Presidenti Meta lutet në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë: Shërim të shpejtë të gjithë shqiptarëve të prekur nga COVID-19!

Emri:  139508279_3693005804078999_4502134119710866677_o.jpg

Shikime: 1115

Madhësia:  35.4 KB

Presidenti i vendit, Ilir Meta është ndalur sot edhe në Selenicë, posaçërisht në Kishën e Shën Athanasit.

Përmes një statusi në Facebook, Presidenti thotë se ishte aty për t’ju bashkuar lutjeve të banorëve të zonës për shërim të shpejtë e shëndet të plotë për të afërmit e tyre dhe të gjithë shqiptarët e prekur nga COVID-19.

STATUSI I PLOTË
Në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë, e ndërtuar shekuj më parë, për t’ju bashkuar lutjeve të banorëve të zonës për shërim të shpejtë e shëndet të plotë për të afërmit e tyre dhe të gjithë shqiptarët e prekur nga COVID-19.

Mirënjohje At Spiros për përkushtimin e tij ndaj besimtarëve, për t’u dhënë shpresë në këto kohë me sprova të vështira, por jo të pakalueshme.

Për Selenicën dhe për mbarë Shqipërinë ditë më të mira do të vijnë patjetër!

Emri:  139963254_3693005984078981_4618996826150097288_o.jpg

Shikime: 1044

Madhësia:  31.2 KB

Emri:  140357801_3693005900745656_3830149845202681129_o.jpg

Shikime: 857

Madhësia:  35.9 KB

Balkanweb