Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëri: Kostoja për taksapaguesit shqiptarë vetëm për teknologjinë në zgjedhje 27 milionë euro

    VOA: Shqipëri, teknologjia në zgjedhje kërkon 27 milion euro

    Emri:  0A7BEC63-752A-46F1-AD12-D472A0530FB4_w1023_r1_s-750x375.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  23.7 KB

    Nga VOA-

    Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi sot se i është drejtuar qeverisë me kërkesën për financimin e projektit të identifikimit biometrik të zgjedhësve si dhe projektin tjetër pilot që do të zbatohet në zona të caktuara, për votimin dhe numërimin elektronik. Për të dyja projektet, kostoja e përafërt llogaritet në 27 milion euro.

    Përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit ishte çështja e parë me të cilën u mor, sapo nisi punën, më 12 Tetor, Komisioni i ri Qëndror i Zgjedhjeve. Përmes dy vendimeve të veçanta, u përcaktuan specifikimet teknike dhe u kërkuan oferta paraprake financiare për të bërë një vlerësim të kostove, si për projektin e identifikimit biometrik të zgjedhësve, ashtu dhe për projektin tjetër pilot, të votimit dhe numërimit elektronik.

    Emri:  c20129c5-381b-4c1d-a933-de1fef035328_tv_w650_r1.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  34.4 KB

    Pikërisht bazuar në propozimet financiare të marra nga kompani vendase dhe të huaja, Komisioni njoftoi sot se i është drejtuar Qeverisë me kërkesën për financimin e të dy projekteve.
    Për identifikimin biometrik të zgjedhësve që do të realizohet në të gjithë Shqipërinë, nga ofertat e marra prej 7 kompanive, Komisioni ka vlerësuar një kosto mesatare prej mbi 2.1 miliard lekësh ose 17 milion eurosh. Projekti konsiston në pajisjen e mbi 5 mijë qendrave të votimit në të gjithë vendin, me lexues të kartave të identitetit, përmes të cilëve, një votues do të rregjistrohet me të gjitha të dhënat e tij biometrike. Pajisja nuk do të jetë e lidhur në rrjet, për të shmangur të papritura që mund të vënë në rrezik procesin, por pas përfundimit të votimit, kryqëzimi i të dhënave nga secila pajisje, do të duhet të identifikojë personat të cilët mund të kenë votuar më shumë se një herë.

    Votimi dhe numërimi elektronik, një projekt i dështuar vite më parë në Shqipëri, do të testohet për jo më shumë se 20 përqind të zgjedhësve, duke qenë se bëhet fjalë për një proces edhe më të komplikuar. Ofertat e marra nga 3 kompani çuan në një vlerësim të kostove prej mbi 1.24 miliard lekë ose 10 milion euro.

    Në kërkesën drejtuar për financim qeverisë, Komisioni i Zgjedhjeve vë në dukje kohën e kufizuar në dispozicion e për pasojë, nevojën e lëvrimit urgjent të fondeve. Marrëveshja e arritur mes palëve politike për reformën zgjedhore parashikon angazhimin e qeverisë për të financuar përdorimin e tekonologjisë në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin e ri.

    Zëri i Amerikës

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Kostoja për taksapaguesit shqiptarë vetëm për teknologjinë në zgjedhje 27 milion euro

    Celibashi: Zgjedhjet e 25 prillit kushtojnë 10 mln dollarë

    Emri:  Celibashi-750x375.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  20.1 KB

    Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi dha detaje mbrëmjen e së premtes sa i përket procesit të votimit, kostove të tij dhe implementimit të teknologjisë më 25 prill.

    I rikthyer në krye të këtij institucioni pas 16 vitesh, ai shtoi se KQZ nuk është më një institucion siç jemi mësuar ta shohim, por një organizëm me tre struktura.

    Në studion e emisionit “Java në RTSH”, Celibashi u shpreh optimist edhe për situatën post-zgjedhore të 25 Prillit.

    “Unë shoh mundësi dhe shans që këto zgjedhje do të zhvillohen jo vetëm në përputhje me Kodin, por edhe do të pranohen nga të gjithë. Mendoj që edhe humbësi nuk do të ketë pretendime rreth votimeve dhe teknologjisë” – tha ai.

    Celibashi shtoi se KQZ ka një rol të rëndësishëm sa i përket procesit, por klima që krijojnë partitë politike ka ndikimin e saj. “Për fat të keq situate politike është shumë konfliktuale dhe nuk krijon komoditet për institucionin që administron zgjedhjet.

    Por jemi përpjekur të paktën deri tani që me aktet tona apo gjestet të kontribuojmë në krijimin e një klime të mirë sa i përket përgatitjes së zgjedhjeve.

    Edhe pse duket sikur ka një lloj antagonizmi të ashpër politik, për sa kohë unë jam në këtë funksion, ka një angazhim serioz dhe të përgjegjshëm të të gjitha palëve” – deklaroi ai.

    Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Celibashi dha detaje duke folur për kostot e procesit të votimit.

    “Kostot janë të larta, janë rreth 10 milionë dollarë për një proces zgjedhor normal, pa llogaritur implementimin e teknologjisë. Ndërsa sa i përket përfshirjes së teknologjisë ato nuk janë kosto veç për këto zgjedhje, por për të paktën 5 procese.

    Identifikimin elektronik e kanë për detyrë komisionet ta zbatojnë në 100% të territorit, ndërsa votimin elektronik pritet të aplikohet si projekt pilot në disa zona sipas dakordësive. Por koha ka qenë komplet kundër nesh dhe nuk di ndonjë vend të dytë që teknologjia të jetë zbatuar kaq shpejt sa në rastin e Shqipërisë.

    Megjithatë unë mendoj se deri diku ia kemi dalë” – tha Ilirjan Celibashi në studion e emisionit “Java në RTSH”.

    Koha Jonë

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 15:02
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2015, 15:18
  3. Mafia shqiptare, 100 milionë euro për të blerë pronat e komunitetit grek
    Nga shoku_tanku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2010, 10:05
  4. Globalizimi dhe kostoja në ekonominë shqiptare
    Nga mergimi98 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 23:34
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2005, 06:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •