Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Fatos Nano rikthehet në ekranin e TV: "Këto 30 vjet ishim në adoleshencën e kapitalizmit"


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fatos Nano rikthehet në ekranin e TV: "Këto 30 vjet ishim në adoleshencën e kapitalizmit"

    Fatos Nano duke marrë frymë me zor, del dhe kryen shërbimet e fundit ndaj Edi Ramës

    Emri:  nano-750x375.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  31.6 KB

    Nga Herion Mesi-

    Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim te Blendi Fevziu në Opinion tha ndër të tjera se Edi Rama është politikan kalibri dhe ai nuk është i korruptuar!

    Dhe më tej Fatos Nano shtoi se akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama nuk janë të sakta, Duke marrë frymë me zor nga mbipesha, Nano fliste sikur vinte nga një planet tjetër, kur thoshte se kjo qeveri është shumë e mirë. Natyrisht që Nano nuk ka rrjedhur krejt, por po kryen shërbimet e fundit ndaj kryeministrit.

    Pyetja shtrohet nëse janë shërbime të paguara me ndonjë leje të re ndërtimi pas TEG-ut apo në qendër të Tiranës, kjo mbetet të investigohet.

    Por gërdalla e vjetër, si puna e një makine të dalë nga qarkullimi, që e kishin tërhequr zvarrë deri në ish-kinostudio e bëri punën e tij; ia dha mbështetjen Edi Ramës.

    Dhe imagjinoni se ishte Edi Rama me Erion Veliaj që e rrëzuan në vitin 2005, ose më saktë kontribuan fort për ta nxjerrë në pension.

    Duke e parë rroskopin plak te Fevziu bindesh se kanë vepruar drejt Rama me Veliaj që ia kaluan magazinës politike këtë soji rrace, që edhe pse po shkon me nxitim pranë botës tjetër, del dhe i shërben Beut të Surrelit.

    A foli Fatos Nano apo burri i gruas që merr leje ndërtimi, kjo duhet parë!

    Koha Jone

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Fatos Nano rikthehet në ekranin e TV: "Këto 30 vjet ishim në adoleshencën e kapitalizmit"

    Mbreme Nano, ishte per te ardhur keq, ndjeva nje keqardhje per te, se si nje lider historik i te majtes liberale, te pershtiroset kaq rende.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    Eloh ! (05-02-2021)

  5. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Fatos Nano rikthehet në ekranin e TV: "Këto 30 vjet ishim në adoleshencën e kapitalizmit"

    “Fajin e ka Saliu”/ Berisha vjen me një përgjigje ironike ndaj sulmeve të Fatos Nanos

    Emri:  berisha-nano_1.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  36.9 KB

    Sali Berisha zgjodhi ti përgjigjej me ironi Fatos Nanos, pas akuzave dhe sulmeve që ky i fundit i bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

    Berisha ka nxjerrë videon ku vetë Fatos Nano sulmonte Edi Ramën teksa ky i fundit kërkonte të merrte drejtimin e PS. Sipër videos, Berisha shkruan me ironi “Miq, fajin e ka Saliu”.

    “Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonjë të paprerë refugjat nga Parisi për të bërë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në Ministër dhe kryetar të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë”- thoshte Nano dikur.

    Ditën e djeshme Fatos Nano deklaroi se Berisha ishte lider konfliktual, kafshë politike apo dhe një akuzë të rëndë duke e akuzuar se “Sali Berisha më ka vrarë nënën”. Madje Nano theksoi edhe se nuk është penduar që futi në politikë dhe i dhe krahë Edi Ramës.



    https://www.facebook.com/SaliBerisha...49529935078220

    Lapsi.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-02-2021 më 23:37
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    Albo (05-02-2021)

Tema të Ngjashme

  1. "Në diktaturë nuk ishim të lirë, por ishim të sigurt"
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 02-09-2018, 13:54
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2016, 20:18
  3. Rikthehet Fatos Nano, negociata me PS-në dhe partinë e Petro Koçit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 13:01
  4. Fatos Nano: "Une do te marr hak per gjithcka"
    Nga lis në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 06:55
  5. SHBA dhe "rasti Fatos Nano", nga Mero Baze
    Nga Brari në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2004, 05:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •