Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Cili është morali i jetës suaj?

    E hapa këtë temë, për të parë se me çfarë morali e jetojnë jetën e tyre shqiptarët në këtë epokë të lirisë. Morali është busulla e orientimit të gjithësecilit në lidhje me atë që ne e perceptojmë si të drejtë apo të gabuar, të bukur apo të shëmtuar. Për të ndihmuar diskutimin, po ju shtroj pyetjet e mëposhtme që mund t'ia bëni vetes dhe përgjigjet mund ti hidhni në vazhdim në këtë temë:

    - A ju ka shkuar ndonjeherë në mendje kjo pyetje në lidhje me moralin e jetës suaj?
    - Cila është përgjigjia që i keni dhënë kësaj pyetjeje?
    - Cili është burimi apo ku është bazuar morali juaj personal si njeri i lirë?
    - A është morali i rëndësishëm në jetën tuaj?

    Edhe pse tema është e hapur për diskutim, ju ftoj që të lexoni mendimin e antarëve mbi këtë çështje, por mos i paragjykoni apo komentoni mendimin që ata shprehin. Vlera e kësaj teme nuk janë komentet mbi moralin e të tjerëve, por ajo që ju vetë keni për të thënë për moralin tuaj si njeri i lirë. Ju ftoj të lexoni në heshtje mendimet e shprehura nga antarët e forumit.

    Albo

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (17-01-2021)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Cili është morali i jetës suaj?

    Personalisht, ka kohe qe brenda vetes i kam dhene nje drejtim "moralit" tim, nepermjet parimeve personale. Per mua morali i mirefillte nuk ka kuptim, ajo qe per mua eshte e moralshme nuk eshte per ty dhe anasjelltas. Zakonisht nje akt i moralshem nga nje i pamoralshem e identifikojne nga qenia akt i mire apo i keq.
    Ne fakt dhe perkufizimi i se mires dhe se keqes eshte analog me moralin.

    Qe te mos e zgjat, se fundja mund te flas vetem per vete ne kete drejtim, morali im eshte ky:

    1) e keqja = nderhyn ne jeten e tjetrit , per keq apo per mire qofte, nese ai nuk ta kerkon.

    2) e mira = ç'do veprim nga i cili nuk i sjell dem askujt, vrit veten, drogohu, mekato sa te doje qejfi, per sa kohe nuk i bie me qafe te tjereve.

    P.s besoj se sikur njerezit te ishin me te ndergjegjshem ne kete drejtim, bota do ishte goxha nje vend me i mire.

Tema të Ngjashme

  1. Cila eshte frika me e madhe e jetes suaj?
    Nga pranvera bica në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 279
    Postimi i Fundit: 09-11-2023, 06:36
  2. Cili është morali i ateistëve?
    Nga )un( në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 21-06-2008, 15:30
  3. Heronjtë e jetës suaj...
    Nga DI_ANA në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-11-2007, 12:23
  4. Tregoni historite e jetes suaj!
    Nga tekla/mrapsht në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-01-2004, 13:22
  5. Cili eshte morali i kesaj barcolete
    Nga benseven11 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2003, 23:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •