Postuar më parë nga
Ingenuous
Kjo nuk eshte aspak e vertete, pasi ky premtim ishte mese i realizueshem, por Rama beri gjithçka, bllokoi çdo gje per te mos e realizuar.
---------------------------
Trami/ Bashkia e Tiranës: Qeveria të hyjë garant, ne do nisim punën për Tramin
Një ditë më parë Bashkia e Tiranës prezantoi në publik projektin për tramin e kryeqytetit. Projekti i përzgjedhur parashikon që trami të ndjekë të njëjtën trajektore që ndjek autobusi në linjën Kinostudio- Kombinat. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo sqaroi se do të ketë 14 stacione ndalimi si ato të autobusit, duke respektuar distancën çdo 300 metër dhe sipas dendësisë së banorëve. Trami do të ketë korsi të dedikuara, ndërsa semaforët do të bëhen me 3 kohë; për makinat, tramin dhe kalimtarin. “Do të respektojë semaforët në ato kryqëzime ku ka semaforë për makinat dhe për kalimtarët do të ketë një semafor të veçantë për tramin, në mënyrë që kur trami të lëvizë, as kalimtarët dhe as makinat të mos ndërhyjnë në të. Në pjesën e rrugës së Kombinatit deri në rrugën e Kavajës, zgjidhja do të jetë kalimi në mes të rrugës, duke ruajtur linjat e trafikut majtas dhe djathtas, siç janë sot”, – tha nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo. Në qendër trami do të kalojë në mes të lulishtes së sheshit “Skënderbej” duke u ngjitur në rrugën e Dibrës, rrugë që pas ndërtimit të tramit do të ketë vetëm një kah lëvizjeje për automjetet. “Do të shkojë përgjatë lulishtes së madhe në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do të mblidhet në Rrugën e Dibrës. Do ta ruajmë rrugën e Dibrës me një trafik të kufizuar, çka do të thotë që trafiku në Rrugën e Dibrës do të ruhet vetëm në një drejtim të vetëm, ndërsa rrugët në të majtë dhe të djathtë do të jenë me sens unik. Pas ‘Selvisë’, ku rruga sërish zgjerohet, do të kalojë në mes dhe në Kinostudio do të vazhdojë po në mes dhe diku tjetër kemi sërish një ngushtim të ngjashëm me Rrugën e Dibrës”, – sqaron Bozdo. Por projekti kërkon edhe investime dhe për realizimin e tij Bashkia i ka kërkuar qeverisë të dalë garante për riskun e investitorit. “Nëse qeveria do të konsiderojë vendosjen e një garancie sovrane, atëherë në çfarë mase e garanton? Të gjithë projektin apo pjesërisht atë? Me të patur këto dy të dhëna, ne do të rimendojmë strukturën e koncesionimit. Kjo bën të mundur që institucioni financiar ndërkombëtar të minimizojë riskun e moskthimit të kredisë, të kreditojë sektorin privat me një normë më të ulët interesi, që do të thotë se më shumë kompani do të hyjnë në garë dhe ne përfitojmë se do të marrim ofertën më të mirë, qoftë financiare, qoftë teknologjike”, – shton Bozdo.
MAPO
Krijoni Kontakt