Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Intervista: At Antonio Bellusci mes Arbëreshëve të Italisë



    Emisioni Avantazh, Alpo Televizion, 24 tetor 2020

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (20-01-2021)

  3. #2

    Për: Intervista: At Antonio Bellusci mes Arbëreshëve të Italisë

    Bla bla bla bla .... Roma tashmë ka vendosur, në pak kohë nga ajo që dikur, në Grottaferrata dhe në pjesë të tjera të Italisë, ishte orientale, madje as një hije nuk do të mbetet.
    Puna e prishjes ka arritur kulmin.
    Prova e kësaj është prishja e Dioqezës së Piana degli Albanesi ( Hora e arbreshve ), ku Vatikani ka bërë sikur ka harruar se atje ka një popullsi me origjinë Orthodhokse.
    Por meqenëse atij nuk i duhet më ekumenizmi, ai po e shndërron atë në një dioqezë latine.
    Po populli dhe kleri ????
    BLA BLA BLA dhe ata llomotisin, pa u interesuar për këtë dhe duke u mburrur me shkatërruesin e identitetit të tyre, domethënë episkopin e Romës. ( papën )
    Dhe në këto kushte, çfarë dobie do të kishte një prift arbresh orthodhoks ??? Asnjë!!!!!
    Pas shekujsh nënshtrimi dhe lavazh truri Roman, Arbreshët harruan kush ishin dhe u përkulën para Vatikanit dhe sot vazhdojnë në mënyrë që të mos humbin rrogën mujore.
    Në Kalabri ka priftërinj arbresh orthodhoks, por që nuk gjen as hijen e arbreshëve që ndjekin kishat e tyre. Pra, të dashur miq dhe vëllezër italo-albanesi, vendoseni shpirtin tuaj në paqe, dhe ne që ende kemi një ndjenjë të përkatësisë dhe vazhdojmë të shprehim mendimet tona, jemi si ai që bërtet në shkretëtirë.

    Për Arbreshët është më mirë me kështu, për ta mjafton të kenë veshjen orthodhokse dhe pastaj kujt i intereson nëse (varen) qëndrojnë nën ata apo atij që, gjatë shekujve, i ka bërë të gjitha të zezat.
    Edhe ne "populli italo-arbresh", duke rishikuar historinë tonë, nën ndikimin shekullor latin, duhet të jemi të parët që ti hedhim poshtë këto takime, të cilat nuk na përfaqësojnë, duke patur parasysh atë që na u desh të duronim duke filluar nga fundi i Këshillit të Trentit.
    Dhe që atëherë Roma nuk i lejoi më episkopët e Kryepeshkopatës së Ohrit të shugurojnë, priftërinjtë në vendet tona, duke na siguruar kështu që shumë vende, (katunde) përveç humbjes së Besimit, të kenë humbur ritin dhe gjuhën.
    Fatkeqësisht, pa dëshirë, duhet të theksohet që "Kisha Orthodhokse e Lavdishme arbreshe, e sjellë dikur në Itali nga paraardhësit tanë në emigrimet e ndryshme nga Ballkani në Italinë e Jugut, është reduktuar në një qiri që po shuhet.
    Nuk jam unë, arbresh dhe prifti orthodhoks i Patriarkanës së Moskës që e mbështes këtë tezë, por një nga studiuesit më të mëdhenj të Lindjes Orthodhokse të Krishterë: Sandro Magister.

    Besimi i Arbreshëve është tashmë " tek frutat" pra mbaroi! Latinizimi po tërbohet ku as kleri dhe as populli nuk po kuptojnë se në pak vite gjithçka do të marrë fund, siç është edhe dëshira e Romës, një popull dhe një dioqezë ..... LATINE !!!!!


    Koment i shkëputur nga Blogu: arbëriaortodossa i at. Janit nga Kalabria.



    Referatë nga Sandro Magister mbi marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kishës Italo-Shqiptare
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #3

    Për: Intervista: At Antonio Bellusci mes Arbëreshëve të Italisë

    Në kohët e fundit, nunci apostolik në Itali Adriano Bernardini u dërgoi episkopëve të interesuar një letër nga kongregacioni për Kishat Lindore ku synonte të studionte mundësinë e ngritjes së një kishe metropolitane "sui iuris" që do të mblidhte të gjithë besimtarët e ritit bizantin (uniatë) që banojnë në Itali : Ukrainas, rumunë, arbresh, etj.
    Plani parashikon shtrirjen e juridiksionit të dioqezës së Piana degli Albanesi (Horës) te besimtarët bizantinë (uniatë) nga e gjithë Sicilia; nga dioqeza e Lungros e arbreshve te besimtarët bizantinë (uniatë) nga i gjithë gadishulli i Italisë jugore;
    dhe manastiri i Grottaferratës të ritit bizantin të Italisë qendrore-veriore.
    Kjo do t'i jepte jetë një lloji "Kishe Katolike Bizantine në Itali" të unifikuar, e cila do të bashkonte besimtarë nga Kisha të ndryshme e me traditat e tyre, me kalendar të ndryshëm, disa Gregorian dhe disa Julian, dhe madje me rite të ndryshme, duke qenë në eparkinë e Horës në Siçili gjithashtu priftërinj dhe famulli të ritit latin.
    Askush nuk e dëshiron këtë bashkim....!
    Ukrainasit aspirojnë juridiksionin e tyre, si e kan në Gjermani, Angli dhe Francë, dhe Arbreshët nuk duan t'ia dinë pasi kështu identiteti i tyre u anullohet.
    Ata vijnë nga emigracioni që mbërriti në Itali nga Shqipëria në shekullin XV dhe në shumicën e vendeve ku ata jetojnë gjuha e jetës së tyre të përditshme dhe e liturgjisë është shqipja (arbërishtja), e mbrojtur nga ligji shtetëror për pakicat gjuhësore.
    Por janë më të pakët se ukrainasit që emigruan kohët e fundit në Itali dhe kanë frikë se episkopët e tyre të ardhshëm, të emëruar nga papa nën kanonet 155 dhe 168 të kodit të Kishave Lindore, do të jenë Ukrainas dhe jo më Arbëresh.

    Sidoqoftë, për kuriozitet, ipeshkvi që Papa Françesku e
    caktoi në 2015 në dioqezën e Piana degli Albanesi, Giorgio Gallaro, është një mbrojtës aktiv i klsaj metamorfoze.

    Siçilian, kanunist, tashmë i ritit latin përpara se të emigronte përkohësisht në Amerikë, Gallaro nuk flet arbërisht, nuk i pëlqen greqishtja dhe përpiqet të imponojë përdorimin e italishtes.
    Pavarësisht nga përshkrimet liturgjike, ai gjithashtu shkon për të festuar në kishat Latine të eparkisë, i veshur me rroba latine.
    Ai shkurtoi liturgjitë solemne bizantine të Javës së Madhe, mbase shumë e zhurmshme për të, por me të cilën popullsia është shumë e lidhur.
    Ai gradualisht po largon nga kryeqendra e eparkisë priftërinjtë e ritit grek, disa të martuar dhe me fëmijë, duke i zëvendësuar me priftërinj latinë.
    Gjithashtu në Martorana të Palermos, mbi të cilën ka juridiksion, ai ndërpreu sekuencën historike të "papas" ( siç i quajnë priftërinjtë arbreshët).
    Një protestë e kuptueshme po rritet kundër tij.
    Këshilli i presbiterit i eparkisë dhe kolegji i këshilltarëve dhanë dorëheqjen gati në bllok.
    Dhe një konferencë laike dhe popullore është caktuar në Piana degli Albanesi, në mbrojtje të gjuhëve greke dhe shqipe në liturgji dhe në institucionet publike, duke filluar me shkollën.
    *
    Sa i përket abacisë së Grottaferrata, e ardhmja e saj është edhe më problematike.
    Pas dorëheqjes së pranuar në 4 nëntor 2013 të arkimandritit të fundit, murgu bazilian Emiljano Fabbricato, Papa Françesku emëroi igumen të manastirit, belgun Benedictine Michel Van Parys, ish abatin e Chevetogne, dhe duke i besuar juridiksionin dioqezan Marcello Semeraros, ipeshkvit të Albanos (afër Romës), një bashkëpunëtor i ngushtë i papës.
    Më 30 maj 2016, një deklaratë e përbashkët e nënshkruar nga Semeraro dhe Van Parys njoftoi emërimin e ipeshkvit të Albanos si delegat papnor i urdhrit Basilian (urdhër murgjëror i rutit lindor) të Italisë dhe administrator apostolik të manastirit.

    Grottaferrata nuk është çfarë'do lloj manastiri.
    Ai u themelua në 1004, gjysmë shekulli para skizmës së 1054 midis Lindjes dhe Perëndimit, nga Shën Nili i Rossanos (Kalabri), në truallin e një vile antike romake dhënë murgjve nga feudali vendas, Gregori I nga Kontea e Tusculum.
    Ndodhet rreth njëzet kilometra larg Romës, në shpatet e Kodrave Albano, është i fundit nga manastiret e shumta bizantine që ekzistonin në Itali deri në mes të shekullit të njëmbëdhjetë.
    Ai i ka rezistuar përpjekjeve të shpeshta për latinizim dhe vazhdon të jetë një simbol ekumenik me vlerë të padyshimtë.
    Por me ardhjen e "Kishës Katolike të Bizantit në Itali" të unifikuar, ky identitet do të kompromentohet përfundimisht.
    Mbetet një mister se si një realitet kaq i rëndësishëm Lindor, në zemër të Kishës Romane, u lejua të prishej në një masë të tillë, pa u bërë asgjë për ta shpëtuar atë.

    *******


    Tani zgjidhja e vetme në mënyrë që synimet romane dhe papiste të mos realizohen është që populli Arbëresh të kthehet në Besimin e Etërve: Orthodhoksia.
    Juridiksioni kishtar nuk është me interes, (nuk ka fare rëndësi)*.

    Unë ftoj ata që nuk duan të "vdesin" LATIN / LITINJ,
    që të bashkohen me Kishën Orthodhokse Arbëreshe.


    Gjithmonë nga Blogu arberiaortodossa.



    * - Bëhet fjalë për një bashkim të komunitetit arbëresh me juridiksione orthodhokse të mirëfillta.
    Është rasti i volitshëm që Tirana t'i afrojë arbëreshët. Është detyrë!
    Boll që fanariotët mos të kenë pretendime.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #4

    Për: Intervista: At Antonio Bellusci mes Arbëreshëve të Italisë

    Më e mira është të flisnin vet arbëreshët.
    Por është fakt që, atje ku humbet riti, svanitet gjuha, tjetërsohet identiteti.
    Vetëm se ky është një proçes gradual dhe ku intereson jo të gjithë në një kohë......





    Vizitë në Leçe tek vëllai At Nik Pace.


    Ne jemi në Leçe (Pulia) në Kishën e Shën Nikollës të Dioqezës Arbëreshe të Lungrës (Kalabri) për të vizituar vëllain e dashur dhe vëllain e gjakut ARBRESH Protopresbiterin At Nik Pace.
    Vëllazëria e madhe dhe e pandarë arbëreshe: Kisha Greko-Katolike e At Nik Pace dhe Kisha Orthodhokse Ruse e At Giovanni Capparelli.
    "DIVISI MA UNITI" Siç mund ta shohim dhe konstatojmë, njerëzit tanë kanë humbur fizionominë e tyre të Kishës Unike dhe të Pavarur (Ndoshta nuk ka qenë kurrë) për gjatë shekujve, sidomos pas Këshillit të Trentos.
    Atyre u është dashur të vuajnë forcën masive të Kishës së Romës, e cila aneksoi popullin tonë në juridiksionin e saj kishtar.
    Vetëm gjatë dekadave të fundit, disa nga njerëzit tanë janë kthyer në Besimin e Etërve, domethënë në orthodhoksi.
    Por kjo nuk e zvogëlon faktin se midis nesh italo-shqiptarëve , të bashkuar nga gjaku i përkatësisë së vërtetë të një populli, nga gjuha, me rrënjë të forta dhe unike, nga një Liturgji, nga dashuria e ndërsjellë, nga kultura dhe traditat popullore, një lidhje e pazgjidhshme na ka mbetur, që shkon përtej juridiksionit eklezial.

    Shpresa është që një ditë së shpejti i gjithë populli italo-shqiptar (arbëresh), ose të paktën ajo që do të mbetet nga ARBRESH-ët,
    do të mund të bashkohen në një anëtarësi të vetme të Besimit, atë që Etërit tanë na e kanë lënë me kalimin e kohës.


    Tra Fratelli .....buon sangue non mente. Urime e gezime !!!!!!!

    Nuk ka mashtrime ndër vëllezër të një gjaku.....




    Ps: Është karakteristikë e arbëreshëve,
    të përmëndin vazhdimisht fjalët; gjaku, vëllai, besa.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Tema të Ngjashme

  1. Pranë arbëreshëve në Kalabri
    Nga Akuamarini në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2018, 08:45
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-05-2014, 23:24
  3. Genologjija e Arberesheve deri ne SHBA
    Nga qerosi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:20
  4. Emigrimi i arbëreshëve për në Itali
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-07-2004, 16:35
  5. Arberesheve te Italise-u njihen te drejtat e gjuhes
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2003, 19:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •