Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    PD prezanton programin ekonomik. Basha: 110 mijë vende të reja pune. Paga minimale 36 mijë lekë në muaj



    Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik. Në një konferencë për mediat në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi pikat kryesore të platformës qeverisëse duke u shprehur se baza e tij është rritja ekonomike dhe shtim i të ardhurave të qytetarëve.

    Basha shtoi se projekti i PD parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe rritje të pagës minimale në 36 mijë lekë në muaj.

    “Angazhimi i parë i planit tonë, 110 mijë vende të reja pune”,- tha kreu i Partisë Demokratike.

    “Shqiptarët do të kenë më shumë para për të shpenzuar për vete dhe familjet. Këto janë paratë për të cilat derdhni djersë. Ne do të rrisim pensionet jo më pak se 5% në vit, do të ulim çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit do të mbulojmë tarifat e studimeve për 90% të studentëve”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

    Basha tha se në fokus të programit do të jenë edhe të rinjtë. “Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fortë për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme”, tha Basha.

    Koha Jone

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Rama premtoi 350.000 vende te reja pune e sa futi ne pune as 1/3 e atyre qe permendi po ne 110.000 vende sa i bie ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Ndryshe nga te gjithe politikanet e tjere me premtimet,nga ana e besimit, Basha ka nje problem pothuajse te pakalueshem. Te tjeret nga Rama qe ka premtuar aeroporte e vende pune e premtime te tjera boshe kot ose Berisha qe premtonte çipa per lopet e miljona rrenje ullinj...,Basha e ka kthyer premtimin ne barsalete,ja ka futur aq kot sa deri me sot vetem Peza deputeti socialist ja ka kaluar (ai qe premtonte qe do ta bente skuadren e Peqinit si Reali i Madritit). Premtimi i Bashes per Tram a Tranvaj ne Tirane do mbahet mend gjate sepse eshte nje premtim epik.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (29-01-2021)

  5. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Eshte e vertete qe ka premtuar edhe Tramvai ne Tirane?

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe ka premtuar edhe Tramvai ne Tirane?
    Jo vetem qe e ka premtuar por simbas tije ishte dhe pune e kryer ; "mjaftonte nje projekt i thjeshte Kinostudjo-Kombinat dhe puna u krye",pa e shpeguar qe do kalonte nen toke,mbi toke apo ne ajer...

  7. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Pertej shakase, kete njeri nuk e duan as aleatet e vet, mbas cdo deklarate qe ben bie ndesh me fjalet e tij dhe del kondradiktor si ne rastin me Ndragheta, ku ishte takuar ne zyren e tij. Me pak fjale keta jane te zhytyr koke e kembe me korrupsion e vazhdojne me estraden qesharake njehere ne kater vjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 29-01-2021 më 19:40

  8. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë


  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Programi qe deshirojme.

    Emri:  FB_IMG_1612278951894.jpg

Shikime: 236

Madhësia:  33.3 KB

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Basha: Dyfishimi i të ardhurave për frymë nuk është lapsus në programin e PD

    Në prezantimin e programit për reformën rregullatore dhe politikën fiskale që Partia Demokratike prezantoi në datë 28 janar një nga premtimet që tërhoqi më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje ishte ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro dhe PD e premton 10 mijë euro.

    Në një intervistë për ABC nëse ky ishte një lapsus, Basha theksoi se rritja ekonomike do të bëhet me investime të brendshme dhe të huaja.

    “Jo, jo nuk ka asnjë lapsus absolutisht. Ky është synimi ynë politik. Synimi ynë politik është dyfishimi i të ardhurave të shqiptarëve. Ne besojmë se me programin tonë ekonomik, do të kthejmë, jemi të bindur që do të kthejmë rritjen ekonomike në Shqipëri, investime të brendshme dhe të huaja në nivele të para katastrofës së 8 viteve të Edi Ramës dhe sipas gjithë përllogaritjeve tona këto do të mundësojnë që ekonomia të garantojë një rritje të tillë të punësimit dhe të mirëqenies që brenda një periudhe jo më shumë se 8 vjeçare pra brenda 2 mandateve ne të arrijmë të dyfishojmë të ardhurat e shqiptarëve” – tha Basha.

