Emri:  kim-mehmeti-1-750x375.jpg

Shikime: 319

Madhėsia:  15.3 KB

Nga Kim Mehmeti –

Ka burrėshtetas qė e han dhe e harxhojnė popullin dhe vendin e vet dhe, ka burrėshtetas qė e begatojnė vendin dhe qė i sigurojnė tė mira popullit tė vet.
Darka ne Dubai e shpalosi atė qė dihet prej moti: ‘Rilindėsit’ janė drejtues shteti tė llojit qė e han dhe harxhojnė popullin e vet, andaj nė Shqipėri nga dita nė ditė pakėsohet populli e zvogėlohet deti dhe, e vetmja qė ėshtė nė rritje janė varrezat greke dhe hapėsirat e mbjella me hashash.
Pastaj ka burrėshtetas qė i kanė frikė elitat e popullit tė vet, sepse ato as shiten as blihen, se ato nuk tė lejojnė tė tallesh me popullin dhe, ka burrėshtetas qė nuk e kanė frikė popullin e vet, siē janė kėta tė ‘Rilindjes’, e tė cilėt besojnė se elitat shqiptare shiten e blihen si qoftet te restoranti i Nusretit nė Dubai.
Darka nė Dubai tregoi se ‘Rilindėsit’ nuk e kanė frikė popullin e vet sepse i kanė nėn kontroll edhe shumicėn e atyre qė dalin nėpėr ekranet televizive, ku ia thonė popullit atė qė ai donė ta dėgjojė, e qė pastaj tė papenguar tė bėjnė atė qė ua kėrkon Piktori.
Pėrgjigjen e pyetjes pse “Rilindėsit” janė aq mospėrfillės ndaj popullit tė vet dhe, pse nuk kanė frikė as gjykatėn publik as atė ku pėrgjigjesh sipas ligjit, duhet kėrkuar nė tė vėrtetėn se Piktori edhe pse popullit nuk i premtoi asgjė, votuesit ia dhanė timonin e tepsinė, qė Shqipėrinė ta ēojė nga tė dojė pa i ndėrhyrė njeri dhe qė tė jetė i vetėm nė sofėr.
Andaj ėshtė naive tė presėsh qė ta respektojė e ta ketė frikė popullin e vet njė Kryeministėr tė cilit i jepet edhe timoni edhe tepsia, duke e ditur se ai nuk ėshtė i aftė tė drejtojė njė makinė tė rėndomtė, e le mė popullin dhe vendin.
Sidoqoftė duhet shpresuar se shqiptarėt e Kosovės e kanė kuptuar gabimin e vėllezėrve tė mėmėdheut dhe nė zgjedhjet e shkurtit do dinė tė dallojnė cilėt janė ata qė duan shtet pėr tė gjithė e cilėt ata qė duan pushtet vetėm pėr vetveten.
Andaj duhet besuar se bashkėpunimi mes Kryetarit ė VV dhe Vjosa Osmanit paralajmėron ardhjen e gjeneratės sė politikanėve qė kanė guxim tė pėrballen me pyetjen e madhe si ta shpėtosh vendin nga vjedhėsit tanė.
Siē duhet besuar se kryetari i VV kurrė mė nuk do e pėrsėris gabimin qė bėri pas zgjedhjeve tė shkuara parlamentare, kur donte tė ndėrtojė shtet pėr popullin me pleqtė e LDK-ė, me ata qė me asgjė nuk dallojnė nga vėllazėria e ‘Klanit Pronto’, e tė cilėt me dekada ndėrtuan Kosovė vetėm pėr vetveten dhe familjarėt e tyre. Dhe qė popullit dhe vendit tė vet iu vėrsulen si shpendė grabitqarė.
Po pra duhet besuar se Kosova do votojė pėr shpresėn e pa harxhuar tė rinisė shqiptare si dhe pėr mundėsinė qė tė vijė njė gjeneratė e re politikanėsh qė do dijė ta ndalojė kėtė shpopullim tė trojeve shqiptare dhe kėtė eksod tė rinisė sonė.
Sepse nga gjitha eksodet dhe gjenocidet e deritanishme me tė cilėt ėshtė pėrballur shqiptaria, kėto tė viteve tė fundit, janė mė tė dhembshėm, mė tragjikė dhe mė shkatėrrimtarė! Mbase pse kanė tė bėjnė me keqqeverisjen dhe me tė vėrtetėn se erdhi puna deri aty sa tė kesh pėrshtypjen se “Shqipėritė” tona nuk e duan popullin dhe rininė e vet.

Koha Jone