Në Kosovë sondazhet nuk i blen qeveria si në Tiranë, ndaj Albin Kurti dhe VV do fitojnë thellë zgjedhjet në Kosovë

Emri:  VV_Albin-Kurtii_Zgjedhjet-2019_008-1140x570.jpg

Shikime: 654

Madhësia:  14.3 KB

Në Kosovë sondazhet nuk i blen qeveria si në Tiranë. Atje nuk jepen miliona euro si në Tiranë që t’i nxjerri zyra e kryeministrit, sondazhet. Atje sondazhet janë korrekte, natyrisht me një marsh gabimi normal si kudo në BE.

Në Kosovë nuk turren sejcili televizion të bëjë sondazhin e tij dhe duke qëndruar para zyrës së kryeministrit pronari i televizionit se sa euro hedh kryeministri. Në varësi të eurove rriten kuotat e partisë që hedh me shumë.

Atje ka rregull demokratik.

Ndërkohë sondazhi i fundit në Kosovës ka nxjerrë se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8 % të votave. Sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar në Klan Kosova këtë rezultat ka publikuar. E dyta në këtë sondazh ka dalë PDK me 21.1 %, ndërsa pas saj janë LDK me 17.2 % dhe AAK me 7 %. Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.

Rezultatet e sondazhit të fundit:

Lëvizja Vetëvendosje – 43.8 %
PDK – 21.1 %
LDK – 17.2 %
AAK – 7 %
Nisma Socialdemokrate – 2.9 %
Refuzoj të përgjigjem – 4 %
I pavendosur – 3.2 %
Të tjerë – 1 %

Emri:  Sondazhi-1.jpg

Shikime: 2922

Madhësia:  15.4 KB

Emri:  SONDAZHI-I-VJETER.jpg

Shikime: 2939

Madhësia:  23.2 KB

Koha Jonë