10-6-2021/E ENJTĖ JAVA 10/UNGJILLI: Mt 5, 20–26.
LUTJA: Ps 84.
11 Mėshira dhe e vėrteta do tė pėrpiqen,
drejtėsia e paqja do tė merren ngrykė.
12 E vėrteta do tė mbijė nga toka
e drejtėsia do tė shikojė prej qiellit.
3 Sepse Zoti ka pėr tė dhėnė ēdo tė mirė
edhe toka jonė do ta japė frytin e vet.
14 Drejtėsia do t’i shkojė pėrpara
dhe do t’u tregojė udhėn hapave tė tij.
LEXIMI UNGJILLIT: Mt 5, 20–26.
20 Sepse, unė po ju them: nėse drejtėsia juaj nuk do tė jetė mė e madhe
se drejtėsia e skribėve dhe e farisenjve, nuk do tė hyni nė Mbretėrinė e qiellit.”
21 “Keni dėgjuar se u qe thėnė tė vjetėrve: ‘Mos vra!’ Kush vret do tė jetė pėrgjegjės para gjyqit.
22 E unė po ju them: Kushdo zemėrohet kundėr vėllait tė vet, do tė jetė pėrgjegjės para gjyqit;
e kush t’i thotė vėllait tė vet: ‘Budalla’, do tė jetė pėrgjegjės para Sinedrit;
kush t’i thotė: ‘I marrė’, do tė pėrgjigjet nė zjarrin e ferrit.
23 Pra, nėse e sjell dhuratėn tėnde pėr ta kushtuar nė lter e aty tė bie nė mend se yt vėlla ka diēka kundėr teje,
24 lėre dhuratėn tėnde aty para lterit, shko e pajtohu mė parė me vėllain tėnd e pastaj eja e kushtoje dhuratėn tėnde! 25 Rregullohu shpejt me kundėshtarin tėnd sa tė jesh ende nė udhėtim me tė,
qė kundėrshtari tė mos tė tė dorėzojė te gjykatėsi e ky te rojtari i gjyqit, qė tė mos tė ndryejnė nė burg.
26 Pėr tė vėrtetė po tė them: s’do tė dalėsh prej andej para se ta paguash edhe paranė mė tė fundit”.
MEDITIMI
"Shko e pajtohu mė parė me vėllain tėnd" do tė thotė: bėj paqe mes vetes dhe tjetrit, vėllait ose armikut, dhe atėherė do tė pėrjetosh risinė e Ungjillit, do tė marresh pjesė nė mbretėrinė e qiellit. Jezusi kėrkon tė bind ithtarėt e tij qė ata t'i pėrmbahen ligjit tė ri. Kėshtu qė "Ti nuk do tė vrasėsh" nuk kufizohet nė aktin ekstrem, por shtrihet nė ofendime dhe nė gjykime tė kėqija ndaj vėllezėrve. Papa Franēesku argumenton se mungesa e dashurisė ėshtė hapi i parė pėr tė vrarė dhe mosvrasja ėshtė hapi i parė pėr tė dashur. Njė mėnyrė pėr tė shmangur vrasjen me mendime dhe fjalė? Qė nga orėt e para tė ditės, posa tė ngrihemi, tė fillojmė tė ushqejmė mendjen dhe zemrėn me mendime dhe me ndjenja plot me dashuri pėr" njerėzimin, krijimin, miqtė... madje edhe armiqtė. Mund tė bėhet kjo gjatė lutjes sė mėngjesit, duke hyrė thellė nė kėtė dėshirė. Nėse mendimet e mia janė plot dashuri pėr tė tjerėt, atėherė unė do tė jem nė gjendje tė njoh tė gjithė bukurinė dhe kuptimin e jetės. Unė do tė jem nė gjendje tė shoh tek vėllai gjėrat e mira qė e karakterizojnė dhe mėshira e Zotit do tė fillojė tė veprojė. Jeta ime dhe e atyre pėrreth meje do tė jetė e mbushur me hir dhe paqja do tė zgjerohet dhe do tė "infektojė" tė tjerėt dhe vetė krijimin. Tė jesh nė gjendje tė pajtohesh me ata qė kanė diēka kundėr teje ėshtė vėrtet diēka e jashtėzakonshme, njė hir qė tė bėn tė pėrjetosh lumturi!
VAZHDO MEDITIMIN.
Zoti ėshtė Shpirt
e aty ku ėshtė Shpirti i Zotit, aty ėshtė edhe liria.
E ne tė gjithė, tė cilėt, me fytyrė tė zbuluar,
bredhim lavdinė e Zotit,
me anė tė Shpirtit tė Zotit,
shndėrrohemi nė tė njėjtėn trajtė ‑
nga lavdia nė lavdi.
(2Kor. 3,17-18).
Krijoni Kontakt