Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,481

    Simptomat personale te perjetuara mbas infektimit me Covid-19

    Pershendetje forumiste,

    Vendosa ta hap kete teme, te ndajme sebashku ndjesite tona mbas infektimit me COVID-19. Le te sherbeje kjo teme, per te qartesuar llojet e simptomave, menyren sesi u shfaqen ato ne trupin tone, kohen e rekuperimit etj etj. Sikunder edhe kancelarja gjermane Merkel e paralajmeroj se 60%-70% e popullsise do infektohej nga ky virus, atehere gjykoj se ky diskutim nuk ka arsye perse te jete teme tabu e t’i tremb ata qe s’e kane kaluar. Perkundrazi nese jane te kujdesshem dhe ndjekin me rigorozitet keshillat e mjekut, aq me teper qe sot mjekesia e kuron gjithmone e me mire Covid-19, me shpresen tek zoti ēdo gje do shkoje mire.

    Po e filloj une i pari.
    Une e kalova COVID-19 ne mars te 2020-es, nje jave mbasi te gjitha qeverite neper bote shpallen gjendjen e jashtezakonshme duke kufizuar ēdo levizje/aktivitet jashte mureve te shtepise.
    Si ndodhi? Sipas keshillave te mjekut, une isha personi me pak i rrezikuar per nga mosha dhe shendeti, nga nje infektim i mundshem me COVID-19. Ndaj kryeja rregullisht pazaret per familjaret dhe veten time, laja/dezinfektoja rregullisht duart dhe rrobat, mbaja aq sa mundesha distance me njerezit ne rruge, me
    pak fjale beja tejmase kujdes.
    Dy dite perpara se te shfaqeshin simptomat, fillova te ndjehesha i lodhur e te kisha ftohte kur isha jashte. Ne diten e trete u zgjova me nje koll te thate dhe temperature afro 37grade. Nga ky moment kaluan 10-11 dite derisa gjendja ime u stabilizua. Mjeku, sipas edhe rekomandimeve te OBSH-se, nepermjet kontakteve telefonike, me thoshte te pija vetem paracetamol dhe vitamina. Ne fillim simptomat e para ishin kolla e thate dhe pak temperature. Ne ditet ne vazhdim ketyre iu shtuan, lodhje deri ne keputje, dhimbje e larte koke, dhimbje trupi, mungese oreksi, temperature qe orvatej rregullisht midis 37-38grade (gati 39 e pak maksimumi) dhe me e bezdisura ethe te forta perpara gjumit. Te gjitha keto simptoma nuk me lane asnje dite te flija qofte edhe 5-6 ore i qete. Njekohesisht ajo qe me mundonte me teper gjate gjithe ketyre diteve ishte frika nese do i ndodhte diēka familjareve te mi, meqenese kisha qene ne kontakt me ta rregullisht perpara. Por te jem i sinqerte nje nate mbas nje temperature te larte 39,2, u tremba pak edhe per veten. Pothuajse ēdo dite i kerkoja mjekut te beja testin nese isha infektuar apo jo, mirepo udhezimet ishin te prera ne ate periudhe, testi behej vetem per ata qe kishin mungese ne frymarrje dhe moshat e treta.
    Si perfundim, ne familjen time me persona diabetike, periudhe shtatzanie, azmatike dhe mosha mbi 70 vjeē, i vetmi qe e kaloj Covid-19 (konfirmuar 1 muaj mbas testit serologjik) me simptoma te agravuara (si pasoje humba 10 kile) isha une me i riu dhe me asnje shqetesim/problem shendetesor. Te tjeret tek tuk me ndonje shqetesim te lehte dhe vetem kaq. E them kete per te kuptuar qe ēdokush mund ta kaloje ne forma apo menyra te ndryshme.
    Mendoj se nese do e kaloja Covid-19 sot, periudha rikuperuese bashke me simptomat shoqeruese do kishin qene me te lehta. Jo vetem sepse Covid-19 sot e ka agresivitetin me te ulet (periudhen kur e kalova une ishte teper agresiv) por edhe sepse sot kemi me teper njohuri, mjeket me teper eksperience etj. Ne ate kohe mediat e cilesonin Covid-19 si teper te rrezikshem (qe eshte deri diku) dhe gati vdekjeprures. Gjithashtu epidemiologet e kishin te veshtire te interpretonin shifrat e te infektuarve per ta kuptuar e njohur me mire ate. Ndaj panjohurite asokohe rreth Covid-19, me shkaktuan teper panik e renie morali.
    Kaq sa i takon perjetimit tim, stafeten po iu a leje juve )



    PS: Do ju lutesha te mos ta kthejme kete teme ne diskutim nese duhet apo jo vaksina, a jane masat anti-covid te duhura, etj. Mund te kem edhe une dyshime nese i referohemi masave suedeze apo mjekimit efikas me klorokine te Dr. Didier Raoult ne France, mirepo nuk eshte kjo tema.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. 6 antarėt mė poshtė falenderuan Duke_Of_Arberia pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Albo (19-01-2021),angmokio (23-01-2021),Ingenuous (20-01-2021),Neteorm (20-01-2021),SERAFIM DILO (20-01-2021),Shaboni (26-01-2021)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,532
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Simptomat personale te perjetuara mbas infektimit me Covid-19

    Temė shumė e goditur. Faleminderit qė ndave historinė tėnde me gripin e covid-19. Gėzohem qė e kalove gripin dhe tani je mirė. Njė pyetje kisha unė pėr ty: A ke patur pasoja mė afatgjata me shėndetin pasi kalove gripin e kėtij virusi tė ri? Ka njerėz qė flasin pėr pasoja mė afatgjata, sidomos probleme me mushkėritė e rrugėt e frymėmarrjes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2021 mė 23:56

  4. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,481

    Pėr: Simptomat personale te perjetuara mbas infektimit me Covid-19

    Nuk kam patur asnje shqetesim mbasi kalova gripin Covid-19. Disa dite mbasi u sherova, iu riktheva 100% jetes se meparshme. E njejta situate edhe me familjaret e mi. Analizat e kryera mbas nuk shfaqnin asgje jonormale.
    Mirepo ky virus shfaqet ne forma te ndryshme. Kam patur kolege te cilet e kane kaluar vetem me humbje nuhatje apo shije, qe ju eshte rikthyer gradualisht mbas disa muajsh.
    E rendesishme eshte te ndiqen keshillat mjekesore. Neglizhenca mund te jete fatale per disa. Kete informacion e kam nga kontaktet e vazhdueshme qe kam patur me mjekun mbas infektimit.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Simptomat (shenjat) e Sihrit!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-12-2011, 08:15
  2. Shtatzania dhe simptomat
    Nga ela11 nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 23-11-2010, 14:52
  3. Simptomat e Depresionit
    Nga ricco nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 10:53
  4. Simptomat e diabetit mellito
    Nga titi-a nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 18:13
  5. Poezi e shkruar nga ndjenja te perjetuara
    Nga ergys18 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 13:27

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •