Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Qeveria zgjati 13 vite koncesionin e Rinasit, Basha: Kur të vijmë në pushtet do ta zhbëjmë

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas propozimit te qeverise shqiptare për zgjatjen e kontratës koncesionare të aeroportit të Rinasit nga 22 në 35 vjet, pra me 13 vite. Lideri demokrat zotohet se nëse PD-ja do të vijë në pushtet do ta zhbëjë këtë vendim nëse miratohet nga parlamenti.

    “Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton” shkruan ai.

    Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për miratimin e ndryshimeve të kësaj kontrate. Në relacionin shoqërues shpjegohet se në shkëmbim të zgjatjes së afatit të koncesionit me 13 vjet, kompania që menaxhon aeroportin premton disa investime.


    Lexo ketu relacionin e projektligjit per aeroportin e Rinasit

    “Ndryshimin e afatit te marreveshjes koncesionare, duke e zevendesuar afatin 22 vite me ate ne 35 vite. Shtimin ne marreveshjen fillestare te klauzoles, listohen detyrimet shtese qe merr persiper shoqeria koncesionare te realizoje ne kuader te planit te saj te investimeve.

    Miratimi i projektligjit parashikon efekte vetem per shoqerine koncesionare, e cila do te detyrohet te ule fitimet e saj si rezultat i reduktimit te tarifes per pasagjeret, si dhe, nga ana tjeter, do te duhet te investoje shumen e parashikuar (mbi 99 milione euro) teresisht nga fondet e veta” thuhet ndër të tjera në relacionin shoqërues të projektligjit, që tashmë ndodhet në Kuvend./ db/Abcnews.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,506

    Për: Qeveria zgjati 13 vite koncesionin e Rinasit, Basha: Kur të vijmë në pushtet do ta zhbëjmë

    Po ta lexosh keshtu duket sikur sipermarja a konçesjoni i Rinasit duket sikur eshte mare per te humbur leke, se po thote "ne jo vetem qe do investojme per do ulim dhe çmimin e biletave ! Deri tani te gjitha konçesjonet jane dhene me garanci nga shteti,duke filluar nga hidroçentralet e vegjel te Berishes (ku u garantohej jo vetem sasija e energjise por edhe çmimi) e me konçesjonet e rilindjes...Pra,keshtu siç paraqitet si konçesion eshte mashtrim sepse asnje konçesion nuk do ta uli normen e fitimit,dhe norma e larte e fitimit deri me sot ne Rinas ka qene çmimi i larte i biletes (e premtuan socialistet sa erdhen ne qeveri se do ulnin çmimin e biletes por vetem mashtruan) Po ashtu edhe Lulka génjen sepse konçesionet sot kopsiten aq mire sa qe ta shbesh kushton shume.

    Por interesant duhet te jete mendimi i Albos,se natyrisht eshte dakort me konçesione te tilla qe e kane kthyer bileten e avionit shume here me shtrenjt se te gjitha vendet e rajonit.

Tema të Ngjashme

  1. Sa kushton të blesh 4 vite pushtet në Shqipëri?
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2019, 15:52
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-04-2016, 10:42
  3. 25 vjetori i PD, Basha: “Të ikë qeveria, të lirohet demokracia”
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2015, 13:27
  4. 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 16-07-2014, 07:23
  5. Qeveria kerkon pushtet pa kufi
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-12-2013, 01:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •