Lajm i trishtė, ndahet nga jeta nė mėnyrė tė parakohshme anėtari i Akademisė sė Shkencave

Emri:  petraq-petroo.jpg

Shikime: 1915

Madhėsia:  15.7 KB

Ėshtė ndarė nga jeta profesori i njohur i matematikės, Petraq Petro.

Lajmi i hidhur bėhet i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila thekson se studiuesi ėhstė ndarė nga jeta nė mėnyrė tė papritur e tė parakohshme.

Teksa shpreh ngushėllime, ASH thekson se “Petro do tė mbahet mend pėr kontributet e tij shkencore tė vlerėsuara brenda dhe jashtė vendit nė fushėn e matematikės sė specialitetit dhe tė algjebrės, si autor tekstesh shkollore dhe universitare”.

Njoftimi i Akademisė sė Shkencave:

Ndahet nga jeta nė mėnyrė tė parakohshme anėtari i Akademisė sė Shkencave, studiuesi i shkencave matematike akad. Petraq Petro

Petraq Petro, anėtar i Akademisė sė Shkencave qė nga viti 2008, profesor i njohur, matematikan, u nda nga jeta nė mėnyrė tė papritur e tė parakohshme.

Kryesia e Akademisė sė Shkencave u shpreh ngushėllimet e veta anėtarėve tė saj, familjes sė tij shkencore; bashkėsisė sė studiuesve tė shkencave matematike; trupės sė profesoratit tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės ku ai ushtroi veprimtarinė e tij mbi gjysmėshekullore akademike dhe universitare; brezve tė studentėve qė u formuan me dijet dhe etikėn e tij; familjes dhe tė afėrmve qė i la nė pikėllim.

Akad. Petraq Petro do tė mbahet mend pėr kontributet e tij shkencore tė vlerėsuara brenda dhe jashtė vendit nė fushėn e matematikės sė specialitetit dhe tė algjebrės, si autor tekstesh shkollore dhe universitare (jo pak por rreth 25 tituj tė botuar dhe ribotuar duke nisur qė nga viti 1970); si studiues kreativ i fushės qė iu kushtua (mbi 25 artikuj shkencorė tė botuar pjesa mė e madhe jashtė vendit nė revista tė profilizuara me faktor impakti dhe me pranim me konkurrencė); si titullar lėndėsh dhe drejtues i programeve dhe tezave doktorale; si pėrfaqėsues i njohėsve tė matematikės dhe algjebrės nė institucionet mė tė rėndėsishme tė punės dhe kėrkimit shkencor, qė nga katedra deri tek kėshillat dhe komitetet shkencore kombėtare dhe kėshillat botues tė revistave tė profilizuara brenda dhe jashtė vendit.

Nė vitet e fundme ai kryesoi me njė energji komisionin e pėrhershėm tė matematikės qė funksionon pranė Akademisė sė Shkencave.

U prehsh nė paqe miku dhe kolegu ynė i shtrenjtė, i paharruari Petraq Petro.

Balkanweb