Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Athina refuzon ndërmjetësimin e Ramës: Diskutojmë vetë me Erdoganin në 25 janar

    Gazeta greke: Nuk pranuam propozimin e Ramës, kërkonte të binte në sy


    Emri:  Kyriakos-Mitsotakis-Edi-Rama.jpg

Shikime: 728

Madhësia:  25.7 KB

    Greqia dhe Turqia do të takohen më datë 25 janar në Stamboll me qëllim zgjidhjen e problematikave mes tyre në lidhje me Zonën Ekskluzive Ekonomike të ishujve grekë përballë tokës turke.

    Ndryshe nga sa u përfol më herët që vendi i takimit mund të ishte Tirana, palët do të ulen në Turqi, ndërsa negociatori nuk do të jetë kryeministri Rama, siç u propozua fillimisht.

    Por, edhe pse tashmë vendi është caktuar, mediat greke raportojnë ende për propozimin se delegacionet mund të takoheshin në Tiranën duke patur Ramën si negociator.

    Gazetari grek Vassilis Nedos shkruan në “Kathimerini” se kjo tentativë ishte thjesht për të bërë zhurmë dhe rënë në sy dhe nuk kishte asgjë konkrete në të.

    “Është e qartë në Athinë se shumë prej asaj që diskutohet në publik udhëhiqet më shumë nga qëllimi për të rënë në sy, siç ishte për shembull propozimi që kryeministri shqiptar Edi Rama të shërbente si ndërmjetës dhe që takimi i dy ministrave të jashtëm Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu zhvillohen në Tiranë, gjë që pala greke me sa duket nuk e pranon”, shkrun ai.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Athina refuzon ndërmjetësimin e Ramës: Diskutojmë vetë me Erdoganin në 25 janar

    Video editorial i “Koha Jonë”: Rama ka detyrë të mbrojë interesat e Shqipërisë, jo të jetë korrieri i Greqisë dhe Turqisë



    Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Athina refuzon ndërmjetësimin e Ramës: Diskutojmë vetë me Erdoganin në 25 janar

    Mos ! Sa gjynaf ! Edhe nje lider global qe kemi Ballkani dhe Bota nuk ja din vleren !

    Rast i humbur,jo vetem qe do kishim ca pazare nen dore por humbem rastin per ta pare "Liderin tone global" me ato poturet treçereshkshe,si i dhier ne breke, qe e shfaqin dhe aq seksi.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Merkel inkurajon Ramën për rolin në ndërmjetësimin mes Turqisë dhe Greqisë! BILD: Rama si ndërtues t

    Emri:  1610574934_RAMAERDOGANMITCOTAKIS.jpg

Shikime: 488

Madhësia:  39.6 KB

    Kancelarja gjermane Angela Merkel inkurajon kryeministrin Edi Rama për rolin e ndërmjetësimit mes Turqisë dhe Greqisë. Kjo është konfirmuar nga gazeta Bild, e cila shkruan se kryeministri Edi Rama do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel inkurajon kryeministrin Edi Rama për rolin e ndërmjetësimit mes Turqisë dhe Greqisë. Kjo është konfirmuar nga gazeta Bild, e cila shkruan se kryeministri Edi Rama do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, të tensionuar pas mosmarrëveshjeve për ishujt në Detin Egje dhe tensionet për hidrokarburet në Mesdheun Lindor.

    Sipas BILD këtë e ka inkurajuar edhe vetë kancelarja gjermane Merkel, që kryeministri Rama të përpiqet të bashkojë krerët e Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze.

    "Kancelarja e inkurajoi personalisht atë. Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, të përpiqet të bashkojë krerët të Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar". BILD në shkrim e cilëson Ramën si “ndërtues të urave”./shqiptarja.com

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Athina refuzon ndërmjetësimin e Ramës: Diskutojmë vetë me Erdoganin në 25 janar

    Media greke: Rama s’mund të ketë asnjë rol mes Turqisë e Greqisë. Propozimi i ministrit turk ishte ndihmë për zgjedhjet në prill

    Emri:  erdogan-rama-750x375.jpg

Shikime: 637

Madhësia:  30.6 KB

    Gazeta e njohur greke “Kathimerini” analizon atë çfarë po ndodh mes Greqisë dhe Shqipërisë sa i përket përcaktimit të kufijve detarë dhe ndikimin, sipas saj, që Turqia ka mbi Tiranën zyrtare dhe mbi kryeministrin Edi Rama. Gazeta thotë se Edi Rama nuk mund të ketë asnjë rol ndërmjetësues për problemet mes Greqisë dhe Turqisë. Ndërsa shton se qëndrimi i ministrit turk për të “futur në lojë” Edi Ramën në negociata, ishte një ndihmë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit nga ana e turqve. Për Kathimerinin, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është “miku më i mirë” dhe “partneri strategjik i Ramës”.

    Lidhur me zgjerimin e Greqisë më 12 milje detare, gazta e greke shkruan se nëse do të ishte në opozitë, Edi Rama do e kundërshtonte projektin e Greqisë.

    Artikulli i plotë në gazetën greke Kathimerini

    Erdogan, Rama dhe 12 miljet detare

    Menjëherë pasi Greqia njoftoi zgjerimin e ujërave të saj territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, disa persona në Shqipëri filluan të luanin të njëjtën melodi të vjetër dhe të lodhur: “Greqia po merr detin”.

    Për të mbrojtur veten nga pasojat politike, Edi Rama u përpoq të qetësonte kundërshtarët, duke thënë se Greqia ka të drejtë, të parashikuar nga Ligji ndërkombëtar i Detit, të zgjerojë ujërat e saj territoriale kur e gjykon të arsyeshme, siç kishte bërë vetë Shqipëria në 1990.

    Kryeministri shqiptar ka të drejtë për këtë çështje, megjithëse është e sigurt që nëse do të ishte në opozitë do ta kundërshtonte. Qëllimi i vërtetë i tij është të parandalojë ose të paktën të vonojë çështja e përcaktimit të zonave ekonomike ekskluzive të Greqisë dhe Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, siç Athina dhe Tirana ranë dakord Tetorin e kaluar.

    Shumë dyshojnë se po bëhet një përpjekje për ta arritur këtë përmes vonesës procedurale. Është e dukshme që edhe dy muaj e gjysmë pasi njoftimit të marrëveshjes, me të cilën të dy vendet do të shkojnë në Hagë, nuk është nënshkruar ende.

    Athina nxiton të lëvizë përpara, pasi që caktimi i kufijve të zonat ekonomike eksluzive në Egje dhe problemet e lidhura me Turqinë, janë ende të hapura, por pala shqiptare nuk duket e gatshme të vazhdojë.

    Rama po përballet me zgjedhjet parlamentare të pranverës dhe “miku i tij më i mirë” dhe “partneri strategjik”, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, nuk dëshiron që Greqia dhe Shqipëria të përcaktojnë kufijtë përmes Hagës.

    Prandaj, lënia e marrëveshjes greko-shqiptare dhe ngrirja e nënshkrimit të marrëveshjes së arbitrazhit, lidhet me interesat turke në zonë.

    Kjo pretendohet jo vetëm nga grekët, por edhe nga diplomatët evropianë që kanë shërbyer në Tiranë dhe e njohin shumë mirë lojën e Ankarasë në Ballkan dhe rolin që ajo parashikon për Shqipërinë.

    Politikanët shqiptarë kishin denoncuar tashmë përfshirjen e Turqisë në dështimin për të arritur një marrëveshje mbi Greqinë dhe Shqipërinë në 2009. Vizita e parë e huaj e Ramës në 2021 nuk ishte në një vend evropian por te “vëllai” i tij Erdogan.

    Në të vërtetë, përpara se të kishte informuar Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në shtator 2020, për marrëveshjen e tij për një kërkesë të përbashkët në gjykatën e Hagës, Ramës i ishte dhënë “bekimi i sulltanit” në qytetin turistik të Marmaris. Menjëherë pas vizitës së Ramës në Athinë të Premten, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu sugjeroi që Tirana të organizonte takimet e bisedimeve eksploruese.

    Rama padyshim që nuk mund të luajë një rol në përpjekjet e afrimit Greqi-Turqi, por propozimi i Cavusoglu mund ta ndihmojë kryeministrin shqiptar në prag të zgjedhjeve të Prillit.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-01-2018, 15:24
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2017, 12:05
  3. Zgjedhjet lokale ne Turqi 2014 - sfide per Erdoganin
    Nga semiku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-04-2014, 17:12
  4. Kryengritësit e Ugandës kërkojnë ndërmjetësimin e Haradinajt
    Nga YlliRiaN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 13:18
  5. Nishani refuzon prokurorinë, nuk dëshmon për padinë e Ramës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 15:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •