24 – 8 – 2022 /E merkure e javės 21 / VITI 2.
“Pse tė thashė: ‘Tė pashė nėn fik’, po beson”.
Festa e Shėn Bartolomeu, apostul.
UNGJILLI: Gj.1, 45-51.
45 Filipi takoi Natanaelin dhe i tha:“E gjetėm atė, pėr tė cilin shkrou Moisiu nė Ligj dhe Profetėt: Jezusin, birin e Jozefit, nga Nazareti”.
46 “A mund tė dalė gjė e mirė nga Nazareti?” ‑ i tha Natanaeli. “Eja e shih”! ‑ iu pėrgjigj Filipi.
47 Kur Jezusi e pa Natanaelin duke u afruar, tha pėr tė: “Ja njė izraelit i vėrtetė nė tė cilin nuk ka dredhi!”
48 “Nga mė njeh?” ‑ i tha Natanaeli. Jezusi iu pėrgjigj: “Para se tė tė thėrriste Filipi, tė pashė nėn fik!”
49 Atėherė Natanaeli i tha:“Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”
50 Jezusi iu pėrgjigj: “Pse tė thashė: ‘Tė pashė nėn fik’, po beson. Do tė shohėsh mė shumė se kaq!”
51 Dhe shtoi: “Pėr tė vėrtetė, pėr tė vėrtetė po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjėjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”
MEDITIM.
O Jezus, ti mė shqyrton e mė njeh...Dua tė tė adhuroj dhe tė tė takoj.
Ēliroje zemrėn time nga muret qė mund tė kem ndėrtuar rreth saj pėr tė mbrojtur veten.
1 “Ja njė izraelit i vėrtetė nė tė cilin nuk ka dredhi!”
Ne kemi shumė pėr tė mėsuar nga Natanaeli. Jezusi gėzohet kur gjen tek ai "njė izraelit i vėrtetė nė tė cilin nuk ka dredhi!”. Qė Jezusi tė thoshte kėtė, ai duhej tė ishte njė njeri thellėsisht i drejtė, i cili vepron siē mendon. Ai ėshtė gjithashtu mjaft skeptik, nuk e beson atė qė i thotė Filipi, por kurioziteti i tij ėshtė mjaft i ngjallur qė ta ndjekė. Nuk ėshtė Filipi ai qė e bind Natanaelin, por ėshtė Jezusi qė i prek zemrėn atij.
Ungjillizimi mė i mirė nuk konsiston nė bindjen, por nė dėshminė e takimit tonė me Krishtin, pėr tė nxitur njerėzit qė ta kėrkojnė atė. Pastaj ėshtė Zoti qė hap dhe prek zemrat. Kush mė mirė se ai e njeh zemrėn e tė gjithėve dhe di si tė hyjė nė tė? Kur Natanaeli dėgjon komplimentin e Jezusit, ai qėndron nė mbrojtje: "Nga mė njeh mua?”. Fjalėt qė shqipton tregojnė se ai ėshtė njė njeri qė ka ndėrtuar disa barriera rreth zemrės sė tij: tregon racionalizėm, skepticizėm, tendenca pėr mosbesim ėshtė e fortė tek ai. Por Jezusi e njeh atė dhe ai di se si t'i thyejė ato barriera.
2 “Para se tė tė thėrriste Filipi, tė pashė nėn fik!”
Jezusi mundi t'i ngjallte kureshtjen, duke i treguar se e njeh dhe se e vlerėson. Ai nuk e pranon humbjen pėrballė reagimeve mbrojtėse tė Natanaelit, pėrkundrazi: “Para se tė tė thėrriste Filipi, tė pashė nėn fik”. Kush e di se ēfarė ndodhi nėn atė fik? Kėtė e dinė vetėm Natanaeli dhe Jezusi, por duhet tė ketė qenė diēka shumė intime qė Natanaeli tė reagojė duke thėnė: “Rabi, ti je Biri i Perėndisė! Ti je mbreti i Izraelit!” Jezusi i theu barrierat e tij dhe e ēoi nė konvertim duke i treguar se ėshtė ai tė cilit nuk i fshihet asgjė, qė jeton nė intimitetin e njeriut, qė i njeh tė gjitha dėshirat, tė gjitha mendimet e tij dhe tė gjitha lėvizjet e zemrės sė tij.
Takimi midis Natanaelit dhe Jezusit na tregon se Zoti na njeh mė mirė se ne dhe se ai ėshtė i vėmendshėm ndaj lėvizjes mė tė vogėl tė brendshme tė shpirtit tonė. Tė mos vendosim asnjė pengesė mes nesh dhe atij, tė mos kemi frikė, tė mos tregojmė mosbesim pėrballė shpalljes sė Ungjillit, por tė hapemi para pranisė sė Zotit. Dhe nėse nuk mundemi, Natanaeli na dėshmon se Jezusi di si tė na kėrkojė dhe si t'i hapė zemrat tona. Ashtu si ai, ne mund tė pėrgjigjemi nėse jemi tė sinqertė me veten tonė.
O Zot, ti je mbret...Ti mė udhėheq tek ti, nė jetė.
Krijoni Kontakt