Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Psikopat-diplomacia: Edi Rama përzë diplomatin rus nga Shqipëria se nuk vuri maskë

    Shqipëria do të pendohet për vendimin që mori për të dëbuar diplomatin rus nga Tirana, u shpreh zv/ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për ”RIA Novosti”. ”Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”,-komentoi Grushko.

    Për më tepër ai tha se një nga parimet kryesore në diplomaci është reciprociteti. Kjo është hera e parë që një diplomat rus përjashtohet këtë vit, shkruan më tej media ”RIA”. Në vitin 2020, hapa të tillë u ndërmorën në Bullgari, Hollandë, Austri, Sllovaki dhe Republikën Çeke, mirëpo për akuza për spiunazh.

    Ministria e Jashtme e Shqipërisë, shpalli person non grata një diplomat rus, pasi ka shkelur rregullat ndaj Covid-19. Diplomati që Shqipëria i kërkon të largohet nga vendi është Sekretari i Dytë i Ambasadës, Alexey Krivosheev. “Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

    Tirana tha se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.

    Koha Jone

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Psikopat-diplomacia: Edi Rama përzë diplomatin rus nga Shqipëria se nuk vuri maskë

    Cuditerisht i bera seach ketij postimi dhe nuk e gjej askund tek Koha Jone ose diku tjeter?!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Psikopat-diplomacia: Edi Rama përzë diplomatin rus nga Shqipëria se nuk vuri maskë

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Cuditerisht i bera seach ketij postimi dhe nuk e gjej askund tek Koha Jone ose diku tjeter?!
    Reuters e konfirmon lajmin e Koha Jone ketu.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Psikopat-diplomacia: Edi Rama përzë diplomatin rus nga Shqipëria se nuk vuri maskë

    Po po e lexova, po me sa duket personi ka thyer rregullat ndaj COVID -it dhe eshte shpallur non grada ne Shqiperi.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Psikopat-diplomacia: Edi Rama përzë diplomatin rus nga Shqipëria se nuk vuri maskë


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Psikopat-diplomacia: Edi Rama përzë diplomatin rus nga Shqipëria se nuk vuri maskë

    E kupton se çfarë njerëz budallenj e drejtojnë atë vend kur lexon lajme të tilla. Mund të qeshësh me budallëkun e tyre, ose mund të vësh edhe duart në kokë e vësh kujën, pasi po luhet me sigurinë e jetës së shqiptarëve.

    Pjesa qesharake: Nëse diplomati u largua se nuk respektonte maskat ndaj pandemisë, se nuk vinte një maskë, dhe qeveria e përzuri. Çfarë ngelet që të bëjë qeveria e Edi Ramës, nëse ky diplomat ishte kapur në flagrancë në një akt të rëndë sigurie kombëtare? Do ta pushkatonin në vend apo do t'i shpallnin luftë Rusisë?!

    - Rusia është shteti me më shumë raketa bërthamore se gjithë shtetet e tjera në botë.
    - Rusia është një prej dy shteteve në botë që siguron shkatërrimin e botës pasi i mban armët nukleara në tokë, ajër, dhe det gjithë kohën.
    - Rusia është edhe shteti që prodhon naftën dhe gazin natyror që ngroh popullatën e kontinentit evropian dhe mundëson industrinë e rëndë në ekonomitë e këtyre vendeve.
    - Rusia është edhe një prej katër shteteve në botë, që prodhon drithëra, që mbajnë me bukë e ushqejnë gjithë popullatën e botës. Amerika, Brazili dhe Kanadaja janë tre vendet e tjera.

    Buka që shqiptarët hanë në furrat e tyre të bukës, është mbase bërë me miell i drithit të importuar rus.

    I bie që Edi Rama, ta ketë bërë këtë gjë:

    1) Nga injoranca e budallallëku.
    2) Urdhër nga "vëllai i madh" në Turqi, të cilit sapo i bëri vizitë.

    Mos e lini budallanë t'iu shesi për koka turku.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-01-2021 më 14:53

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    A është Gafë e Ministrisë së Jashtme- dëbimi i diplomatit rus?

    Me 21 janar 2021, Shqipëria ka shpallur “person non grata” (person të padëshirueshëm) sekretarin e dyte te ambasadës ruse, diplomatin Alexey Krivosheev nga Rusia.

    Argumenti i dëbimit është sureal: për shkak të mos respektimit të përsëritur të mbajtjes së Maskës dhe të rregullave Anti-Covid-19. Më saktë njoftimi që vjen nga Ministria e Jashtme është:“ “Që prej muajit prill, 2020, por edhe në fillim të këtij viti, se ai (diplomatin Alexey Krivosheev) ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar., Qeveria shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë”, thuhet në njoftimin e dhënë nga Ministria e Jashtme shqiptare.

    Gjithashtu në njoftim thuhet se përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke ia bërë me dije “shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti-COVID-19 nga diplomati dhe se ..sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”, thuhet në njoftim. Dhe për ta zbutur këtë vendim paksa jo normal Ministria e Jashtme e Shqipërisë uron që “ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse” dhe se “Shqipëria e siguron palën ruse për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve” (Shqipëria shpall “person non grata” diplomatin rus (evropaelire.org).

    Një kundërpërgjigje e ashpër ka ardhur nga zv. Ministri i Jashtëm rus Aleksandër Grusho i cili e vlerëson dëbimin e diplomatit rus : “si një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe” tha të Premten Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Alexander Grushko.

    Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve (https://top-channel.tv/2021/01/22/dd...uso-shqiptare/).

    Nuk është hera e parë që Tirana zyrtare dëbon diplomatë të huaj. Para tre vjetësh Ministria e Jashtme shqiptare njoftonte dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve rusë Vladislav Filipov dhe Alexey Nikolaevich Balashov, i pari atashe ushtarak ndërsa tjetri Sekretar i Parë i Ambasadës. Në atë kohë u tha se dy diplomatët kryenin veprimtari që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

    Në fakt vendimi i autoriteteve shqiptare për të dëbuar dy diplomatët rusë kishte lidhje me një vendim të disa prej vendeve të BE-së, si dhe SHBA, që dëbuan nga vendet e tyre diplomatët rusë, pas akuzave për helmimin e një ish-agjenti sekret në Londër. Në atë kohë lidhur me helmimin, u akuzua Rusia dhe si kundërpërgjigje, shumë nga vendet nisën dëbimin e diplomatëve rusë. Pak ditë më pas, Federata Ruse do të kundërpërgjigjej duke dëbuar dy diplomatë shqiptarë Albert Jerasi dhe Arben Doçi. i pari mbante detyrën e zv/ambasadorit shqiptar në Rusi, ndërsa i dyti mbante detyrën e këshilltarit të ambasadorit dhe të sekretarit të ambasadës. Pra sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë së para tre viteve diplomatët rusë

    kishin zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike” (https://boldneës.al/2021/01/21/ruse-...nga-shqiperia/).

    Pa dyshim, duke mos vënë në diskutim të drejtën e shtetit shqiptar për të ndërmarrë masa kundër veprimeve të diplomatëve të huaj në kundërshtim me Parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet diplomatike, fakti se një sekretar i dytë i ambasadës së një shteti të huaj dëbohet se… nuk ka mbajtur maskën apo ka dalë jashtë orarit të vendosur për Pandeminë, është jo normal duke patur parasysh se në radhë të parë ministria e jashtme duhet të kishte vepruar njëlloj siç ka vepruar me çdo qytetar shqiptar: gjobitje dhe paralajmërim.

    Një masë ligjore tejet e ashpër për një shkelje të përsëritur edhe tek qytetarët shqiptarë, ndaj një diplomati të huaj, mund të krijojë dyshime, së pari për vetë arsyet masës së marrë nga Ministria e jashtme e cila duket sikur ka një prapamendim apo paragjykim të çështjes, ose së dyti mund të krijohet ideja se ne shqiptarët trima, jemi `më katolikë se Papa`, për ti treguar SHBA dhe BE se sa besnikë dhe të guximshëm jemi ndaj tyre, megjithëse jemi vend i vogël `ne vazhdojmë të `hedhim valle në gojë të ujkut` rus, apo kushdo shtet i madh qoftë.

    Po të shkojmë me këto ide-ra dhe programe për politikën e jashtme, Shqipëria mund të bëjë plot armiq për shkak të amatorizmit diplomatik, apo dhe për shkak të dëshirës për tu dukur si të `fortë`, në një kohë që Shqipëria ka nevojë për fqinjësi të mirë dhe për miq qofshin ata në perëndim e qofshin në lindje.

    Mendoj se nuk do të jetë e nevojshme që pas një veprim tejet agresiv të thuash se ne duam fqinjësi të mirë dhe se.. veprimi do të mirëkuptohet nga pala ruse?!.

    Mendoj se këto frazeologji dhe këto retorika nuk janë profesionale.

    Duhet të kujtoj se Rusia, pavarësisht historive me sllavë e grekë që na kanë bërë dëme dhe na kanë copëtuar në të kaluarën, duke harruar që ata që na kanë copëtuar në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shek. XX kanë qënë pikërisht disa anëtarë të sotëm të BE dhe Anglia, dhe se ishte Woudrow Wilson dhe Lenini, ata që kanë folur në favor të vendeve të vogla, në favor të vetëvendosjes së popujve të vegjël.

    Pra kanë qënë këto dy shtete të mëdha SHBA dhe Rusia, që përkrahën shtetin shqiptar të atëhershëm.

    Madje krahas Wilsonit të madh, Parlamenti shqiptar i vitit 1924 mbajti 5 minuta zi për vdekjen e Leninit në janar 1924, fakt të cilin për hir të perëndimit, nuk e zëmë në gojë dhe as e përmendim fare.

    Sigurisht që Rusia në 1948-1949, në kohën e krizës për bukë, na solli një vapor plot me grurë falas, dhe deri në vitin 1961 na ndihmoi të ngrinin institucionet, Universitetin shtetëror, fabrika dhe uzina, Kinostudio Shqipëria e Re, na ngriti mirëqenien sidomos gjatë viteve 59-60, si dhe na armatosi; armët ruse (dhe ato kineze më vonë), që të mos harrojmë… i shitën qeveritë demokratike të Berishës, së Nanos, e Majkos, dhe ato para nuk dihet se ku shkuan…

    Në përfundim mund të them se të bësh veprime të tilla ndaj një shteti që nuk na ka sulmuar asnjëherë por që na ka ndihmuar shumë, është jo normale pavarësisht detyrimeve që kemi ndaj SHBA , BE, NATO-s, ja vlen që të sillemi si komb i civilizuar dhe jo si jeniçerë.

    Kështu bota do të na dojë më shumë dhe do të na hiqet njolla e zezë dhe opinion i keq ndaj shqiptarëve, opinion të keq të cilin ja kemi damkosur vetë vetes tone gjatë 30 viteve të demokracisë, krahas insinuatave dashakeqe të disa lobeve politike të fqinjëve dhe të BE.

    Shpresojmë që të normalizohen sa më parë marrëdhëniet me Rusinë, dhe të ruajmë të patundur, dëshirën për fqinjësi e marrëdhënie të mira me të gjithë. /Gazeta Liberale

  8. #8

    Për: A është Gafë e Ministrisë së Jashtme- dëbimi i diplomatit rus?

    Gjithë jetën "mish për top" shqiptari!
    Nuk i rrinë dot të ndenjurat rehat....
    Herët o vonë marrëdhëniet midis Federatës ruse dhe BE-së do normalizohen, po neve gjithmonë "delja e zezë" do ngelim!
    Po kjo gjë, kuptohet, as që e preokupon qeverinë me kreun e saj të nderuar, pasi që pasojat e një politike të jashtme të gabuar do ti paguajë populli jo halabakët, ose "lëpirësit e çizmeve" që sot servilë me patentë dhe nesër miliarderë anonim, do të kapardisen nëpër hotelet me 6 yje.

    Pyetje; -Po pse nuk mjaftonte një gjobë, që jo vetëm do të tregonte lartësinë e civilizimit dhe drejtësinë e gjykimit me standarte demokratike ( pra gjobë si të gjithë shkelësit e ligjit ) pa dallime.... ??!
    Pa shiko, nga kjo taktikë superlative e politikës së jashtme, fonderlajen e merkel po na vlerësojnë më shumë , bashkë me bidonin e Shba-ve....
    Pas devijimit në Kongresin e XX të BS ...shoku Dullë na bëri të hamë bar.
    Po shoku Vini, çfarë do të shpikë? - jo se me ndryshimin e klimës.....

    Mjerë ne!

    Politika e asnjanësisë Paguan,
    sidomos kur je në fund të klasifikimit......

    Përshëndetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2016, 23:53
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2015, 12:14
  3. Shqipëria dhe diplomacia ekonomike.
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-11-2013, 22:13
  4. MPJ e konfirmon: Rama incident në Vjenë me diplomatin Egin Ceka
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 04-05-2013, 21:45
  5. Diplomacia, Shqiperia dhe Greqia
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2004, 12:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •