Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA dhe BE për Ramën: "Jo kriminelë e të korruptuar në listat e kandidatëve në zgjedhje!"

    Përplasja e Ramës me SHBA/Ambasadorja Yuri Kim replikon ashpër: Silluni si një vend i NATO, respektoni votuesit!

    Ambasadorja e SHBA: “Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi. Duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit”

    Emri:  yuri-kim-2-770x422-1-750x375.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  23.2 KB

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkonte diplomates së SHBA që të mos i kujtonte detyrën e tij për kandidatët me precedentë penalë.

    Në një reagim në orë e para të ditës së sotme, diplomatja Kim shprehet se pastrimi i listave të kandidatëve nuk duhet bërë sepse kështu thonë ambasadorët, por sepse politikanët e kanë detyrë zbatimin e ligjit shqiptar.

    Diplomatja e SHBA shprehet se mos futja e kandidatëve me precedentë penalë është ajo që presin partnerët e Shqipërisë, NATO dhe BE.

    Ambasadorja Kim i kujton Edi Ramës se pastrimin e listave nga kandidatët problematik është shenjë respekti ndaj qytetarëve shqiptarë.

    “Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi. Duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit”,- shkruan Ambasadorja Yuri Kim në mesazhin e saj.

    Edhe pse në reagim nuk përmendet emri i Edi Ramës, replika qartazi është e drejtuar kundër kryeministrit.

    Kim thekson se flet ne emër të SHBA dhe i kujton kryeministrit Edi Rama se ka detyrë të sillet si drejtues i një vendi anëtar në NATO.

    Në konferencën e mbajtur me gazetarët, kryeministri Edi Rama sulmoi ambasadorët e huaj në Tiranë me një gjuhë të ashpër. I pyetur mbi qëndrimet e ambasadorëve për zgjedhjet dhe listat e kandidatëve me njerëz me precedentë penalë, Edi Rama tha: “Këtë ambasadorin britanik nuk e kuptoj fare pse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, sinqerisht. Kam shumë respekt për të dhe realisht është një person që meriton respekt, por nuk e kuptoj se, pse është kaq i përfshirë në këto bisedat e brendshme të Shqipërisë kur vjen puna për zgjedhjet. Po e them dhe publikisht këtë, se ia kam thënë dhe personalisht.

    Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt për ambasadoren amerikane, natyrisht, ajo është në të drejtën e vetë të thotë atë që mendon, unë e respektoj, por kjo përgjigje nuk është për të, është për ju. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane, ka thënë këtë dhe atë. Unë nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë janë të respektuar. Nuk ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në Parlamentin Europian, nuk ka nevojë të ma kujtojë askush. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar”.

    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA dhe BE për Ramën: "Jo kriminelë e të korruptuar në listat e kandidatëve në zgjedhje!"

    Ambasadorja amerikane: Asnjë kandidat për deputet, i inkriminuar dhe i penalizuar nga SHBA

    Emri:  yuri-kim-1-750x375.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  33.8 KB

    Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vendosur të flasë me emra për pastrimin e listave nga kandidatët që kanë precedentë penalë. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja e SHBA ka sjellë në vëmendje një njoftim zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit në vitin 2018. “Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit i SHBA-ve pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”, shkroi ambasadorja Yuri Kim në Tëitter. Mesazhi shkonte dhe për një kandidat të PSD, që pritet të jetë në koalicion me PS. KQZ ende nuk ka përfunduar regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve të gjithë forcave politike dhe mesazhi i Yuri Kim i drejtohet krerëve të partive si dhe drejtuesve të KQZ. Ambasada po kontrollon me kujdes çdo parti, dhe sidomos KQZ, që do të kandidojnë dhe miratojnë ndonjë kandidat me precedentë penalë si dhe të ndaluar nga SHBA. Kush guxon ta bëjë do përballet me një notë të egër nga Uashingtoni, që do jetë kosto e madhe politike, dhe jo vetëm, në Tiranë. Edi Rama po mundohet të kryejë një makinacion për futjen e disa emrave, ndërkohë ambasada e rrugës së Elbasanit po mban shënime!

