Ne, Dardanët e Kumanovës
"Kumanova ka një histori të gjatë e cila daton nga krijimi i kohës dhe jetës.
Banorët e parë të këtij qyteti kanë qenë Ilirët dhe flitej pothuajse e njëjta gjuhë sikurse gjuha e sotshme shqipe.
Kumanova gjendej në provincën Dardane, që në atë kohë përmes rrugës saj të lashtë lidhte rajonin e Panonisë me atë të Pontis.
Në mitologji, Dardani ishte djali i Ilirit si dhe vëllezërit e tij Taulanti, Enkelei, Autarieusi, Maedusi dhe Përhaebusi.
Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Kumanovë dhe Karadak.
Artefaktet e provojnë dhe çertifikojnë prezencën dardane në Kumanovë dhe rrethinë. Në oborrin e muzeut të qytetit ndodheshin deri muaj më parë pllakat dardane (foto) të cilat u larguan brenda natës, në destinim të panjohur!
Kumanovë, të raft pika, mos e le të kaluarën tënde të lavdishme në duar të mohuesve dhe shtrembëruesve të historisë .
FAHRI XHARRA
Krijoni Kontakt