E hapa këtë temë, pasi lexova temën më poshtë, që flet për fjalët e huaja që po hyjnë në përdorim në masë në gjuhën shqipe, duke anashkaluar fjalët e veta të shqipes që përcjellin të njëjtin kuptim.
https://www.forumishqiptar.com/threa...e-nga-politika
Ju ftoj të gjithë ju antarët e forumit, që në këtë temë të dokumentoni të gjitha këto fjalë të huaja që dëgjoni në ekrane televizionesh, gojë politikanësh, libra e romane, apo në Internet. Qëllimi është ndërgjegjësimi i shqiptarëve dhe edukimi i tyre që të mund të kenë një njohje dhe një vlerësim më cilësor të gjuhës së nënës.
Po e nis unë i pari me disa fjalë që unë vetë kam përdorur në shqip në përkthimet e mia:
Anglisht / Shqip
-------------------
insistoj / këmbëngul
emigracion / mërgim
emigrant / mërgimtar
kredibilitet / besueshmëri
civilizim / qytetërim
civile / shoqërore
kauzë / çështje
korrekt / i drejtë
dixhital / digjital
nacional / kombëtar
partner / ortak
biznes / sipërmarrje private
biznesmen / sipërmarrës privat
market / treg
inisiativë / nismë
staf / grupi i punës
integrim / pranim ose përfshirje
europa / evropa
europian / evropian
text / mesazh
.....
.....
Krijoni Kontakt