    Lapsi

  11. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Do zoti, vetëm ky jo kryeministër..


  12. #11
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Premtimi i Bashes per Tram a Tranvaj ne Tirane do mbahet mend gjate sepse eshte nje premtim epik.
    Kjo nuk eshte aspak e vertete, pasi ky premtim ishte mese i realizueshem, por Rama beri gjithçka, bllokoi çdo gje per te mos e realizuar.

    ---------------------------
    Trami/ Bashkia e Tiranës: Qeveria të hyjë garant, ne do nisim punën për Tramin

    Një ditë më parë Bashkia e Tiranës prezantoi në publik projektin për tramin e kryeqytetit. Projekti i përzgjedhur parashikon që trami të ndjekë të njëjtën trajektore që ndjek autobusi në linjën Kinostudio- Kombinat. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo sqaroi se do të ketë 14 stacione ndalimi si ato të autobusit, duke respektuar distancën çdo 300 metër dhe sipas dendësisë së banorëve. Trami do të ketë korsi të dedikuara, ndërsa semaforët do të bëhen me 3 kohë; për makinat, tramin dhe kalimtarin. “Do të respektojë semaforët në ato kryqëzime ku ka semaforë për makinat dhe për kalimtarët do të ketë një semafor të veçantë për tramin, në mënyrë që kur trami të lëvizë, as kalimtarët dhe as makinat të mos ndërhyjnë në të. Në pjesën e rrugës së Kombinatit deri në rrugën e Kavajës, zgjidhja do të jetë kalimi në mes të rrugës, duke ruajtur linjat e trafikut majtas dhe djathtas, siç janë sot”, – tha nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo. Në qendër trami do të kalojë në mes të lulishtes së sheshit “Skënderbej” duke u ngjitur në rrugën e Dibrës, rrugë që pas ndërtimit të tramit do të ketë vetëm një kah lëvizjeje për automjetet. “Do të shkojë përgjatë lulishtes së madhe në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do të mblidhet në Rrugën e Dibrës. Do ta ruajmë rrugën e Dibrës me një trafik të kufizuar, çka do të thotë që trafiku në Rrugën e Dibrës do të ruhet vetëm në një drejtim të vetëm, ndërsa rrugët në të majtë dhe të djathtë do të jenë me sens unik. Pas ‘Selvisë’, ku rruga sërish zgjerohet, do të kalojë në mes dhe në Kinostudio do të vazhdojë po në mes dhe diku tjetër kemi sërish një ngushtim të ngjashëm me Rrugën e Dibrës”, – sqaron Bozdo. Por projekti kërkon edhe investime dhe për realizimin e tij Bashkia i ka kërkuar qeverisë të dalë garante për riskun e investitorit. “Nëse qeveria do të konsiderojë vendosjen e një garancie sovrane, atëherë në çfarë mase e garanton? Të gjithë projektin apo pjesërisht atë? Me të patur këto dy të dhëna, ne do të rimendojmë strukturën e koncesionimit. Kjo bën të mundur që institucioni financiar ndërkombëtar të minimizojë riskun e moskthimit të kredisë, të kreditojë sektorin privat me një normë më të ulët interesi, që do të thotë se më shumë kompani do të hyjnë në garë dhe ne përfitojmë se do të marrim ofertën më të mirë, qoftë financiare, qoftë teknologjike”, – shton Bozdo.

    MAPO
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Programi i PD, Basha: Paratë që do t’i sekuestrojmë mafies do përdoren për punësimin e të rinjve

    Partia Demokratike prezantoi sot programin qeverisës për rininë. Në takimin e zhvilluar në selinë e PD, Basha tha se që pronar dhe paratë e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

    “Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë. Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para. Të dashur miq, Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ose do të ndryshojmë Shqipërinë, ose s’do të kemi të ardhme. Ose do të fitojë Shqipëria, ose do të fitojë një njeri i vetëm.tha Basha. Këtë të premte në selinë blu po prezantohet plani për rininë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij tha se në këto 8 vite, kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim që bëri për rininë”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

    Basha shtoi se shqiptarët nuk mund të mashtrohen më nga një qeveri dhe kryeministër që nuk ka mbajtur asnjë premtim. “Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime. Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë. Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë. Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës. Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm”, -tha kreu i PD.

    Koha Jonë

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Programi i PD, Basha: Paratë që do t’i sekuestrojmë mafies do përdoren për punësimin e të rinjv

    Keto jane pikat,lufta kunder mafieve,lufta kunder oligarkeve,lufta kunder monopoleve,lufta kunder krimit ekonomik etj etj ku çdo opozite shqiptare mundet te fitoje zgjedhjet ne Shqiperi. Lufta per drejtesi sociale, per drejtesi ligjore keto e bejne te mundur fitoren ne Shqiperi,nuk e ben as ngritja e pagave dhe as ulja ose ndryshimi i taksimit,jane premtime qe edhe sikur te jene te verteta nuk e çojne shoqerine drejte mendimit per nje shtet te drejte.Shoqeria pak a shume e ka kuptuar qe zhvillim e pasurim shoqeror mundet ta sjelli vetem drejtesia.

    Natyrisht edhe tek ky premtim,per e mbi drejtesine, duhet besushmeria e popullit,Albini vetem me kete besueshmeri po fiton zgjedhjet. Dhe ketu opozita e PD dhe LSI-s ka nje problem shume te madh qe eshte besimi qe ngjall ne popull. Berisha ishte si ishte por ngjallte besim dhe optimizem ne popull,edhe sot sikur te dali Berisha e te premtoje luften kunder korrupsionit eshte shume e me shume here i besueshem se sa vete Basha e Kryemadhi.

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Programi i PD, Basha: Paratë që do t’i sekuestrojmë mafies do përdoren për punësimin e të rinjv

    Basha bashkëbisedon me pensionistë në Tiranë: Vit pas viti do të përfitoni rritje pensioni jo më pak se 5 %

    Emri:  148594872_3925542527496899_7992874322969564855_o-1024x683.jpg

Shikime: 218

Madhësia:  48.8 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me disa pensionistë në Tiranë, iu sqaroi atyre Programin ‘Shqipëria Fiton Mirëqenie’ dhe përfitimet që do të ketë kjo grupmoshë direkt dhe indirekt. Në planin e punës që do të zbatohet nga qeveria e tij pas zgjedhjeve te 25 prillit parashikohet rritje e pensioneve. Po kështu pensionistët do të jenë përfitues të skemës së rimbursimit të ilaçeve, uljes së çmimit të energjisë elektrike. Plani i detajuar, tha Basha është produkt i një pune dy-vjeçare, i një konsultimi të gjerë dhe i përshtatur me situatën që po kalon vendi.

    “E dimë që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës me premtime boshe, me premtime të pambajtura, prandaj jemi kujdesur që para shqiptarëve mos të vijmë me premtime, por të vijmë me një plan pune konkret. Një plan pune i cili të jetë plotësisht i realizueshëm, duke filluar nga dita e parë e qeverisjes pas 25 prillit. Dhe për këtë arsye, plani nuk paraqet mrekulli, por paraqet gjithçka që ne mund dhe do të zbatojmë në përputhje me nevojat e njerëzve dhe me mundësitë e vendit. Dhe dua të marr një shembull konkret për të gjithë ata që pyesin; ku do t’i gjeni paratë? Në 2005-ën, besoj e mbani mend të gjithë se ku ishin pensionet në qytet dhe ne fashat. Ishin në nivele të mjerueshme. Ne morëm angazhim atëherë për rritjen e pensioneve në qytet dhe për rritjen e pensioneve në fshat. Dhe ju e dini fare mirë se pensionet mesatare, edhe në qytet edhe në fshat u rritën në mënyrë shumë të ndjeshme”

    Duke iu referuar situatës aktuale, kryetari i PD Lulzim Basha tha se kjo qeveri nuk e ka mendjen tek njerëzit, tek pensionistët, por tek aferat që i japin përfitime asaj.

    “Shporta ushqimore është bërë 40% më e shtrenjtë. Pra, gjithçka, buka, vaji, sheqeri, ushqimet bazë janë rritur në mënyrë të ndjeshme , ndërkohë që pensionet janë rritur më pak sesa ç’është rritur inflacioni. Pse ka ndodhur kjo? Kjo qeveri taksat i ka rritur krahasuar me 8 vite më parë. Kjo qeveri ka marrë borxh shumë më shumë sesa qeverisja e para 8 viteve. Pra, edhe borxhin e ka rritur, edhe taksat i ka rritur, ndërkohë pensionet i ka rritur më pak sesa inflacioni. Do të thotë që për ju jeta është bërë edhe më e shtrenjtë, mesatarisht. Kjo tregon që gjithçka është produkt i vendimeve të qeverisë. Është qeveria ajo që vendos të rrisë apo të ul taksat, është qeveria ajo vendos se çfarë do bëjë me këto taksa. Në qoftë se i rrit taksat, në qoftë se rrit borxhin dhe e ke mendjen të harxhosh dhjetëra, miliona euro për të qepur dhe shqepur 10 herë sheshin “Skenderbej”, apo sheshet e qyteteve, apo për të bërë tendera me 5-fish çmimin, siç ka bërë kjo qeveri në 8 vite, padyshim që s’të mbeten lekë pastaj për pensionet. Sepse se ke mendjen tek pensionistët. Se ke mendjen tek familjet. Se ke mendjen tek njerëzit. E ke mendjen tek aferat. Ama nëse vendos njerëzit të parët, vendos prindërit e shqiptarëve të parët, absolutisht që i ke të gjitha mundësitë të rrisësh pensionet”, tha Basha.

    Qytetari: Për problemet e pensionit, për të gjithë pensionistët besoj, është pensioni që merret sot është diskriminues shumë. Është shumë diskriminues. Mendoje se çfarë mund të bësh me atë pension. Do paguash dritat, do paguash ujin, janë ngrit me dyfish, trefish më shumë këto 8 vite. Pjesa kryesore, pandemia nxori shumë probleme, harxhimet ishin jashtëzakonisht të mëdha, të papërballueshme. Farë të papërballueshme. Mendoj që duhet ta ketë parasysh sidomos në programin tuaj, problemi i rimbursimit të ilaçeve.

    Kreu i opozitës iu tha pensionistëve se qeveria e ardhshme angazhohet që të rrisë pensionet sa dyfishi i normës së inflacionit.

    “Angazhimi ynë është rritja e pensioneve me dyfishin e normës së inflacionit çdo vit. Dhe të paktën 5 përqind nëse inflacioni është më i ulët. Që do të thotë vit pas viti 650 mijë pensionistë shqiptarë do të përfitojnë rritje jo më pak se 5 përqind të pensioneve çdo vit. Kjo natyrisht nuk i zgjidh problemet e mëdha që ka mosha e tretë, as nuk është ajo që ne duam që ju të keni, por të paktën është një hap përpara krahasuar me atë që kemi pasur deri më sot dhe do të shoqërohet edhe me hapa të tjerë që kanë të bëjnë me problemet kryesore të pensionistëve: me faturën e dritave, me faturën e ilaçeve. Po ka të bëjë edhe me mundësitë që u jepen fëmijëve tuaj. Në qoftë se një çifti të ri i cili jeton me prindërit se nuk merr dot kredi për të blerë një apartament, ne i japim mundësinë që të ja subevencionojmë 100 përqind interesin e kredisë, atëherë pa diskutim ju kemi lehtësuar edhe ju në njëfarë mase. Gjatë takimit me kryetarin e PD, pensionistët pervec pensioneve te ulta shtruan edhe problemin e rimbursimit të ilaçeve pasi me pensionet e ulëta iu duhet të shpenzojnë shumë për ilaçe pasi rimbursimi është i mangët. Basha sqaroi çështjen e rimbursimit të ilaçeve duke iu rikthyer edhe njëherë programit për Shëndetësinë ku i është dhënë shumë hapësirë.

    Qytetari: Është një problem shumë i madh mendoj, sepse nuk them gjysma, po them pa frikë treçereku i pensionit shkon për ilaçe. Unë kam rreth 42 vite punova, 30 vite në arsim pjesën tjetër në privat, edhe marrë një si ajo që më zuri para 95-ës, edhe marrë një pension diskriminues fare me thënë të drejtën. Është fare diskriminues. Lëre pastaj të mendosh për gjëra të tjera. Jo luksi, se nuk është luks të nxjerrësh makinën për një hall, të shkosh në një ambulancë, të çosh nipin, mbesën, por nuk e nxjerr dot se është karburanti, aty të rreh direkt në tru.

    Lulzim Basha: Rimbursimi do të bëhet sipas diagnozës, jo siç është sot. Sot edhe skema e rimbursimit është vendosur në funksion të mafies së ilaçeve. E caktojnë ata se çfarë ilaçi do të marrësh ti. Ai ilaç mund të jetë skarco, ai ilaç mund të jetë jo efektiv për sëmundjen, për të favorizuar një importues apo një producent këtu. Pra, gjithë punë është si t’i japin lekët atyre, jo si të ndihmojmë pacientët. Kjo ka ardhur pas ndryshimeve që i janë bërë nga kjo qeveri këto 8 vite. Ne do të veprojmë me një parim që është parimi që ndiqet kudo në Europë, rimbursim sipas diagnozës. Sipas diagnozës do të thotë që atë ilaç që ke nevojë do ta marrësh, do të jetë në skemën e rimbursimit, një dhe e dyta, ai ilaç që do të marrësh do të jetë i kontrolluar. Do të jetë i kontrolluar dhe do ketë plotësuar standardet e Bashkimit Europian, jo të vij nga burimet të dyshimta, që do të thotë që nuk e bënë punën që ti e merr ilaçin po ai nuk e jep efektin për të cilin ti ke shkuar ta marrësh atë ilaç. Dhe shpeshherë jep dhe efekte të kundërta apo efekte anësore që do të thotë se nuk e bën punën, që do të thotë se ti e merr ilaçin dhe nuk e jep efektin për të cilën ti ke shkuar ta marrësh atë ilaçin. Unë këto i di sa nga programi, sa nga prindërit e mi, se të paktë janë pensionistët që nuk përballen me të njëjtin problem. Shumica, pra mosha e tretë, këtë e ka një nga problemet më kryesore. Kështu që nga gjithë pacientët shqiptarë, përfituesi kryesor I këtij aspekti të programit tonë, që është rimbursim sipas diagnozës, do të jetë pensionisti dhe pensionistja shqiptare.

    Gjatë takimit kreu demokrat sqaroi edhe detaje të tjera të programit të Mirëqenies Sociale duke filluar nga rritja e ndihmës ekonomike e deri tek mbështetja e familjeve të reja.

    “Njerëzit në ndihmë ekonomike, janë njerëzit në varfëri ekstreme. Mesatarisht ndihma ekonomike është 52 mijë lek (të vjetra). Për një familje që shkon deri në 8 veta shkon 84 mijë lek të vjetra. Se çfarë do të bëjnë 8 veta me 84 mijë lek apo se çdo të bëjë një familje mesatare me 52 mijë lek të vjetra, këtë e merr me mend çdo shqiptar. Ndaj hapi i parë dhe i menjëhershëm do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë ekonomike. Këto janë dy nga angazhimet kryesore të programit tonë të Mirëqenies Sociale i cili si gjithë pjesët e tjera të programit udhëhiqet nga një parim: lekët janë të shqiptarëve, nuk janë të qeverisë. Lekët duhet të kthehen në xhepat e shqiptarëve, duhet të kthehen në shërbime për shqiptarët, duhet të kthehen në ndihmë për shqiptarët.

    Emri:  148305283_3925542517496900_7541894125569086290_o.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  46.5 KB

    Lapsi
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës anëtarësohet në PS

    Emri:  762f74a7d2ef9256d7a4b8e1b1c6bf18_L-696x393.jpg

Shikime: 205

Madhësia:  32.2 KB

    Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, duket se tashmë kanë filluar largimet edhe në radhët e demokratëve.

    Djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.
    Lajmin e ka bërë me dije drejtuesi i qarkut të Tiranës, Ervin Bushati, duke publikuar dhe një foto, ndërkohë që kushëriri i parë i Bashës mban kartën në dorë.

    Altin Basha është bërë kështu anëtari më i ri i Partisë Socialiste.

    Ai është pajisur me një kartë anëtarësimi pranë Partisë Socialiste të cilën ia ka dhënë deputeti Ervin Bushati.

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Kjo nuk eshte aspak e vertete, pasi ky premtim ishte mese i realizueshem, por Rama beri gjithçka, bllokoi çdo gje per te mos e realizuar.

    ---------------------------
    Trami/ Bashkia e Tiranës: Qeveria të hyjë garant, ne do nisim punën për Tramin

    Një ditë më parë Bashkia e Tiranës prezantoi në publik projektin për tramin e kryeqytetit. Projekti i përzgjedhur parashikon që trami të ndjekë të njëjtën trajektore që ndjek autobusi në linjën Kinostudio- Kombinat. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo sqaroi se do të ketë 14 stacione ndalimi si ato të autobusit, duke respektuar distancën çdo 300 metër dhe sipas dendësisë së banorëve. Trami do të ketë korsi të dedikuara, ndërsa semaforët do të bëhen me 3 kohë; për makinat, tramin dhe kalimtarin. “Do të respektojë semaforët në ato kryqëzime ku ka semaforë për makinat dhe për kalimtarët do të ketë një semafor të veçantë për tramin, në mënyrë që kur trami të lëvizë, as kalimtarët dhe as makinat të mos ndërhyjnë në të. Në pjesën e rrugës së Kombinatit deri në rrugën e Kavajës, zgjidhja do të jetë kalimi në mes të rrugës, duke ruajtur linjat e trafikut majtas dhe djathtas, siç janë sot”, – tha nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo. Në qendër trami do të kalojë në mes të lulishtes së sheshit “Skënderbej” duke u ngjitur në rrugën e Dibrës, rrugë që pas ndërtimit të tramit do të ketë vetëm një kah lëvizjeje për automjetet. “Do të shkojë përgjatë lulishtes së madhe në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do të mblidhet në Rrugën e Dibrës. Do ta ruajmë rrugën e Dibrës me një trafik të kufizuar, çka do të thotë që trafiku në Rrugën e Dibrës do të ruhet vetëm në një drejtim të vetëm, ndërsa rrugët në të majtë dhe të djathtë do të jenë me sens unik. Pas ‘Selvisë’, ku rruga sërish zgjerohet, do të kalojë në mes dhe në Kinostudio do të vazhdojë po në mes dhe diku tjetër kemi sërish një ngushtim të ngjashëm me Rrugën e Dibrës”, – sqaron Bozdo. Por projekti kërkon edhe investime dhe për realizimin e tij Bashkia i ka kërkuar qeverisë të dalë garante për riskun e investitorit. “Nëse qeveria do të konsiderojë vendosjen e një garancie sovrane, atëherë në çfarë mase e garanton? Të gjithë projektin apo pjesërisht atë? Me të patur këto dy të dhëna, ne do të rimendojmë strukturën e koncesionimit. Kjo bën të mundur që institucioni financiar ndërkombëtar të minimizojë riskun e moskthimit të kredisë, të kreditojë sektorin privat me një normë më të ulët interesi, që do të thotë se më shumë kompani do të hyjnë në garë dhe ne përfitojmë se do të marrim ofertën më të mirë, qoftë financiare, qoftë teknologjike”, – shton Bozdo.

    MAPO
    Cdo premtim eshte i realizueshem,se ky premtim eshte nje budallik apo jo ky eshte diskutimi.

    Per nje njeri qe njeh pak rruget e Tiranes e di qe Trami (me tram supozojme nje korsi te veçante te shtuar me shina) ne rastin me te mire do te veshtirsonte qarkullimin e makinave dhe ne rastin me te keq do ta bllokonte fare qarkullimin e makinave ose makinat do bllokonin qarkullimin e tramit. Rruget e Tiranes jane shume te ngushta per fantazit e Bozdos dhe Bashes...

    Megjithate kur eshte kaq i thjeshte dhe i realizueshem Basha me Bozdon le ta propozojne prap,po paten kurajo...

  18. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Cdo premtim eshte i realizueshem,se ky premtim eshte nje budallik apo jo ky eshte diskutimi.

    Per nje njeri qe njeh pak rruget e Tiranes e di qe Trami (me tram supozojme nje korsi te veçante te shtuar me shina) ne rastin me te mire do te veshtirsonte qarkullimin e makinave dhe ne rastin me te keq do ta bllokonte fare qarkullimin e makinave ose makinat do bllokonin qarkullimin e tramit. Rruget e Tiranes jane shume te ngushta per fantazit e Bozdos dhe Bashes...

    Megjithate kur eshte kaq i thjeshte dhe i realizueshem Basha me Bozdon le ta propozojne prap,po paten kurajo...
    Levizja me tramvaj eshte menyra me e mire dhe me e lire e transportit ne nje qytet metropol. Dhe ajo e ul ndjeshem nevojen e levizjes me makina apo me bicikleta neper qytet. Dhe eshte mbase investimi publik me i mire qe shteti e bashkia Tirane mund te bejne per nje vend si Shqiperia, ku 1/2 e popullsise se vendit tashme jeton ne Tirane. Po, kostoja e nje vepre te tille publike eshte e larte per tu ndertuar, por gjithe ajo kosto rikuperohet brenda nje dekade, nese projekti behet realitet dhe vihet ne pune. Tramvaj leviz mbi dhe nentoke dhe nuk eshte e thene qe shinat te ndertohen mbi toke ne gjithe gjatesine e linjes. Dhe shtresat e shoqerise qe perfitojne me shume nga keto projekte publike jane shtresat e varfera, qe nuk kane makine si mjet transporti. Kjo i lejon ata qe me nje kosto te ulet transporti, te levizin ne te gjithe Tiranen cdo ore te dites apo nates. Duke perfituar ne kete menyre pasi u hapen mundesi te reja punesimi e shkollimi qe nuk i kishin me pare, fale mungeses se transportit.

    Lulzim Basha ishte minister i transportit kur u ndertua Rruga e Kombit. Edhe me ndertimin e asaj rruge kishte shume skeptike dhe shume kundershtare, por u be realitet. Dhe ai projekt, ishte te pakten 100 here me i veshtire per tu realizuar se nje linje tramvaji ne Tirane. Kuptohet, prioritetet e nje shteti te kapur nga mafia, nuk jane ato te shqiptareve hallexhinj ne rruget e Tiranes, qe ecin me kembe, bicikleta apo autobuze. Milionat e eurove shkojne ne xhepat e njerezve ne pushtet ne "investime ne arsimin publik dhe shendetesi". Se si do te veje ai qytetari hallexhi ne shkolle apo spital ne mes te dites apo te nates, ky eshte problem i tyre dhe jo i qeverise.

    Albo

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Normalisht ky me duket i duhuri pas shume vitesh ne tranzicion
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Levizja me tramvaj eshte menyra me e mire dhe me e lire e transportit ne nje qytet metropol. Dhe ajo e ul ndjeshem nevojen e levizjes me makina apo me bicikleta neper qytet. Dhe eshte mbase investimi publik me i mire qe shteti e bashkia Tirane mund te bejne per nje vend si Shqiperia, ku 1/2 e popullsise se vendit tashme jeton ne Tirane. Po, kostoja e nje vepre te tille publike eshte e larte per tu ndertuar, por gjithe ajo kosto rikuperohet brenda nje dekade, nese projekti behet realitet dhe vihet ne pune. Tramvaj leviz mbi dhe nentoke dhe nuk eshte e thene qe shinat te ndertohen mbi toke ne gjithe gjatesine e linjes. Dhe shtresat e shoqerise qe perfitojne me shume nga keto projekte publike jane shtresat e varfera, qe nuk kane makine si mjet transporti. Kjo i lejon ata qe me nje kosto te ulet transporti, te levizin ne te gjithe Tiranen cdo ore te dites apo nates. Duke perfituar ne kete menyre pasi u hapen mundesi te reja punesimi e shkollimi qe nuk i kishin me pare, fale mungeses se transportit.

    Lulzim Basha ishte minister i transportit kur u ndertua Rruga e Kombit. Edhe me ndertimin e asaj rruge kishte shume skeptike dhe shume kundershtare, por u be realitet. Dhe ai projekt, ishte te pakten 100 here me i veshtire per tu realizuar se nje linje tramvaji ne Tirane. Kuptohet, prioritetet e nje shteti te kapur nga mafia, nuk jane ato te shqiptareve hallexhinj ne rruget e Tiranes, qe ecin me kembe, bicikleta apo autobuze. Milionat e eurove shkojne ne xhepat e njerezve ne pushtet ne "investime ne arsimin publik dhe shendetesi". Se si do te veje ai qytetari hallexhi ne shkolle apo spital ne mes te dites apo te nates, ky eshte problem i tyre dhe jo i qeverise.

    Albo
    Nuk diskutohet qe levizja me tram a tmamvaj eshte me e mira. Problemi eshte se Tirana nuk ka vend,nuk ka rruge per tram. Ne Tirane jane vetem dy segmente ku mundet te vihet trami nga Universiteti deri tek Qendra (qe nuk ja vlen) dhe segmenti tjeter eshte pjesa e Unazes vetem nga krahu i Lanes.

    Siç ja fusnin kot Basha me Bozdon,Trami Kinostudjo-Kombinat behet vetem po te hapesh rrugen apo hapsiren ku do kaloj Trami,pra i bie qe te prishesh shtepi e mbase edhe pallate,qe si perfundim i bie qe si kosto i bie me pak sikur te behet nen toke se sa mbi toke. Prandaj propozimi i Bashes eshte nje budallik kur premtonte se do ta bente tramin mbi toke.
    Megjithate po e perseris,po ta mendoj se ka te drejte le ta premtoj prap.Ta shikojm,po premton gjithçka s'ka pse mos premtoj edhe premtimin e tije kryesore per Tiranen !
    (Te ishte per Bashen rruga e Kombit do nisej per Kosove por me siguri qe do dilte ne Mal te Zi)

  21. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Programi ynë ekonomik ofron vende të reja pune dhe ulje të varfërisë

    “Më shumë para mbeten në duart tuaja”, Basha: Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare

    Kryedemokrati Lulzim Basha e shikon një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare uljen e taksës nga 15 në 9%. Në një postim në “Twitter” Basha risjell një nga angazhime e programit të PD “Shqipëria fiton” për taksën e sheshtë i diskutuar dhe gjatë takimit të sotëm me biznesmenë.

    Ai thekson se kjo taksë do të bëjë që të mbeten më shumë para në duart e sipërmarrësve e rrjedhimisht më shumë investime, prodhim dhe vende të reja pune.

    “Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta. #ShqipëriaFITON”, shkruan kreu i PD.



    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 23-02-2021 më 19:05

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. INSTAT: Jane hapur 81000 vende te reja pune ne tremujorin e trete
    Nga Qyfyre në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2014, 17:27
  2. Haradinaj premton 200 mijë vende të reja pune në katër vjet
    Nga Antiproanti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2014, 01:28
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2014, 16:13
  4. vende te mundshme pune (londer)
    Nga white_snake në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 16:03
  5. Vende pune
    Nga krokodil në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 08:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •