E hapa këtë temë, për të parë se me çfarë morali e jetojnë jetën e tyre shqiptarët në këtë epokë të lirisë. Morali është busulla e orientimit të gjithësecilit në lidhje me atë që ne e perceptojmë si të drejtë apo të gabuar, të bukur apo të shëmtuar. Për të ndihmuar diskutimin, po ju shtroj pyetjet e mëposhtme që mund t'ia bëni vetes dhe përgjigjet mund ti hidhni në vazhdim në këtë temë:
- A ju ka shkuar ndonjeherë në mendje kjo pyetje në lidhje me moralin e jetës suaj?
- Cila është përgjigjia që i keni dhënë kësaj pyetjeje?
- Cili është burimi apo ku është bazuar morali juaj personal si njeri i lirë?
- A është morali i rëndësishëm në jetën tuaj?
Edhe pse tema është e hapur për diskutim, ju ftoj që të lexoni mendimin e antarëve mbi këtë çështje, por mos i paragjykoni apo komentoni mendimin që ata shprehin. Vlera e kësaj teme nuk janë komentet mbi moralin e të tjerëve, por ajo që ju vetë keni për të thënë për moralin tuaj si njeri i lirë. Ju ftoj të lexoni në heshtje mendimet e shprehura nga antarët e forumit.
Albo
Krijoni Kontakt