

    Por djalli i tha asaj: "Është e kotë,

    nuk do të jesh në gjendje t'i rezistosh ...

    në fund të fundit, ti tashmë ke mëkatuar

    dhe Zoti të ka braktisur".

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Udhëzime për një përpari të mundshëm në jetën shpirtërore.

    SHKAQE KYESORE PËR TË CILAT NË E SHOHIM VETEN TË SHKRETË...


    Ekzistojnë tre shkaqe kryesore për të cilat ne e shohim veten të shkretë:

    E para mund të jetë një ndëshkim
    sepse ne jemi të vakët, dembelë ose neglizhentë në ushtrimet tona shpirtërore,
    dhe kështu për të metat tona ngushëllimi shpirtëror largohet prej nesh.

    E dyta është një provë.
    Zoti dëshiron të provojë se çfarë jemi
    dhe sa larg mund të shkojmë në shërbimin dhe lavdërimin e tij,
    pa shumë ndihmë ngushëllimi dhe hiresh të mëdha.

    E treta është një mësim.
    Zoti dëshiron të na japë siguri dhe njohuri praktike
    në mënyrë që të ndiejmë në brndësinë tonë
    se nuk na takon neve të arrijmë ose mbajmë një përkushtim të butë,
    një dashuri të fortë të shoqëruar me lot,
    as ndonjë ngushëllim tjetër shpirtëror,
    por që gjithçka është një dhuratë dhe hiri i Zotit, Zotit tonë.

    *

    Tre shkaqet kryesore: kjo do të thotë se ka edhe të tjerë.
    Për shembull, mund të ketë "shkaqe të një rendi natyror".

    Shumë janë zemëruar lehtë sepse nuk kanë fjetur sa duhet, gjë që është e zakonshme.



  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Udhëzime për një përpari të mundshëm në jetën shpirtërore.

    KESHILLA...


    KËSHILLA për ata që janë në shkretim:


    1) Kushdo që e gjen veten në shkretim, le të përpiqet të ruajë durimin,
    një virtyt i drejtpërdrejtë kundër shtypjeve që i vijnë
    dhe shpresojë që së shpejti të ngushëllohet,
    me kusht që të zbatojë mjetet e nevojshme për të kapërcyer shkretimin:
    lutje, meditim, ekzaminime të ndërgjegjes, pendim.

    2) Mos të harrohet kurrë se e jona është feja e "Atit tonë".
    Le të mos harrohen as dy krahët për të cilat Shën Thérèse i Fëmijës Jezus flet:
    mosbesimi ndaj vetvetes dhe besimi te Zoti.
    Me to ngjitet shumë lart dhe nuk rrezikohet asgjë.

    3) Në lidhje me martirizimi, Jezusi ndalon që të mendohet për të para kohe
    dhe që të shqetësohemi, sepse atë ditë, nëse Zoti na thërret në këtë nder,
    do të kemi hire të padyshimta. "Shpirti i Shenjtë do të përgjigjet për ju".

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Udhëzime për një përpari të mundshëm në jetën shpirtërore.

    TUNDIME KUNDËR BESIMIT.


    Shën Tereza e Fëmijës Jezus, në shtratin e saj të vdekjes,
    u tundua tmerrësisht kundër besimit.
    «… Unë jam në një tunel», i tha ajo motrës së saj,
    dhe u përpoq të përsëriste
    me besim të pathyeshëm dhe pa ndjerë asgjë:
    «Zoti im, të dua! Zoti im, unë të dua! ».
    Sigurohuni, nuk ishte një dënim;
    shenjtja Tereza nuk kishte lexuar as Sartre,
    as Gide, as Beauvoir, as Sagan....
    Zoti i mirë dëshironte të shtonte meritat e saj
    për kthimin në besim të jobesimtarëve
    dhe pastaj lejoi që të gjithë demonët të hidheshin kundër saj.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Berisha: Votimi elektronik, 100% i mundshëm
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-06-2011, 12:09
  2. Rama, lider i mundshëm kombëtar
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 16:40
  3. Promoteus, projekti më i mundshëm për gazin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Udhëzime si të krijojmë një fe të re
    Nga vampiro në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 18:08
  5. 10 udhezime per besimtaret?
    Nga Letersia 76 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-09-2002, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •