Emri:  NA-Lisa-Montgomery-comp.jpg

Shikime: 1171

Madhësia:  38.4 KB

Lisa Montgomery e vetmja grua e burgosur në pritje të ekzekutimit, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi mori injeksionin vdekjeprurës në kompleksin federal të burgjeve në Terre Haute, Indiana.

Ajo u shpall e vdekur në orën 1:30 të mëngjesit dhe avokatja e saj në një deklaratë shprehet e prekur , ku akuzoi administratën e Trump se kërkonte gjak. Lisa është bërë gruaja e parë që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara për gati 70 vjet.

Ajo u dënua me vdekje pasi vrau 23-vjeçaren Bobbie Jo Stinnett e cila ishte në muajin e 8 të shtatzënisë në 2004. Montgomery i preu barkun për të nxjerrë foshnjën të cilën dëshironte ta bënte fëmijën e vetë. Direkt pas këtij akti të rëndë ajo u arrestua dhe u shpall fajtore nga një juri në 2007 dhe u dënua me vdekje.

Një gjykatës shtyu ekzekutimin e Montgomery për arsye të shëndetit mendor vetëm disa orë para se ajo duhej të merrte injeksionin vdekjeprurës, por Gjykata e Lartë e SHBA e rrëzoi këtë vendim.

Kelley Henry, avokatja e Montgomery, e quajti ekzekutimin si një veprim të paligjshëm dhe të panevojshëm nga pushteti.

“Dëshira për gjak e një administrate të dështuar ishte në shfaqje të plotë sonte. Të gjithë ata që morën pjesë në ekzekutimin e Lisa Montgomery duhet të ndiejnë turp. Ajo vuante nga sëmundja mendore ku është diagnostikuar dhe trajtuar nga vetë mjekët e burgut”, është shprehur zonja Henry.

Para se të niste procesi i ekzekutimit, gazetarët treguan se ajo i hodhi një vështrim të egër dhe pasi u pyet nga infermierja që do jepte injeksionin vdekjeprurës nëse kishte ndonjë fjalë të fundit për të thënë, Montgomery tha me një zë të qetë “jo” dhe nuk foli më. Montgomery përplasi gishtat për disa sekonda dhe më pas mbylli sytë.

Balkanweb