Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    729
    Faleminderit
    18
    11 falenderime në 11 postime

    Ajete té zgjedhura nga Kurani

    Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. / Kur’an / 103:1-3

    E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. / Kur'an / 94:5-6

    Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh. / Kur'an - 67:12

    All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi. / Kur'an - 16:70

    Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. / Kur'an - 3:185

    Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë. / Kur'an - 20:82

    Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë. / Kur'an - 6:116
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anëtarësuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    17
    Faleminderit
    13
    2 falenderime në 2 postime

    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    103:1. Pasha kohën!
    103:2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
    103:3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.

    38:29. Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.

    69:38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
    69:39. Edhe në atë që nuk e shihni!
    69:40. Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
    69:41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
    69:42. Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.
    69:43. Është zbritje prej Zotit të botëve!
    69:44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
    69:45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
    69:46. E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.
    69:47. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
    69:48. Ai (Kur'ani) është këshillë për të ruajturit.
    69:49. S'ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
    69:50. Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
    69:51. Ai është e vërteta bindëse!
    69:52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!

    19:66. E njeriu thotë: “A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?”
    19:67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
    19:68. Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
    19:69. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit.
    19:70. E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hedhet në të.
    19:71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
    19:72. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.

    79:34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
    79:35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
    79:36. E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
    79:37. E për sa i përket atij që ka tepruar.
    79:38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
    79:39. xhehennemi do të jetë vendi i tij.
    79:40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
    79:41. xhenneti është vendi i tij.

    61:8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
    61:9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.


    14:24. A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
    14:25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.

    14:26. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
    14:27. All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.

    8:28. Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.

    9:55. Prandaj, mos të mahnitë pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira.

    9:85. Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues.

    58:17. Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.

    6:96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.

    5:87. O ju që besuat! Mos i ndaloni të mirat që për ju i lejoi All-llahu dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë.

    4:79. Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.

    18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!”
    18:24. Vetëm: “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij”.

    4:37. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;

    4:38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.

    21:1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.

    3:118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.

    9:67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.

    9:68. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.

    29: 57 Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.

    29:58 E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.

    29:59 Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.

    35:5. O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).

    53:32. Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t'ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.

    7:55. Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.

    9:82. Le të qeshin pak (në Dunja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.

    3:185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.

Tema të Ngjashme

  1. Disa ajete të zgjedhura
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 17:16
  2. EMBELSHORE (Lirika të zgjedhura)IRIKA TE ZGJEDHURA
    Nga Jorgo Telo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-03-2012, 03:49
  3. LUTJE Të zgjedhura nga Kurani dhe Hadithi
    Nga ebemtravel në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2011, 11:01
  4. Ajete këshilluese
    Nga prizrenasi_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 05-08-2010, 05:54
  5. Si i sqaroni kete ajete Kuranore!!
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-07-2008, 21:16

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •