3-12-2021/E PREMTE JAVA E PARĖ AVV/UNGJILLI: Mt. 9, 27–31.
Shėn Frani Xavier.
LUTJA: Ps 27.
1) Zoti ėshtė drita ime dhe shpėtimi im,
kė do tė kem frikė?
Zoti ėshtė mbrojtėsi i jetės sime,
para kujt do tė dridhem?
4 Pėr njė gjė tė vetme i lutem Zotit,
vetėm atė ia kėrkoj
qė tė jetoj nė Shtėpinė e Zotit
tė gjitha ditėt e jetės sime,
qė ta shijoj kėnaqėsinė e Zotit
e ta vėrej Shtėpinė e Zotit.
13 Besoj se do t’i shijoj tė mirat e Zotit
nė tokėn e tė gjallėve.
14 Shpreso nė Zotin: bėhu burrė!
Ji zemėrfortė e prite Zotin!
LEXIMI I UNGJILLIT: Mt. 9, 27–31
27 Kur Jezusi u nis prej andej, shkonin pas tij dy tė verbėr duke bėrtitur e thoshin: “Ki mėshirė pėr ne, Biri i Davidit!”
28 Kur arriti nė shtėpi, tė verbėrit iu afruan e Jezusi u tha: “A besoni se mund ta bėj kėtė gjė?” Ata iu pėrgjigjėn: “Po, Zotėri!”
29 Atėherė ua preku sytė e tha: “U bėftė sipas besimit tuaj!”
30 Dhe atyre iu ēelėn sytė. Atėherė Jezusi i urdhėroi: “Kini kujdes! Askush tė mos e dijė!”
31 Por ata, posa dolėn, e pėrhapėn zėrin pėr tė nėpėr mbarė krahinėn.
MEDITIMI:
Jezusi takohet me dy tė verbėr, tė cilėt i pėrkasin kategorisė sė tė varfėrve, dhe ishin tė pėrjashtuar nga disa vende, si tempulli, por qė prisnin ēlirimin e premtuar nga Zoti. Dy tė verbėrit i drejtohen Jezusit me njė lutje shumė tė pėrsėritur nė ungjillin e parė dhe e quajnė "Biri i Davidit". Ky titull thotė njohjen e identitetit mesianik tė Jezusit, i cili shėron dy tė verbėrit vetėm pasi provokon besimin e tyre. Pyetja e Jezusit pastron imazhin qė njerėzit mund tė kenė pėr tė: shėrimi nuk ėshtė i lidhur me njė gjest magjik, por me besimin nė plotfuqinė e tij. Hapja e syve tė tė verbėrve dhe kthimi i fjalės memecėve janė vepra qė dėshmojnė ardhjen e mbretėrisė sė Perėndisė. Mė pas shfaqet ftesa e Jezusit pėr tė mos bėrė publike shėrimin e marrė. Ky ėshtė qėndrimi qė ai mban nė lidhje me tė ashtuquajturin sekret mesianik: Jezusi nuk dėshiron publicitet, ai shmang vėmendjen e njerėzve. Kėrkon atė heshtje qė ėshtė normale kur jemi nė prezencėn e Hyjit, njė hapėsirė pėr njė jetė tė brendshme shpirterore. Dy tė verbėrit, megjithatė, nuk mund ta mbajnė sekretin. Dhurata qė kanė marrė, ėshtė shumė e madhe. Mirėnjohja ndaj atij qė u ka rikthyer jo vetėm shikimin, por edhe dinjitetin, ėshtė e papėrmbajtshme.
VAZHDO MEDITIMIN.
Zoti im, e kuptoj qė Ti mund tė ndriēosh errėsirėn time,
dhe se vetėm Ti mund tė bėsh atė.
Unė dua qė bėhet drita nė errėsirėn time.
Nuk e di nėse Ti do tė duash atė,
por fakti qė ti mund tė bėsh atė
dhe unė e dua atė,
mjafton pėr tė justifikuar lutjen time.
(Kardinali John Henry Newman)
Krijoni Kontakt