Korçë- Ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve të një grupi kriminal në qytetin e Korçës. Së fundmi janë arrestuar 7 persona mes tyre është edhe kreu i këtij grupi kriminal që akuzohet për shpërndarje të drogave të forta. Burime për Top Channel bëjnë me dije se të arrestuari në këtë operacion janë: 1-Ahmetion Myslimi banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit). 2-Mariglen Arapi banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit). 3-Mario Tanellari banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit). 4-Xheljan Ajdini banues në Korçë (në rolin e poseduesit). 5-Elvi Tahiri banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit). 6-Niko Janko banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit). 7-Mikail Mejdi banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit). Të arrestuar më parë: 8-Redin Naçi 9-Ismail Matja 10-Artur Bezo 11- Aleks Qiqi 12-Sergi Xhaferi Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor “Piramida”. Operacioni, në vijim të dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”, pas një hetimi disa mujor, zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, Prokuroria, Policia Kufitare Korçë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Goditet një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes të drogave të forta në qarkun e Korçës. Shkon në 12 numri i të ndaluarve, vihen në pranga edhe 7 persona të tjerë (organizatori i grupit, poseduesit dhe transportuesit e lëndëve narkotike), bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit më parë nga Policia. Sekuestrohen 1 armë gjahu, sasi e dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë, sasi në lekë dhe euro.