16 – 9- 2022/E PREMTE E JAVĖS 24/VITI 2.
Nė udhėtim pėr tė shpallur Lajmin e mirė
Shėn Korneli, papė dhe shėn Ēipriani, ipēeshkėv, martirė.
UNGJILLI: Lk. 8, 1-3.
1 Pastaj Jezusi pėrshkoi qytete e fshatra duke predikuar e duke kumtuar Ungjillin e Mbretėrisė sė Hyjit. E pėrcillnin tė Dymbėdhjetėt
2 dhe disa gra qė kishin qenė shėruar nga shpirtrat e ndytė e sėmundjet: Maria e quajtur Magdalenė, prej tė cilės pati dėbuar shtatė djaj,
3 Gjonia, e shoqja e Huzės, kujdestarit tė Herodit, Suzana dhe shumė tė tjera qė me pasuritė e veta e ndihmonin Jezusin e nxėnėsit.
MEDITIM.
Me gjithė zemrėn time, unė dėshiroj tė udhėtoj me ty dhe me apostujt tė tu pėr tė shpallur Ungjillin. Mė mėso e mė jep forcėn tė vazhdoj kėtė udhėtim ēdo ditė.
1.”Jezusi pėrshkoi qytete e fshatra duke predikuar e duke kumtuar Ungjillin e Mbretėrisė sė Hyjit”.
Zot, ėshtė nė thjeshtėsi dhe shkėputje nga tė gjitha tė mirat materiale qė kalon nėpėr qytetet dhe fshatra, pėr tė shpallur Mbretėrinė e Perėndisė, njė Mbretėri ku dashuria ēliron dhe shėron zemrat tona tė plagosura, njė Mbretėri ku dashuria fal dhe lartėson, njė Mbretėri ku dashuria sjell ngushėllim dhe rikthen dinjitetin dhe jetėn. Jezu Krisht, ti je ai qė vjen tė mė takosh sot.
2.”E pėrcillnin tė Dymbėdhjetėt dhe disa gra
qė kishin qenė shėruar nga shpirtrat e ndytė e sėmundjet”.
Zot Jezus, ti hyre nė njė marrėdhėnie me secilin prej apostujve tė tu si dhe me secilėn nga kėto gra dhe jeta e tyre u transformua nga ti, nga prania jote, nga fjala jote, nga mirėpritja jote, nga dėgjimi yt, nga dashuria jote. Pas kėtij takimi, zemrat e tyre kishin etje pėr ty, dėshira e tyre ishte tė tė ndiqnin, tė ecnin me ty dhe gjithashtu t'u bėnte tė njohur lajmin e mirė tė Mbretėrisė sė Perėndisė njerėzve tė tjerė. Ata hoqėn dorė nga gjithēka qė tė tė ndiqnin! Ti dėshiron tė lidhesh me secilin prej nesh personalisht. Ti i njeh zemrat tona dhe pėr ēfarė kanė nevojė dhe na do pa kushte. A jam nė gjendje tė mbaj njė moment heshtjeje pėr tė tė mirėpritur nė zemrėn time dhe pėr tė lejuar qė vetė tė transformohem nga ti? Pėr ēfarė ka nevojė zemra ime tani? Pėr dashurinė, pėr dėgjimin, pėr paqen, faljen, dhe ēlirimin...?
3.” Maria e quajtur Magdalenė, prej tė cilės pati dėbuar shtatė djaj,
Gjonia, e shoqja e Huzės, kujdestarit tė Herodit, Suzana dhe shumė tė tjera”.
Shėn Luka merr kohė pėr tė emėruar kėto gra qė shoqėronin Jezusin dhe, nė tė njėjtėn mėnyrė, pėr t'u dhėnė atyre vendin e tyre tė plotė. Edhe nėse, nė kohėn e Jezusit, predikimi i fjalės sė Zotit ishte rezervuar pėr burrat, risia me Jezusin ishte se fjala e tij u drejtohej tė gjithėve dhe se askush nuk ishte pėrjashtuar nga zemra e Zotit.
Sot na mbush me gėzim duke ardhur tek ne, qofsh i bekuar, Qengji i Hyjit!. Tė ushqyer nga Fjala jote, ti na dėrgon pėr tė shpallur Lajmin e mire tė dashurisė, paqes, faljes dhe gėzimit, qė janė njė dhuratė e Hyjit Atė.
Krijoni Kontakt