    Apeli i djeshëm i Yuri Kim është i katërti që Ambasadorja e SHBA bën brenda pak ditëve për drejtuesit politikë lidhur me pastrimin e listave të kandidatëve. Thirrjet që janë përgjithësuese për gjithë kryetarët e partive shkojnë në mënyrë direkte në adresë të Edi Ramës. PSD është aleate historike e Partisë Socialiste dhe thirrja e djeshme e Juri Kim është një apel personal për Edi Ramën dhe KQZ. Ndërkohë emrat e parë të kandidatëve që Edi Rama ka deleguar në rrethe flasin për të tjerë personazhe me probleme ligjore që janë caktuar të mbledhin votat për Partinë Socialiste. Në Vlorë janë të paktën dy emra që rezultojnë në pozicione drejtuese në shtabin e PS ose u është premtuar kandidimi nga aleatët e Ramës dhe që kanë probleme me dekriminalizimin. Në Elbasan një ish-drejtor i PS që u largua si pasojë e dekriminalizimit është caktuar për menaxhimin e fushatës. Në Berat, PS ka afruar pranë saj me premtimin e kandidimit, persona që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Lista në zona të tjera është me më shumë emra. Për të fituar mandatin e tretë kryeministri dhe njerëzit afër tij u kanë premtuar të gjithë personave me rekorde kriminale kandidimin ose favore të tjera nga pushteti, vetëm që të mbledhin vota për Rilindjen. Thirrjet e njëpasnjëshme të ambasadores së SHBA në Tiranë kanë qëllim pastrimin e listave të kandidatëve. Deri më sot, kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të tërhiqet përballë kërkesave të përsëritura të SHBA. Në deklaratat që ka dhënë për mediat, ka treguar se është gati të përplaset me SHBA duke i kujtuar ambasadores se kryeministri e di vetë punën e tij. Ambicia e mandatit të tretë mund ta çojë Rilindjen në një kurs të ashpër përplasje me aleatët tanë strategjikë dhe duke prodhuar zgjedhje të vjedhura dhe me kandidatë të paligjshëm.Thirrja e Ambasadores së SHBA për përzgjedhjen e kandidatëve, deri më sot, rezulton se është dëgjuar vetëm nga opozita. Partia Demokratike, në emrat që ka publikuar si drejtues fushate rezulton se ka përzgjedhur me kujdes politikanë që nuk janë të akuzuar për afera dhe nuk kanë pasur probleme ligjore. Ndërkohë risia e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Socialiste për Integrim. Në kandidatët që janë prezantuar në shumicën e qarqeve ka vetëm emra të rinjsh dhe të rejash që nuk mund t’u gjesh asnjë problem ligjor apo pengesë të ligjit të dekriminalizimit. Disa prej deputetëve dhe kandidatëve të saj në zgjedhjet e kaluara, që u penalizuan nga ligji i dekriminalizmit janë thirrur me urgjencë nga PS për të qenë pjesë e saj. Pra edhe atë llum që iu ngjit LSI ndër vite, tashmë e ka marrë PS me shpresën e futjes së tyre në lista partisht aleate, që të mund të bjerrin sa me shumë vota nga vota dhe ti kalojnë në koshin e PS.

    Ndërkohë dje Elona Guri e LSI përkrahu hapur mesazhin e ambasadores amerikane për futjen e emrave të rinjë dhe që nuk kanë lidhje me krimin.

    Mili Xhani

    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA dhe BE për Ramën: "Jo kriminelë e të korruptuar në listat e kandidatëve në zgjedhje!"

    Ilirjan Celibashi flet për DW: Nuk do të tolerojmë kandidatë me të shkuar kriminale. Problem, financimi i partive me paratë e botës së krimit

    Emri:  celibashi-dw-700x375.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  28.6 KB

    Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, flet për DW mbi garancitë që jep reforma zgjedhore për zgjedhjet 2021, që votimet të jenë të lira dhe të ndershme dhe Parlamenti i ri të jetë i dekriminalizuar.

    DW: Z. Celibashi, reforma zgjedhore në Shqipëri do të provohet në zgjedhjet parlamentare të radhës, më 25 prill. Çfarë garancish jep kjo reformë që këto zgjedhje të jenë të besueshme, të lira dhe të ndershme, me fjalë të tjera të pasqyrojnë shprehjen e lirë të vullnetit të popullit?

    Ilirian Celibashi: Në Shqipëri nuk është se ka ndodhur një reformë e thellë zgjedhore lidhur me sistemin zgjedhor apo me rregullat e përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve. Janë bërë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor që ofrojnë më shumë garanci për integritetin e procesit zgjedhor. Në ꞔfarë mase këto ndryshime do të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor, mbetet për t’u parë ditën e zgjedhjeve më 25 prill dhe një ditë më pas. Por pa frikë mund të them që ato do të kontribquojnë dukshëm në integritetin e procesit zgjedhor. Po përmend së pari përdorimin e sistemit të identifikimit biometrik të zgjedhësve që është një garanci më shumë për integritetin e procesit të votimit. Po pëmend edhe ndryshimet që reflektojnë mënyrën sesi do të mbikqyret veprimtaria e administratës publike, rregullat e reja të ndryshuara lidhur me raportimin e financave, përdorimin e fondeve publike, janë, të paktën në letër, garanci e shtuar për procesin zgjedhor. Deri tani procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë. Ka një konsensus të plotë me të gjitha palët dhe aktorët e interesuar. Kjo është pozitive, duket sikur në zgjedhjet e 25 prillit, të paktën në aspektin teknik, po shkojmë me dakordësi të plotë të të gjitha palëve. Mendoj se zgjedhjet parlamentare 2021 përbëjnë rastin për një kthesë domethënëse në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

    DW: Si do të shmanget shit-blerja e votës, një dukuri shqetësuese pothuajse në të gjitha proceset e deritanishme elektorale dhe rekomandim këmbëngulës i misioneve vëzhguese të OSBE/ODIHR-it?

    Ilirian Celibashi: Përqasja jonë për këtë ꞔështje është në radhë të parë zbatimi korrekt i Kodit Zgjedhor. Realizimi me sukses i projektit të identifikimit biometrik të zgjedhësve është një avantazh për administratën zgjedhore për të shmagur shit – blerjen e votës. Sanksionet e shtuara penale dhe ato administrative në rast të verifikimit të shit-blerjes së votës janë elementë që ofrojnë më shumë garanci, që kjo dukuri të mos përsëritet. Nuk është realiste nëse do t’ju them që do të shmanget tërësisht, pasi është një dukuri, që në forma të tjera, jo si në Shqipëri ndodh edhe në vendet me demokraci të konsoliduara dhe me procese zgjedhore të konsoliduara në kuptimin e standardeve. Shpresojmë, që me ndryshimet që përmenda në Kodin Zgjedhor shit- blerja e votave të reduktohet maksimalisht. Përveç kësaj Komisioni Qendror i Zgjedgjeve (KQZ), do të angazhohet në një fushatë edukuese për zgjedhësit, si asnjëherë më parë, që fillon më 08 shkurt dhe do të zgjasë deri në 15 prill, lidhur me listat e zgjedhësve dhe dokumentat e identifikimit, me veprat penale në fushën e zgjedhjeve që lidhen me shit -blerjen, funancimet e paligjshme shpërrdorimet e fondeve publike etj. dhe në fund me mënyrat sesi do të votohet.

    DW: Dekriminalizimi i parlamentit të ri mbetet një tregues i rëndësishëm për kredibilitetin e zgjedhjeve. Cili ështe raporti mes përgjegjësisë individuale të kandidatëve për deputetë për të kaluarën e tyre dhe përgjegjësisë së subjektit politik që e ka futur në listën e kandidatëve?

    Ilirian Celibashi: Padyshim, përgjegjësia sipas ligjit, është individuale sepse çdo person është përgjegjës për veprimet apo mosveprimet e veta. Por edhe subjekti politik nuk përjashtohet nga përgjegjësia. Një subjekt politik, që përfshin në listat e tij kandidatë për deputetë me të kaluar problematike ndaj ligjit penal, e ngarkon me përgjegjësi lidershipin e forcës politike dhe aq më tepër nëse subjekti politik është në dijeni të situatës dhe me ndërgjegje e përfshin në listën kandidatëve. Ne e kemi adresuar publikisht këtë shqetësim. Kemi theksuar që KQZ do të jetë shumë i vendosur dhe strikt në këtë ꞔështje dhe nuk do të tolerojmë raste të tilla. Edhe pse nuk është proces i thjeshtë, pasi implikon edhe institucione të tjera si Prokurorinë e Përgjithshme apo institucione të tjera ndërkombëtare për të bërë verifikimet e mundshme dhe kjo do kohën e vet. Por kur të dhënat të jenë të qarta nuk do të ngurrojmë të marrim vendimet e duhura.

    DW: Çfarë instrumentash ka në dorë KQZ për të ndaluar kandidatë të tillë, me të shkuar kriminale, që të hyjnë në garë?

    Ilirian Celibashi: Duhet të kemi vëmendje dhe angazhim serioz në verifikimin e gjithë formularëve të dekriminalizimit. Por ka shumë rëndësi marrëdhënia institucionale mes KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ka vullnet nga të dyja palët për të kontribuar në mënyrë sa më efikase. Edhe Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK) ka detyrat e veta lidhur me dekriminalizimin, por Prokuroria e Përgjithshme është institucioni që shkëmben informacionin me KQZ-në dhe organizon punën. KQZ verifikon dokumentacionin dhe merr vendimin e duhur.

    DW: A do të bëhet i mundur votimi i diasporës në zgjedhjet e sivjetme? Nëse po, kjo do të jetë hera e parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipërinë postkomuniste.

