Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Problemet që hasen gjatë strategjisë SEO

    Emri:  85de25c1484f7b06ebf3df381aec33626cf2cf73.jpg

Shikime: 840

Madhësia:  18.8 KB

    Problemet që hasen gjatë strategjisë SEO
    SEO ( Search Engine Optimization) është një teknike shumë e përdorur kohët e fundit. Si një nga fushat më të gjera të marketingut dixhital, është kthyer në një teknike të rëndësishmë. Një kryefjalë në ditet e sotme, ku shumë kompani fokusohen totalisht në këtë strategji.

    Shoqëria jonë që prej vitesh ofron shërbime të tilla ka disa këshilla për ju. Aty ku detajet bëjnë diferencën, Forumi ju tregon problemet që hasen zakonisht gjatë stratëgjive SEO .

    1.Titujt dhe Meta Description

    Shumë herë anashkalohet rëndësia e Titujt ( heading 1 zakonisht ) dhe Meta Description. Këto dy element konsistojnë në vendosjen e titujve zakonisht në homepage dhe të përshkrimit META ( përshkrimi specifik i faqes që po optimizohet )

    Nëse strategjia SEO ka një fillim për t’u zbatuar gjithë hapat, titujt dhe meta description janë hapi i parë dhe më i thjeshtë.

    2.Redirektimet e brendshme

    Është një nga teknikat më të zakonshme të përdorura. Redirektet brenda faqes janë një masë e cila, është shumë e preferuar nga robotat e google. Problemi qëndron që shumë herë, këto linqe dëmtohen, ose fshihen. Në momentin që linqet e brendshme nuk janë më aktive, konfigurimi SEO nuk është më aktiv.

    Si një masë që e demton faqen, duhet gjithmonë të kemi parasysh, që linqet ti kontrollojmë herë pas hërë ose duhet të aktivizojmë redirektimin automatik të linqeve. Forumi.im mund t’iua ofroj këtë.

    3.Mjetet matëse të performancës

    Tashmë në botën moderne të internetit, mjetet metrike matëse janë një vegël e domosdoshme. Shumë ekspert SEO zgjedhin mos të përdorin aplikacione si Google Analytics , Google Search Console , etj etj.

    SEO është një strategji që do monitorim 24/7 për të përcaktuar sa më saktë, të gjitha zgjidhet që duhen fokusuar.

    Sa herë përcaktojmë teknikët SEO ndaj një faqeje duhet se sbën të mbajmë një sistem monitorimi për të marrë më të mirën e gjithë fushatave të reklamimit. Informacioni mbi vizitorët tuaj është një thesar i padiskutueshëm.

    4.Përmbajtja e faqes është sekreti

    Sado profesionist mund të jeni në lidhje me strategjite SEO dhe fushatat e reklamimit, përmbajtja e uebfaqes është mjaft determinante.

    Nëse një faqe nuk ka përmbajtjen e duhur, me tekste SEO të orientuara, me respektimin e limiteve të fjalëve, strategjitë SEO do dështojnë. Artikujt ose tekstet e ndërtuara për të qënë sa më SEO friendly mund t’iu japin rezultate të shkëlqyera. Respektimi i gjithë mënyrës se si ndërtohet një artikull, tekst SEO friendly, nuk duhet të anashkalohet asnjëherë. Diferenca ndërmjet dy uebfaqeve me artikuj SEO friendly dhe artikujve jo të mirë mund të kontrollohet. Ka shumë programe të ndryshmë që mund të masim sesa të mirë ndërtuar janë artikujt dhe përmbajtja e tyre.

    5.“Kanibalizimi” i fjalëve kyçe

    Fjalët kyce janë oksigjen i strategjitve SEO. Është masa më funksionale e gjithë platformave të reklamimit të bazuara në optimizimin e motorrëve të kërkimit.

    Të përdorësh fjalë kycë që kanë rezultuar pas kërkimevë të shumta është një metodë që, sjell shumë benefite për uebfaqen tonë. Cuditërisht “kanibalizimi” i fjalëve kyce është një problem që ndodh shpesh ne faqet ueb. Kanibalizimi i kejuordeve ka të bëj, më faqet e shumta të faqes suaj web, të cilat kanë të njëjtat fjalë kyçe. Kjo do të thotë, që faqja juaj SHERBIME, ka të njëjtat fjale kyçe me faqen tuaj RRETH NESH. Është një gabim që Google nuk e toleron dhe e “denon” duke e renditur shume poshtë si kërkim.

    Gjithmonë duhet të fokusoheni ti bindeni gjithë rregullave të Google me përpikmëri për ta renditur faqen sa më lart. Në cdo rast që nuk zbatohen rregullat rezultatet janë fatale për renditjen e faqes suaj./pcworld
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 16-01-2021 më 10:40

  2. #2
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709

    Për: Problemet që hasen gjatë strategjisë SEO

    sugjerime te mira, nese doni mund te lexoni me shume sugjerime ne mesime seo shqip pasi ajo nuk eshte vetem zemra per te dale ne vend te pare por edhe damaret

Tema të Ngjashme

  1. Deda: Zgjedhjet serbe, fundi i strategjisë për veriun
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2010, 08:06
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-05-2007, 04:00
  3. Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Problemet e adoleshentëve
    Nga bAsKiA në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 17:52
  5. Problemet e Shqiperise?
    Nga Veshtrusja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •