Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Maestro Ferdinand Deda

    Fati ynė Shpresė dhe Marrėzi - Aurela Gaēe (1997)



    Kompozimi: FERDINAND DEDA - Poezia: ILIRJAN ZHUPA

    Fituese e Ēmimit tė Dytė - Festivali i 36-tė i Kėngės


    Kompozitori dhe dirigjenti i shquar shqiptar Ferdinand Deda lindi nė Peqin, Shqipėri nė 5 shkurt tė vitit 1941 dhe vdiq nė 24 gusht 2003. Pasi mbaroi Liceun Artistik nė Tiranė nė vitin 1960 studioi nė Konservatorin e Muzikės sė Pragės pėr dirigjim. Pas njė viti detyrohet tė ndėrpresė studimet dhe t’i vazhdojė nė 1962 nė Konservatorin e Tiranės. Qė kur ishte student udhėhiqte orkestrėn e RTSH dhe pas studimeve u emėrua nė kėtė orkestėr. Nė vitet 1991-1992 u specializua nė Itali.

    Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtė vendit si nė Itali, Turqi, Greqi. Me Orkestrėn Simfonike tė RTSH ka kompozuar muzikėn e shumė filmave. Deda ėshtė shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “Meditim 1-2-3”, ka kompozuar gjithashtu edhe katėr skica pėr piano, trio pėr violinė, violonēel dhe piano, prelud tė kėnduar, impropt pėr piano dhe orkestėr harqesh, fantazi pėr ksilofon dhe orkestėr, koncertino pėr korn dhe orkestėr, koncert pėr klarinetė dhe orkestėr, rapsodi me tema poullore pėr orkestėr, koncertino pėr fagot, klarinetė dhe flaut, muzikė filmi etj.. Ėshtė shquar edhe nė gjininė e kėngės sė lehtė pėr fėmijė. Vepra e tij ėshtė vlerėsuar me ēmime. Ferdinant Deda ėshtė themelues i koncerteve pranverore nė RTVSH. Mė 1997 u shpall fitues i “Diskut i Artė” . Ėshtė nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtėr i Madh”.

    Ferdinand Deda vdiq nga njė sėmundje gjaku nė njė nga spitalet e Ankarasė, ku ishte shtruar me urgjencė ditėt e fundit. Ndarja e tij nga jeta ėshtė njė humbje e madhe pėr muziken shqiptare, tė cilės ai i kushtoi tėrė jetėn. “Kompozitor, dirigjent, orkestrues, instrumentist, Ferdinand Deda me veprat e tij tė panumėrta, do tė jetė gjithnjė midis nesh”, tha njė nga miqtė e tij, Zhani Ciko. Ai tha se humbja e Ferdinand Dedės duhet tė konsiderohet si humbje e njė supertalenti, pėr faktin se ai ishte njė figurė tepėr komplekse si nė aspektin e drejtimit ashtu dhe nė atė tė kompozimit. “Ke se ēfarė kujton nga melodizmi i tij i sinqertė, por dhe nga natyra sociale e karakterit qė ai kishte. Kjo e fundit ndikonte nė zbulimin e skutave tė shpirtit tė tij, pa teklif pėrpara njerėzve, kjo e bėnte atė tepėr tė veēantė. Ferdinand Deda do tė mbetet pėrherė prezent me regjistrimet e pafundme qė ka nė RTSH. Imazhi dhe interpretimi i tij do tė jenė gjithnjė prezent, pavarėsisht zhdukjes fizike”, tha Ciko. Aktorja Edi Luarasi ka thėnė se ai dinte t’i shėronte shpirtrat njerėzorė me muzikė, dinte t’i lexonte dhimbjet prej sė largu. Pėr Alfred Kacinarin ai ėshtė njė ndėr muzikantėt qė kanė ndihmuar thellėsisht nė tė gjithė hapat qė ka hedhur muzika shqiptare kėto vite. “Ėshtė talenti mė i madh nė fushėn e dirigjimit. Por mbi tė gjitha, ai ėshtė njė personazh shumė kompleks, ka qenė dirigjent, instrumentist, orkestrues kompozitor, etj”, ka thėnė Alfred Kaēinari.

    Mė 2017 iu dha Urdhėri Nderi i Kombit.

    https://www.voal.ch/me-5-shkurt-1941...quar-shqiptar/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-02-2021 mė 21:44

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Maestro Ferdinand Deda

    '

    Ferdinand Deda - "5 Pieces for Accordion"


    Michael Bridge performs "5 Pieces for Accordion and Orchestra" by Albanian composer Ferdinand Deda (orchestrated by Entela Galanxhi).

    Greater Toronto Philharmonic Orchestra - Dhjetor 2016.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-02-2021 mė 21:57

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Maestro Ferdinand Deda



    Soireé - Nėntor 2018

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Maestro Ferdinand Deda



    Pjesa e Dytė .

Tema tė Ngjashme

  1. Maestro, Lamtumire!
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2006, 03:27
  2. Dokle ky maestro
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 06:49
  3. Armiku i Maestro Ferdinand Dedės!....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-10-2003, 22:59
  4. Ndėrroi jetė Ferdinand Deda
    Nga Eni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 08:16
  5. Maestro, nje tango!
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 00:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •