Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: Demokratët zyrtarizojnë rezolutën për shkarkimin e Trump, ja për çfarë akuzohet

    Emri:  trump-ok.jpg

Shikime: 393

Madhësia:  31.9 KB

    Një rezolutë për të fajësuar ish-presidentin e SHBA-ve, Trump për rolin e tij në dhunën e javës së kaluar u prezantua zyrtarisht nga Demokratët gjatë seancës së shkurtër që u zhvillua në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Dokumenti akuzon Trump për inkurajimin e “protestuesve dhe kryengritësve për të” marshuar në Kapitol “dhe” luftuar “gjatë një tubimi në 6 janar.

    Presidenti akuzohet gjithashtu për “të paktën 3 përpjekje për të ndërhyrë në procesin e ligjshëm të numërimit dhe certifikimit të votave në Gjeorgji”.

    Në këtë dokument tregohet të gjitha pretendimet të bëra nga Trump pas humbjes së zgjedhjeve, duke përfshirë se zgjedhjet ishin ‘vjedhur’ dhe se ai është fituesi i ligjshëm.

    Seanca u ndërpre në më pak se 15 minuta pas një kundërshtimi ndaj rezolutës nga një ligjvënës republikan nga Virgian. Ndërkohë seanca pritet të vazhdojë nesër.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Demokratët zyrtarizojnë rezolutën për shkarkimin e Trump, ja për çfarë akuzohet

    LAJMI I FUNDIT: Kreu i FBI ka leshuar nje memo gjithe drejtuesve te policive ne Amerike, se ne rast se kongresi perpiqet te largoje nga detyra presidentin Trump perpara dates se inagurimit, 20 janar 2021, grupe te armatosura kane bere plane te shkojne ne Washington D.C. FBI e quan kete nje perpjekje per kryengritje te armatosur. Memoja u eshte percjelle edhe gjithe anetareve te Kongresit Amerikan.

    Me pak fjale FBI i ben te qarte demokrateve: Mos luani me zjarrin! Po doni t'i vini zjarrin Amerikes, vazhdoni ne rrugen e nisur.

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Demokratët zyrtarizojnë rezolutën për shkarkimin e Trump, ja për çfarë akuzohet

    SHBA/Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat kundër Presidentit Donald Trump

    Emri:  B62166CA-36B4-44C1-8D43-4D1EEB12A0DA_w1023_r1_s-750x375.jpg

Shikime: 348

Madhësia:  38.8 KB

    Nga VOA-

    Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat kundër Presidentit Donald Trump.

    Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër.

    Vota në Dhomën e Përfaqësueve, vetëm një javë para se të mbarojë mandati i Presidentit Trump, shënoi të parën herë në historinë e Shteteve të Bashkuara kur ndaj një presidenti janë ngritur dy herë akuza për shkarkim të mundshëm, këtë here për nxitje dhune lidhur me sulmin në Kapitol.

    Ndërsa republikanët votuan në bllok kundër ngritjes së akuzave për shkarkim të Presidentit Trump vitin e kaluar, nën akuzën për presion ndaj Ukrainës për të hetuar demokratin Joe Biden, tashmë president i zgjedhur, udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve këtë radhë kishin sinjalizuar se nuk do t’u bënin presion anëtarëve të tyre për të votuar kundër përpjekjeve për shkarkim.

    Demokratëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësueve iu bashkuan edhe 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mbështetur përpjekjet për të shkarkuar presidentin.

    Ndërsa vazhdonin komentet në Dhomën e Përfaqësuesve, Presidenti Donald Trump bëri thirrje për shmangien e akteve të dhunës. Përmes një deklarate të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se “i nxitur nga njoftimet për demonstrata të reja, bëj thirrje: JO dhunë, JO thyerje ligji, JO vandalizëm i asnjë forme. Amerika nuk mishëron akte të tilla. U bëj thirrje Të Gjithë amerikanëve të ndihmojnë që të qetësojmë gjakrat dhe të ulim tensionet. Faleminderit”.

    Miratimi i rezolutës për ngritjen e akuzave pasoi një sesion komentesh nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që u karakterizua nga deklarata pro dhe kundër procesit të ndara përgjithësisht në linja partiake.

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti presidentin një kërcënim “ndaj lirisë, vetë-qeverisjes dhe sundimit të ligjit”. Por një aleat i fortë i presidentit, ligjvënësi republikan nga Ohajo, Jim Jordan tha se ngritja e akuzave kundër presidentit “nuk do të bashkojë vendin. Ky është thjesht një akt politik”. Demokratët, tha zoti Jordan, “duan ta shuajnë këtë president”.

    Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer tha të mërkurën se presidenti “solli turp dhe kaos në presidencë” dhe e shndërroi në “armë urrejtjen”. Ligjvënësi republikan Tom Cole u shpreh kundër ngritjes së akuzave në ditët e fundit të presidencës Trump. “Nuk gjej dot asnjë shembull tjetër që mund të shkaktojë përçarje më të thella se sa ky akt që ka ndërmarrë shumica e Dhomës. Në vend që të përgatitemi për administratën e ardhshme, shumica e Dhomës ka vendosur të lajë hesapet me administratën ekzistuese”.

    Ligjvënësi republikan Jason Smith tha: “Të vëmë popullin mbi politikën. Ky proces për ngritje akuzash është i papërgjegjshëm”.

    Ligjvënësja Liz Cheney, numri tre ndër ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një ndër republikanët që mbështetën ngritjen e akuzave, tha se “kurrë më parë nga ana e një presidenti nuk ka patur një tradhëti më të madhe”.

    Mes republikanëve të tjerë që thanë se do të votonin për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e zotit Trump ishin ligjvënësit John Katko, Jaime Herrera Beutler, Adam Kinzinger, Dan Newhouse, Fred Upton dhe Kelly Armstrong.

    Ligjvënësja Jaime Herrera Beutler kishte njoftuar të martën në mbrëmje se do të votojë pro ngritjes së akuzave. Ajo u shpreh nëpërmjet një deklarate se zoti Trump “veproi kundër betimit që ka bërë si president”.

    “Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti protesta të dhunshme që synonin të ndalonin transferimin paqësor të pushtetit nga një administratë në tjetrën”, tha Herrera Beutler.

    Më parë, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, një aleat i ngushtë i zotit Trump, kishte paralajmëruar se “ngritja e akuzave për shkarkimin e zotit Trump gjatë kësaj periudhe do të kishte efektin e kundërt ndërsa vendi është i përçarë”.

    Zoti Trump kishte përcjellë një mesazh të ngjashëm gjatë një vizite në kufirin SHBA-Meksikë të martën.

    “Po shkakton zemërim e ndasi të jashtëzakonshme si dhe dhimbje shumë më të mëdha sesa shumica e njerëzve mund të kuptojnë, gjë që është shumë e rrezikshme për SHBA-në, veçanërisht në këtë kohë të brishtë”, tha zoti Trump.

    Ai foli për “paqe e qetësi” dhe tha se tashmë është “koha për ligj e rend”.

    Presidenti Trump, i cili në një video javën e kaluar i tha turmës së mbështetësve të tij; “ne ju duam, ju jeni shumë të veçantë”, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

    Tani çështja kalon për gjykim në Senat, gjë që ka shumë të ngjarë të ndodhë pasi të ketë mbaruar mandati i Presidentit Trump. Rezultati i procesit në Senat është i paqartë, por nëse zoti Trump shpallet fajtor, Senati mund të votojë më pas për t’i ndaluar mundësinë për të mbajtur post federal.

    Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell tha të mërkurën se “nuk kam marrë një vendim përfundimtar se si do të votoj”. Përmes një komunikate, drejtuar kolegëve republikanë, zoti McConnell thoshte se do të dëgjonte argumentet ligjore në Senat pas votës në Dhomën e Përfaqësuesve. Pasazhe të komunikatës iu lexuan gazetarëve nga një ndihmës i zotit McConnell.

    Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi të martën vonë se kishte zgjedhur ligjvënësin Jamie Raskin për të udhëhequr një grup ligjvënësish që do të paraqesin çështjen në Senat.

    “Është detyra e tyre kushtetuese dhe patriotike të paraqesin çështjen për shkarkimin e Presidentit”, tha zonja Pelosi në një deklaratë. “Ata do ta bëjnë këtë të udhëhequr nga dashuria e madhe për vendin, vendosmëria për të mbrojtur demokracinë tonë dhe besnikëria ndaj Kushtetutës. Ata do të nderojnë detyrën e tyre për të mbrojtur demokracinë për popullin me shumë solemnitet dhe urgjencë”.

    Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do t’i dërgojnë menjëherë akuzat për shqyrtim në Senat, duke pasur parasysh se mandati i zotit Trump përfundon javën e ardhshme. Edhe nëse zoti Trump do të largohej nga detyra, një vendim i Senatit pro akuzave pas përfundimit të mandatit, do ta ndalonte atë të kandidonte për një post zyrtar në qeverinë federale në të ardhmen.

    Të martën vonë Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë nëpërmjet së cilës i kërkohej Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të zotit Trump të përdorin autoritetin që i jep Kushtetuta duke larguar zotin Trump nga detyra për paaftësi.

    Votimi përfundoi me 223 vota pro dhe 205 kundër rezolutës dhe ishte pothuajse tërësisht në linja partiake.

    Përpara votimit të rezolutës të martën, zoti Pence i dërgoi një letër zonjës Pelosi duke shpjeguar se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendamentit 25-të të Kushtetutës së SHBA, sipas të cilit nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një president të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra.

    Zeri i Amerikes

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Demokratët zyrtarizojnë rezolutën për shkarkimin e Trump, ja për çfarë akuzohet

    Ajo qe ka ndodhur ne Amerike eshte e paimagjinueshme!
    Propaganda fiton mbi nje President qe mori vota si askush tjeter.
    Fitoi mbi 80 milione zemra Amerikanesh dhe u rrezua nga manipulimet dhe propaganda.
    Akoma sme besohet qe ne tempullin e Demokracise te ndodhi nje manipulim i tille te vullnetit te qytetareve!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    Eloh ! (14-01-2021)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Demokratët zyrtarizojnë rezolutën për shkarkimin e Trump, ja për çfarë akuzohet

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Ajo qe ka ndodhur ne Amerike eshte e paimagjinueshme!
    Propaganda fiton mbi nje President qe mori vota si askush tjeter.
    Fitoi mbi 80 milione zemra Amerikanesh dhe u rrezua nga manipulimet dhe propaganda.
    Akoma sme besohet qe ne tempullin e Demokracise te ndodhi nje manipulim i tille te vullnetit te qytetareve!
    Trump mori 12 milion vota me shume ne 2020 se sa ne 2016. Historikisht, cdo president qe rikandidon, nese e rrit numrin e votave nga mandati i pare, e ka fitoren ne xhep. Obama per shembull, kur u rizgjodh ne 2012, mori 3 milion vota me pak se 2008 dhe prape fitoi mandatin e dyte. Dhe me e bukura eshte se mediat po i bejne amerikanet budallenj, duke u thene: "Biden fitoi me shume vota se cdo president tjeter ne historine e Amerikes! Biden fitoi me shume vota se Obama!" Askush nuk i beson, pasi e pane qe Biden nuk mbushte dot as nje parkim makinash me makina qe ta degjonin te fliste, e jo me me njerez.

    Qe votat u manipuluan e vodhen, kjo eshte e sigurt. Pyetja shtrohet: Cfare do te bejne qytetaret amerikane dhe njerezit e drejte e te pakorruptuar qe sherbejne ne administraten federale para kesaj vjedhjeje te tille?

    Demokratet nxituan ta akuzojne Trump per here te dyte ne Kongres brenda vitit. Dhe kesaj here e bene ne kohe rekord. Brenda 7 oresh. Historikisht, duhet dite e jave qe te mblidhen provat, e firmat e perfaqesuesve qe presidenti ta gjeje veten nen akuze ne Kongres. Lind pyetja: Perse demokratet e bene kete gje kur nje jave si sot Trump nuk do te jete me president? E bene nga inati apo nga frika?

    Ajo qe eshte gjithashtu e cuditshme, eshte fakti se pas zgjedhjeve, Donald Trump, njeriu qe nuk linte pa u kthyer pergjigje askujt qe e ofendonte apo sulmoment pa te drejte, eshte bere shume i urte. Ore e minute e sulmojne dhe ai nuk ndihet gati fare. Nga nje ane thote se nuk e pranon humbjen e zgjedhjeve, dhe nga ana tjeter nuk ben ate qe e kemi pare te beje cdo dite per 4 vjet: te sulmoje kundershtaret e tij me fjale. E ben kete gje nga frika tani qe humbi pushtetin, apo ka vene ne levizje plane te tjera?

    Ish ushtarake amerikane qe kane punuar ne sherbimin sekret, kane perhapur fjale se ne 6 janar, mes njerezve qe hyne ne godinen e Kongresit kish edhe forca speciale amerikane, te veshur si protestues, me misionin venien nen kontroll te laptop te drejtueses se dhomes se ulet te Kongresit, Nancy Pelosi. Perflitet se forcat speciale e kryen kete mision me sukses, dhe vune nen kontroll laptop e saj dhe te 14 kongresmeneve te tjere. Ne ato laptops ka komunikime personale qe keta kane bere, qe mendohet se jane inkriminuese perpara ligjit. Dhe keta njerez spekullojne se kjo eshte arsyeja perse Nancy Pelosi dhe demokratet reaguan ne menyren si reaguan, kerkojne ti bejne gjyq nje presidenti ne ikje, nje jave para se ti mbaroje mandati.

    Dhe dalim tek pyetja tjeter e madhe: Dy shtyllat e forta te demokracise amerikane kane qene qytetaret liridashes, dhe njerezit e dedikuar te ushtrise amerikane qe e mbrojne kete liri me jeten e tyre. Vjedhjet e manipulimet e votave dhe virusi kinez covid-19 e rrezuan shtyllen e pare ne zgjedhje. Ngelet per te pare nese shtylla e fundit qe e mban ne kembe kete shtet, do te mbaje dot mbi supe fatet e vendit e mbare botes.

    E keqja e tregoi fytyren e saj per gjithe boten ta shikoje ne 2020. Tani presim te shikojme reagimin e Zotit ne qiell ne 2021.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. SHBA, një shqiptar akuzohet se ka përdhunuar një qen
    Nga landi45 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 08-04-2012, 19:55
  2. SHBA: Betim Kaziu, akuzohet nga FBI për terrorizëm
    Nga Electrical në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 08-07-2011, 06:25
  3. Kuvendi voton shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku, Topi e dekreton shkarkimin
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 23-11-2007, 10:19
  4. Demokratet ne SHBA fitojne thelle votimet
    Nga Alket123 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 18:46
  5. Cfare Arriti Opozita me Shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem?
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-05-2002, 03:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •