18-9-2021/E SHTUNĖ JAVA 24/UNGJILLI: Lk. 8, 415.
LUTJA: Ps 100.
2 Toka mbarė le ti brohoritė Zotit,
shėrbejini Zotit me hare,
dilni para tij me brohoritje!
3 Dijeni mirė se vetėm Zoti ėshtė Hyj:
Ai na krijoi e atij i pėrkasim:
jemi populli i tij dhe delet e kullosės sė tij.
4 Hyni nėpėr dyert e tija duke i dhėnė lavd,
hyni nė treme tė tija e kėndoni himne,
lavdėrojeni e madhėrojeni Emrin e tij!
5 Sepse i mirė ėshtė Zoti,
e amshuar dashuria e tij,
nga breznia nė brezni besnikėria e tij.
LEXIMI I UNGJILLIT: Lk. 8, 415.
4 Si u tubua turmė e madhe e popullit, qė erdhėn nga qytete tė ndryshme tek ai, Jezusi foli nė shėmbėlltyrė:
5 Doli mbjellėsi pėr tė hedhur farėn. E, ndėrsa po hidhte farėn, disa kokrra ranė pranė udhės: u shkelėn dhe i hėngrėn zogjtė e qiellit.
6 Disa tė tjera ranė nė gurishte; mbinė, por u thanė, sepse nuk kishte lagėshtinė.
7 Disa ranė nė ferra; ferrat, duke u rritur bashkė me to, ua morėn frymėn.
8 Kurse disa tė tjera ranė nė tokė tė mirė; mbinė e dhanė fryt njėqind fish. Kur i tha kėto fjalė, theksoi: Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!
9 Nxėnėsit e tij e pyetėn ēka do tė thotė ajo shėmbėlltyrė.
10 Ai iu pėrgjigj: Ju e keni dhuratė dijen e mistereve tė Mbretėrisė sė Hyjit, kurse tė tjerėve u paraqitet vetėm nė shėmbėlltyra, qė: Tė shikojnė e tė mos shohin, tė dėgjojnė e tė mos kuptojnė.
11 Ky ėshtė vėshtrimi i shėmbėlltyrės sė mbjellėsit: Fara ėshtė fjala e Hyjit.
12 Ato pranė udhės, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn, por pastaj u vjen djalli dhe ua nxjerr nga zemra fjalėn, qė tė mos besojnė e tė mos shėlbohen.
13 Ato nė gurishte, janė ata qė, kur e dėgjojnė Fjalėn e pranojnė me gėzim, porse nuk kanė rrėnjė: pėr disa kohė besojnė, por kur vjen koha e tundimit, e lėnė fenė. 14 Ato nė ferra, janė ata qė e dėgjuan, por ende nė udhė, ua zėnė frymėn kujdeset tokėsore, pasuritė dhe kėnaqėsitė e jetės e nuk japin fryte tė pjekura.
15 Ato nė tokė tė mirė, janė ata qė e dėgjojnė Fjalėn dhe e ruajnė nė zemėr tė mirė e bujare dhe japin fryt me qėndrueshmėri.
MEDITIMI.
KA shumė njerėz rreth Jezusit, njerėz qė vijnė nga fshatrat e afėrta dhe tė largėta pėr ta dėgjuar. Kush e di nėse do ta ketė ndjerė zemrėn e tij tė dridhej, duke parė atė turmė, i vetėdijshėm pėr rolin e mbjellėsit, qė e shtynte tė hedhėte fara me bollėk duke mos pasur para shysh shpenzimet, nė njė tokė pak a shumė mikpritėse dhe tė pėrgatitura. Ndoshta ai imagjinoi se ato qė tani ishin vetėm sytė dhe veshėt e vėmendshėm, do tė bėheshin fusha tė plota me kallinj. Ai me siguri do t'i ketė duartrokitur me hare.
Vėmendja dhe dėgjimi janė hapi i parė. Ka shumė rreziqe nė procesin qė ēon nga mbjellja nė korrje: thatėsia e tokės, djalli grabitqar qė vjedh farėn sepse ai do tė donte vetėm tokė tė shterpė dhe tė djegur, veset dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote qė pengojnė mbirjen e farės. Dėgjimi nuk ėshtė i mjaftueshėm: duhet pėrkushtim pėr tu ruajtur, kripėrat e pėrulėsisė, kėmbėnguljes dhe mirėsisė qė fekondojnė tokėn. Duhet aftėsia pėr tė dalluar dhe zgjedhur tė mirėn, nė ushtrimin e lirisė sė plotė qė Zoti na lė.
Fara teston tokėn. Nga cili terren jam bėrė?
VAZHDO MEDITIMIN.
Nuk mund tė jemi tė krishterė
nėse jemi mbjellės i luftės nė familje,
nė lagje, nė vendin e punės.
Zoti na dhėntė Shpirtin Shenjt qė tė qėndrojmė nė Tė
dhe tė na mėsojė tė duam me thjeshtėsi,
e tė mos bėjmė luftėra me tė tjerėt.
(Papa Franēesku).
Krijoni Kontakt