    IIirian Celibashi: Kodi Zgjedhor ka parashikuar që qytetarët shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pra diaspora, mund të votojnë. Gjithë infrastrukturën tjetër, qoftë nënligjore dhe teknike duhet ta përgatisë KQZ në një periudhë kohore shumë të shkurtër, diçka që kërkon një vit kohë duhet realizuar në një muaj. Kjo vështirë të bëhet. Ky proces do të duhej të paraprihej nga një proces tjetër që bën të ditur se cilët janë këta qytetarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Në datebase rezultojnë më pak se 900 qytetare, për të cilët duhen krijuar mundësitë që të votojnë. Ky është një proces që do kohën dhe nuk ka të bëjë me vullnetin e palëve, ato duhet ta pranojnë zgjidhjen që do të ofrojë KQZ. Duhet konsensus mes palëve sesi do të realizohet teknikisht, nëse ky konsensus nuk zgjidhet në ditët në vijim, votimi i diaspores nuk mund te realizohet. Ndërkohë diaspora nuk përbëhet nga 900 vetë që janë në datebase të shtetit por nga qindra mijra qytetarë që nuk janë regjistruar për të votuar.

    DW: Çfarë po bëhet për transparencën e financimit të subjekteve politike në garë, pra për lidhjen e politikës me paranë dhe vënien e interesave të financuesve mbi ato të votuesve?

    Ilirian Celiashi: Kodi Zgjedhor ka përmirësime në këtë drejtim, ka kompetenca të shtuara të KQZ-së lidhur me kontrollin e financimeve të partive politike. Por gjithsesi, mendoj që është shumë e vështirë, pasi transparenca e financimeve kërkon ndërgjegjësim të partive politike dhe shoqërisë në tërësi. Nuk mendoj se do të kemi një kapërcim cilësor, jemi një shoqëri që në themel të saj ka shumë probleme. Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor do të sjellin rezultate më pozitive. Biznesi dhe politika vazhdojnë të kenë marrëdhënie, duam apo nuk duam ne. Problemi janë paratë që vijnë nga bota e krimit. Është problem edhe financimi i politikës nga biznesi jo në përputhje me ligjin.

    DW

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA dhe BE për Ramën: "Jo kriminelë e të korruptuar në listat e kandidatëve në zgjedhje!"

    Yuri Kim reagon për kandidatët: Listat do tregojnë nëse kryetarët e partive e kanë kuptuar mesazhin e SHBA

    Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot apelin e fundit për drejtuesit e partive politike lidhur me kandidimin e njerëzve pa rekorde kriminale në listat e kandidatëve për deputetë.

    Në mesazhin e saj, Yuri Kim shkruan: “Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 25 prillit. SHBA-të kanë qenë jashtëzakonisht të qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër. Kështu kanë qenë edhe votuesit shqiptarë. Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit e shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe të prosperuar për Shqipërinë. Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë”.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA dhe BE për Ramën: "Jo kriminelë e të korruptuar në listat e kandidatëve në zgjedhje!"

    Si e solli presioni ndërkombëtar mbi Ramën largimin e Reme Lalës

    Emri:  auto_remlalaaaa1615053845.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  31.3 KB

    Reme Lala, deputetja e zgjedhur për PDIU në qarkun e Dibrës nuk do jetë kandidate në listat e ardhshme.

    Lajmin e ka pranuar vetë Lala, e cila kishte deklaruar më herët se do garojë në zgjedhje për socialistët e Edi Ramës në Tiranë.

    Në mediat pranë qeverisë thuhet se Reme Lala nuk ka pranuar një vend të pasigurt në lista.

    Por e vërteta është ndryshe. Ajo është larguar nga listat pas presionit të madh ndërkombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama për të siguruar lista të pastra dhe kandidatë me integritet.

    Ambasada e SHBA në Tiranë ishte e qartë kur i kujtoi kryeministrit Edi Rama vendimin e Departamentit të Shtetit për të shpallur të padëshiruar si të përfshirë në korrupsion masiv Tom Doshin, një figurë të rëndësishme politike të Edi Ramës në Shkodër.

    Ata theksuan se ai nuk duhet të jetë në lista.

    Pas komenteve të SHBA, kryeministri Edi Rama mori një shuplakë nga drejtuesit më të lartë të BE në konferencën live në Bruksel. Për herë të parë një lider shqiptar kritikohej hapur për blerjen e votave dhe i kërkohej të garantonte lista të pastra dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Kujtojmë se Reme Lala është vajza e Ymer Lalës, të etiketuar nga gazeta BILD si një personazh famëkeq. Ai del në përgjime për blerjen e votave me kupolën e lartë të PS në qendër dhe në Dibër.

    Ndëshkimi i blerjes së votave mbetet kusht i BE për nisjen e negociatave.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-09-2021, 19:41
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2015, 13:43
  3. PS: Behen publike listat e kandidateve ne zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 09-05-2013, 07:29
  4. "Kriminelë shqiptarë me shtetësi britanike"
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-05-2007, 03:41
  5. Avokati i popullit: "Mijra te vdekur ne listat zgjedhore"
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 10:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •