Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

    Emri:  kosovo israel.jpg

Shikime: 729

Madhësia:  21.5 KB

    Do të firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit pas marrëveshjes së arritur në Uashington të ndërmjetësuar nga SHBA.

    Sipas axhendës ceremonia do të nisë në orën 15:00 të ditës së hënë ku do të ketë një takim virtual mes delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Kosovës dhe më pas do të firmoset marrëveshja mes dy titullarëve, ministres së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla dhe Gabi Ashkënazi.

    Po kështu në axhendë është parashikuar prezantimi i pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi që do të ketë dhe një fjalë të rastit nga dy ministrat. Po kështu Haradinaj dhe Ashkënazi do të kenë dhe një konferencë për shtyp.

    14:45 – 15:00 Fillimi i Pritjes së të Ftuarve në ambientin Jashtë Ministrisë nga Protokolli dhe Stafi i MPJD
    15:00 – 15:30 Takim Virtual mes Delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Kosovës – në sallën e takimeve Bilaterale – pa prezencën e Mediave.



    15:30 – 15:45 Ceremonia e Firmosjes së:

    1. Joint Communique;
    2. MoU me MASHAV;
    3. MoU mes Ministrive për Konsultime Politike

    15:45 – 15:50-Prezantimi i Pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi me fjalë të rastit

    15:50 – 15:55 Fjalë e Rastit e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj. Meliza Haradinaj-Stublla
    16:00 – 16:15 Deklarata për Shtyp
    16:15 – 17:00 Pritje Zyrtare në oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

    Ministrja e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin këtë javë, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19, shkruan dje “The Jerusalem Post”.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Neteorm për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Prizrenasi_40 (02-02-2021),sirena_adria (02-02-2021)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anëtarësuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    33

    Për: Firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

    E mira kthehet me té miré.

    Respekt pér véllezérit tané Hebrenjé!

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

    Mbase e vetmja e mire qe shqiptaret do ti mbajne mend administrates Trump. Shume lajm i mire per Kosoven.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Prizrenasi_40 (03-02-2021)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Firmoset sot formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

    Federata panshqiptare e Amerikës ‘Vatra’ përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit

    Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, përshëndet dhe mbështet fuqishëm marrëveshjen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Izraelit për njohjen dhe vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe rritjen e bashkëpunimin në shumë fusha. Izraeli bëhet shteti i 117-të që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

    Në këtë ditë historike të forcimit dhe më tej të miqësisë mes SHBA-së, Kosovës dhe tashmë edhe Izraelit, i shpreh mirënjohje të thellë dhe vlerson Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin dhe rolin e veçantë për këtë arritje e kësaj marrveshje historike-politike-diplomatike. Njohja e shtetit të Kosovës prej Izraelit është arritja më e madhe diplomatike e Kosovës gjatë vitit diplomatik dhe mbi të gjitha forcim i mëtejshëm i miqësisë me aleatin më të madh të Kosovës, SHBA.

    Akti historik i njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli, forcon më tej pozicionin e Kosovës, imazhin, institucionet dhe diplomacinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe është një hap përpara drejtë realizimit të aspiratës euroatlantike të popullit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës. Në këtë proces të vështirë historik, VATRA falenderon Kryeministrin e Kosovës, z.Avdullah Hoti dhe Ministrën e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Haradinaj-Stublla, për punën e bërë dhe suksesin e lartë që është një garanci e mëtejshme në fushën e diplomacisë së Kosovës, integrimit dhe forcimit të institucioneve. Marrëveshja Kosovë – Izrael, është një gur themeli i fortë në miqësinë mes popullit shqiptar, izraelit dhe popullit mik amerikan. Mbështetja nga Shtetet e Bashkuara, miqësia e re dhe e fortë më Izraelin e bëjnë Kosovën më të fortë, forcon pozitat e shqiptarëve në rajon. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeve, Shtetet e Bashkuara hedhin jë hap të fuqishëm diplomatik që ndihmon paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në këtë proces kompleks VATRA ishte prezente dhe u angazhua pandërprerë nëpërmjet komunikimeve dhe takimeve të vazhdueshme ku delegacioni i VATRËS në Uashington, loboi fuqishëm me miqtë e tanë në Shtëpinë e Bardhë, duke shfrytëzuar njohjet personale dhe institucionale në takimet me Ambasadorin Granell dhe përfaqësues të tjerë të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë gjithë këtij procesi i qëndruam afër duke i shoqëruar e këshilluar delegacionin e shtetit të Kosovës në Uashington.

    Përgjatë vitit 2020, po ashtu VATRA forcoi edhe më tej lidhjet e saj me diplomacinë në Uashington, me diplomacinë e Kosovës duke nënshkruar memorandum me Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj Stublla dhe jemi në përgatitjen përfundimtare të nënshkrimit të marrëveshjes me diplomacinë e Tiranës zyrtare pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. VATRA do ta luajë kurdoherë rolin e saj atdhetar e diplomatik sa herë që shtrohet për diskutim fati i shteteve amë Shqipërisë e Kosovës. VATRA do të jetë prezente duke lobuar me miqtë në Uashington sa herë që të merren vendime për fatet e popullit, shtetit e kombit shqiptar./ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/feder...-dhe-izraelit/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 02-02-2021 më 21:05

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Prizrenasi_40 (03-02-2021)

Tema të Ngjashme

  1. 20-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA
    Nga PLAKU në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2011, 16:40
  2. Përpjekje për zgjerimin e marrëdhënieve Kosovë-Suedi
    Nga Ullmar Qvick në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-07-2010, 03:09
  3. Shtyhet vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën?
    Nga Val9 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2009, 12:47
  4. Firmoset marreveshja per zgjedhjet lokale
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-01-2007, 16:51
  5. Firmoset marreveshja per hekurudhen Tirane-Durres
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •