Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Arkeologët zbulojnë nën ujë palafitet e liqenit të Ohrit



    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Arkeologët zbulojnë nën ujë palafitet e liqenit të Ohrit

    Zbulimet arkeologjike hedhin dritë mbi periudhën mesjetare në liqenin të Ohrit

    Kërkimet nënujore të arkeologëve kanë mbledhur të dhëna të reja mbi tregtinë dhe jetën në bregun e liqenit të Ohrit gjatë periudhës së mesjetës.

    Emri:  006-2.jpg

Shikime: 696

Madhësia:  44.0 KB
    Arkeologët gjatë ekspeditës në bregun e liqenit të Ohrit

    Disa qindra vjet më parë peshkatarët dhe tregtarët e mallrave me anije në liqenin e Ohrit kanë patur stacionet e bregut, ku edhe mbroheshin nga moti i keq dhe ujërat e trazuar.

    Arkeologu nënujor Adrian Anastasi, shpjegon se zbulimet arkeologjike të kësaj vere kanë ofruar të dhëna të reja, lidhur me tre vendqëndrime të barkave që shfrytëzonin rrugët ujore për transport dhe peshkim gjatë periudhës mesjetare, nga shek 11-të – 15-të.

    Ato ndodhen pranë Tushemishtit dhe besimet e banorëve – që duket se shkojnë deri në periudhën pagane, si dhe potenciali i ri arkeologjik e qartësojnë edhe më mirë historinë mesjetare të zonës.

    “Ne zbuluam nën ujë, tre hapësira me objekte arkeologjike, rreth 70 metra larg njëra-tjetrës, pikërisht pranë vijës bregliqenore,” tha dr. Adriani.

    Specialistët arkeologë po dokumentojnë dhe shqyrtojnë materialet e zbuluara, kryesisht qeramikë e periudhës mesjetare, por edhe ndonjë element që i përket prehistorisë, dhe që ka ndryshuar vendndodhje, si pasojë e lëvizjeve gjeologjike në tabanin e liqenit.

    Gent Olldashi, përgjegjës i ekipit të zhytësve në liqen, thotë se pranë bregut ndodhet një kapelë, kishëzë e hershme që i blatohet Shën Naumit, ndërsa në pasqyrën e ujit burojnë nga bregu ujëra të pijshëm, që kanë lidhje edhe me liqenin e Prespës.

    Një gadishull i vogël në formën e hundës i mbronte peshkatarët dhe transportuesit e dikurshëm nga era e fortë e juglindjes, si dhe nga dallgët e papritura që ngrihen herë pas here në liqen.

    “Kjo ishte arsyeja që edhe barkat me vela të transportit nga Pogradeci, në Tushemisht, Shën Naum, apo Strugë e Ohër, mund të mbroheshin këtu gjatë kohës së stuhisë, duke e emërtuar këtë hapësirë në tokë dhe në ujë si një “vend i mirë”, njëlloj siç njihet edhe sot nga banorët.

    Pasuri e mbrojtur nga UNESCO

    Emri:  002-2.jpg

Shikime: 821

Madhësia:  37.1 KB
    Relikt arkeologjik mesjetar i nxjerrë nga bregu i liqenit

    Një vit më parë, pjesa shqiptare e bregut të liqenit u shpall pasuri e UNESCO-s, falë zbulimeve arkeologjike që i përkasin 10-vjeçarit të fundit.

    Gjetjet e javëve të kaluara kanë rritur potencialin historik dhe turistik të zonës nga Lini deri në Tushemisht, nënvizojnë specialistët.

    Dr. Adrian Anastasi, punonjës në Institutin e Arkeologjisë, tha se zbulimet e deritanishme në liqenin e Ohrit kanë nxjerrë në dritë edhe tre vendbanime të mëdha prehistorike, me moshë deri 6-mijë vjeçare. Dy prej tyre i përkasin periudhës neolitike dhe një tjetër periudhës së bronzit.

    Prej 8-9 vitesh, Anastasi me një ekip studentësh dhe teknikësh të fushës, po punojnë për të dokumentuar dhe marrë materialin e nevojshëm arkeologjik, që bën të mundur studimin dhe përfundimet shkencore të këtyre gjetjeve me shumë rëndësi.

    Dy nga stacionet prehistorike të zbuluara vitet e kaluara ndodhen pranë fshatit Lin, një tjetër pranë fshatit Hudënisht.

    “Objektet e zbuluara, përfshirë edhe palafitet do ti nënshtrohen analizave të “karbonit-14” për të përcaktuar moshën e saktë të vendbanimeve, që kanë karakteristika të veçanta,” thotë Adrian Anastasi.

    Në stacionin e emërtuar “Lin 3” qendra e banuar zhvillohet pjesërisht në tokë, si dhe nën ujë.

    Skelat mesjetare

    Emri:  004-1.jpg

Shikime: 745

Madhësia:  14.0 KB
    Zhytësit gjatë kërkimeve arkeologjike në liqenin e Ohrit

    Në brigjet e qytetit të Pogradecit, si dhe në fshatin Lin dallohen në një thellësi të vogël hunjtë prej druri, që dëshmonin për skela anijesh të vogla të periudhës mesjetare.

    “Në të gjithë gjatësinë e bregut të liqenit tashmë janë zbuluar tre vendbanime të hershme të periudhës prehistorike, si dhe tre të tjera që i përkasin mesjetës,” thotë dr. Adrian Anastasi, i cili drejton projektin “Harta arkeologjike nënujore e bregdetit shqiptar”, ku përfshihen edhe liqenet dhe lagunat e të gjithë vendit.

    Arkeologu nënujor vlerëson se mes kulturave të Maliqit dhe atyre të sapozbuluara në liqenin e Pogradecit dhe Prespës ka një lidhje të ngushtë.

    “Unë besoj se banorët e lashtë në këto zona shkëmbenin mallrat dhe kulturën e kohës, duke shfrytëzuar kalimin në dy qafa të njohura, ajo e Plloçës dhe ajo e Zvezdës,” shpjegoi ai.

    Që prej vitit 2002, kur iu bashkua arkeologut nënujor, zhytësi Gent Olldashi ka filluar të njohë edhe dimensionin tjetër të liqenit; atraksionet historike dhe turistike.

    “Tani e kuptoj se çfarë pasurie i shtohet qytetit tim,” thotë Genti, që mendon se ndonjë nga vendbanimet prehistorike apo mesjetare mund të kthehet në pikë të vizitueshme turistike.

    Sipas tij në këtë intenerar nënujor duhet të përfshihet edhe një avion të tipit “Spitfire”, që ndodhet i mbytur në 6-7 metra thellësi ujore, shumë pranë qytetit.

    “Duhet edhe më tepër bashkëpunim nga organet e pushtetit vendor për ti kthyer ato në elemente turistike,” shton 45-vjecari, i cili kujdeset gjatë gjithë vitit, që objektet arkeologjike nën ujë të mos dëmtohen nga keqbërësit.

    Dr. Adriani thotë se materialet arkeologjike më parë duhet ti nënshtrohen një procesi serioz studimi, konservimi si dhe të plotësohen të gjitha kriteret e mbrojtjes së siteve arkeologjikë.

    “Një muze prehistorik mund të ndërtohet vetëm nëse ai pasqyron sintezën e studimeve të vendbanimit prehistorik përkatës dhe jo fantazi.” thekson Anastasi.

    Sipas tij, vënia nën kujdesin e UNESCO-s do ti shërbejë edhe tërheqjes së fondeve për kërkime shkencore dhe për laboratore. Po ashtu, restaurimi dhe muzealizimi i objekteve dhe banesave palafite, tashmë të zbuluara nën ujë, duhet të ketë të njëjtat standarde.

    “Turistët në të ardhmen do të vizitojnë site të cilat i përkasin trashëgimisë kulturore botërore, pjesë e UNESCO-s,” tha Anastasi. “Shqipëria do të jetë realisht kontribuuese në botë, me kulturën e saj të zbulimeve arkeologjike nënujore,” përfundoi ai.

    Gëzim Kabashi
    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Bullgari, arkeologet zbulojne nje vule me imazhin e Hyjlindeses
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2014, 16:40
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 22:02
  3. Që biodiversiteti i Liqenit të Ohrit të mos shkatërrohet!
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 02:11
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 05:58
  5. Korani - trofta e Liqenit të Ohrit - në rrezik
    Nga Ullmar Qvick në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2003, 12:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •