Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anëtarësuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    41
    Postime
    26

    Varësia nga Celulari

    A jeni të varur nga celulari?

    Ja se si ta zbuloni!

    Telefonat celularë kanë aftësinë që të nxisin sjellje të rrezikshme dhe varësi tek njeriu.

    Varësia ndaj telefonit është shumë e ngjashme me atë të bixhozit që ndërhyn fort në jetën e njeriut, shkruan “AgroWeb”.

    Kjo varësi mund të ndikojë fort në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale, transmeton lajmi.net.

    Ankthi social dhe vetmia janë të lidhura ngushtë me përdorimin e telefonit dhe siç vënë re ekspertët e AgroWeb.org, njerëzit shkruajnë shumë, por flasin pak me njëri tjetrin.

    Shenjat Paralajmëruese Që Tregojnë Se Jeni Të Varur Ndaj Telefonit Celular:

    Ju zë gjumi me vështirësi
    Jeni në ankth
    Rrjetet sociale ju stresojnë
    Nuk rrini dot pa telefon në dorë
    Nuk reshtni dot së postuari
    Ju shkruani më shumë mesazhe se sa flisni me të tjerët
    Lundroni në internet pa mendje vetëm për të humbur kohën
    Nuk rrini pa kontrolluar telefonin edhe kur jeni në makinë.
    Nuk dilni dot nga shtëpia pa marrë telefonin me vete
    Ndiheni të vetmuar nëse nuk keni telefonin me vete
    Ushqeheni me telefon në dorë
    Marrëdhëniet shoqërore vuajnë si pasojë e telefonit
    Bëni veprime impulsive
    Nuk heqni dot dorë nga telefoni
    Si Të Shpëtoni Nga Varësia Ndaj Telefonit.
    Kjo mund të duket e vështirë por jo e pamundur.

    Për shembull, një mënyrë e mirë për të kufizuar përdorimin e telefonit pa e ndëshkuar veten në mënyrë drastike është që në shtëpinë tuaj të krijoni zona ku nuk lejohet telefoni.

    Dhoma e gjumit, dhoma e ndenjes apo ajo e ngrënies janë zona ku nuk duhet të përdorni telefonin.

    Një mënyrë tjetër është që vendosni disa limite.
    Për shembull, nëse e përdorni telefonin shumë gjatë ditës, vendosni një limit kohor, siç mund të jetë ora 17:00 e pasdites kur keni mbaruar punën.

    Nëse nuk e përdorni telefonin pas kësaj ore, do të keni më shumë kohë për të bërë gjëra që kanë me të vërtetë rëndësi për ju dhe familjen.

    Ne dërgojmë shumë mesazhe, por a angazhohemi me të vërtetë në komunikim të hapur me njerëzit?

    Duke lënë telefonin mënjanë, do të keni mundësi të formoni, ngrini dhe ushqeni marrëdhëniet tuaja shoqërore dhe familjare.

    Edhe nëse merrni telefonata pune ose mesazhe elektronike, bëjini vetes një nder dhe mos u merrni me të. Telefoni aty do të jetë, edhe të nesërmen.

    Avantazhet e Kufizimit të Përdorimit të Telefonit
    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se kufizimi i përdorimit të telefonit sjell një sërë përfitimesh.

    Do të jeni më në paqe,
    Do të vuani më pak nga ankthi
    Do të mendoni më qartë
    Do të shpërqendroheni më pak
    Do të jeni më krijues
    Do të ndiheni më shumë fuqiplotë
    Do të flini më mirë
    Do të keni marrëdhënie shoqërore më të forta
    Do të jeni më të ndërgjegjshëm sa i përket ushqyerjes.

    Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për vetë faktin se nëse ushqehemi duke e pasur mendjen telefonin, nuk do ta kemi mendjen tek ato që po hamë, duke rritur kështu gjasat e mbipeshës por edhe sëmundjeve të tjera që i kanosen aparatit tretës.

    Kopjuar nga faqja: www.ndryshe.co
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prizrenasi_40 : 14-01-2021 më 16:14

Tema të Ngjashme

  1. Studim: Varësia nga celulari
    Nga J@mes në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:51
  2. Varesia nga Interneti-Internet Addiction Disorder
    Nga helene në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 09:50
  3. Varësia (aq e kushtueshme) nga njohjet e pavarësisë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2008, 10:43
  4. Varësia ndaj mjeteve të teknologjisë.
    Nga land në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-02-2008, 11:37
  5. Varësia Nga Alkooli
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 13:46

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •