Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Deformimi i Gjuhës Shqipe ndër vite, nga politika...

    Gjuha shqipe, pasuria më e madhe e identitet kombëtar është në rrezik. Ajo kanoset nga ndikimi i anglishtes por edhe nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

    Investigimi i Top Story nxjerr zbuluar dokumente zyrtare, siç janë vendimet e gjykatave, që janë publikuar me vendime skandaloze.

    Politikanët, artistët dhe figura të ekranit, flasim me terma të huaj në masë të madhe. Gjuha shqipe po tkurret e fjalëve të saj po u venitet shkëqimi.

    Mbi 500 mijë fjalë të huaja janë futur pa doganë në gjuhën shqipe, ndërkohë fjalori ynë ka vetëm 48 mijë fjalë shqip.

    Dokumentari tregon sesi qeveritë Berisha dhe Rama kanë shkatërruar Institutin e Gjuhësisë.

    Top Channel

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-01-2021 më 00:21

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Deformimi i Gjuhës Shqipe ndër vite, nga politika...

    Pasi e pashë dokumentarin të plotë, bie dakord me problemin që ata ngrenë, por nuk bie aspak dakord me zgjidhjet që ata ofrojnë për këtë problem. Diktati i dhunshëm ligjor karshi shkeljeve gjuhësore nuk mund të jetë zgjidhje e problemit. Eshtë mentalitet i prapambetur komunist ku shteti i jep zgjidhje çdo problemi me një të rënë të lapsit. Janë njerëzit që e duan dhe vlerësojnë gjuhën shqipe që duhet të marrin rolin kryesor në ruajtjen e saj. Qofshin këta njerëz ekspertë në fushën e gjuhësisë, apo shqiptarë të thjeshtë. Ka shumë gjëra që ne mund të bëjmë për ta ruajtur, trashëguar, e pasuruar gjuhën shqipe.

    Shteti duhet të investojë në fushën e gjuhësisë, sidomos në krijimin e një fjalori të ri modern, që përmban shumë fjalë që kanë hyrë në epokën e teknologjisë dhe Internetit. Por investimi i shtetit nuk duhet të bëhet qorrazi, duke mbajtur në punë gjuhëtarë që nuk kanë botuar një studium shkencor mbi gjuhën shqipe në vite e dekada. Shteti për mendimin tim duhet të sponsorizojë punën kërkimore të gjuhëtarëve më të mirë të shqipes, qofshin këta brenda apo jashtë vendit. Shteti duhet të krijojë projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare, si përpilimi i një fjalori të ri modern të shqipes, që nuk përmban vëtëm 48,000 fjalë. Projekte të tjera për studimin e fjalëve të shqipes së vjetër, apo projekte se si fjalët e reja që po hyjnë në gjuhën shqipe nga gjuhë të huaja si anglishtja. Shteti duhet të ofrojë një shumë parash si fond për të sponsorizuar punën kërkimore të studiuesve të kësaj fushe, por duhet të caktojë një afat përfundimi të këtij projekti. Fondet do të mbulojnë shpenzimet e punës kërkimore të studiuesve. Shteti duhet edhe ti ndihmojë këta studiues që të mund të kenë mundësi të përfitojnë financiarisht nga shitja e fjalorëve dhe librave të tyre, duke u parablere një sasi të konsiderueshme kopjesh të atij libri para se të dali në treg. Kjo siguron mbështetjen financiare dhe pavarësinë shkencore të këtyre studiuesve që nuk janë më të varur nga politika apo ndryshimet e pushtetit. Nuk kanë as pse punojnë në një institucion shtetëror, pasi të ardhurat nga puna e tyre shkencore do të mbulojnë shpenzimet e tyre.

    Ideja tjetër që pata teksa shikoja dokumentarin, është për ne bletët puntore të forumit, që e kemi lëvruar shqipen të parët në Internet që në vitin 1998, që të bëjmë punën tonë për identifikimin dhe dokumentimin e fjalëve të huaja që kanë hyrë në përdorim në gjuhën shqipe. Ne shumë mirë mund të vendosim në krah të çdo fjale të huaj, fjalën e gjuhës shqipe. Kjo do të na ndihmojë të gjithë ne, si dhe gjithë shqiptarët që duan të ruajnë e trashëgojnë gjuhën shqipe. Dhe si antarë të forumit, le të bëjmë një përpjekje për të shkruajtur një shqipe sa më të pastërt e sipas gramatikës, pasi ne nuk e kuptojmë, por shqipja që ne shkruajmë në faqet e forumit, ndihmon shumë lexuesit e mendimit tonë të mësojnë shqip. Gjithashtu, nëse nuk shkruajmë një shqipe standarde, jemi duke kontribuar në përkeqësimin e gjuhës shqipe.

    Më fajtorët nga të gjithë për mendimin tim janë mediat e shkruara dhe vizive. Duke qenë se shqiptarët shpenzojnë kohë duke lexuar e dëgjuar shqipen e tyre, ato duhet të vetëndërgjegjësohen në atë pikë për të kuptuar se çfarë dëmi po i shkaktojnë shoqërisë shqiptare. Bëni një përpjekje për të korrigjuar gabimet tuaja, sidomos kur vjen fjala tek përdorimi i fjalëve të huaja, dhe shqiptimi i fjalëve shqip me theks amerikan. Në mendjet tuaja mbase ju duket sikur e shisni veten në sytë e publikut shqiptar si të kulturuar. Në sytë e këtij emigranti shqiptar që ka 23 vjet që jeton në Amerikë, jeni duke e shitur vetën si provincialë të pandreqshëm.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. ForumiShqiptar ndër vite..
    Nga Neteorm në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2017, 19:25
  2. Shqipëria ndër vite..
    Nga Neteorm në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2017, 21:13
  3. Foto nga Korca ndër vite.
    Nga Archon në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-02-2013, 05:25
  4. Ndër vite...
    Nga Elna Durrësi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-11-2009, 15:14
  5. Filozofia nder vite !
    Nga Pratolini në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 19:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •